You are on page 1of 1

Teknikat dhe gjuhet e programimit

Telekom (08.02.2013)

1- Të ndërtohet një program i cili afishon ne ekran si me poshtë:

************
* *
.......
* *
* *
* *
*
Ne ekran afishohen n rreshta dhe pjesa ne mes ngelet bosh. n merret nga tastiera. (15 pike)

2- Të ndërtohet një program i cili lexon nga tastiera një vektor me n elemente dhe gjen te
gjithë elementet te cilët kane vlera te përsëritura ne vektor. Te afishohen ne ekran te gjithë
këto elemente se bashku me vlerat përkatëse te tyre. (15 pike).

3- Të ndërtohen vetëm funksionet që kthejnë 0 nëse shuma e elementët me indeks çift të


vektorit V me N element është negative dhe 1 nëse është pozitive :
a. Ciklin For (7 pike)
b. Ciklin Do – While (7 pike)
c. Ciklin While (6 pike)

4- Te ndërtohet një program i cili merr një numër nga tastiera dhe llogarit shumen e shifrave te
këtij numri. Rezultati te shfaqet ne ekran. Zgjidhja te behet duke përdorur funksion rekursiv
(10 pike)

5- Te ndërtohet programi i cili lexon një matricë me numra të plotë me MxN elementë dhe
afishon të gjithë elementet e rreshtit i cili ka shumen me te madhe kur invertohen shifrat e
cdo elementi te secilës qelize. (20 pike)

6- Ne një file test ndodhen te dhënat e disa personave ku rreshti i pare përmban numrin e
personave, ndërsa ne rreshtat e tjerë kemi fushat emri, mbiemri, gjinia dhe vendlindja te
ndara me hapësire. Ndërtoni një program qe lexon dhe i hedh këto te dhëna një file binar te
radhitura sipas mbiemrit, emrit ne rend rritës duke përdorur strukturat. (10 pike).

7- Te ndërtohet programi i lexon nga një file n shkronja te ndare me hapësirë dhe printon ne
ekran te gjithë kombinimet e mundeshe te këtyre shkronjave. (10 pike)

You might also like