You are on page 1of 2

Seminar Vektorët

1. Si mund të ruajmë elementët e një vektori në një vektor tjetër.


Kemi të deklaruar dy vektorë:

int a[10],b[10];
//a[9]=b[9]; -> Gabim
for(i=0; i<N; i++)
a[i]=b[i]; //Kalimi i vlerave nga vektori b te vektori a

Mund të përdorni edhe funksionin memcpy(memory copy) nga header <string.h>. Ky


funksion mundëson kopjimin e byte-ve nga një vektor në një tjetër.
Mënyra e shprehjes së funksionit është:
memcpy(a,b,sizeof(a))

2. Numrat Fibonacci: 0, 1, 1, 2, 3, 5, 13, … ku çdo numër është sa shuma e dy numrave


paraardhës.
Shkruani një program që deklaron një vektor të quajtur Fibonacci_number me gjatësi
40, dhe mbusheni këtë vektor me 40 numrat e pare të series Fibonacci.
Ndihmë: Inicializoni dy numrat e pare individualisht, dhe më pas përdorni një cikël
për të llogaritur numrat e tjerë.

3. Modifikoni programin per zbulimin nese ka shifra te perseritura ne nje numer.


Programi tani duhet te tregoje se sa here perseritet nje shifer.
Inputi:
Jepni nje numer: 34543673988

Outputi:
Shifrat: 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9
Numri: 0 0 0 3 2 1 1 1 2 1

4. Të ndërtohet një program që merr një vektor me n elemente nga tastiera dhe
kontrollon nëse elementet e tij janë të renditur sipas një rendi rrites.

5. Te ndërtohet një program i cili lexon nga tastiera një vektor me n elemente dhe gjen
elementët me vlerë positive të tij. Këto elemente të hidhen në një vektor të ri. Të
afishohen në ekran të dy vektorët.

6. Jepet nje vektor v[8]={1,4,5,7,2,9,5,4}. Gjeni shumën e elementëve me pozicionin


cift dhe prodhimin e elementeve me pozicionin (indeksin) tek. Krahasoni shumën me
prodhimin.
7. Te krijohet nje vektori v me m elemente, ku vlera numerike perftohet si dyfishi i
vleres se pozicionit. Numri i elementeve te vektorit n merret nga perdoruesi.

8. Sa elemente te V[n] plotpjestohen me 3; Vlera e n dhe v[n] jepen nga perdoruesi.

9. Sa numra te vektorit v[n] jane me te medhenj se mesatarja e numrave pozitive te tij.

10. Jepet v[n], të behet renditja ne rend rrites e elementeve te tij.

11. Te formohet vektori c[m+n] me elementet e vektorit a[n] pastaj elementet e vektorit
b[m], ku a[n] dhe b[m] lexohen nga perdoruesi.

12. Shto elementin a ne pozicionin k te vektorin v[n]. Afisho vektorin e ri pas shtimit.

13. Jepet v[n]. Fshi elementin në pozicionin 4 dhe afisho vektorin në fund.

You might also like