You are on page 1of 9

OPERATORËT LINEARË TË VAZHDUESHËM

1. Karakterizime të vazhdueshmërisë së operatorëve linearë


Vazhdueshmëria e operatorëve linearë me fillim dhe fund në një hapësirë të normuar është një rast
i veçantë i vazhdueshmërisë së funksioneve me fillim dhe fund në një hapësirë metrike. Le të fillojmë
me teoremën e mëposhtme, e cila tregon se vazhdueshmëria e një operatori linear karakterizohet
plotësisht me anë të vazhdueshmërisë së tij në një pikë çfarëdo të hapësirës.
Teorema 1.1. Le të jenë dhënë hapësirat e normuara X dhe Y mbi fushën Φ dhe një operator linear
T ∈ L(X, Y ). Atëherë pohimet e mëposhtme janë ekuivalente:
(i) T është i vazhdueshëm në X;
(ii) T është i vazhdueshëm në një pikë çfarëdo a ∈ X.
Vërtetim. (i) ⇒ (ii) Meqenëse T është i vazhdueshëm në X, atëherë T është i vazhdueshëm në
çdo pikë të X.
(ii) ⇒ (i) Supozojmë se T është i vazhdueshëm në një pikë çfarëdo a ∈ X. Të provojmë se T
është i vazhdueshëm në një pikë tjetër çfarëdo b ∈ X. Për këtë qëllim, shqyrtojmë një rruzull çfarëdo
B(T (b), ε). Meqenëse T është i vazhdueshëm tek pika a, për rruzullin B(T (a), ε) me qendër tek pika
T (a) gjendet rruzulli B(a, δ) i tillë që
T (B(a, δ)) ⊂ B(T (a), ε)
dhe, meqenëse
T (a) + T (B(0, δ)) ⊂ T (a) + B(0, ε),
rrjedh që
T (B(0, δ)) ⊂ B(0, ε).
Atëherë
T (b) + T (B(0, δ)) ⊂ T (b) + B(0, ε),
ose
T (B(b, δ)) ⊂ B(T (b), ε).
Meqenëse rruzulli B(T (b), ε) është çfarëdo, rezultati i fundit do të thotë që T është i vazhdueshëm
tek pika b, dhe kjo përfundon vërtetimin.♦
Në vijim tregohet që klasa e operatorëve linearë të vazhdueshëm përputhet me klasën e operatorëve
linearë të kufizuar. Një operator linear T : X → Y quhet operator linear i kufizuar në X, në
qoftë se gjendet M > 0, e tillë që për çdo x ∈ X, ka vend mosbarazimi
||T x|| ≤ M · ||x||.
Teorema 1.2. Le të jenë dhënë hapësirat e normuara X dhe Y mbi fushën Φ dhe një operator linear
T ∈ L(X, Y ). Atëherë pohimet e mëposhtme janë ekuivalente:
(i) T është i vazhdueshëm në X;
(ii) T është i kufizuar në X.
Vërtetim. (i) ⇒ (ii) Supozojmë se T është i vazhdueshëm në X. Atëherë, T është i vazhdueshëm
në 0. Si rrjedhim, për rruzullin B(0, 1) ⊂ Y , gjendet rruzulli B(0, δ), i tillë që për çdo x ∈ X, kemi
që
||x|| < δ ⇒ ||T (x)|| < 1.
1
2 OPERATORËT LINEARË TË VAZHDUESHËM

Shqyrtojmë vektorin jo zero çfarëdo x ∈ X dhe shënojmë


x δ
y= · .
||x|| 2
δ
Meqenëse ||y|| = 2 < δ kanë vend implikimet
 
x δ 2
||T (y)|| < 1 ⇒ T · < 1 ⇒ ||T (x)|| < · ||x||.
||x|| 2 δ
Meqenëse x ishte çfarëdo, rezultati i fundit do të thotë që T është i kufizuar (=i vazhdueshëm).
(ii) ⇒ (i) Supozojmë tani që T është i kufizuar. Atëherë gjendet numri real M > 0, i tillë që për
çdo x ∈ X, kemi që
||T (x)|| ≤ M.||x||.
ε
Për ε > 0 çfarëdo, në qoftë se zgjedhim δ = M , atëherë për çdo x ∈ X, kemi që
ε
||x|| < δ ⇒ ||T (x)|| ≤ M · ||x|| < M · = ε.
M
Kjo do të thotë që T është i vazhdueshëm në vektorin zero, dhe kjo përfundon vërtetimin.♦
Shembull 1.3. Le të jetë dhënë funksioni:
Z 1
T : C[0, 1] → R, T (f ) = f (t)dt.
0
(i) Në saje të vetive të integralit Riman provohet që T është operator linear.
(ii) Në saje të mosbarazimit
Z 1 Z 1
f (x)dx ≤ |f (x)|dx
0 0
përftojmë që
Z 1 Z 1
|T (f )| = f (x)dx ≤ |f (x)|dx
0 0
≤ sup{|f (x)| : x ∈ [0, 1]} = ||f ||∞ .
Kjo do të thotë që T është i kufizuar në X. ♦

2. Hapësira e Operatorëve Linearë


Le të jenë dhënë hapësirat e normuara X dhe Y mbi fushën Φ. Shënojmë me L(X, Y ) familjen e
të gjithë operatorëve linearë të vazhdueshëm me fillim në X dhe fund në Y . Provohet që L(X, Y )
është nënhapësirë e hapësirës vektoriale L(X, Y ). Meqenëse çdo operator linear i vazhdueshëm është
i kufizuar, mund të përcaktohet funksioni
 
||T x||
|| · || : L(X, Y ) → [0, +∞), ||T || = sup : x ∈ X, x 6= 0 .
||x||
Si rrjedhim, për çdo operator linear T ∈ L(X, Y ) kemi që
||T x|| ≤ ||T ||.||x||, për çdo x ∈ X.
Le të provojmë që funksioni || · || është një normë në hapësirën vektoriale L(X, Y ). Vihet re që në
saje të percaktimit të funksionit || · || kanë vend barazimet
 
||T (x)|| x
||T || = sup = sup||T || = sup ||T (x)||
x6=0 ||x|| x6=0 ||x|| ||x||=1

dhe, prej këtej,


||T || = sup ||T (x)|| ≤ sup ||T (x)|| ≤ sup ||T ||.||x|| = ||T ||.
||x||=1 ||x||≤1 ||x||≤1
OPERATORËT LINEARË TË VAZHDUESHËM 3

Si rrjedhim
||T || = sup ||T (x)|| = sup ||T (x)||.
||x||≤1 ||x||=1

Për dy operatorë linearë çfarëdo T, W ∈ L(X, Y ) dhe një skalar λ ∈ R kanë vend vetitë në vijim.
(i) Në qoftë se T = 0, atëherë rrjedh menjëherë që ka vend barazimi ||T || = 0. Anasjellas,
||T || = 0 ⇒ (∀x ∈ X)[||T (x)|| ≤ 0.||x||]
⇒ (∀x ∈ X)[||T (x)|| = 0]
⇒ (∀x ∈ X)[T (x) = 0] ⇒ T = 0.
(ii) Meqenëse
{||T (x)|| + ||W (x)|| : ||x|| = 1} ⊂ {||T (x)|| : ||x|| = 1} + {||W (x)|| : ||x|| = 1}

përftojmë
||T + W || = sup{||T (x) + W (x)|| : ||x|| = 1}
≤ sup{||T (x)|| + ||W (x)|| : ||x|| = 1}
≤ sup({||T (x)|| : ||x|| = 1} + {||W (x)|| : ||x|| = 1})
= sup{||T (x)|| : ||x|| = 1} + sup{||W (x)|| : ||x|| = 1}
= ||T || + ||W ||.
(iii)
||λT || = sup ||λT (x)|| = sup |λ|.||T (x)||
||x||=1 ||x||=1

=|λ|. sup ||T (x)|| = |λ|.||T ||.


||x||=1

Meqenëse funksioni || · || ka vetitë (i), (ii) dhe (iii) rrjedh që ai është normë në L(X, Y ). Pra,
(L(X, Y ), || · ||) është hapësirë e normuar. Në veçanti, kur Y është një hapësirë Banahu, ka vend
teorema e mëposhtme:
Teorema 2.1. Në qoftë se Y është hapësirë Banahu, atëherë (L(X, Y ), || · ||) është hapësirë Banahu.
Vërtetim. Le të jetë dhënë një varg Koshi (Tn ) ⊂ L(X, Y ). Së pari, me anë të mosbarazimit
||Tm (x) − Tn (x)|| ≤ ||Tm − Tn ||.||x||

përftojmë që për çdo x ∈ X vargu (Tn (x)) konvergjon në T ∞ (x) ∈ Y . Si rrjedhim mund të përcaktohet
funksioni
T ∞ : X → Y, T ∞ (x) = lim Tn (x).
n→∞

Meqenëse
T ∞ (x + x0 ) = lim Tn (x + x0 ) = lim [Tn (x) + Tn (x0 )]
n→∞ n→∞
= lim Tn (x) + lim Tn (x0 )
n→∞ n→∞
=T ∞ (x) + T ∞ (x0 )
dhe
T ∞ (λx) = lim Tn (λx) = lim λTn (x)
n→∞ n→∞
=λ lim Tn (x) = λT ∞ (x),
n→∞

rrjedh që T ∞ është një operator linear.


4 OPERATORËT LINEARË TË VAZHDUESHËM

Së dyti, të provojmë që operatori linear T ∞ është i vazhdueshëm në X. Në saje të faktit që (Tn )
është varg Koshi, për ε > 0 gjendet numri natyror nε ∈ N, i tillë që ka vend implikimi
m, n ≥ nε ⇒ ||Tm − Tn || < ε
dhe, meqenëse, për çdo vektor jozero x ∈ X ka vend mosbarazimi
   
x x
Tm − Tn ≤ ||Tm − Tn ||,
||x|| ||x||
rrjedh që    
x x
m, n ≥ nε ⇒ Tm − Tn < ε.
||x|| ||x||
Atëherë, për një numër natyror të fiksuar p ≥ nε dhe për çdo vektor jozero x ∈ X, kemi që
       
x x ∞ x x
lim Tm − Tp = T − Tp ≤ ε.
m→∞ ||x|| ||x|| ||x|| ||x||
Si rrjedhim, çdo x ∈ X kanë vend mosbarazimet
kT ∞ (x)k ≤kT ∞ (x) − Tp (x)k + kTp (x)k
≤ε||x|| + ||Tp ||.||x|| = (ε + ||Tp ||)||x||.
Kjo do të thotë që T është operator linear i kufizuar dhe, si rrjedhim T ∞ ∈ L(X, Y ).

Së treti, të provojmë që vargu (Tn ) konvergjon tek T ∞ . Meqenëse për çdo vektor x ∈ X me
||x|| = 1 ka vend implikimi
n ≥ nε ⇒ kT ∞ (x) − Tn (x)k ≤ ε
dhe meqenëse
sup kT ∞ (x) − Tn (x)k = kT ∞ − Tn k
||x||=1
rrjedh që
n ≥ nε ⇒ kT ∞ − Tn k ≤ ε.
Kjo do të thotë që (Tn ) konvergjon tek T ∞ dhe vërtetimi përfundon.♦
Në qoftë se X është hapësirë e normuar, atëherë hapësira vektoriale
X ∗ = L(X, Φ)
e pajisur me normën
||x∗ || = sup |x∗ (x)|, për çdo x∗ ∈ X ∗ ,
||x||≤1
formon një hapësirë të Banahut e cila quhet dual topologjik i hapësirës X. Në vijim, hapësira
vektoriale
X ∗∗ = L(X ∗ , Φ)
e pajisur me normën
||x∗∗ || = sup |x∗∗ (x∗ )|, për çdo x∗∗ ∈ X ∗∗
||x∗ ||≤1
formon një hapësirë të Banahut e cila quhet bidual topologjik i hapësirës X.
Shembull 2.2. Le të jetë dhënë operatori linear i kufizuar
Z 1
T : C[0, 1] → R, T (f ) = f (t)dt.
0
Meqenëse
|T (f )| ≤ ||f ||, për çdo f ∈ C[0, 1]
rrjedh që
||T || ≤ 1.
OPERATORËT LINEARË TË VAZHDUESHËM 5

Nga ana tjeter, në qoftë se shqyrtojmë funksionin konstant h : [0, 1] → R të përcaktuar me anë të
barazimit h(x) = 1 për çdo x ∈ [0, 1], atëherë
|T (h)| ≤ ||T ||
dhe
|T (h)| = ||h|| = 1.
Kjo do të thotë që
||T || = sup{|T (f )| : ||f ||∞ ≤ 1} = 1.♦

3. Operatori i anasjellë
Le të jenë dhënë hapësirat e normuara X dhe Y dhe operatori linear T : X → Y . Shënojmë
R(T ) = {T x : x ∈ X}
dhe
N (T ) = {x ∈ X : T x = 0}.
Rikujtojmë që bashkësia R(T ) quhet rang i operatorit T , ndërsa bashkësia N (T ) bërthamë e
operatorit T . Që operatori T të jetë injektiv, duhet dhe mjafton që N (T ) = {0}. Pra, që operatori
T të jetë bijektiv, duhet dhe mjafton që N (T ) = {0} dhe R(T ) = Y . Në këtë rast, përcaktohet
funksioni i anasjellë T −1 i cili është operator linear dhe quhet operator linear i anasjellë i
operatorit linear T . Teorema e mëposhtme karakterizon ekzistencën e operatorit të anasjellë.
Teorema 3.1. Le të jetë dhënë operatori linear syrjektiv T : X → Y . Atëherë pohimet e mëposhtme
janë ekuivalente:
(i) T ka operator të anasjellë dhe të vazhdueshëm T −1 ,
(ii) gjendet numri real pozitivë M > 0, i tillë që për çdo x ∈ X ka vend mosbarazimi
||T x|| ≥ M.||x||.
Vërtetim. (i) ⇒ (ii) Supozojmë se T ka operator të anasjellë dhe të vazhdueshëm T −1 . Atëherë,
ka vend mosbarazimi
||T −1 (y)|| ≤ ||T −1 ||.||y||, për çdo y = T (x) ∈ Y,
−1 −1
ku ||T || > 0, sepse në qoftë se ||T || = 0, atëherë T −1 (y) = 0 për çdo y ∈ Y . Prej këtej,
||T −1 (T x)|| ≤ ||T −1 ||.||T x||, për çdo x ∈ X,
ose
||x|| ≤ ||T −1 ||.||T x||, për çdo x ∈ X.
Si rrjedhim,
1
||x|| ≤ ||T x||, për çdo x ∈ X.
||T −1 ||
(ii) ⇒ (i) Supozojmë se ka vend (ii) dhe të provojmë që T ka operator të anasjellë dhe të vazh-
dueshëm T −1 .
Fillimisht të provojmë që T ka operator të anasjellë T −1 . Për këtë mjafton të tregojmë se T është
injektiv. Në saje të mosbarazimit
||T x|| ≥ M.||x|| > 0, për çdo x ∈ X, (x 6= 0),
rrjedh që T është injektiv sepse N (T ) = {0}. Prej këtej rrjedh që T është bijektiv sepse T është
gjithashtu syrjektiv.
Mbetet të provojmë që T −1 është i vazhdueshëm. Në saje të mosbarazimit
||T (T −1 y)|| ≥ M.||T −1 y||, për çdo y ∈ Y (x = T −1 y),
6 OPERATORËT LINEARË TË VAZHDUESHËM

përftojmë
1
||T −1 y|| ≤
||y||, për çdo y ∈ Y.
M
Kjo do të thotë që T −1 është i kufizuar (=i vazhdueshëm), dhe kjo përfundon vërtetimin.♦
Në tekstin ”Analizë Matematike në Hapësira Euklidiane” me autor S.Kaliaj tregohet se
çdo operator linear me fillim dhe fund në hapësirën euklidiane Rm prodhon një operator të anasjellë
(shih seksionin ”Hapësira e matricave katrore”). Teorema e mëposhtme është një përgjithësim i këtij
fakti për operatorët linearë me fillim dhe fund në hapësirën e Banahut X.
Teorema 3.2. Le të jetë dhënë një hapësirë Banahu X dhe operatori linear T : X → X. Në qoftë
se ||T || < 1, atëherë operatori linear I − T ka të anasjellë dhe si i tillë shërben operatori
I + T + T2 + ... + Tn + ...,
ku I : X → X është operatori identik.
Vërtetim. Së pari, provojmë me metodën e induksionit matematik që për çdo n ∈ N ka vend
mosbarazimi
||T n || ≤ ||T ||n .
Kjo ka vend për n = 1 dhe, për n = 2 kemi gjithashtu:
||T 2 (x)|| = ||T (T (x))|| ≤ ||T ||.||T (x)|| ≤ ||T ||2 .||x||, për çdo x ∈ X.
Pra,
||T 2 || ≤ ||T ||2 .
Supozojmë që për n = k ka vend mosbarazimi
||T k || ≤ ||T ||k .
Atëherë
||T k+1 (x)|| = ||T k (T (x))|| ≤ ||T k ||.||T (x)|| ≤ ||T ||k .||T ||.||x||, për çdo x ∈ X.
Si rrjedhim,
||T k+1 || ≤ ||T ||k+1 .
Së dyti, meqenëse
+∞ +∞
X X 1
||T n || ≤ ||T ||n = < +∞,
n=0 n=0
1 − ||T ||
në saje
P+∞të karakterizimit të hapësirave të Banahut me anë të konvergjencës së serive përftojmë që
seria n=0 T n konvergjon tek W në hapësirën e Banahut (L(X, X), || · ||), pra,
+∞
X
W = T n, T 0 = I.
n=0

Prej këtej, për çdo z ∈ X kemi që


n
!
X
k
(1) lim Wn (z) = W (z), Wn = T ,
n→∞
k=0

sepse ||Wn (z) − W (z)|| ≤ ||Wn − W ||.||z|| dhe


lim ||Wn − W || = 0.
n→∞

Të provojmë që W është operatori i anasjellë i operatorit I −T . Për këtë qëllim, duhet dhe mjafton
të provojmë që
(2) W (I − T )(x) = x, për çdo x ∈ X.
OPERATORËT LINEARË TË VAZHDUESHËM 7

Në saje të (1) kemi


(3) W (I − T )(x) = W (x − T (x)) = lim Wn (x − T (x)), për çdo x ∈ X.
n→∞
Kemi gjithashtu
Wn (x − T (x)) =(x − T (x)) + (T (x) − T 2 (x)) + . . . + (T n (x) − T n+1 (x))
=x − T n+1 (x)
dhe, meqenëse ||T n+1 (x)|| ≤ ||T ||n+1 ||x|| dhe ||T || < 1 rrjedh që
lim Wn (x − T (x)) = lim (x − T n+1 (x)) = x − lim T n+1 (x) = x, për çdo x ∈ X.
n→∞ n→∞ n→∞
Rezultati i fundit së bashku me (3) prodhon (2) dhe vërtetimi përfundon. ♦

4. Hapësirat e normuara izomorfe


Le të jenë dhënë dy hapësira të normuara X dhe Y mbi fushën Φ. Hapësirat X dhe Y thuhet se
janë topologjikisht izomorfe, në qoftë se gjendet T ∈ L(X, Y ), i tillë që
(i) T është bijektiv;
(ii) T është i vazhdueshëm në X;
(iii) T −1 është i vazhdueshëm në Y .
Në këtë rast themi që T është një izomorfizëm topologjik dhe shënojmë
X∼= Y.
Në rastin e veçantë kur izomorfizmi topologjik T është i tillë që
||T (x)|| = ||x||, për çdo x ∈ X,
themi që T është një izomorfizëm izometrik dhe për hapësirat X dhe Y thuhet se janë izometrik-
isht izomorfe dhe shkruajmë X ≡ Y .
Teorema 4.1. Le të jenë dhënë hapësirat e normuara X, Y dhe një operator linear syrjektiv T ∈
L(X, Y ). Atëherë pohimet e mëposhtme janë ekuivalente:
(i) T është një izomorfizëm topologjik;
(ii) gjenden numrat realë r > 0 dhe R > 0, të tillë që kanë vend mosbarazimet
r||x|| ≤ ||T (x)|| ≤ R||x||, për çdo x ∈ X.
Vërtetim. (i) ⇒ (ii) Supozojmë se T është një izomorfizëm topologjik. Atëherë, në saje të
vazhdueshmërisë së operatorit linear T , gjendet numri real R > 0, i tillë që
||T (x)|| ≤ R||x||, për çdo x ∈ X,
dhe, në saje të vazhdueshmërisë së operatorit linear T −1 , gjendet numri real r > 0, i tillë që
||T (x)|| ≥ r||x||, për çdo x ∈ X.
(ii) ⇒ (i) Supozojmë se ka vend (ii). Në saje të mosbarazimit
||T (x)|| ≤ R||x||, për çdo x ∈ X,
rrjedh që T është i vazhdueshëm. Ndërsa, në saje të faktit që T është syrjektiv, mosbarazimi
||T (x)|| ≥ r||x||, për çdo x ∈ X,
implikon që T është bijektiv dhe T −1 është operator linear i vazhdueshëm. Pra, T është izomorfizëm
topologjik dhe vërtetimi përfundon.♦
8 OPERATORËT LINEARË TË VAZHDUESHËM

5. Ushtrime
Ushtrimi 5.1. Le të jenë dhënë hapësirat e normuara X dhe Y mbi fushën Φ dhe një operator linear
T ∈ L(X, Y ). Provoni që pohimet e mëposhtme janë ekuivalente:
(i) T është i kufizuar në X;
(ii) për çdo bashkësi të kufizuar K ∈ 2X kemi që T (K) është një bashkësi e kufizuar në Y .
Ushtrimi 5.2. Le të jetë dhënë hapësira e Banahut `2 . Përcaktojmë funksionin
T : `2 → `2 , T (x1 , x2 , x3 , . . . ) = (x2 , x3 , . . . ).

(i) Provoni që T është operator linear.


(ii) Të gjendet ||T ||.
Ushtrimi 5.3. Le të jenë dhënë një hapësira e Banahut (C[0, 1], || · ||∞ ) dhe g ∈ C[0, 1]. Përcaktojmë
funksionin
Z 1
T : C[0, 1] → R, T (f ) = f (t)g(t)dt.
0

Provoni pohimet e mëposhtme:


(i) T është operator linear,
(ii) T është i kufizuar,
R1
(iii) ||T || = 0 |g(t)|dt.
Ushtrimi 5.4. Le të jenë dhënë hapësira e masës (X, Σ, µ) dhe hapësira e Banahut L2 (X, Σ, µ).
Përcaktojmë funksionin
Z 1
T : L2 → L2 , T (f ) = f (x)dµ.
0

(i) Provoni që T është operator linear.


(ii) Të gjendet ||T ||.
Ushtrimi 5.5. Le të jetë dhënë hapësira e Banahut (C[0, 1], || · ||∞ ). Fiksojmë numrat realë çfarëdo
λ1 , λ2 , λ3 ∈ R dhe numrat realë t1 , t2 , t3 ∈ (0, 1), të tillë që
t1 < t2 < t3 .
Përcaktojmë funksionin
T : C[0, 1] → R, T (x) = λ1 x(t1 ) + λ2 x(t2 ) + λ3 x(t3 ).

Provoni pohimet e mëposhtme:


(i) T është një operator linear,
(ii) T është i vazhdueshëm në C[0, 1],
(iii) ||T || = |λ1 | + |λ2 | + |λ3 |.
Ushtrimi 5.6. Le të jetë dhënë hapësira e Banahut (C[−1, 1], || · ||∞ ). Përcaktojmë funksionin
Z 0 Z 1
T : C[−1, 1] → R, T (x) = x(t)dt − x(t)dt.
−1 0

Provoni pohimet e mëposhtme:


(i) T është një operator linear,
(ii) T është i kufizuar,
(iii) ||T || = 2.
OPERATORËT LINEARË TË VAZHDUESHËM 9

Ushtrimi 5.7. Le të jetë dhënë hapësira e Banahut C[0, 1]. Përcaktojmë funksionin
Z t
T : C[0, 1] → C[0, 1], (T f )(t) = t f (s)ds.
0
(i) Provoni që T është operator linear.
(ii) Të gjendet ||T ||.
(iii) Provoni ekzistencën e operatorit të anasjellë
T −1 : R(T ) → C[0, 1]
dhe tregoni që nuk është i kufizuar, ku R(T ) është rangu i T .
Ushtrimi 5.8. Le të jetë dhënë hapësira e Banahut Lp (0, +∞) me 1 < p < +∞. Për f ∈ Lp (0, +∞)
shënojmë
1 x
Z
(T f )(x) = f (t)dt.
x 0
Provoni pohimet e mëposhtme:
(i) (T f )(x) përcaktohet korrektësisht për çdo f ∈ Lp (0, +∞),
(ii) T f është i vazhdueshëm në lidhje me x,
(iii) T f ∈ Lp (0, +∞),
(iv) funksioni
1 x
Z
T f : Lp (0, +∞) → Lp (0, +∞), (T f )(x) = f (t)dt
x 0
është oeprator linear i kufizuar,
(iv) ||T || = q.
Ushtrimi 5.9. Le të jetë dhënë një varg i kufizuar numrash kompleksë (cn ) ⊂ C. Përcaktojmë
funksionin
T : `2 → `2 , T (x1 , x2 , x3 , . . . ) = (c1 x1 , c2 x2 , c3 x3 , . . . ).
Provoni pohimet e mëposhme:
(i) T është operator linear,
(ii) T është i kufizuar,
(iii) ||T || = supn∈N |cn |.

You might also like