You are on page 1of 14

A-PDF WORD TO PDF DEMO: 49

Purchase
Teknika from
bazë ewww.A-PDF.com togasifikimit
nxemjes, ftohjes dhe remove the watermark

Kuptimi themelor

Në organzmin e njeriut ekziston një mekanzëm ( termorregullativ ) i cili temperaturën e trupit e mbanë në kufijt e
caktuar ( 36,5 °C 37 °C ). Me teknikën e nxemjes dhe ftohjes, megjithatë, është e nevojshme të sigurohet qëndrimi
komod në ambientet e ndejes pa marr parsysh në kushtet që na rrethojn. Me fjalë tjera, në ambientet ku ndejnë njerëzit
duhet të sigurohen aso parametra të ajrit i cili mundëson proçesin normal të metabolizmit mbrenda organizmit.
Që përpara civilizimi i i parë ështëngrit në vendet tropikale, nevojat për nxemje kan qenë të pa njohura,ose madje as
që ka pasur. Megjithatë,në ato vende problem ka qenë se si të përdorin teknikën e ftohjes që të iu sigurohet organizmit
temperatura normale. Teknika e ftohjes sot shfrytëohet në proçesin industrial, për deponi dhe ruajtjen afatgjate të
sendeve ushqimore, në shkencë, në mjekësi etj.
E pamvarur prej zonës klimatike ( tropike, polare etj. ) është e nevojsjme të vendoset dhe të mbahet ekuilibri në mes
trupit dhe rrethinës. Si për shembull, në periudhën verore, për shkak të temperaturave të larta barten apo vishen teshat
e lehta për shkak se vështirsohet dhënia e temperaturës trupit(nuk nxehet), ku dimrit barten apo vishen më shumë
tesha që të ndalohet dhënia apo largimi i nxehtsis nga trupi.
Në hapsirën në të cilën njeriu rrin dhe punon në komoditetin e ndejës ndikojnë disa parametra me radh të cilat janë:

o temperatura e ajrit,
o lagështia e ajrit,
o temperatura e mesme e spërfaqeve të mbrendshme të mureve dhe
o pastërtia dhe përmbajtja e ajrit.

Në vlerat numerike të temperaturës së ajrit në hapsirë apo ambient ndikojnë dy faktorë të rëndësishëm të cilët janë:
 atmosfera e jashtme dhe
 burimi i mbrendshëm i nxehtësis (aparatet termike, njeriu,sendet apo artikujt etj.)

Me ligjin e dytë të termodnamikës është caktuar drejtimi i përhapjes së nxehtësis spontane kur ekziston ndryshimi i
temperaturës së jashtme dhe të mbrendshme të ajrit.Në bazë të këtij drejtimi mundë të flitet mbi humbjen e nxehtësis
(temperatura në ambient është e lartë, ku '' humbë '' përmes mureve), kur duhet të ofrohet nxehtësia e ajrit në ambent,
flitet mbi nxehtësis e fituar (temperatura në ambient është e ulët), kur nxehtësia bartet prej atmosferës së jashtme në
ajrin e ambientit, për ate duhet të ftohet ajri.
Nëse është e nevojshme të ndryshohet jo vetëm temperatura e ajrit por edhe lagështin e saj relative, para futjes në
ambient ajri duhet të përpunohet mori apo seri proçsesh ( pa marr parasysh kushtet e jashtme ). Kjo teknik quhet
klimatizim ( kondicionim ). Përveç kësaj, për shkak të nevojës së përhershme të njeriut për oksigjen dhe ajër të pastërt e
domosdoshme është të futet gjithnji sasi të re e ajrit të freskët. Teknika e cila mirret me këtë apo siguron këtë quhet
ventilimi ( ajrosja ). Për dallim prej ngrohjes tek të cilët primare është qëllimi i ngrohjes së ambientit në periudhën e
dimrit, me klimatizim dhe ventilim sigurohen parametrat kryesor të ajrit të ambientit apo dhomës ( të cilat janë:
temperatura, lagështia relative , pastërtia dhe rrymimi ) të jenë në kufijt e paraparë apo të përshkruar.
Efikasiteti i aplikimit apo zbatimit të teknikës së ngrohjes, ftohjes dhe klimatizimit në masë të madhe mvaret prej
konstrukcionit dhe materialit të mureve në ambient, të cilët paraqesin një lloj mbrojtje të nxehtësis. Që të jetë efikas
mbrojtja e nxehtësis, është e nevojshme që temperatura e sipërfaqës së mbrendshme të mureve të jashtme të siguroj
që të mos e ndjej ndikimin ftohës të tyre. Përveç kësaj, duhet të eliminohet paraqitja e kondenzimit (lagështis) në
sipërfaqet e mbrendshme të mureve.Kjo arrihet me rregullimin e lagështis së ajrit ashtu që temperatura e pikës së vesës
së ajrit në ambient të jetë i ulët prej temperaturës së sipërfaqeve të mureve. Forma dhe materiali prej së cilës është
përpunuar mbrojtësi i nxehtësis duhet të jenë të zgjedhur ashtuqë të mundësojnë performancat e dëshirueshme apo
vetit e parametrave të përmendura më parë, me harxhime minimale të materialit dhe ndërtimin e ndërtesës.
50 Humbjet e nxehtësis apo humbjet termike

Kur temperatura e ajrit në ambient të caktuar është më i lartë prej spërfaqeve të jashtme të murit të cilët e
rrethojnë ambientin(duke e përfshi edhe dyshemen dhe tavanin apo pllafonin),atëher flitet mbi humbjet e nxehtësis apo
termike. Llogaritja e humbjes termike prej rëndësis së lartë është gjatë caktimit të energjis së përgjithshme të
nevojshme, harxhimet me përdorimin e taknikës së ngrohjes, sikurse edhe gjatë përcaktimit të fiqis nxehëse së
stabilimentit të për ngrohje. Pasi që është e njohur që përhapja apo transmetimi e nxehtësis ( e cila këtu manifestohet si
humbje e nxehtësis ) është direkte proporcionale me ndryshimin e temperaturës, është e nevojshme të definohen drejt
temperaturat projektuese të ajrit të mbrendshëm dhe të jashtëm.
Temperatura (nxehtësia) e mbrendshme projektuese që shenohet (tmbr.) mvaret prej qëllimit të përdorimit të
hapsirës apo ambientit, sikurse edhe prej nevojave higjienike dhe sanitare. Kjo temperatur më së shpeshti sillet prej 16°
deri në 22°C. Në bazë të eksperiencës ka ardhur deri te një mori të dhënave të kompletuara mbi vlerën e temperaturës
projektuese të mbrendshme për hapsirat apo ambentet për përdorim të llojllojshëm. Ashtu që , do të përmendim,
temperaturat më të larta janë në hallat për bazenet e notimit ( 28°C ) dhe në sallat për operim në mjeksi ( 25°C ), kurse
temperaturat më të ulëta në hallat sportive apo terenet sportive, kisha, xhamia dhe tjera ( 15°C ). Të dhënat e detajuara
janë dhënë në tabelën 10.1.
T a b e l a 10.1.
Lloji i hapsirës Temperatura [ °C ]

1. Ndërtesat e banimit :
− trapezaria, dhoma e fjetjes, guzhina, WC
20
− banjoja
24
− koridori, hapsira ndihmëse e cila nxehet
15
− shkallët 10
2. Ndërtesat administrative :
− gjitha hapsirat, përveç WC-ve dhe hapsirave ndihmëse 20
− hapsirat ndihmëse 15
3. Ndërtasat e punës :
− hapsirat e shitjes, shitoret e vogla 20
− hapsirat në të cilat shitet zarzavatet ushqimore, 18
deponia e përgjithshme
− deponia e prodhimeve nga mishi i tymosur 15
4. Hotelet :
− dhomat, holet, sallat 20
5. Ndërtasat shkollore :
− hapsira e përgjithshme, salla e edukatës fizike 20
− guzhina 18
6. Spitalet :
− sallat operative, hapsira për foshnjet e lindur parakohe 25
− hapsirat tjera 22
7. Teatret, sallat e koncertit : 20
8. Xhamiat,kishat (në përgjithsi ) 15
9. Punëtorit :
− për aktivitetet në pozitën e ulur 20
10. Kazermat 20
11. Bazenet për notim
− sallat
− tushet 28
− veshtoret 24
12. Muzeumet , galerit 22
20
Në ndërtesat banesore, administrative dhe puntoris apo biznesore temperatura duhet të jetë 20°C,por mundet të
jetë edhe pak më e ulët ( për shkak të ecjes apo shetitjes ). Në hapsirat ku njerëzit nuk ndejnë gjatë ( koridoret,shkallët )
temperatura e mbrendshme projektuese është 10  15 °C.
Zgjedhja e temperaturës së jashtme projektuese ( tjash. ) kryhet në përshtatje me kartën klimatike ekzistuese. Duhet
të theksohet, megjithatë, që për këtë temperaturë pra nuk përvetsohet temperatura më e ulët e shenuar apo e
evidentuar në vendin e caktuar ( për shkak se ajo rrall paraqitet dhe nuk zgjatë shumë ), vetëm se temperatura e cila
është më e lartë se minimumit apsolut . Kur , prapseprap, stablmenti për ngrohje të jetë projektuar në bazë të
temperaturës së arritur më të ulët në atë vendë, kjo do të jetë joefikase dhe ekonomikisht jofitimprurse për shkak se
rrallë do të punojë me kapacitet të plotë. Vlerat e temperaturës së jashtme projektuese për një numër të madh vendesh
në vendin tonë munden të gjnden në gjitha katlogjet apo doracaket dhe librat mbi nxemjen.Ashtu janë, si përshembull,
të përvetsuara temperaturat e jashtme projektuese për qytetet : Qupri -20 °C, Sent -19 °C, Çaçak , Shabac dhe Novi sad -
18 °C , Prishtinë -18 °C , Pançevë -16 °C , Beograd , Nish dhe Vranjë -15°C , Podgoricë -5 °C , Barë -2 °C, Budvë -1°C etj.
Nëse aplikohet apo përdoret njohuria nga përhapja e nxehtësis apo transmetimi i nxehtësis, mundë të vie deri te
përfundimi që përllogaritja e humbjes së nxehtësis apo termike të ndonjë hapsire bazohet në proçesin e nxehtësis
kalimtare apo tejkaluese. Fluksi i nxehtësis ( sasia e nxehtësis në njësi të kohës ), i cili me tejkalim bartet nga ajri i
mbrendshëm në sipërfaqene mbrendshme të murit të jashtëm, përçoshmërin përmes murit dhe tejkalimin nga sipërfaqa
e jashtme e murit në ajrin e jashtëm caktohet hambja termike e hapsirës (dhomës) përmes atij muri.Duke marr parasysh
në atë që muri është më së shpeshti shumështresor, koeficienti i tejkalimit të nxehtësis është :

    
,
∑
 Ω 

.  .
ku janë :
 
  rezistenca e tejkalimit të nxehtësis nga ajri i bremndshëm në sipërfaqene mbrendshme të

. .
murit dhe nga sipërfaqa e jashtme e murit në ajrin e jashtëm ,
∑  ⁄!  shuma e rezstencës së përçueshmëris së nxehtësis përmes shtresave të murit ,


 rezistenca e tejkalimit të nxehtësis përmes shtresës së ajrit (nëse njëri prej shtresave është në murin e ajrit).
Vlerat e koeficientit të tejkalimit të nxehtësis caktohet dhe përvetsohet sipas procedurës së standardit, deri sa vlerat
e përçushmëris termike dhe vetive tjera fizike të materialeve ndryshme ndërtimore dhe izoluese munden të gjinden në
literatura në tabelat e përshtatshme.
Sasia përgjithshme e nxehtësis ( nevoja standarde ) për një hapsir (dhomë) ose ndërtesë llogaritet nga ky ekuacion:
#$ mbr.  % #$tran.,
ku janë:
#&'(). sasia trsansmetuese e nxehtësis e cila e përfshin tejkalimin e nxehtësis përmes sipërfaqes e cila nfdanë
dhe kufizon hapsirën (dhomën) prej hapsirave tjera ku mbizotron temperatura tjetër,
% faktori korektues.
Nxehtësia transmetuese ( Qtrans.) caktohet në bazë humbjes termike në hapsirë, me kushtë që të mirret në
konsiderat humbja përmes gjitha sipërfaqeve e lementeve të ndërtimtaris. Nëse janë të njohura gjitha dimensionet e
nevojshme të hapsirës (dhomës), është e mundshme të caktohet sipërfaqa e mureve ndarëse ( Ai ), sikurse edhe
koeficient i përshtatshëm i përçushmëris së nxehtësis ( ki në bazë të tabelës 10.1 ), ku janë humbjet e nxehtësis së
hapsirës :
#$ ter.  ∑)3  * + ,-.'.  ,/(01. 2 [W].
Faktori korektues ( Z ) përbëhet prej:
Zsht. - faktorit korektues shtesë për ngrohjen e hapsirës për shkak të ndërprerjes në ngrohje dhe për neutralizimin e
ndikimit të mureve ftohëse të jashtme,
Zbot. - faktorit korektues shtesë për ndikimin e orientimit të mureve nga ana e botës ( i cili mundë të jetë edhe
negativ, ku paraqet zbritjen ) dhe
Zd,dr - faktorit korektues shtesë i cili merr parasysh hermetizimin jo të rregullt të dritareve dhe dyerve ( infiltrimi i
ajrit në ndikimin e frymës ). Tash do ë fitohet shprehja detale për sasin e përgjithshme të nxehtësis të
nevojshme për një hapsir (dhomë) :
#$ mbr.  4 1 6 %01&. 6 %.7& 6 %8,8' : #$ ter [W].
Pasi që caktohet sasia e përgjithshme e nxehtësis, mundet të dimensionohet trupi ngrohësnëpër hapsira(dhoma).Që
të bëhet llogaria e përgjithshme e sasis së nxehtësis për tërë ndërtesën, në bazë të së cilës caktohet fuqia e stablmentit
ngrohës, është e nevojshme mblidhen vlerat për secilën hapsirë (dhomë) veç e veç ( Qmbr. ).

51 Llojet e ngrohjes

Kronologjia e shkurtër e zhvillimit individual i ngrohjes

Si fillim të zhvillimit të ngrohjes individuale kryesisht mirret paraqitja e shtëpis me djegien e druve. Romakët e vjetër
kanë shfrytëzuar vend ndezje metalike në të clën është djegur qymyri i druve ( në vendë të druve e cila ka prodhu tym të
fort ). Ky tip i ngrohjes i bjen grupit të ngrohjes individuale ( të vetëm ) e cila nënkupton që prodhuesi i nxehtësis ( vend
ndezja apo vendi ku djeget druri ) gjindet në hapsirën apo ndejën e cila ngrohet.
Në shekullin e X ( dhjetë ) në vendë të ndeuzjes së hapët fillon të përdoret vendi i ndezjes i mbyllur tek të cilat gazrat
e tymit largohen përmes oxhakut në hapsirën e jashtme. Ashtu që, si për shembull, në shekullin e XII( dymbëdhjet )
paraqten stufat prej balte apo furra prej balte dhe prej gurit (figura 10.1) . Guri i nxehur edhe pas shimjes së zjarmit ka
dhënë nxehtësi .Lloji i nxehtësis e cila ka rrjedh drejtëpërsëdrejti prej formave primitive, siç është vend ndezja e hapur,
ku sot e ket ditë përdoret, megjithse rrall, është ngrohja me kamin(oxhak apo vatër). Ajri rrethues apo i ambientit nxehet
me ndihmën e kaminit apo oxhakut( figura 10.2 ) kryesisht me rrezatim, por efikasiteti i kaminit apo oxhakut është
relativisht i vogël, ku sot ajo përdoret për qëllime dekorative.
Në shekulln e XIV(katërmbëdhjetë)paraqitet stufa prej tjegullave (tullat e shamotit) (figura 10.3) e cila është
modifiku dhe përsosur, ku sot e këtë ditë përdoret. Ky është lloji i stufës termoakumuluese për shkak se nxehtësia e
produktit që digjet akumulohet dhe gradualisht jepë nxehtësi ajrit rrethues. Stufa përbëhet prej tjegullave - tullave të
keramikës. Tjegullat të cilat gjinden nga ana e jashtme janë të lëmuara për arsye estetike, dhe për mirëmbajtje të lehtë
gjat pastrimit. Relativisht sipërfaqes së madhe që i jep nxehtësi kjo stufë siguron një ndjesi të rehatis dhe në afërsi shum
pran saj. Kur si lëndë djegëse përdor qymyrin, nxehtësia prodhohet shpejt apo nxeh shpejt, kurse mbushja me lëndë
djegëse është njëher ose dyher në ditë, prandaj kjo është e mjaftueshme.Mangësia bazë e stufës me tjegulla është
vështirësia e rregullimit të ngrohjes, për çka vie deri te dhënia e nxehtësis jo të barabart dhe dallime të theksuara të
temperaturës në vetë ambientin.

Figura 10.1. - Principi i nxemjes me Figura 10.2. - Kamin me mbështje- Figura 10.3. - Furra me tulla
dihmën e furrës së gurit llje të llamarinës në tri anë
Stufat prej hekurit shfaqen në shekullin XV-të. Janë sumë më të lehtë se stufat me tulla (nuk akumulojnë nxehtësin)
dhe sistem të mirë për rregullim (rregullimin e sasis së ajrit për djegie). Mangësia e tyre është, vetëm se nuk ngrohin
njetë ( sikurse tek stufat me tjegulla apo tulla), dhe kanë temperatur të lartë në sipërfaqen e jashtme të stufës, çka krijon
ndjenjën e parehatis. Sipas llojit të konstruktimit të stufët e hekurit mundë të jenë : me djegie të epërme (figura 10.4), të
tilla si irlandez dhe me mbinxehje,pastjaj me djegie të poshtme (Amerikane) dhe të kombinuar (univerzale, rrezatues të
përhershëm).
Në figurën 10.5 është paraqitur stufa prej hekurit të derdhur apo gizës me kapacitet rreullativ,i cili ka rregullimin
automatiktë temperaturës së dhomës.

Figura 10.4. - Stufat e e hakurit të përhershme të Figura 10.5 - Stufa prej hekurit të derdhur apo
zjarrit gizës (bronzit)
Në përdorim janë edhe stufat të cilat në vendë të lëndës djegëse të ngurt përdorin vajin. Përparsia e stufave me vajë
janë se lehtë përdoren (figura 10.6), gjatë punës është i pastërt (nuk ka hi), shpejtë nxeh etj. Principi punës i këtyre
stufave mjndë të përshkruhet si në vazhdim : vaji prej rezervuarit vie deri te rregullatori (figura 10.7) i cili e mbanë
nivelin e vajit konstant, pastaj përmes ventilit shkon te vendi i ndezjes me avullim, ku vaji digjet.

Figura 10.6. - Stufa me ndezje të vajit të avulluar Figura 10.7. - Rregullatori i vajit me dy notues

Prurja e ajrit i cili mundëson djegien mundë të rregullohet me ndihmën e ventilatorit (figura 10.8).

Figura 10.8. - Ndezësi me avullim dhe ventilator


Pjesmarrje të rëndësishme në teknikën e nxemjes individuale kanë paisjet elektrike. Në këtë kohë dhe në të
ardhmen çmimi i energjis elektrike është i lartë, këta paisje elektrike përdoren për nxemje shtesë në hapsirë (dhomë)
dhe përdoret për nxemje në kohën e ndrrimit të stinave (dimër -pranverë dhe vjeshtë - dimër), kurse në disa vende të
veriut shfrytëzohet si nxemje bazë apo themelore për hapsirën (dhomën).
Paisjet elektrike të cilët nxemjen e japin drejtëpërsëdrejti quhen paisjet nxemse direkte. Ato mundë të jenë të
lëvizshme (figura 10.9) dhe të palëvizshme (figura 10.10 dhe 10.11) dhe tripi nxemës gypor (figura 10.12 dhe 10.13).
Stufat termoakumulative (figura 10.14) akumulojnë nxehtësin me ndihmën e shfrytëzimit të rrymës së lirë (kur
është koha në të lirë), kurse japin nxehtësi ditën atë nxehtësi që e kan akumuluar natën. Ky lloj i nxemjes është i
populluar për shkak të prakticitetit të saj (mundësia e rregullimit termik me termostat,nuk ka nevoj për oxhak, mundësia
racionale e harxhimit etj.

Figura 10.9. - Ventilalatori ngrohës lëvizës

Figura 10.10. - Ngrohësi elektrik me


pllak konvektive

Figura 10.12. - Trupi gypor ngrohës

Figura 10.11. - Ngrohsja e palëvizshme rrezatuese(infra e kuqe) Figura 10.13. - Trupi gypor ngrohës me gypa
brinor

Figura 10.14. - Stufa termoakumuluese me ventilator


52 Ngrohja qendrore
Sistemi i cili shërben në të njejtën kohë për ngrohjen e shumë hapsirave (dhomave) ose njësit banesore që shfrytëzojnë
(të përbashkët) burimin e nxehtësis qendrore (kalldajën), quhet ngrohja qendrore. Kalldaja më së shpeshti gjindet në
bodrume të ndërtesave, prej nga nxehtësia me sistemin e gypave, përmes bartësit, transmetohet deri te trupi për
ngrohës. Përparsit themelore të ngrohjes qendrore janë: shkalla e lartë e shfrytëzimit të lëndës djegëse, shërbim i
thjesht i sistemit, ndotja e vogël e mjedisit,merr hapsrë të vogël dhe tjera. Në mangësit bëjnë pjesë : kostot e larta të
ndërtimit dhe të mirëmbajtjes dhe vështërsi e përllogaritjes së harxhimeve një nga një të banesave.
Në mvarshmëri prej llojit të bartësit të nxehtësis siç është (uji i nxehtë, avulli, ajri) dallojmë ngrohja qendrore me:
 ujë të nxehtë,
 me avull dhe
 me ajër të nxehtë.
Ngrohja me ujë të nxehtë (figura 10.15) Si bartës të nxehtësis përdor apo shfrytëzon ujin e nxehur deri në
temperatur 90°C/70°C. Uji pasi të nxehet në kalldajë përcillet përmes gypit (transmetuesit) deri te trupi ngrohës, ku jepë
nxehtësi hapsirës (dhomës) kurse pastaj ashtu i ftohur kthehet përmes transmetuesit (gypit kthyes) në kalldajë për tu
nxehur prap. Në këtë mënyrë cikli përsëritet.
Përdorim i thjesht, sigurin operacionale, mundësia e rregullimit qendror me ndryshmin e temperaturës së ujit, lehtë
dhe ngrohje e njejtë, me ndjenjë të rehatis, këto janë përparsit kryesore të këtij tipi të ngrohjes që sigurojnë përdorim të
gjerë.Në mangësit e ngrohjes me ujë të nxehtë do ti ngjejmë këto: kohë e gjatë e nevojshme për ngrohje, rrezik nga
ngrirja e ujit, harxhimet gjat instalimit dhe tjera.
Në mvarshmëri prej asaj që forca siguron rrymimin(qarkullimin) e ujit, ngrohja me ujë të nxehtë mundë të jetë :
• gravitacionale dhe
• pumpore
Ngrohja e ujit ngrohës etazhiste (fgura 10.16) forma e ngrohjes është gravitaconale i cil paraqet kalmin prej
ngrohjes individuale kah ngrohja qendrore. Kalldaja gjindet në të njejtën lartësi me trupat ngrohës të cilat janë
vendosura në hapsirat e ndryshme. Në bartësin e ujit (gypin i cili nuk është i izoluar), uji ftohet dhe ashtu vie deri te
qarkullimi.
Tek ngrohja e ujit ngrohës gravitacional qarkullimi sigurohet duke iu falimenderu dallimit të dendësis së ujit të
nxehtënë ujin bartës (gypin) dhe ftohja e ujit në bartësin kthyes të ujit (gypit kthyes). Kalldaja ngrohse gjindet në vendin
më të ulët të stabilmentit. Relativisht është dallimi i vogël i shtypjes për tejkalimin e rezistencës në gypin e instalimit
atëher nëse ka dallim të madhë janë të nevojshëm gypat me diametër të madh ku rregulimi vështirsohet dhe gypi
kufizues udhëzues(kryesor) dukshëm kufizon përdorimin e këtij tipi të ngrohjes. Stabilmentet e vogla të këtij tipi - me
qymyr - mundë të gjinden në vendet ku nuk ka rrymë elektrike. RRegullimi i mirë mundë të arrihet me përdorimin e
furrës me vaj ose me gaz, me pompë qarkulluese. Në figurën 10.17 është treguar sistemi gravitaconal i ngrohjes me ujë
të ngrohtë me transmetimin e ulët të gypave.
Tek ngrohja e ujit ngrohës me pompë qarkullimi i ujit realizohet me ndihmën e pompës. Përparsit themelore të këtij
tipi të ngrohjes janë: ngrohja e shpejtë dhe pak inerte (e plogësht), rregullimi i mirë qendror dhe lokal, humbjet e vogla
të nxehtësis për shkak të diametrave të vegjël të gypave etj. Megjithatë, e pashmangshme është harxhimi i rrymës
elektrike përher (nonstop) për me shti në lëvizje pompën, dhe mirëmbajtja është e shtrenjtë. Sipas mënyrës së punimit
të ngrohjes pumpore mundë të jetë një gypor dhe dy gypor. Sistemi një gypor është sistemi më i thjesht i ngrohjes së ujit
(figura 10.18), tek e cila uji i ngrohtë rrymon përmes gjithë trupave ngrohës të lidhura në mënyrë rendore. Për shkak të
uljes së temperaturës së ujit gjatë daljes nga trupi ngrohës çdo trup tjetër ngrohës duhet të ketë sipërfaqe më të madhe
të ngrohjes. Kësi sistemi i ngrohjes mundë të përdoret edhe në njësi të mëdha banesore si ngrohje një gypore me shumë
qarqe ngrohse.
Në figurën 10.19 është paraqitur përdorimi i ngrohjes një gypor me dy qarqe ngrohse në një njësi të ndërtesës
banesore. Me përsosjen e këtij sistemi arrihet me degzimin e gypave kryesor përcjellës dhe vendosjen e ventilave
rregullues(figura 10.20).
Për shpërndarjen e nxehtësis deri te harxhuesi më së shpeshti përdoret sistemi dy gypor i ngrohjes qendrore. Karak-
teristike është se ëdo trip ngrohës ka gypyn prurës të ujit ngrohës dhe gypyn kthyes. Ekziston prurësi apo bartësi i
poshtëm dhe i epërm i ujit ngrohës. Tek prurësi poshtëm, i cili shpesh përdoret, gypat prurës dhe kthyes gjinden nën
tavanin e bodrumit (figura 10.21 a). Që të ndalohen pengesat gjatë qarkullimit të ujit (korodimi, ushtimës) për shkak të
ajrit në gypë, e nevojshme është që të parashihet rrezatimi lokal dhe qendror. Ena ekspanduese (i tipit të mbyllur dhe të
hapur) pranon zgjerimin e ujit. Kur është në pyetje transmetuesi i epërm apo gypi i epërm, gypat përcjellës apo gypat
transmetues janë nën kulmin e bodrumit. Ky më së shpeshti përdoret edhe kur në bodrum nuk ka hapsirë të
mjaftueshme për gypat transmetues të ujit.
Në kuadër të ngrohjes së ujit të ngrohtë gjithsesi duhet të përmendet edhe ngrohja sipërfaqsore. Në mvarshmëri
prej vendit të vendosjes së gypave gjarpëror i dallojmë këto :
• ngrohje të tavanit,
• ngrohje të dyshemes,
• ngrohje të murit (me panel)
Ngrohja me këtë sistemi, përmes ngrohjes sipërfaqsore - tavanit, dyshemes ose murit, u jep ngrohje hapsirës së
dhomës e cila nxehet. Në figurën 10.22 është paraqitur mënyra e vendosjes së gypava gjarpëror tek njëri sistem me
ngrohje të dyshemes. Kjo është ngrohje me temperatur të ulët (55 - 60°C), që në vendet ku shkilet që të mos ketë
ndjenjë të pakëndshme. Për temperatura të ulëta (nga aspekti i teknikës së ngrohjes) ky lloj i ngrohjes është i
përshtatshëm për përdorimin e energjis solare (të Diellit).
Ngrohja me avull në kalldaj prodhohet avulli i ngopur ose avulli tejnxehur e cila me gypat transmetues apo
përcjellës vie deri te trupi ngrohës, ftohet me krijimin e kondenzimit, ku pastaj në atë formë prapë kthehet në kalldaj, ku
cikli vazhdon. Ky lloj i ngrohjes sotë shumë rrallë përdoret në njësit banesore dhe në institucione, por shfrytëzohet aty
ku është ngrohja periodike ose ngrohja afat shkurtër (hapsirat e ekspozitave, hapsirat e panaireve tregtare), ose aty ku
prodhohet avulli (kuzhina, fabrika, larja e rrobave). Në mvarshmëri prej vlerës së presiont të avullit dallojmë :
 ngrohje me presion të ulët ,
 ngrohje me presion të lartë dhe
 ngrohje me vakum.
Në figurën 10.23 është paraqitur sistemi një gypor i ngrohjes me avull tek e cla edhe avulli dhe kondenzimi rrymojnë
në të njejtin transmetues (gypë). Trupi ngrohës (radiatori) përmbanë ventilat e ajrit të cilat vendosen në vendin më të
ulët të transmetuesve (gypë përcjellsve) të avullit. Sistemi dy gypor i ngrohjes me avull, është paraqitur në figurat 10.24
dhe 10.25, kanë transmetuesin apo linjën e poshtëm. Linja e thatë kondenzueses gjindet në bodrumin e tavanit sipër
zonës së nënpresionit, kurse linja e lagësht e kondenzueses gjindet nën te.
Ngrohja me ajër si bartës ttë nxehtësis përdoret apo shfrytëzohet ajri i nxehtë. Dallimi themelor në mesë të këtij
dhe të tipave të mëparshëm të ngrohjes përbëhet në ate se hapsirat nxehen pa trupa ngrohës. Domethënë, ajri nxehur
hynë në hapsirë (dhomë) ashtu që do të jetë i shtypur nga ajri i ftohët i cili e lëshon hapsirën (dhomën) figura 10.26. Kjo
është ngrohja gravitacionale me ajër, e cila sotë shumë pak përdoret. Zëvendësohet me atë të detyrueshëm - me
ngrohjen e ajrit me ventilator (figura 10.27). Në Amerikë ngrohja me ajër të ngrohtë me ventilator është shumë e
përhapur. Më së shpeshti përdoret për ngrohjen e ndërtesave familjare,kurse stufat që e ngrohin ajrin përdorin apo
djegin vajin ose gazin.
Ngrohja me ajër mundë të shfrytëzohet për ngrohjen e shumë hapsirave. Nëse ndërtesa nuk ka bodrum, paisjet për
ngrohjen e ajrit gjinden në përdhesën e ndërtesës (figura 10.28). Paisjet për ngrohjen e hapsirave munden të gjinden
edhe në bodrumin e tavanit (figura 10.29). Gypat përcjellës apo bartës mundë të jenë të vendosur sipas fushëveprimit
(figura 10.30) ose radial (figura 10.31). Daljet për ajrin janë vendosur në dysheme nën dritaren (figura 10.30).
Në të ardhmën furnizimet me karburant në Botë nuk jan të pashtershme, e pashmangshme është të hulumtohen
burime të reja të energjis ose të ketë alternativ tjetër si (Dielli, Era, Uji). Njëri prej këtyre burimeve - rrezatimi i Diellit -
me sukse po përdoret edhe në teknikën e ngrohjes. Rrezatimi i përgjithshëm i energjis së Diellit dukshum është i madh
prej asaj se sa shfrytëzohet. Përveç kësaj, Dielli ka energji më së shumti në periudhën kur nuk është e nevojshme nevoja
për ngrohje, për ate duhet gjetur mënyrën që pjesën më të madhe të nxehtësis së Diellit të pranohet dhe akumulohet që
të jetë në disponim kur është e nevojshmepër përdorim. Paisjet që pranojnë rrezet e Diellit quhen pranues të nxehtësis
ndryshe kolektorët solar. Fluidi (më së shpeshti uji) i cili rrymon në gypat e kolektorit ngrohet duke e pranuar energjin
ngrohëse të Diellit (figura 10.32). Ashtu që kjo nxehtësi ruhet apo deponohet në rezervuar (në akumulues të nxehtësis)
dhe më vonë përdoret si për ngrohje dhe për harxhim të ujit të nxehtë. Në figurën 10.33 është paraqitur sistemi i
ngrohjes solare për një ndërtesë familjare.
Në figurën 10.34 është paraqitur rrjedhja e energjis prej kolektorit e deri te harxhuesi. Uji ngrohës prej kolektorit
arrin në rezervuar (rezervuari mundë të jetë në tokë, si në figurën 10.34, ose në bodrum), e cila përmes pompës së ujit
ngrohës dhe bojlerit të shtëpis vie deri te harxhuesi. Në figurën 10.35 është paraqitur përdorimi i kolektorit solar i cili ka
sipërfaqe të madhe të pranimit të nxehtësis nga rrezet e Diellit (510 m2).
Pompa e ujit ngrohës, siç është thënë, apsorbon energjin në nivelin më të ulët të temperaturës, kurse e dorzon në
nivelin më të lartë të temperaturës. Edhe një tjetër përdorim i pompës së ujit ngrohës (për ngrohjen e njësive banesore),
me elementet bazë, është paraqitur në figurën 10.36.
53 Ngrohja në largësi

Kur prej burimit qendror të ngrohjes (ngrohtorja ose ngrohtorja - termoelektrana), me sistemin e gypave, nxehtësia
bartet një grup ndërtasave, vendbanimit ose një pjesë të qytetit, një vizion i tillë i ngrohjes quhet Ngrohja në largësi.
Elemntet bazë të ngrohjes në largësi janë: kalldaja qendrore (të cilat janë:kalldajat, furrat, pompat, oxhaqet
etj.),transmetuesi i nxehtësis (gypëprcjellsi i nxehtësis),me të cilin transportohet uji i ngrohtë ose avulli, stacioni
transmetues (nënstacioni), prej së cilës nxehtësia dorzohet stabilimenteve të shtëpisë dhe sistemi gypor shtëpiak për
shpërndarje e nxehtësis deri te trupat ngrohës vetanak. Përparsit themelore të këtij tipi të ngrohjes janë : mundësia e
shfrytëzimit të lëndës djegëse të lirë, ndotja e vogël e mjedisit, siguri më të madhe operacionale, harxhimet e vogla të
eksploatimit, mirëmbajtja e lehtë dhe tjera.
Sipas llojit të ndërtesës e cila ngrohet me ngrohje të largët mundë të jetë:
• Ngrohja në blloqe - e cila ka ngrohtoren e vet dhe shfrytëzohet për ngrohjen e një ose më shumë njësi
banesore (figura 10.37),
• Ngrohja nga fabrika - kur me nxehtësi furnizohen, përveç njësit banesore edhe sallat e fabrikës (në të cilën
kryhen proçeset teknologjike) dhe
• Ngrohja nga qyteti - e cila është e kapacitetit të lartë, që furnizon me nxehtësi vendbanimet dhe pjesët e
qytetit.
Sistemi gypor (rrjeti shpërndarës) e cila shërben për transportimin në largësi të energjis termike (të nxehtësis) e cila
mundë të jetë uji ose avulli pra ky sistem quhet termogypi në largësi. Që të arsyetohen harxhimet e mëdha të ndërtimit
të këtij rrjeti, duhet të ekzistojnë arsyet ekonomike për përdorimin e tijë.
Në mvarshmëri prej orarit dhe llojit të harxhuesve në aplikim janë :
 rrjeti gypor rrezatues (figura 10.38 a), tek e cila gjithë harxhuesit janë të kyçur në një qendër, dhe
 rrjeti gypor unazor (figura 10.38 b), e cila përdoret tek stabilimentet e mëdha me dy qendra, ky rrjet gypor
është e përshtatshme për riparim ,rregullim ose rinovim për shkak se nuk duhet të i ndërpritet ngrohja
harxhuesve tjerë.
Rrjeti gypor (tubacioni) mundë të kryhet si një gypor, dy gypor, tre gypor ose katër gypor. Në vendin tonë përdorim
më të gjerë ka sistemi dy gypor , prej së cilës njëri është me rregulim qendror të temperaturës (për ngrohje), kurse tjetri
për përdorim të ujit harxhues (me temperatur konstante), dhe një të përbashkët - linjë të kthimit. Sistemi katër gypor ka
përdorim shumë të kufizuar dhe rrallë përdoret.
Mënyra e vendosjes dhe menaxhimit të tubacionit (gypit përcjellës) mvaret prej shumë faktorëve, si për shembull
vetive dhe gjndjes së tokës, ujrave nëntoksor, ujrave sipërfaqsor etj. Pasi mendohet që harxhimet e kryerjes së rrjetit
janë të mëdha prej gjysmës së harxhimeve të përgjithshme, atëher tubacionet, aty ku është e arsyetuar dhe e
mundshme, vendosen në shtylla mbi tokë, udhëheqje të lirë (10.39). Në këtë mënyrë harxhimet dukshëm zvoglohen.
Tubacionet mundë të vendosen edhe në nëpër kanale kaluese (figura 10.40), por për shkak të çmimit të lartë të punëve
(për shembull mihjes), kjo mënyrë përdoret shpesh.
Gypi termik në largësi (tubi i nxehtësis) kryesisht vendoset në kanalet e profiluara. Në figurën 10.41 janë paraqitur
kanalet në formën ''U'', e cila përbëhet prej kuritës dhe kapakut figura nën a), dhe kanali i cili përbëhet prej dyshemes
dhe haubës(kapakut) gjysëmrrethore në figurën nën b). Harxhimet e vendosjes së gypave përcjellës të nxehtësis
(tubacioneve) zvoglohen, gjithnji e më shpesh, me përdorimin e e gypave me mbështjellës të çelikët, gypat me
mbështjellës azbest të çimentuar ose gypave të paraizoluar me mbështjellës sintetik.
CIKLET RRETHORE TË KUNDËRTA

54 CIKLET RRETHORE TE MAKINAT FTOHËSE

Ftohja mundë të realizohet me kryerjen e një cikli rrethor përkatës në kahun e ndryshimit të gjendjes në të majtë. Cikli i
tillë Karno është treguar në figurën 6.1. Kalmi nxehtësisë nga ambienti me temperaturë më tëulët në ambentin me
temperaturë më të lartë ( ambienti rrethues), në bazë të ligjit të dytë të termpdinamikës, shoqërohet me harxhim të
energjisë nga jasht. Në këtë cikël gjatë procesit të të zgjerimit izotermik 4 - 1 trupi punues merr nga ambienti me
temperaturë të ulët nxehtësi që është e barabartë me sipërfaqen 1-a-b-4-1. Pastaj lënda punuese shtypet nëmënyrë
adiabatike sipas procesit 1 - 2, që si rezultat rretet temperatura nga , në ,7 që është e barabrtë me temperaturën e
ambientit rrethues. Lënda ftohëse, duke qenë në kontakt me ambientin rrethues, gjatë procesit izotermik 2 - 3 i jep
ambientit nxehtësi që është e barabartë me sipërfaqen a-2-3-b, ndërsa gjatë procesit të zgjerimit 3 - 4 lënda punuese
ftohet adiabatikisht nga temperatura ,7 deri në temperaturën ,. Në këtë mënyrë në ciklin e kundërt bëhet kalimi i
nxehtësisë nga ambienti me temperaturë të ulët në ambientin rrethues (,; < , ). Për realizimin e këtij cikli harxhohet
puna mekanike që është e barabartë me ndryshimin e punës së shtypjes dhe të punës së zgjerimit të lëndës ftohëse dhe
që në diagramin =  > paraqet sipërfaqen e ciklit 1-2-3-4-1.
Për të karakterizuar efektivitetitn teorik të ciklit përdoret koeficienti i ftohjes që shprehet me raportin midis
nxehtësisë që merrët nga burimi i ftohtë ?@ ndaj punës që harxhohet, pra :

C,D C,;ë> ?@
AB  
FGHI ?ë IJK;, LM

Për një interval të caktuar temperaturash midis ambientit rrethues dhe ambientit të ftohjes, cikli i kundërt reverzbil
Karno ka koeficientin e ftohjes maksimale dhe të barabartë me :

=
AB 
=@ 6 =

sipas mënyrës së krijimit të ambientit të ftohtë, makinat ftohëse mundë të ndahen në :

 Makinat ftohëse me kompresor me avuj,


 Makinat ftohëse me absorbent dhe
 Makinat ftohëse me ajër të komprimuar.

Në fig. 6.2. është paraqitur makina ftohëse me kompresor me avuj si lëndë fohëse në mënyrë skematike. Si lëndë
punuese tani përdoren lëngjet që avullojnë lehtë. Siç janë : Amoniaku NH3, Dioksidi i Karbonit CO2, Metili i Klorit CH3Cl,
Dioksidi i Squfurit So2, ndërsa kohët e fundit përdoret Freoni CCl2F2. Procesi reverzibil i zgjerimit në cikln e Karnos, këtu
zëvendsohet me droselimin ( procesi 3 - 4 , fig. 6.3) e lëngut ( procesi ireverzibil ) për uljen e presionit, kështu që procesi
3 - 4 dallohet me entalpi konstante (DN  DO ). Ckli rrethor sipas fig. 6.3. realizohet sipas këtyre proceseve :

Figura 6.2. Figura 6.3.


Procesi 1 - 2 dallohet me futjen e avullit të lagur me gjendjen 1 në kompresor ku shtypet sipas izoentropës deri në
gjendjen 2.
Procesi 2 - 3 dallohet me kondenzimin e avullit në konenzator deri te lëngu në gjendje valmi për presionin përkatës.
Procesi 3 - 4 dallohet me zgjerimin izentalp të avullit me një valvulë droseluese prej një presioni më të lartë, në një
tjetër më të ulët.
Procesi 4 - 1 tregon se lëngu me shtypje të ulët kalon nëpër këmbyes të nxehtësis ( avullues) dhe e merr nxehtësinë
latente të avullimit nga ambienti.
Në avullues cikli përfundon dhe procesi përsëritet për pa qenë nevoja të shtohet sasia e lëndës punuese ( agjentit
ftohës ), sepse, i gjithë sistemi është hermetik.
Makinat ftohëse me absorbent quhen makina ftohëse me avuj, në të cilën për të kryer ftohjen, nevojitet harxhimi i
energjisë. Te këto makina si agjent ftohës përdoret tretja e dy lëngjeve, temperatura e vlmit te të cilave në presion të
njejtë ndryshon shumë. Lënda me temperaturë valimi më të ulët kryen rolin e agjentit ftohës, ndërsa lënda që valon në
temperaturë më të lartë luan rolin e absorbentit (thithësit).

54 Ciklet rrethore te makinat ftohëse

55 Ciklet rrethore te termo-pompat

56 Ushtrime - detyrash

57 Përforcim
58 ELEMENTET E APARATURAVE PËR NGROHJE, FTOHJE DHE GAZIFIKIM

58 Elementet e stabilimenteve për ngrohje

Elementet themelore të stabilimenteve për ngrohje janë:

Kalldaja,
Gypëpërcjellsi dhe
Trupi ngrohës.

Kalldajat ngrohëse

Tek stabilimentet e kapacitetit të madh dhe të vogël më herët shpesh janë përdorur kalldajat sektoriale të derdhura
me lëmndë djegëse të ngurtë (figura 10.42). Megjithatë, pavarësisht nga përparsit e karakteristikave (siguria
operacionale, montimi i lehtë, shërbimi dhe mirëmbajtja, çmimi i lirë), shkalla relativisht e vogël e efikasitetit(veprimit të
dobishëm) të kësaj kaldaje ishte një mungesë e konsiderueshme.
Përpunimi i kalldajave të çelikta (figura 10.43) e nxitur nga nevoja për ngrohjen e ndërtesave shumëkatëshe
(rrokaqiejt) me ujë të ngrohtë, si dhe të konkurrencës në rritje të prodhuesve të vajit apo naftës. Këto kalldaja mundë të
punojnë gjatë temperaturave të larta dhe të shtypjes së lartë, shfrytëzojnë lloje të ndryshme të lëndës djegëse, kanë
masë të vogël, mundësia e riparimit me salldim dhe relativisht kapacitet të madhë të nxehtësis. Në mangësit kryesore
përfshihen këto: pa mundësia e rritjes së sipërfaqes ngrohëse me shtuarjen e pjesës, rreziku nga korozioni dhe probleme
rreth transportit të njësive të mëdha. Në figurën 10.43 është paraqitur kalldaja e çelikët horizontalme gypat ngrohës.
Përdorim të gjerë kanë kalldajat ngrohëse me ventilator, të cilët djegin vajë dhe gazë. Këto posedojnë mundësin e
madhe të rregullimit të ngrohjes operacionale (stabilimentit), programimin e punës së stablimentit, me të është lehtë të
përdoret dhe tjera. Përveç kalldajave ngrohëse shfrytëzohen edhe kalldaja speciale me komorë (dhomë) për shmangien
e flakës, kalldaja me flakë - gypflakë (figura 10.44) etj.
Gypëpërcjjellësi apo tubacioni

Në teknikën e ngrohjes më së shpeshti përdoren gypat apo tubat e çelikta. Përveç tyre, shfrytëzohen edhe gypat e
bakrit (për hapsira të vogla) dhe gypat sintetik (për ngrohje nën dysheme). Gypat e çelikta janë të normuara, kurse
kryesisht ngjiten me saldim. Si elemente lidhëse shfrytëzohen forma të ndryshmetë lidhëseve të çelikta dhe fllangjeve
(kurorave) (figura 10.45).
Për të kompenzuar zgjerimin e gypit temperatural, në mesë pikave të forta vendosen kompenzuesit (figura 10.46).
Ato mundë të jenë : gyp - U, gyp - kontrollues, gyp - aksial, gyp - këndor, gyp - nyjor etj. Në pjesët përbërëse të gypit apo
tubacionit përfshihen: elementet për rrezatim(odzraçivanje), valvula, çezma, sita, çlirus i avullit etj.

Figura 10.46. – Kompenzuesit aksialme skajet për saldimdhe me fllanxha(kuror)

Trupi ngrohës

Të fundit në sistemin e elementeve zinxhiror për ngrohjen qendrore janë trupat ngrohës. Ato i bartin nxehtësin (me
konveksion ose me rrezatim) ajrit në hapsirat të cilat duhet nxehur.
Sipas formës , trupat ngrohës ndahen në :
− Gypor ,
− Pllakor ,
− Sektoriale (ndarë) apo radiator ,
− Konvektor ,
− Dyshemor dhe
− Tavanor etj.

Sipas materalit prej të cilit përpunohen , trupat ngrohës mundë të jenë :

− Të çeliktë ,
− Prej hekurit të derdhur ( gizës) etj.

Trup ngrohës gypor – janë gypa të lëmuet të cilët vendosen horzontalsht ose vertikalisht. Mirë japin nxehtësi dhe
lehtë pastrohen. Mejithatë , për shkak të sipërfaqeve të mëdha të çelikut ose të mureve të cilët i është e nevojshme ,
shfrytëzohen kryesisht për hapsira sekondare (të dorës së dytë si në : depo , bodrume etj.). Mundë të jenë në formën e
gypave gjarpëror ose gypa regjistër (figura 10.47)

Fgura 10.47. –Gypi regjistër

Trupi ngrohs pllakor – kanë sipërfaqet ngrohëse të lëmuata ose profilore të cilët mundësojnë që të vie deri te
shprehja e efektit të madhë të rrezatimit. Përkatësisht , ana e murit të këtij trupi ngrohës jepë nxehtësi me konveksion ,
kurse ana e përparme jepë nxehtësi me rrezatim. Radiatorët pllakor paraqesin tipin e ri të trupave ngrohës. Nuk
kërkojnë hapsirë të madhe , kurse përpunohen prej llamarinës së çelikt profilor të cilat në mesë veti saldohen, formimi i
kanaleve në mesë këtyre pllakave profilore mundë të jetë horizontal ose vertikal.
Trupi ngrohës sektorial ( radiatori ) – edhe më tutje janë më të përhapura në sistemin e ngrohjes qendrore. Gjatë
janë të përpunuara prej hekurit të derdhur (gizës) , por sotë për ngrohje me ujë të nxehtë më së shpeshti shfrytëzohen
radoatorët e çelikta. Ata janë të lehta , çmimi është i ulët dhe munden lehtë të riparohen me saldim. Në figurën 10.48
është paraqitur verzioni i vendosjes së radiatorit në murë , të skicuar distancat më të rëndësishme.

Figura 10.48. – Mënyra e vendosjes të radiatorit të murit

Radiatorët e aluminit janë dyfish më të shtrenjët prej atyre të çelikta kështu që , edhe pranë vetive estetike të
shprehura (formën , ngjyrën) , nuk kanë përdorim të gjerë. Për ngrohje në largësi shumëkatëshe dhe në stabilimentet
me presion të lartë shfrytëzohen gypat e radiatorit. Gypat e vendosura vertikal janë ose rrethor ose të profiluar. Mundë
të jenë të instaluar edhe me kapak të vendosur mbi radiator (figura 10.49)
Fgura 10.49. – Radiatorët gypor me kapak

Në figurën 10.50 janë paraqitur : a) tipi i radiatorit të cilët më nuk përdoren (përbëhen prej kolonave) , b) radiatorët
gypor (me pesë gypa) , c) radiatorët e murit (pamja e përparme) dhe d) radiatorët e kombinuar – konvektorët.

Figura 10.50. – Tipat e ndryshëm të radiatorëve

Mënyra e udhëheqjes dhe e lidhjes së rrjedhjes shpërndarëse dhe kthyese me një radiator për ngrohje me avull
është paraqitur në figurën 10.51.

Figura 10.51. – Mënyra e lidhjes së radiatorit në sistemin e ngrohjes me avull

Konvektorët – përbëhen prej gypave të brinjëzuar të çelikta ose të bakrit të vendosura në shtëpizën e llamarinës
(figura 10.52) ose në një kamare muri ( të thelluar e të mbuluar me maskë ).

Figura 10.52. – Konvektori në shtëpizën prej llamarine me kapakin që zhvendoset

Puna e konvektorit (figura 10.53) përshkruhet si vijon më poshtë.

Figura 10.53. – Prerja tërthore e konvektorit në kamaren e murit me maskë

Ajri i ftohët që hynë prej së poshtmi nxehet në spërfaqet e ngrohura (lamella) , ku pastaj del nga ana e epërme ose
nga ana e mbrapme e konvektorit. Nxehtësia ajrit në hapsirë i jipet kryesisht me konveksion , kurse ekziston mundësia e
rregullimit me ndihmën fletzave apo grilave në dalje përmes së cilës del ajri. Kapaciteti ngrohës mundë të rritet nëse
rritet distanca prej skajit të epërm të trupit ngrohës deri te skaji i poshtëm i grilave për nxjerrjen e ajrit (sepse ashtu
rritet shpejtësia e rrymimit të ajrit). Përparsit themelore të konvektorit në raport me radiatorin janë : masa e vogël dhe
dmensioni , çmimi i ulët , kohë e shkurtë për ngrohje dhe mundësia e lloj-llojshme e ndërtimit (figura 10.54)

Figura 10.54. – Mundësia e vendosjes së konvektorit : a) nën dritare , b) pranë murit , c) qëndrim i lirë ,
d) dhe g) në murë , e) nën dysheme , me thithjen e ajrit të dhomës , f) nëntokë , me thithjen e ajrit të ftohët ,
h) nëntokë me thithje të dyfishtë , i) mbas karrigës

Në figurën 10.55 është paraqitur një element ngrohës lamell prej hekurit të derdhur (gizës) , i cili shfrytëzohet për
konvektorë.

Figura 10.55. – Elementi ngrohës lamell për konvektorë , e përpunuar prej gizës

Relativisht çmimi ulët i konvektorit , prap , rriten harxhimet e maskës dhe të shtëpizës. Mangësia është se nuk japin
nxehtësin me rrezatim dhe vështirë pastrohen.
Për ngrohje të dyshemes shfrytëzohen trupat ngrohës kompakt të lamellave (figura 10.56 dhe 10.57) të cilat
shfrytëzojnë ujin e nxehtë ose avullin. Kanë efektë të mirë ngrohës , marrin hapsirë minmale , të lirë janë , por pastrimi
është i vështirë dhe nuk janë të përshtatshëm gjatë vendosjes së mobiljeve.

Figura 10.56. – Mënyra e ngrohjes së hapsirës të cilat e kanë të montuar trupin ngrohës në dysheme

Figura 10.57. – Trupi ngrohës kompakt ( për ngrohje të dyshemes) me maskë dhe pa të.
59 Elmentet e aparateve për ftohje

Në të ardhmen me që janë elementet e stabilimenteve për ftohje të përshkruar në kapitullin mbi procesin e lëvizjes
së majtë rrethore, këtu do të jenë të analizuara disa detaje të veçanta. Veç është thënë që stabilimenti për ftohje
përmbanë këto elemente :
• Avulluesi ,
• Kompresori ,
• Kondenzatori dhe
• Elementet ngulfatëse me paisje matës - rregullues të patjetërsueshme .
Gypërcjellësit , të cilët më shpeshti përpunohen prej bakri , duhet të jenë të dimensionuara për secilin rastë të
veçantë. Në figurën 10.58 skematikisht është paraqitur një stabiliment ftohës karakteristik , me elementet themelore.
Nëse duhen temperaturat e ulëta të avullimit , këto stabilimente mundë të jenë dukshëm të koplikuara
(shumëshkallëshe , me shumë kompresora etj.).

60 Elmentet bazë të aparateve për ftohje


Fluidet Ftouhëse ,Kompresorët

61 Kondenzatorët , Avulluesit
62 Përsëritje

You might also like