You are on page 1of 16

PASQYRIMET (FUNKSIONET)

1. Përkufizimi i pasqyrimit (funksionit)

Përkufizimi 1.1. Le të jenë S, T bashkësi të dhëna. Funksion ose pasqyrim nga
S në T quhet rregulla sipas së cilës çdo elementi s ∈ S i shoqëronhet një element i
vetëm t ∈ T .
Shënimi 1.2. Për të shprehur pasqyrimin f (funksionin) nga S në T do të përdorim
shënimin
f
f : S −→ T ose S →
− T
Vlerën e funksionin f në elementin s do t’a shënojmë me f (s). Bashkësia S quhet
domena e f -it, kurse T quhet kodomena e f -it. Shënimi f : a −→ b ose a −→ b kur
f nënkuptohet shpreh që f (a) = b, pra funksioni specifikohet në elemente (jepet sipas
elementeve).
Shënimi 1.3. Në bazë të Përkufizimit 1.1, themi se f : S −→ T paraqet pasqyrim
nëse:

1) ∀s ∈ S, ∃t ∈ T ashtu që f (s) = t.

2) Nëse f (s) = t1 dhe f (s) = t2 atëherë t1 = t2 .

Detyra 1.4. Në cilin nga diagramet vijuese është dhënë pasqyrim nga bashkësia S =
{a, b, c} në bashkësinë T = {1, 2, 3, 4}?

Zgjidhja. a) Vërejmë se elementit b ∈ S nuk i është shoqëruar asnjë element nga


bashkësia T . Pra në këtë rast nuk kemi pasqyrim (nuk plotësohet kushti 1).
b) Është pasqyrim, sepse çdo elementi nga S i shoqërohet një element nga T .
Kështu a −→ 3; b −→ 3; c −→ 1
1
2 PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Shënimi 1.5. Vërejmë se që të dy elementeve a, b nga S u shoqërohet i njëjti element
3 ∈ T . Kjo nuk është në kundërshtim me përkufizimin e pasqyrimit.

c) Nuk është pasqyrim, sepse elementit c ∈ S i shoqërohen dy elemente nga T , dhe atë
1, 3 (nuk plotësohet kushti 2). ¤

Nëse funksioni f nuk jepet sipas elementeve, në përgjithësi duhet të provohet nëse f
është mirë i përkufizuar (angl. well defined).
Le të kuptojmë këtë përmes shembullit vijues:
Shembulli 1.6. Le të jetë A = A1 ∪ A2 . Le të përkufizojmë pasqyrimin f nga A në
{0, 1} si vijon: (
0, nëse x ∈ A1
f (x) = .
1, nëse x ∈ A2

Qartë se f është pasqyrim nëse A1 ∩ A2 = ∅. Pse?


Por nëse A1 ∩ A2 nuk është boshe, le të themi p.sh. A1 ∩ A2 = {z}, atëherë shtrojmë
pyetjen:
Ku do të pasqyrohej z në këtë rast?
Përfundojmë se nëse A1 ∩ A2 6= ∅, atëherë f nuk është pasqyrim.
Detyra 1.7. Përcaktoni nëse funksionet vijuese janë mirë të përkufizuara:
³a´
a)f : Q −→ Z i përkufizuar me f = a.
b
³a´
b)f : Q −→ Z i përkufizuar me f = b.
b

c) f : Z3 −→ Z6 i përkufizuar me f (x) = 3x.

³a´ a2
d)f : Q −→ Q i përkufizuar me f = .
b b2

e) f : Z3 −→ Z6 i përkufizuar me f (x) = x + 1.

f ) f : N −→ N i përkufizuar me f (n) = n − 1.

g) f : N ∪ {0} −→ N ∪ {0} i përkufizuar me f (n) = n − 1.

h) f : Z −→ Z i përkufizuar me f (z) = z − 1.

i) f : R −→ R i përkufizuar me f (r) = r.

j) f : R+ −→ R+ i përkufizuar me f (x) = x.
PASQYRIMET (FUNKSIONET) 3

Zgjidhja. a) Vërejmë se kushti 1) nga Shënimi 1.3 plotësohet sepse çdo numri nga Q
1 2 ³1´ ³2´
(pra çdo thyese) i shoqërohet numëruesi i saj. Meqë = , kemi f = 1, f = 2.
2 4 2 4
1
Pra, nuk plotësohet kushti 2) (sepse po pasqyrohet në dy vlera të ndryshme) (madje
2
1
pasqyrohet edhe në më shumë se dy vlera të ndryshme. Pse?)
2
D.m.th. nuk kemi pasqyrim.
b) Arsyetohet si në rastin a) se nuk kemi pasqyrim.
c)Përkujtojmë se Zn = {0, 1, 2, . . . , n − 1} është bashkësia e të gjitha mbetjeve të
mundshme gjatë pjesëtimit të numrit të çfarëdoshëm natyror me numrin n.
Kështu, p.sh. kur një numër natyror k pjesëtohet me 3 mund të merret mbetja 0 (në
këtë rast themi se k plotëpjesëtohet me 3), 1 ose 2. D.m.th. Z3 = {0, 1, 2}.
Po ashtu Z6 = {0, 1, 2, 3, 4, 5}.
Për këto më në detale do të kemi në kapitullin vijues:
Le t’i kthehemi zgjidhjes së detyrës.
Meqë në Z3 vlen 3 = 0, kurse në Z6 vlen 9 = 3 por

f (0) = 3 · 0 = 0, kurse f (3) = 3 · 3 = 9 = 3

përfundojmë se i njëjti element i Z3 (0 = 3) pasqyrohet në dy elemente të ndryshme


në Z6 .
D.m.th. f nuk është pasqyrim. ¤

2. Disa shembuj të pasqyrimeve (funksioneve)

Shembulli 2.1. Le të jenë S, T bashkësi joboshe dhe le të jetë t0 një element i fiksuar
nga T . Pasqyrimi f : S −→ T i përkufizuar me f (s) = t0 për çdo s ∈ S quhet
pasqyrim konstant nga S në T .
Shembulli 2.2. Le të jetë S bashkësi joboshe. Pasqyrimi i : S −→ S i përkufizuar me
i(s) = s, për çdo s ∈ S quhet pasqyrim identik në S. Shpesh do ta shënojmë is .
Shembulli 2.3. Le të jenë S, T bashkësi joboshe. Projeksionet kanonike πS , πT nga
bashkësia A × B në bashkësitë A, B përkatësisht përkufizohen me:

πA (s, t) = s, ∀(s, t) ∈ A × B

πA (s, t) = t, ∀(s, t) ∈ A × B
Shembulli 2.4. Funksioni vlera absolute f : R −→ R+ përkufizohet me:
(
x, nëse x ≥ 0
f (x) =
−x, nëse x < 0
4 PASQYRIMET (FUNKSIONET)

ku R+ = {x ∈ R | x ≥ 0}.
Për funksionin e mësipërm zakonisht në vend të f (x) shënojmë |x|.

Të paraqitet grafiku i funksionit f (x) = |x|.


Shembulli 2.5. Shqyrtojmë funksionin f : R −→ {0, 1} të përkufizuar me:

(
1, nëse x −irracional
f (x) =
0, nëse x −racional

Provoni të paraqitni grafikun e funksionit paraprak!


Shembulli 2.6. Funksioni signum (funksioni i shenjës) f : R −→ {−1, 0, 1}
përkufizohet me:



1, nëse x > 0
f (x) = 0, nëse x = 0

−1, nëse x < 0

Për funksionin e mësipërm në vend të f (x) do të përdorim shënimin sgn x.

Grafiku i funksionin sgn x


Shembulli 2.7. Le të jetë U bashkësi universale dhe A nënbashkësi e U -së. Funksioni
karakteristik i A-së në lidhje me U shënohet është χA : U −→ {0, 1} dhe përkufizohet
me (
1, nëse x ∈ A
χA (x) = .
0, nëse x 6= A

Shembulli 2.8. Funksioni vijues paraqitet në shumë raste në shkencë kompjuterike
dhe në teorinë e numrave, quhet pjesa e plotë x-it dhe përkufizohet me:
f : R −→ Z,
f (x) = numri më i madh i plotë z i tillë që z ≤ x.
PASQYRIMET (FUNKSIONET) 5

Për funksionin e mësipërm do të shënojmë [x].


Kështu, do të themi që [x] = k atëherë dhe vetëm atëherë kur k ≤ x < k + 1.
Për shembull:
[1.2] = 1 sepse 1 ≤ 1.2 < 1 + 1 = 2.
√ √
[− 2] = −2 sepse −2 ≤ − 2 < −1
Për x ∈ Z vlen [x] = x.
Vërejmë se për x ∈ [0, 1) vlen [x] = 0; për x ∈ [1, 2) vlen [x] = 1; për x ∈ [−1, 0),
[x] = −1 etj.
Kështu mund të paraqesim grafikun e funksionit f (x) = [x].

Shembulli 2.9. Le të jenë S, T bashkësi të tilla që S ⊆ T . Funksioni i përfshirjes
i : S −→ T përkufizohet me:
i(s) = s, ∀s ∈ S.

Ku qëndron dallimi mes funksionit të përfshirjes i(s) në S dhe funksionit identik
is ?
Përkufizimi 2.10. Le të jenë f : S −→ T, g : S1 −→ T1 dy funksione. Themi se
f = g nëse S = S1 , T = T1 (pra domenet dhe kodomenet janë të barabarta) dhe nëse
f (s) = g(s) për çdo s ∈ S (∈ S1 = S).
Detyra 2.11. Përkufizojmë f : R −→ R, g : R −→ R të dhëna me:

f (x) = max{x, −x}


g(x) = |x|
Tregoni se f = g.

Zgjidhja. Le të jetë max{x, −x} = x. D.m.th. x > 0, pra f (x) = x për x > 0.
Nëse x = 0; max{x, −x} = 0. Pra f (x) = 0 për x = 0.
Nëse max{x, −x} = −x përfundojmë se x < 0, pra f (x) = −x për x < 0.
D.m.th.
6 PASQYRIMET (FUNKSIONET)



x, nëse x > 0
f (x) = 0, nëse x = 0 = g(x).

−x, nëse x < 0

¤
Detyra 2.12. Të paraqitet grafiku i funksioneve vijuese si dhe të caktohet domena dhe
kodomena e tyre
a) f (x) = sgn(x − 1); b) f (x) = sgnx2 ; c) f (x) = sgn3x ;

d) f (x) = sgn(sin x); e) f (x) = sgn(x2 − x); f ) f (x) = sgn(π 2 − 2).

Zgjidhja. b) Meqë x2 > 0, ∀x ∈ R \ {0} kemi:


(
1, nëse x 6= 0
sgnx2 =
0, nëse x = 0

¤
Detyra 2.13. Të paraqiten grafikisht funksionet
a) f (x) = x − [x]; b) f (x) = x + [x]; c) f (x) = [x] + sgnx.

Zgjidhja. a) Për x ∈ Z, [x] = x, pra f (x) = 0. Për x ∈ [0, 1), [x] = 0, pra f (x) = x.
Për x ∈ [1, 2), [x] = 1, pra f (x) = x − 1. Për x ∈ [2, 3), [x] = 2, pra f (x) = x − 2. Për
x ∈ [−1, 0), [x] = −1, pra f (x) = x + 1.

¤
Grafiku i funksionit f (x) = x − [x]
PASQYRIMET (FUNKSIONET) 7

Detyra 2.14. Le të jetë R bashkësi universale dhe le të jetë


A = {x ∈ R | 1 ≤ x < 5}.
Të paraqitet grafiku i funksioneve:
a)χA ; b)χAC ; c) χ{2} ; d) χN .

Zgjidhja. a) Nga përkufizimi i funksionit karakteristik merret:


(
1, nëse x ∈ [1, 5)
χA (x) =
0, nëse x ∈ R \ [1, 5)

3. Pasqyrimi bijektiv

Mund të ndodh që për një funksion, dy vlera (elemente) të ndryshme të domenës të
japin të njëjtin rezultat.
P.sh. në detyrën 1.4 b) elementet a, b janë të ndryshme por a −→ 3, b −→ 3. D.m.th.
f (a) = f (b) = 3.
Ose nëse marrim në shqyrtim funksionin f : R −→ R të përkufizuar me f (x) = x2 .
(Qartë se f është mirë i përkufizuar). Edhe në këtë rast argumentet e ndryshme sjellin
tek i njëjti rezultat. P.sh. 1 6= −1 por f (1) = f (−1) = 1.
Por nëse funksioni f : S −→ T është i tillë që elementeve (argumenteve) të ndryshme
u shoqëron përfytyra (vlera) të ndryshme atëherë themi se f është pasqyrim 1-1.
Përkufizimi 3.1. Pasqyrimi f : S −→ T është një-një (injektiv) (simbolikisht
shënojmë 1-1) nëse për s1 6= s2 nga S vlen f (s1 ) 6= f (s2 ) në T , ose në mënyrë
ekuivalente, f është 1 − 1 nëse
f (s1 ) = f (s2 ) =⇒ s1 = s2 .
Shënimi 3.2. Që një funksion të jetë 1-1 shpesh varet edhe nga domena e tij (e jo
vetëm nga rregulla).
P.sh. f : R −→ R i përkufizuar me f (x) = x2 nuk është 1 − 1 (siç e kemi përshkruar
më sipër) por g : R+ −→ R i përkufizuar me g(x) = x2 është 1 − 1 (çdo dy elemente të
ndryshme jonegative i kanë përfytyrat e ndryshme).
Në këtë rast rregulla (ligji) është e njëjtë por ndryshon domena.
8 PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Le t’i referohemi sërish detyrës 1.4, rasti b).


Vërejmë se (edhe pse kemi pasqyrim) elementi 4 ∈ T nuk është përfytyrë e asnjë
elementi nga S.
Nëse funksioni f : S −→ T është i tillë që çdo element t ∈ T është përfytyrë e ndonjë
elementi nga S atëherë themi se pasqyrimi f është mbi.
Përkufizimi 3.3. Pasqyrimi f : S −→ T është mbi (surjektiv) nëse
∀t ∈ T, ∃s ∈ S | f (s) = t.
Shënimi 3.4. Fakti që një funksion është mbi, jo çdoherë varet vetëm nga rregulla
(ligji, korrespondeca).
P.sh. f : R −→ R i përkufizuar me f (x) = x2 nuk është mbi, sepse, p.sh. numri −1
(e madje asnjë numër real negativ) nuk është përfytyrë e ndonjë numri real.
Por, g : R −→ R+ i përkufizuar me g(x) = x2 është mbi, sepse çdo numër real jonegativ
është vlerë e funksionit për ndonjë argument (cili argument?).
Përkufizimi 3.5. Pasqyrimi 1-1 dhe mbi quhet pasqyrim bijektiv.
Shembulli 3.6. Le të jetë X = {1, 2, 3, 4, 5}, f : X −→ X pasqyrim i dhënë me:
f (1) = 3; f (2) = 1; f (3) = 4; f (4) = 5; f (5) = 4
Meqë elementi 2 nga X nuk është përfytyrë e asnjë elementi (nga X) përfundojmë se
f nuk është mbi. Pasqyrimi nuk është as 1 − 1 sepse 3 6= 5 por f (3) = f (5) = 4.
Detyra 3.7. Cilat nga pasqyrimet vijuese janë 1 − 1, mbi, bijektive?
n
a) f : N −→ Q i përkufizuar me f (n) = .
2n + 1
b) f : Z −→ N i përkufizuar me


2|x| + 1, nëse x < 0
f (x) = 1, nëse x = 0

2x, nëse x > 0
c) f : C −→ R i përkufizuar me f (x + iy) = x3 + y 3 .

Zgjidhja. a) Le të jenë n1 , n2 ∈ N si dhe f (n1 ) = f (n2 ). Atëherë

n1 n2
f (n1 ) = f (n2 ) =⇒ =
2n1 + 1 2n2 + 1
=⇒ n1 (2n2 + 1) = n2 (2n1 + 1)
=⇒ n1 = n2 .

D.m.th. f është 1 − 1.
Pasqyrimi nuk është mbi sepse p.sh. për 0 ∈ Q nuk ekziston asnjë n ∈ N i tillë që
f (n) = 0.
Pra, pasqyrimi nuk është bijektiv.
PASQYRIMET (FUNKSIONET) 9

b) Si më parë tregohet se f është 1 − 1.


Tregojmë se f është mbi. Duhet të tregojmë se çdo numër natyror është përfytyrë e
ndonjë numri të plotë.
P.sh. për 2 ∈ N; ekziston 1 ∈ Z ashtu që f (1)2, për 3 ∈ N ekziston −1 ∈ Z ashtu që
f (−1) = 2 · | − 1| + 1 = 3.
Në përgjithësi, për n = 2k, k ∈ Z ekziston k ∈ Z ashtu që
f (k) = 2k,

si dhe për n = 2k + 1, k ∈ Z, ekziston −k ∈ Z ashtu që


f (−k) = 2| − k| + 1 = 2k + 1.

Përfundojmë se pasqyrimi është bijektiv. ¤


Detyra 3.8. Le të jetë f : R −→ R i dhënë me
f (x) = x2 + ax + b,
ku a, b janë numra të fiksuar real.
Tregoni se për asnjë vlerë të a, b pasqyrimi f nuk mund të jetë 1 − 1 ose mbi.

Zgjidhja. Pasqyrimin e dhënë mund ta shënojmë në trajtën


³ a ´2 4b − a2
f (x) = x + + .
2 4
Le të themi se a 6= 0 (Çfarë mund të themi nëse a = 0?)
Vërejmë për x1 = 0, x2 = −a vlen f (0) = f (−a) = b.
D.m.th. f nuk është 1 − 1.
4b − a2
Le të jetë y < nga R. Atëherë për këtë vlerë të y-it nuk ekziston x ∈ R ashtu
4
që f (x) = y. (Pse?) (Të caktohet minimumi i funksionit f (x)). ¤

4. Kompozimi i pasqyrimeve

Le të jenë dhënë pasqyrimet f, g. Le t’i konsiderojmë ato si dy ”makina” që kanë
”hyrje-daljet” e tyre. Në qoftë se ”dalja” (razultati) e funksionit f shërben si ”hyrje”
e funksionit g, këtë në mënyrë skematike e paraqesim si vijon:

Me këtë rast duhet të kemi parasysh që rezultatet e funksionit f duhet t’i takojnë
domenës së funksionit g. Për të siguruar një gjë të tillë, kodomena e funksionit f
duhet të jetë e barabartë me domenën e funksionit g.
10 PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Kështu nëse makinat janë funksionet f : A −→ B, g : B −→ C, atëherë kombinimin e


këtyre dy makinave mund ta mendojmë si një makinë e cila për ”hyrje” - x ka elementet
nga bashkësia A kurse ”daljet” g(f (x)) janë nga bashkësia C.
Nga një situatë e tillë marrim motivimin për përkufizimin formal të kompozimit (prod-
himit) të pasqyrimeve.
Përkufizimi 4.1. Le të jenë dhënë pasqyrimet f : S −→ T dhe g : T −→ U . Kom-
pozimi (prodhimi) i pasqyrimeve f, g është pasqyrimi g ◦ f : S −→ U i përkufizuar
me:
(g ◦ f )(x) = g(f (x)).

Kompozimin e pasqyrimeve mund ta paraqesim në këtë mënyrë

Shënimi 4.2. Rast i veçantë kur çdoherë mund të caktojmë kompozimin e dy pasqyrimeve
është kur S = T = U , që d.m.th. kur S pasqyrohet në vetvete. Ndonëse ky rast është i
veçantë do të shohim se është shumë i rëndësishëm.
Shembulli 4.3. Le të jenë f, g, h : Q −→ Q të dhëna me
x
f (x) = , g(x) = x + 1, h(x) = x − 1.
2
Provohet se
x+1
f ◦ g = f (g(x)) = f (x + 1) =
2
g ◦ h = g(h(x)) = g(x − 1) = x
x
f ◦ (g ◦ h) = f (g(x)) = f (x) = .
2
Detyra 4.4. Le të jenë f, g : R −→ R të përkufizuara me:
(
x2 + 1, nëse x ≥ 0
f (x) =
x − 2, nëse x < 0
(
x + 2, nëse x ≥ 1
g(x) = .
3x, nëse x < 1

Të caktohet f ◦ g si dhe g ◦ f. Çfarë mund të konstatoni?


PASQYRIMET (FUNKSIONET) 11

Zgjidhja. (
f (x + 2), nëse x ≥ 1
(f ◦ g)(x) = f (g(x)) =
f (3x), nëse x < 1


f (x + 2), nëse x ≥ 1
= f (3x), nëse x ∈ [0, 1)

f (3x), nëse x < 0

 2
x + 4x + 5, nëse x ≥ 1
= 9x2 + 1, nëse x ∈ [0, 1)

3x − 2, nëse x < 0
(
g(x2 + 1), nëse x ≥ 0
(g ◦ f )(x) = g(f (x)) =
g(x − 2), nëse x < 0

 2
g(x + 1), nëse x ∈ [0, 1)
= g(x2 + 1), nëse x ≥ 1

g(x − 2), nëse x < 0

 2
3(x + 1), nëse x ∈ [0, 1)
= x2 + 3, nëse x ≥ 1

3(x − 2), nëse x < 0

Vërejmë se f ◦ g 6= g ◦ f. ¤

Shembulli paraprak tregon se në përgjithësi nuk vlen vetia komutative.


Në vijim do të shohim se për kompozimin e pasqyrimeve vlen vetia asociative.
Detyra 4.5. Le të jenë : S −→ T, g : T −→ U dhe f : U −→ V . Tregoni se vlen:
f ◦ (g ◦ h) = (f ◦ g) ◦ h

Zgjidhja. Së pari vërejmë se f ◦ (g ◦ h) dhe (f ◦ g) ◦ h janë pasqyrime nga S në V ,


d.m.th. ka kuptim të shqyrtojmë mundësinë që të jenë të barabarta.
Duhet të tregojmë se për çdo s ∈ S vlen:
(f ◦ (g ◦ h))(s) = ((f ◦ g) ◦ h)(s).
Vërtetë duke zbatuar përkufiziin e kompozimit të pasqyrimeve merret:
(f ◦ (g ◦ h))(s) = f ((g ◦ h)(s)) = f (g(h(s))).
Në anën tjetër:
((f ◦ g) ◦ h))(s) = ((f ◦ g)(h(s)) = f (g(h(s))).
Pra për çdo s ∈ S vlen
(f ◦ (g ◦ h))(s) = ((f ◦ g) ◦ h)(s).
Përfundojmë se
f ◦ (g ◦ h) = (f ◦ g) ◦ h.
¤
12 PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Detyra 4.6. Le të jetë A = {{1, 2} {1, 3}, {2}, {2, 5}, {3, 4, 5}}. Le të jetë f : A −→ N
i dhënë me: X
f (a) = x, për çdo a ∈ A.
x∈a

Të caktohet f [A].


Përkufizojmë tani funksionin g : N −→ N përmes:
(
numri më i madh i thjeshtë ≤ n, nëse n > 1
g(n) = .
1, nëse n = 1

Të caktohet g ◦ f dhe të identifikohet rangu i tij. A është g pasqyrim 1 − 1? A është
g ◦ f pasqyrim 1 − 1?

Zgidhja. Vërejmë se
f ({1, 2}) = 1 + 2 = 3

f ({1, 3}) = 1 + 3 = 4

f ({2}) = 2

f ({2, 5}) = 2 + 5 = 7

f ({3, 4, 5}) = 3 + 4 + 5 = 12

Pra f [A] = {2, 3, 4, 7, 12}.


Le të caktojmë g ◦ f. Qartë se g ◦ f ëshë pasqyrim nga A në N.
Kështu kemi
(g ◦ f )({1, 2}) = g(f {1, 2}) = g(3) = 3

(g ◦ f )({1, 3}) = g(f {1, 3}) = g(4) = 3

(g ◦ f )({2}) = g(2) = 2

(g ◦ f )({2, 5}) = g(f {2, 5}) = g(7) = 7

(g ◦ f )({3, 4, 5}) = g(12) = 11.

Rangu i g ◦ f është {2, 3, 7, 11}.


Pasqyrimi g nuk është 1 − 1 sepse 5 6= 6 por g(5) = g(6)(= 5).
Po ashtu, as pasqyrimi g ◦ f nuk është 1 − 1 sepse {1, 2} 6= {1, 3} por g({1, 2}) =
g({1, 3}) = 3. ¤
PASQYRIMET (FUNKSIONET) 13

Detyra 4.7. Le të jenë g : S −→ T dhe f : T −→ U pasqyrime 1 − 1. Tregoni se


f ◦ g : S −→ U është gjithashtu 1 − 1.

Zgjidhja. Supozojmë se (f ◦ g)(s1 ) = (f ◦ g)(s2 ). Në bazë të përkufizimit mbi kompoz-
imin e pasqyrimeve kemi:
f (g(s1 )) = f (g(s2 )).
Meqë f është pasqyrim 1 − 1 merret:
g(s1 ) = g(s2 ).
Meqë g është pasqyrim 1 − 1 merret:
s1 = s2 .
Pra f ◦ g është 1 − 1. ¤
Detyra 4.8. Le të jenë g : S −→ T dhe f : T −→ U pasqyrime mbi. Tregoni se
f ◦ g : S −→ U është gjithashtu mbi.

Zgjidhja. Figura

Le të jetë u ∈ U element i çfarëdoshëm. Meqë f është mbi, ekziston t ∈ T ashtu që
f (t) = u.
Për atë vlerë t ∈ T , meqë g është mbi, ekziston s ∈ S ashtu që:
g(s) = t.
D.m.th. f (g(s)) = u, që tregon se për çdo u ∈ U , ekziston s ∈ S ashtu që
(f ◦ g)(s) = u.
Pra f ◦ g është mbi. ¤

Në bazë të dy detyrave paraprake përfundojmë se:


Nëse g : S −→ T dhe f : T −→ U janë pasqyrime bijektive, atëherë f ◦ g është bijektiv.
14 PASQYRIMET (FUNKSIONET)

5. Pasqyrimi invers

Le të jetë dhënë pasqyrimi f : S −→ T dhe A ⊂ T . Le të shqyrtojmë bashkësinë

B = {s ∈ S | f (s) = A}.

Për këtë bashkësi do të përdorim shënimin f −1 (A).


Bashkësia f −1 (A) quhet inversi i përfytyrës së A në lidhje me f (angl. inverse image
of A).
Në rastin kur bashkësia A është njëelementëshe, pra A = {t}, shënojmë f −1 (t).
Kështu të njëjtin shënim f −1 do ta përdorim edhe në rastin e nënbashkësive e edhe në
rastin e bashkësive.
Nëse inversi i përfytyrës së {t} përbëhet vetëm nga një element, le të themi s ∈ S
atëherë do të përkufizojmë f −1 (t) të jetë i barabartë me s, pra f −1 (t) = s.
Përmes dy shembujve vijues do të vërejmë se f −1 në përgjithësi nuk paraqet pasqyrim
nga T në S.
Shembulli 5.1. Le të jenë A = {1, 2, 3, 4, 5, 6}, B = {2, 3, 5, 6, 7, 8, 11}. Le të jetë
f : A −→ B pasqyrim i dhënë me:

f f f f f f
1−
→ 2, 2→
− 3, 3−
→ 5, 4−
→ 6, 5−
→ 7, 6→
− 8
Qartë se

f −1 (2) = 1, f −1 (3) = 2, f −1 (5) = 3, f −1 (6) = 4, f −1 (7) = 5, f −1 (8) = 6.

Shtrohet pyetja: Ku do të pasqyrohet përmes f −1 elementi 11 ∈ B?


Pra, f −1 (11) = Ø. D.m.th. f −1 nuk është pasqyrim. Pse?
Shembulli 5.2. Le të jenë A = {1, 2, 3, 4, 5, 6}, B = {2, 3, 5, 7, 11}. Le të jetë
f : A −→ B pasqyrim i dhënë me:

f (1) = 2, f (2) = 3, f (3) = 5, f (4) = 5, f (5) = 7, f (6) = 11.

Nëse caktojmë f −1 (b) për b ∈ B do të vërejmë se f −1 (5) = 3 e po ashtu f −1 (5) = 4.


D.m.th. f −1 i shoqëron 5 dy elemente nga A dhe atë 3 dhe 4, e që është në kundërshtim
me përkufizimin e pasqyrimit.

Nga shembujtë paraprak përfundojmë se:


1) Nëse f nuk është mbi, atëherë ekziston t ∈ T që nuk është përfytyrë e asnjë elementi
s ∈ S, pra f −1 (t) = Ø.
2) Nëse f nuk është 1 − 1 atëherë për ndonjë t ∈ T ekzistojnë së paku dy elemente
s1 6= s2 nga S ashtu që f (s1 ) = f (s2 ) = t. Pra f −1 (t) nuk është element i vetëm,
kërkesë kjo e përkufizimit të pasqyrimit.
PASQYRIMET (FUNKSIONET) 15

Por nëse f është 1−1 dhe mbi, atëherë f −1 përkufizon pasqyrim nga T në S. Arsyetoni.
Një mënyrë tjetër për përkufizimin e pasqyrimit invers është si vijon:
Përkufizimi 5.3. Le të jetë f : A −→ B. Themi se g është pasqyrim invers i f -it
nëse g : B −→ A dhe
g ◦ f = IA , f ◦ g = IB ,
ku IA , IB janë pasqyrimet identike në A, B, përkatësisht. Në këtë rast g do të shënohet
me f −1 .
Detyra 5.4. Përkufizojmë pasqyrimin f : R −→ R përmes
(
x2 + 1, nëse x ≥ 0
f (x) =
x + 1, nëse x < 0

Tregoni se f është bijektiv dhe të caktohet f −1 .

Zgjidhja. Tregojmë së pari se f është 1 − 1.


Le të jenë x1 , x2 ∈ R të tillë që x1 6= x2 .
Dallojmë rastet:
(i) x1 , x2 ≥ 0 (ii) x1 , x2 < 0, (iii) x1 ≥ 0, x2 < 0, (iv) x1 < 0, x2 ≥ 0.

(i) Nëse x1 , x2 ≥ 0 atëherë x21 6= x22 e po ashtu x21 + 1 6= x22 + 1 që tregon se
f (x1 ) 6= f (x2 ).

(ii) Nëse x1 , x2 < 0 atëherë x1 + 1 6= x2 + 1 që tregon se


f (x1 ) 6= f (x2 ).

(iii) Nëse x1 ≥ 0, x2 < 0 atëherë f (x1 ) = x21 + 1 kurse f (x2 ) = x2 + 1. Pra


f (x1 ) 6= f (x2 )
sepse sikur f (x1 ) = f (x2 ) atëherë do të merrej x21 + 1 = x2 + 1 përkatësisht x21 = x2 e
që nuk është e mundur. Pse?
(iv) Ngjashëm me rastin (iii).
Në bazë të rasteve (i)-(iv) përfundojmë se f është 1 − 1.
Tregojmë se f është mbi.

Për çdo y ∈ R dhe y ≥ 1 ekziston x = y − 1 ≥ 0 nga R ashtu që
p 2
f (x) = ( y − 1 + 1 = y − 1 + 1 = y

Për çdo y ∈ R dhe y < 1 ekziston x = y − 1 < 0 nga R ashtu që


f (x) = f (y − 1) = y − 1 + 1 = y.

D.m.th. f është mbi.


Kështu kemi treguar se f është bijektiv.
16 PASQYRIMET (FUNKSIONET)

Le të caktojmë f −1 .
Dallojmë rastet:
(i) x ≥ 0, (ii) x < 0.

(i) Le të jetë x ≥ 0. Meqë


(f −1 f )(x) = x
kemi
f −1 (x2 + 1) = x.

Zëvendësojmë x2 + 1 = y. Meqë x ≥ 0 merret y ≥ 1. Po ashtu merret x = y − 1.
D.m.th. kemi p
f −1 (y) = y − 1.
Duke kaluar në ndryshoren x merret:

f −1 (x) = x − 1.
(ii) Le të jetë x < 0. Ngjashëm merret
f −1 (x + 1) = x.
Duke zëvendësuar x + 1 = y kemi x = y − 1 si dhe y < 1.
Pra
f −1 (y) = y − 1
Duke kaluar në ndryshoren fillestare, për x < 1 kemi
f −1 (x) = x − 1
Përfundimisht (√
x − 1, për x ≥ 1
f −1 (x) =
x − 1, për x < 1
¤

You might also like