You are on page 1of 7

Teza 4

1.Toksiciteti i mikrobeve si nje nga mjetet e patogjenitetit te bakterieve, endotoksinat dhe


ekzotoksinat, karakteristikat dalluese midis tyree
TOKSICITETI SI NJE NGA MJETET E PATOGJENITETIT.
Toksiciteti

Disa patogjene demtojne bujtesin ose mekanizmat mbrojtese te tij me ane te prodhimit te
substancave toksike, te cilat ushtrojne aktivitet patogjen mbi te. Ne pergjithesi, keto substance
grupohen ne dy kategori: ekzotoksina dhe endotoksina.

Ekzotoksinat
Shumica e bakterieve jo invazive, te afte per te shkaktuar semundje, prodhojne
ekzotoksina.Ekzotoksinat jane substanca proteinike, qe lirohen e sekretohen nga qelizat e
pademtuara dhe nga ato te lizuara, ne ambientin e jashtem (nga i cili rrjedh dhe emri ”ekzotoksine”).
Ne organizmin e infektuar, ekzotoksinat mund te transportohen nepermjet rrjedhjeve te ndryshme ne
çdo pjese te trupit dhe ne kete menyre nje infeksion edhe pse i lokalizuar mund te kete pasoja letale.
Per shembull, Clostridium tetani shkakton nje infeksion te lokalizuar ne vendin ne te cilin shkaktari
nepermjet plages gjen mundesi per te hyre. Ky mikroorganizem eshte ne gjendje te shkaterroje indet,
por vetem lokalisht, ndersa neurotoksina shume e fuqishme e tij shperndahet ne te gjithe organizmin,
duke shkaktuar kontraksione muskulare difuze dhe paraliza te muskujve respiratore, me pasoje
vdekjen e organizmit te prekur. Potenciali toksik midis ekzotoksinave te ndryshme eshte i ndryshem;
nga ai shume i fuqishem, sitoksina botulinike deri tek toksina relativisht e dobet e Actinomyces
pyogenes. Ekzotoksinat jane faktore te virulences ne patogenezen e shume semundjeve, si ne ate te
botulizmit, tetanozit, gangrenes gazoze, koleres, etj. Simptomat me te rendesishme te ketyre
semundjeve shkaktohen ne rradhe te pare nga ekzotoksinat e prodhuar nga shkaktaret pergjegjes per
to. Keshtu, toksina difterike inhibon sintezen e proteinave ne qelizat e bujtesit, duke interferuar me
nje numer te madh proçesesh fondamentale; toksina e Clostridium perfringens eshte nje lecitinaze e
afte te demtoje membranen e qelizes se bujtesit; neurotoksina botulinike dhe ajo tetanike veprojne
vetem mbi qelizat e sistemit nervor qendror, duke altrenuar me proçeset e formimit dhe çlirimit te
mediatoreve si acetilcolina. Ekzotoksinat, sikurse dhe enzimat, jane me natyre proteinike dhe si te tilla
jane termolabile (nuk i rezistojne ne pergjithesi temperaturave mbi 60°C).

Ekzotoksinat kane pothuajse te gjitha veçori antigjenike dhe nxisin ne organizem prodhimin e
antitrupave specifike, antitoksinave. Disa nga ekzotoksinat, si pasoje e trajtimit te tyre me formaline,
mund te transformohen ne agjente imunizuese jo toksike te quajtur toksoide ose anatoksina.

Anatoksinat kane humbur vetite e tyre toksike, ndersa kane ruajtur te pa ndryshuar vetite
antigjenike, duke sherbyer keshtu si mjete efikase per imunizimin e organizmit. Perveç klostrideve,
bakterie te tjera qe prodhojne ekzotoksina jane shtamet enteropatogjene teEscherichia coli, Yersinia
pestis, disa specie te gjinise Corynobacterium, Bacillus anthracis me invazivitet te larte, disa shtame
te Pasteurella multocida dhe Staphylococcus aureus. Gjithashtu, eshte interesante te tregojme qe
toksina e Corynobacterium diphteriae dhe toksina eritogenike e Streptococcus pyogenes prodhohet
vetem nga shtamet lizogene te ketyre specieve. Ne keto bakterie karakteristika e prodhimit te
toksines kodohet nga ADN e bakteriofagut. Po keshtu, ka mjaft ekzotoksina qe kodohen nga genet e
plazmideve. Shembuj te saj jane neurotoksina e prodhuar nga shkaktari i tetanozit, enterotoksina e E.
coli dhe enterotoksina stafilokoksike. Sikurse dhe endotoksinat, efektet klinike dhe eksperimentale te
ekzotoksinave te ndryshme ndryshojne shume midis specieve te bakterieve.
Endotoksinat
Endotoksinat jane lende helmuese te lidhura ngushte me qelizen bakteriale. Ato mund te perftohen
gjate shkaterrimit, vdekjes se qelizes bakteriale me mjete fizike, kimike dhe biologjike. Endotoksinat
jane te pranishme ne sasi te madhe apo te vogel ne te gjithe bakteriet; mbi te gjitha ato identifikohen
me ate fraksion te paretit qelizor, mjaft i bollshem ne bakteriet Gram negative, kimikisht te njohur si
lipidi A i lipopolisaharideve.

Endotoksinat karakterizohen nga tiparet e meposhteme:

Endotoksinat prodhohen nga bakteriet Gram-negative, si nga speciet patogjene, ashtu dhe ngaato jo
patogjene dhe çlirohen gjate rritjes dhe lizisit te qelizes bakteriale; Endotoksinat kane natyre
komplekse dhe perfaqesojne nje strukture fosfolipide-polisaharideproteinike (O antigjeni somatik).
Megjithate, vetite biologjike dhe imunologjike i takojne pjeses lipopolisaharide. Termat endotoksine
dhe lipopolisaharide shpesh perdoren si sinonime te njeri tjetrit;

Endotoksinat perfaqesojne nje pjese te mire te murit qelizor te bakterieve Gram-negative;


Endotoksinat jane termostabile dhe kane nje peshe molekulare midis 100.000 dhe 900.000; Tosiciteti
i endotoksinave i perket pjeses lipidike. Efektet citotoksike te endotoksinave jane me pak specifike
dhe me pak potente se sa ato te ekzotoksinave;

Endotoksinat sillen si antigjene te dobet.Potenciali toksik i endotoksinave varion sipas specieve te


bakterieve. Megjithese jane pershkruar shume efekte biologjike mbi endotoksinat, roli i tyre ne
patogenezen esemundjeve bakteriale eshte pak i njohur dhe me shume i hipotezuar. Pjesa e
hipotezave ka te beje me natyren imunologjike te endotoksinave. Efektet kryesore te provokuara nga
endotoksinat, te vrojtuara klinikisht dhe eksperimentalisht, jane ethja, leukopenia, hipoglicemia,
hipertensioni dhe gjendja e shokut, koagulimi intravaskular, aktivizimi i komponenteve te
komplementit dhe reaksionet inflamatore akute. Endotoksemia eshte karakteristike ne sepsin e
shkaktuar nga bakteriet Gram-negative dhe ne hemoragjine septisemike.

2. Rritja dhe shumimi i qelizes bakteriale ; Kurba e rritjes se bakterieve dhe fazat e zhvillimit te
mikrobit

 RRITJA DHE SHUMEZIMI I QELIZES BAKTERIALE

Qeliza bakteriale eshte nje makine sintetizuese, e cila eshte e afte te dyfishoje vetveten. Proçeset
sintetike te qelizes bakteriale ne rritje perfshijne rreth 1000-2000 reaksione kimike te tipeve te
ndryshme, disa prej te cilave kane te bejne me transformimet energjitike ne qelize, te tjera, me
biosintezen e molekulave te vogla, te makromolekulave si dhe me biosintezen e kofaktoreve dhe
koenzimave te nevojshem per reaksionet enzimatike. Sikurse theksuam edhe me pare, ne çdo sistem
biologjik, rritja perkufizohet si nje rritje e zakonshme e te gjithe komponenteve kimike te qelizes, qe
rezulton me rritje ne madhesi dhe mase te qelizave. Rritja e nje qelize, sikurse permendem me lart,
eshte rritja ne madhesi dhe peshe e saj dhe zakonisht eshte fillimi i ndarjes se qelizes. Nga ana tjeter,
rritja e nje populacioni, do te thote rritje ne numer te qelizave si pasoje e rritjeve dhe ndarjeves te
njepasnjeshme. Ne shumicen e mikroorganizmave rritja vazhdon deri sa qeliza ndahet ne dy qeliza
bija te reja, nje proçes ky qe njihet dhe me emrin ndarja binare (binare shpreh faktin qe dy qelizat
lindin nga nje qelize) ose shpesh i quajtur dhe riprodhimi aseksual i bakterieve. Duke qene se
strukturat subqelizore dhe aparati mitotik mungon, bakteriet riprodhohen duke shperndare ne
menyre te barabarte te gjitha strukturat jetesore ne dy qelizat bija. Dy qelizat bija te formuara rriten
dhe secila prej tyre ndahet ne dy qeliza te reja, gjithsej behen kater dhe keshtu rritja bakteriale, nese
kushtet jane te favorshme, do te vazhdoje ne progresion gjeometrik.
Ne mikroorganizmat, ndarja binare realizohet gjate disa fazave, te cilat ndjekin njera tjetren. Fillimisht
membrana citoplasmatike, ne pergjithesi e lidhur me nje mesosom, zgjerohet ne sensin centripet,
duke formuar nje set transversal, i cili ndan ne dy pjese te barabarta, identike kromosomin bakterial,
qe ne te njejten kohe dyfishohet. Pareti qelizor, ne zonen qendrore te qelizes formon nje tkurrje
unazore dhe rritet centripetalisht per te formuar nje paret ndares, qe kompleton ndarjen e dy
qelizave bija.

Kurba e rritjes bakteriale ne terren te lenget

Nje bakter i vendosur ne nje terren kultural te pershtatshem dhe i mbajtur ne nje temperature
optimale te rritjes, shumezohet sipas rruges se tij, qe perseritet ne menyre konstante. Cikli i rritjes
bakteriale ka rendesi biologjike; gjate rritjes ne nje kulture, populacioni bakterial i nenshtrohet nje
rregulli metamorfoz, qe eshte i ngjashem me ate te qelizave te organizmave shumeqelizore gjate
zhvillimit te tyre dhe qe perfundon me shfaqjen ne terren te tre lloj kulturash: te reja, te rritura dhe te
plakura. Duke llogaritur numrin e qelizave te gjalla ne kete terren, gjate nje intervali kohe te
percaktuar, marrim kurben gjysemlogaritmike ose kurben e rritjes, e cila karakterizohet nga kater faza
te dallueshme te zhvillimit te mikrobit:

 lag faza;

 faza logaritmike;

 faza stazionare;

 faza e vdekjes.

Lag faza: Kur nje kulture bakteriale transferohet ne nje terren te fresket, numri i bakterieve ne te nuk
rritet, perkundrazi ai shpesh bie. Kjo faze e quajtur faza ”latente” (ne anglisht, lag), ne pergjithesi
eshte me e gjate kur perdoret nje terren kultural i ndryshem nga ai prej te cilit merret kultura. Kjo
ndodh, sepse mikrobit i duhet jo vetem te te ndryshoje metabolizmin e tij per t’ju pershtatur rritjes
ne terrenin e ri, por edhe te sintetizoje enzimat e pershtatshme per substratin e ri. Lag faza
karakterizohet nga dy cilesi: (a) qelizat te gatshme per te zhvilluar nje aktivitet shume te madh
metabolik, prodhojne me shpejtesi ADN dhe ARN e re si dhe nxisin sintezen e e enzimave te reja te
nevojshme per ndarjen qelizore (perfshire ketu dhe sintezen); (b) nuk ka rritje ne numer te qelizave.

Faza logaritmike: Kjo faze karakterizohet nga nje ritem shumezimi logaritmik dhe numri i qelizave te
reja gjate kesaj faze, rritet ne progresion gjeometrik, qe do te thote se logaritmi i numrit te qelizave
qe lindin rritet ne menyre lineare me kohen. Qelizat qe lindin nga ndarja jane te ndjeshme ndaj
veprimit te faktoreve te ndryshem dhe po qe se ne kete faze kultura shperngulen ne nje terren te
fresket, te njejte me te parin, ajo do te zhvillohet me po ate shpejtesi, si ne fazen logaritmike, pa
kaluar ne lag fazen. Ritmi i ndarjes qelizore gjate fazes logaritmike shpesh quhet dhe dyfishimi i
qelizave ne kohe, mbasi ne kulture fitohet numer i dyfishte i qelizave, gje e cila varet nga specia
bakteriale, sigurimi i faktoreve ushqyese (terreni kultural) dhe faktoreve fizike (temperatura, pH,
oksigjeni, etj). Gjithashtu ky numer varet edhe nga aftesite gjenetike te qelizes per te kryer rruget e
duhura katabolike dhe anabolike.

Faza stacionare: Gjate kesaj faze vendoset nje ekuiliber midis numrit te qelizave qe vdesin dhe atyre
qe shumezohen. Shkaqet qe percaktojne kete ngadalesim i atribohen modifikimeve fizike ne terrenin
kultural (pH, presioni osmotik, potenciali oksido reduktues), zvogelimi ne minimum i hapesires
jetesore ose hapesires biologjike midis qelizave te reja, por mbi te gjitha shfrytezimit te substancave
ushqyese dhe akumulimit ne terren te kataboliteve toksike. Ne fazen e stacionare (shpesh e quajtur
faza e pjekurise) nuk ndodh as shtimi dhe as pakesimi i numrit te qelizave, sa qeliza te reja lindin, po
aq qeliza mikrobike shkaterrohen. Ajo qe ndodh ne kete faze do te varet nga lloji i mikrobit i
pranishem ne kulture. Disa bakterie edhe pse e frenojne rritjen e tyre, ne fakt ato e ruajne plotesisht
aftesine jetesore kur vendosen ne kushte te reja te pershtatshme.

 Faza e vdekjes: Gjate fazes se vdekjes, ritmi i qelizave qe vdesin ne nje populacion eshte
logaritmik. Edhe vdekja e nje qelize bakteriale ashtu sikurse rritja e saj ndodh ne progresion
gjeometrik. Nga ana tjeter, ritmi i vdekjes se qelizave eshte gjithmone i barabarte me ritmin e rritjes
ne nje populacion dhe kjo ndodh kur qelizat humbin aftesine e tyre per te kryer metabolizmin. Eshte
gjithashtu e rendesishme te theksojme qe pika e vdekjes se qelizave njihet si humbje e aftesise qe
qelizave per tu riprodhuar dhe per te formuar koloni kur ato transferohen ne nje terren te te fresket
ne kushte optimale. Shpesh here, mbas vdekjes se shumices se qelizave edhe pse shkalla e vdekjes
bie ne menyre drastike, mundet qe nje numer i vogel qelizash te mbi jetojne dhe mund te ngelen
gjalle per disa muaj apo vite ne kulture.

Rritja e mikroorganizmave ne ambientin natyral

Deri tani kemi folur per rritjen e mikroorganizmave ne kushte ideale ose ne kushtet e eksperimentale
te laboratorit. U njohem me faktore te ndryshem qe influencojne ne rritjen e nje kulture mikrobike si
pH i ambientit, kerkesat ushqimore, prania ose mungesa e oksigjenit, temperatura, lloji i terrenit, etj.
Keta faktore, ne kushte laboratorike mund te rregullohen sipas kerkesave te veçanta te
mikroorganizmave.Ne natyre, faktore te shumte veprojne mbi mikrobet, duke krijuar kushte te
ndryshme te ambientit per mikroorganizmat. Megjithate, ne nje ambient te tille natyral, si ne
kavitetin oral te njeriut apo ne organizmin e tij, rralle mund te kete nje kulture te paster, sikurse ne
laborator, pasi ne te njejtin mjedis mund te gjenden specie te ndryshme mikrobike. Kjo ben qe te
komplikohen mardheniet midis mikroorganizmave te ndryshem, te cilet ne rrethana te tilla mund te
vendosin mardhenie neutraliteti, komensalizmi, avantazhi per nje specie dhe asnje dobi per tjetrin
apo mardhenie antagonizmi.

3.Kromozomi dhe plazmidet;Plazmidi R dhe antibiotiko-rezistenca. Prova e antibiogrames.


Plazmidet R dhe antibiotiko – rezistenca

Faktori F eshte vetem njeri nga numri i madh i plazmideve qe jane te vendosura ne citoplazmen e
shume bakterieve. Ekzistojne shume tipe te tjera plazmidesh, me karalteristika te ndryshme te
faktorit F, te cilat mbeten gjithmone autonome ne citoplazme dhe qe mund te transmetohen nga nje
bakter ne tjetrin nepermjet konjugimit, transduktimit ose transformimit. Pjesa me e madhe e
plazmideve, te transmetueshme nepermjet konjugimit, permbajne faktorin F, i cili kodifikon sex pilin
dhe karakteristika te tjera te bakterieve donatore. Keshtu, ata mund te transferojne tipare qe kane te
bejne me prodhimin e kolicines (proteine e prodhuar nga disa enterobakterie, qe ka aktivitet
antibiotik, por qe dallohet nga antibiotiket e tjere se ka peshe molekulare te madhe), me prodhimin e
enterotoksinave te ndryshme, ose karaktere te tjera, qe sjellin nje çfaqje te re ne mikroorganizmat, qe
me pare nuk e kishin.Gjithashtu, nje nga problemet me emergjente, qe sigurojne nje mbijetese
selektive te mikroorganizmave eshte ajo qe lidhet me transferimin e antibiotiko-rezistences me ane te
plazmideve. Ne kete rast, faktori pergjegjes i ketij transferimi njihet si ”faktori R”, i cili perfaqeson nje
klase te plazmideve te afte per te transferuar nga nje bakter ne tjetrin rezistencen ndaj disa
antibiotikeve.

Si eshte zbuluar faktori R? Disa studjuese japoneze vune re qe shume shtame mikrobike, te izoluar
nga rastet klinike, si ata te gjinise Staphylococcus, Escherichia, Klebsiella, Aerobacter, Proteus dhe
Shigella, manifestonin rezistence ndaj sulfamideve, tetraciklines, CAF, streptomicines, penicilines,
kanamicines dhe disa antibiotikeve te tjere.
Propabiliteti qe ne te njejten qelize te kishin ndodhur tre mutacione te menjehershme dhe te
pavarura (ndaj tre antibiotikeve qe çfaqej rezistenca) dukej e pamundur. Genet rezistente mundet
gjithashtu te transferohen nga nje plazmid R tek tjetri. Nje palzmid i vetem mund te permbaje rreth
10 gene rezistente, duke bere keshtu qe qeliza te jete rezistente ndaj 10 antibiotikeve te
ndryshem.Plazmidi i njohur si R6, mbart genet qe transferojne rezistencen ndaj gjashte antibiotikeve
te ndryshe, duke perfshire ketu antibiotiket tetra-cikline, neomicine dhe streptomicine

Faktori R eshte pergjegjes per kete transferim dhe dhe ai eshte i inter – transferueshem ne te gjitha
speciet e enterobakterieve. Faktori R eshte nje plazmid, qe permban si genet qe japin tiparin e
antibiotiko-rezistencen ashtu dhe genet qe japin karaktere te reja ne qelizat ku ato transferohen.
Shumica e faktoreve R jane plazmide konjugative, do te thote qe ato mbartin genet qe kodojne
prodhimin e sex pilit dhe proteinave te tjera qe kerkohen per konjugimin midis bakterieve Gram-
negative.

Ne raste te vaçanta elementi citopalzmatik i tipit R i trasmeton njekohesisht disa faktore te virulences
mikrobike si aftesine per te prodhuar hemolizina, per te prodhuar enterotoksina ose veti adezive
(p.sh. plazmidi Vir i Escherichia coli).

Te tilla tipare te lidhura me antibiotiko-rezistencen mund te sjelli nje presion selektiv te


padesherueshem mbi mikroorganizmat patogjene dhe keshtu ne prani te antibiotikut te tille shtame
te veçante patogjene mund te mbizoterojne mbi shtamet komensale.

Rrezikshmeria e antibiotiko - rezistences qofte ndaj nje antibiotiku apo ndaj disa antibiotikeve, e
nxitur nga faktori R, qendron midis te tjerave edhe ne faktin se ky tipar mund te transferohet jo vetem
brenda shtameve te te njejtes specie ose te te njejtes gjini, por edhe midis gjinive te ndryshme.
Keshtu p.sh. nese Escherichia coli (mikrob normal i mikroflores intestinale te kafsheve dhe njeriut)
zoteron faktorin R mund t’ja transferoje ate bakterieve te tjera Gram negative, te gjinive Salmonella,
Vibrio, Pseudomonas dhe Serratia, te cilet jane pergjegjes te infeksioneve te ndryshme.

Kromozomi bakterial i perbere nga nje molekule e gjate e ADN, eshte i privuar nga veshjet
proteinike. Kur gjendet i shtrire ne te gjithe gjatesine e tij, ai arrin 1mm, pra eshte rreth 1000 here me
shume se sa gjatesia e bakterit. Çdo molekule e vetme e ADN bakteriale permban te gjithe
informacionin gjenetik te qelizes; ne te kunderten, ne eukariotet, informacioni gjenetik permbahet ne
nje numer te caktuar molekulash, te veçuara nga ADN (çdo njera prej tyre eshte e lidhur me molekula
proteinike, per te formuar kromozomet), te rrethuara, perveç kesaj, edhe nga membrana
berthamore.

Plazmidet jane porcione te vogla te materialit gjenetik ekstrakromozomal, rrethor, te cilat bakteriet i
mbartin ne citoplazmen e tyre.Pavaresisht se kromozomi i vetem bakterial mbart te gjitha genet e
nevojshme per rritjen dhe riprodhimin e qelizes bakteriale, ne fakt ne te gjitha llojet e bakterieve jane
gjetur molekula shtese te ADN, te njohura si plasmide.

Keshtu, plasmidet, mund ti japin bakterieve aftesine per te sintetizuar produkte te reja, te cilat
megjithese nuk jane te rendesishme per metabolizmin e tyre, mund te transferojne te to
informacione te tilla qe e bejne qelizen rezistente ndaj antibiotikeve (faktori R, i rezistences), te
prodhojne toksina te ndryshme, te prodhojne mjetet adezive, ngjitese (p.sh. pili), qe jane te
rendesishme per kolonizimin e bakterieve, pra per rritjen e aftesive patogjene te tyre, ose akoma me
tej, per te prodhuar pili seksual, i nevojshem ky ne proçesin e konjugimit bakterial (faktori F, i
fertilitetit).

Kromozomi i vetem bakterial, sikurse njohim, eshte i vendosur ne berthame dhe ky material gjenetik
brenda nje bakteri shpesh quhet nukleoid, trup nuklear, rajon nuklear ose nukleus bakterial.
Pavaresisht se kromozomi eshte elementi primar gjenetik ne bakterie, shume bakterie gjithashtu
permbajne pjeseza te vogla te materialit gjenetik, te quajtura plazmide, te cilat fizikisht jane te
veçuara nga kromozomi (plazmidet ekstrakromozomale), por qe se bashku me te perbejne genomin
bakterial.

 Bakteriet mund te shumezohen me shpejtesi, duke krijuar keshtu mundesi qe per nje kohe te
shkurter te studjohen shume gjenerata bakteriesh;

 Bakteriet mund te kultivohen ne sasi mjaft te madhe dhe te gjithe individet e pranishem ne
kulture jane identike midis tyre, perderisa ata rrjedhin nga nje qelize e vetme prinderore
(homogjeniteti gjenetik);

 Bakteriet zoterojne nje kromozom te vetem, qe permban rreth 5000 gene (psh. E. coli),
ndersa qelizat e njeriut permbajne 46 kromozome me rreth 1 milion gene; per kete arsye qelizat
bakteriale jane shume me te thjeshta per studimet gjenetike;

 Ne bakteriet, materiali gjenetik mund te transferohet me lehtesi nga nje qelize bakteriale te
tjetra, duke bere te mundur vrojtimin e shfaqjes se nje karakteri dhe si rrjedhoje studimin e
mekanizmave te funksionimit te genit;

 Se fundi, kulturat mikrobike mund te kultivohen dhe te manipulohen me mjaft thjeshtesi dhe
ne nje vend mjaft te ngushte, p.sh. ne nje epruvete, ne krahasim me organizmat e larte, bimet apo
kafshet.

Antibiograma
Midis provave te ndjeshmerise in vitro antibiograma perfaqeson nder provat me te perdorura dhe me
te lehta, kur kerkojme te individualizojme kimioantibiotiket me aktive ndaj nje patogjeni te
identifikuar, per te instaluar nje terapi te suksesshme.Antibiograma kryhet sipas teknikes se njohur te
Kirby-Bauer, e cila bazohet ne depozitimin e nje numri disqesh prej celuloze, te imprenjuar me pare
me nje sasi te percaktuar te preparatit antibakterial, qe vendosen ne nje pjate Petri me terren kultural
te ngurte, ku me pare eshte mbjelle shtami patogjen.Gjate periudhes se inkubacionit te pjates,
kimioantibiotiket difundojne nga disqet ku jane vendosur drejt terrenit, ne menyre rrethore dhe nese
ata jane efikase ndaj mikrobit frenojne rritjen e tij ne nje zone, e cila do te jete e madhe nese i tille do
te jete aktiviteti i antibiotikut mbi mikrobin.

You might also like