You are on page 1of 7

5.

Klasifikimi i EDDP lineare të rendit të dytë

Herën e kaluar kemi nxjerrë ekuacionet e valës dhe nxehtësisë nga parimet fizike. Pamë edhe se
ekuacioni i Laplace-it përshkruan gjendjen e qëndrueshme fizike të dukurisë së valës dhe
përcjellshmërisë së nxehtësisë. Sot do të shqyrtojmë EDDP e përgjithshme lineare të rendit të
dytë dhe do ta reduktojmë atë në një nga tre tipet e ndryshme të ekuacioneve që kanë si trajta të
tyre kanonike ekuacionet e valës, nxehtësisë dhe Laplace-it. Njohja e tipit të ekuacionit lejon
përdorimin e metodave përkatëse për studimin e tij, të cilat janë mjaft të ndryshme në varësi të
llojit të ekuacionit. Duhet të krahasoni këto me prerjet konike, të cilat dalin si tipe të ndryshme
të ekuacioneve algjebrike të rendit të dytë (kuadratiket). Meqë hiperbola, që jepet nga ekuacioni
x2 – y2 = 1, ka veti shumë të ndryshme nga parabola, x2 – y = 0, pritet që e njëjta gjë të jetë e
vërtetë edhe për ekuacionet e valës dhe nxehtësisë. Për prerjet konike, përdoret ndryshimi i
variablave për të reduktuar ekuacionin e përgjithshëm të rendit të dytë në një formë të thjeshtë,
të cilat klasifikohen sipas formës së ekuacionit të reduktuar. Do të shohim se një procedurë e
ngjashme funksionon edhe për EDDP e rendit dytë.
EDDP e përgjithshme lineare e rendit të dytë ka trajtën:
Auxx + Buxy + Cuyy + Dux + Euy + Fu = G,
ku koeficientët A, B, C, D, F dhe termi i lirë G janë funksione të përgjithshme të variablave të
pavarura x, y, dhe nuk varen nga funksioni i panjohur u. Klasifikimi i ekuacioneve të rendit të
dytë varet nga trajta e pjesës kryesore të ekuacionit të përbërë nga termat e rendit të dytë. Pra,
për thjeshtësi shënimi, kombinojmë termat e rendit më të ulët dhe e rishkruajmë ekuacionin e
mësipërm në trajtën:
Auxx + Buxy + Cuyy + I(x, y, u, ux, uy) = 0. (5.1)
Siç do të shohim, lloji i ekuacionit të mësipërm varet nga shenja e madhësisë
Δ(x, y) = B2(x, y) − 4A(x, y)C(x, y), (5.2)
që quhet dallori për (5.1). Klasifikimi i EDDP lineare të rendit të dytë jepet nga:
Përkufizim 5.1. Në pikën (x0, y0) EDDP lineare e rendit të dytë quhet:
1. hiperbolik, në qoftë se Δ(x0, y0) > 0,
2. parabolik, në qoftë se Δ(x0, y0) = 0,
3. eliptik, në qoftë se Δ(x0, y0) < 0.
Vini re se në përgjithësi një ekuacion i rendit të dytë mund të jetë i një lloji në një pikë të
caktuar dhe i një lloj tjetër në një pikë tjetër. Për të ilustruar rëndësinë e dallorit Δ = B2− 4AC,
në vijim do të përshkruajmë se si ta reduktojmë ekuacionin (5.1) në një formë kanonike. Në
ngjashmëri me ekuacionet algjebrike të rendit të dytë, do të përdorim ndryshimin e koordinatave
për të reduktuar ekuacionin në një formë të thjeshtë. Përcaktojmë variablat e rinj si
⎧ ξ = ξ ( x, y ) ξx ξ y
⎨ me J = det ≠0. (5.3)
⎩η = η( x, y ) ηx η y
Pastaj përdorimin rregullin zinxhir për të llogaritur termat e ekuacionit (5.1) në këto variabla:
ux = uξξx + uηηx,
uy = uξξy + uηηy.
Për të shprehur derivativet e rendit të dytë në varësi të variablave (ξ, η), diferencohen shprehjet
e mësipërme të derivateve të para duke përdorur përsëri rregullin zinxhir.
uxx = uξξξx2 + 2uξηξxηx + uηηη2x + t.r.u,
uxy = uξξξxξy + uξη(ξxηy + ξyηx) + uηηηxηy + t.r.u,
uyy = uξξξ2y + 2uξηξyηy + uηηη2y + t.r.u.
Këtu t.r.u. është për termat e rendit të ulët, që përmbajnë vetëm një derivat të së panjohurës u.
Duke përdorur këto shprehje për derivatet e rendit të dytë të u, ekuacionin (5.1) mund ta
rishkruajmë në këto variabla si

1
A*uξξ + B*uξη + C*uηη + I*(ξ, η, u, uξ, uη) = 0 (5.4)
* * *
ku koeficientët e rinj të termave të rendit më të lartë A , B dhe C shprehen nëpërmjet
koeficientëve fillestare dhe ndryshimit të variablave me formulat e mëposhtme.
A* = Aξx2 + Bξxξy + Cξy2, (5.5)
*
B = 2Aξxηx + B(ξxηy+ξyηx) +2Cξyηy, (5.6)
C* = Aηx2 + Bηxηy + Cηy2. (5.7)
Mund të formojnë dallorin për ekuacionin me ndryshoret e reja me anë të koeficientëve të reja
Δ* = (B*)2− 4A*C*
Duhet të sigurohemi se ekuacioni i reduktuar do të ketë të njëjtin tip si ekuacioni fillestar.
Përndryshe, klasifikimi i dhënë nga Përkufizimi 5.1 është i pakuptimtë, pasi në këtë rast e
njëjta dukuri fizike do të përshkruhej nga ekuacione të llojeve të ndryshme, në varësi të sistemit
koordinativ në të cilin zgjidhet të shihet ai. Pohimi i mëposhtëm jep një garanci të tillë.
Teorema 5.2. Dallori i ekuacionit në variablat e reja mund të shprehet në lidhje me dallorin e
ekuacionit fillestar (5.1) si më poshtë
Δ* = J 2Δ,
ku J është dallori i Jacobianit të ndryshimit të variablave të dhëna nga (5.3).
Si rrjedhim, lloji i ekuacionit është invariant ndaj transformimeve të pa degjeneruara të
koordinatave, meqë shenjat e Δ dhe Δ* përputhen.
Kjo teoremë mund të provohet drejtpërdrejtë, edhe pse disi me vështirësi, duke llogaritur
shprehjen e Δ* në varësi të koeficientëve të ekuacionit fillestar (5.1). Rreshti i fundit i teoremës
pohon se mund të kryejmë çdo ndryshim të padegjeneruar të variablave për të reduktuar
ekuacionin, ndërkohë që tipi mbetet i pandryshuar. Le të përpiqemi të ndërtojmë transformime
të tilla, të cilat do të bëjnë që të anulohen një, ose ndoshta dy nga koeficientët e termave
kryesore të rendit të dytë të ekuacionit (5.4), duke e reduktuar kështu ekuacionin në një trajtë të
thjeshtë.
Për thjeshtësi, supozojmë se koeficientët A, B dhe C janë konstant. Materiali i këtij
leksioni mund të shihet edhe për rastin e koeficienteve variabël me ndryshime të vogla, por në
këtë modul nuk do të studiojmë rastin e EDDP të rendit të dytë me koeficientë të ndryshueshëm.
Vini re se shprehjet për A* dhe C*përkatësisht në (5.5), (5.7) kanë të njëjtën trajtë, me
ndryshimin e vetëm se ekuacioni i parë përmban ndryshoren ξ, ndërsa i dyti η. Për këtë shkak,
mund të përpiqemi të zgjedhim një transformim, i cili do të anulojë edhe A* edhe C*. Këto
ekuacione janë ekuivalente me ekuacionin e mëposhtëm
Aζx2 + Bζxζy + Cζy2 = 0. (5.8)
Kemi përdorur ζ (Zeta) në vend të ξ dhe η. Zgjidhjet e këtij ekuacioni quhen lakoret
karakteristike për EDDP e rendit të dytë (5.1) (krahasoni këto me lakoret karakteristike për
EDDP e rendit të parë, ku ideja përsëri ishte të reduktohej ekuacioni në një formë të thjeshtë, në
të cilën shfaqet vetëm një nga derivatet e rendit të parët). Pjesëtojmë të dy anët e ekuacionit të
mësipërm me ζ2y për të marrë:

( ) + B ( ) + C = 0.
2
ζ ζx
A ζx ζy (5.9)
y

Pa humbur aspektin e përgjithshëm, mund të supozojmë se A ≠ 0. Në të vërtetë, nëse A = 0, por


C ≠ 0, mund të vazhdojmë në mënyrë të ngjashme, duke marrë në shqyrtim raportin ζy / ζx në
vend të ζx / ζy. Përndryshe, në qoftë se edhe A = 0 edhe C = 0, atëherë ekuacioni është tashmë në
trajtë të reduktuar, dhe nuk do të bënin gjë. Tani kujtojmë se po përpiqemi të gjejmë formulat
për ndryshimin e variablave, të cilat janë dhënë si lakoret ζ(x, y) = konst (fiksoni ndryshoren e
re, p.sh. ξ(x, y) = ξ0). Përgjatë këtyre lakoreve kemi:
dζ = ζxdx + ζydy = 0.
Për këtë arsye, koeficienti këndor i lakores karakteristike jepet nga:

2
dy ζ
=− x.
dx ζy
Duke e zëvendësuar këtë në ekuacionin (5.9), arrijmë në ekuacionin e mëposhtëm për
koeficientin këndor të lakores karakteristike:

( ) ( dy )
2
dy
A dx − B dx + C = 0.
Meqë ekuacioni i mësipërm është kuadratik, ai ka 2, 1 ose 0 zgjidhjet reale, në varësi të shenjës
së dallorit, B2–4AC, dhe zgjidhjet jepen nga formula kuadratike:
dy B ± B 2 − 4 AC
= .
dx 2A (5.10)

5.1 Ekuacioni hiperbolik

Nëse dallori Δ> 0, atëherë formulat kuadratike (5.10) japin dy familje të ndryshme të lakoreve
karakteristike, të cilat do të përcaktojnë ndryshimin e variablave (5.3). Për të nxjerrë këto
formula të ndryshimit të variablave, integrojmë (5.10) duke marrë
B ± B 2 − 4 AC B ± B 2 − 4 AC
y= x + c, x − y = c.
2A ose 2A
Këto ekuacione japin ndryshimin e mëposhtëm të variablave
⎧⎪ξ = B+ B2 −4 AC x − y
2A
⎨ (5.11)
B − B 2 −4 AC
⎪⎩η = 2A x− y
* * *
Me këto variabla të reja A = C = 0, ndërsa për B nga (5.6) kemi
B* = 2 A ( B2 −( B2 −4 AC )
4 A2 ) + B ( − 2BA − 2BA ) + 2C = 4C − BA = − ΔA ≠ 0 .
2

Pastaj mund të pjesëtojmë ekuacionin (5.4) me B* dhe arrijmë në ekuacionin e reduktuar


uξη + ⋅⋅⋅= 0 (5.12)
Kjo quhet trajta e parë kanonike për ekuacionin hiperbolik. Pas transformimeve ortogonale
x′ = ξ + η,
y′ = ξ−η,
ekuacioni (5.12) bëhet
ux′x′− uy′y′ + ⋅⋅⋅ = 0,
e cila quhet trajta e dytë kanonike për ekuacionin hiperbolik. Vini re se ekuacioni i fundit ka
saktësisht të njëjtën trajtë në termat e saj kryesore si ekuacioni i valës (me c = 1).

5.2 Ekuacioni parabolik

Në rastin e ekuacionit parabolik Δ = B2 – 4AC = 0, dhe formulat kuadratike (5.10) japin vetëm
një familje të lakoreve karakteristike. Kjo do të thotë se nuk ka ndryshim të variablave që
anulon edhe A* edhe C*. Megjithatë mund të anulojmë njërën prej tyre, për shembull A*, duke
zgjedhur ξ si zgjidhje unike e ekuacionit (5.10). Pastaj mund të zgjedhim η në mënyrë të çfarë-
doshme, për sa kohë që formula e ndryshimit të koordinatave (5.3) përcakton një shndërrim të
padegjeneruar. Vini re se në një rast të tillë, sipas Teoremës 5.2, Δ* = (B*)2− 4A*C* = 0. Por
atëherë kemi B* = ±2 A*C * = 0.
Zgjidhim ekuacionin (5.10) duke integruar për të marrë ξ dhe caktojmë η = x për të
arritur në formulat e mëposhtme të ndryshimit të variablave

3
⎧ξ = 2BA x − y
⎨ (5.13)
⎩η = x
Përcaktori i Jacobian-it të këtij transformimi është
B / (2 A) −1
J= = 1 ≠ 0.
1 0
Kështu, transformimi (5.13) është me të vërtetë i pa degjeneruar dhe redukton ekuacionin (5.1)
në trajtën e mëposhtme (pas pjesëtimit me C*)
uηη + ⋅⋅⋅= 0,
e cila është trajta kanonike për ekuacionin parabolik. Vini re se ky ekuacion ka të njëjtat terma
si ekuacioni i nxehtësisë uxx–ut=0.

5.3 Ekuacioni eliptik

Në rastin e ekuacionit eliptik Δ = B2 – 4AC< 0 dhe formulat kuadratike (5.10) japin dy zgjidhje
komplekse të konjuguara. Mund ta zgjidhim formalisht atë për ξ në mënyrë të ngjashme me
rastin hiperbolik, dhe arrijmë në formulën
⎛ B B 2 − 4 AC ⎞
ξ=⎜ + i ⎟ x − y.
⎜ 2A 2 A ⎟
⎝ ⎠
Përcaktojmë variablat e reja (α, β) duke marrë përkatësisht pjesët reale dhe imagjinare të ξ.
⎧α = 2BA x − y

⎨ 2
⎪⎩β = B 2−A4 AC x
(5.14)
Në këto variabla ekuacioni (5.1) ka trajtën
A**uξξ+ B**uξη + C**uηη + I**(ξ, η, u, uξ, uη) = 0, (5.15)
koeficientet e së cilës jepen nga formula të ngjashme me (5.5) - (5,7) ku ξ zëvendësohet nga α,
dhe η zëvendësohet nga β. Duke llogaritur këto koeficientë të rinj marrim
A** = A ( 2BA ) − 2BA + C = 4 AC −2B
2 2
4A
4 AC − B 2
B** = 2 A 2BA − B 2A
= 0,
2
−B = 4 AC − B 2 .
C ** = A 4 AC
4 A2 2 A2
Siç mund të shohim, A** = C** dhe B** = 0. Kjo është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e faktit se
ξ = α+ βi dhe η = α−βi zgjidhin ekuacionin (5.8). Atëherë pjesëtojmë të dy anët e ekuacionit
(5.4) me A**−C** ≠ 0 dhe arrijmë në ekuacionin e reduktuar
uαα+ uββ + ⋅⋅⋅ = 0,
e cila është trajta kanonike për ekuacionin eliptik. Vini re se ky ekuacion ka të njëjtat terma
kryesorë si ekuacioni i Laplace-it.

Shembull 5.1. Klasifikoni secilin prej ekuacioneve:


(a) uxx− 5uxy= 0.
(b) 4uxx− 12uxy+ 9uyy+ uy= 0.
(c) 4uxx+ 6uxy+ 9uyy= 0.
(d) uxx+ 2uxy+ uyy−u + ux= 0.
(e) 3uxx−10uxy+ 4uyy−xux + yuy− 3u =x.
(f) uxx+4uxy+ 5uyy−u + uy= 0.

4
Vërtet, kontrollojmë shenjën e “dallorit” Δ= B2− AC.
Për (a) kemi Δ= (−5/2)2− (1)(0) = 25/4 >0, prandaj ai është hiperbolik.
Për (b), kemi Δ= (−6)2− (4)(9) = 36 − 36 = 0, prandaj ai është parabolik.
Për (c), kemi Δ= 32− (4)(9) = 9 − 36 <0, prandaj ai është eliptik.
Për (d), kemi Δ= 12− (1)(1) = 1− 1=0, prandaj ai është parabolik.
Për (e), kemi Δ= (−5)2− (3)(4) = 25− 12= 13 >0, prandaj ai është hiperbolik.
Për (f), kemi Δ= 22− (1)(5) = 4− 5= −1 <0, prandaj ai është eliptik.
Në ushtrimin e mësipërm vëmë re se koeficientet A, B, C janë konstantë, prandaj edhe
dallori Δ= konst dhe si rrjedhojë ekuacioni do të jetë i të njëjtit tip në të gjithë zonën.
Le të shohim tani shembuj ku Δ ≠ konst. J

Shembull 5.2. Përcaktoni rajonet në planin xy ku ekuacioni i mëposhtëm është i hiperbolik,


parabolik ose eliptik.
uxx + yuyy + ½uy = 0.
Koeficientët e kushteve kryesore në këtë ekuacion janë
A = 1, B = 0, C = y.
2
Atëherë dallori është Δ = B − 4AC = −4y. Pra ekuacionit është hiperbolik kur y < 0, parabolik
kur y = 0, dhe eliptike kur y> 0. J

Shembull 5.3. Përcaktoni rajonet në planin xy ku ekuacioni i mëposhtëm është i hiperbolik,


parabolik ose eliptik
yuxx− 2uxy+ xuyy= 0
2
Vërtetë, Δ= (−1) − (y)(x) = 1 − xy. prandaj ekuacioni është parabolik në hiperbolën (xy = 1),
eliptik në dy zonat mysëta (xy >1), dhe hiperbolik në zonën e lidhur (xy <1). J

Shembull 5.4. Përcaktoni rajonet në planin xy ku ekuacioni i mëposhtëm është i hiperbolik,


parabolik ose eliptik
sin x uxx+2cos xuxy− sin xuyy+ 2ux−uy + u = 0.
2
Vërtetë, Δ = (cos x) − (sin x)(−sin x) = 1, ∀ x, y ∈ Oxy, prandaj ek. është hiperbolik në planin Oxy.

Shembull 5.5. Përcaktoni rajonet në planin xy ku ekuacioni i mëposhtëm është i hiperbolik,


parabolik ose eliptik
x2uxx + 2xyuxy − 2y2uyy + uy − u = 0.
Vërtetë, Δ = (xy)2 – x2(−2xy) = 3x2y2 ≥ 0, ∀ x, y ∈ Oxy.
Rasti I. xy = 0 ⇔ x = 0 ∨ y = 0 ⇒ Δ = 0 ⇒ ekuacioni është parabolik në zonën e boshteve.
Rasti II. xy≠ 0 ⇔ x ≠ 0 ∧ y≠ 0 ⇒ Δ ≠ 0 ⇒ prandaj ekuacioni është hiperbolik në çdo çift (x, y)
që kanë njëkohësisht ≠ 0 ∧ y≠ 0 në planin Oxy. J

5.4 Procedura e zgjedhjes së transformimit që kthen EDDP në trajtë kanonike

Rasti I. B(x, y) ≠ 0, A(x, y) =C(x, y), ∀ (x, y) ∈D.


a) A(x, y) = C(x, y) = 0. Pjesëtojmë ekuacionin me B(x, y) ≠ 0, përftojmë ekuacionin
uxy + G(x, y, u, ux, uy) = 0,
që është trajta kanonike e ekuacionit hiperbolik, sepse Δ = B2− 4AC = B2> 0.
Rasti II. A(x, y) dhe C(x, y) nuk bëhen njëkohësisht zero në ndonjë pikë (x, y) ∈ D,
A2(x, y) + C2(x, y) > 0, nuk po merremi me B(x, y) ≠ 0, atëherë ndërtojmë këtë ekuacion ndihmës
të zakonshëm
1′) A(x, y)dy2+ B(x, y)dydx + C(x, y)dx2 = 0
që quhet ekuacion i zakonshëm korrespondues i ekuacionit (5.1)

5
• Në rastin kur A(x, y) ≠ 0, C(x, y) = 0 në D, atëherë 1 merr trajtën

( ) − B ( dydx ) = 0. ,
2
dy
A dx dx2≠ 0
• Në rastin kur A(x, y) = 0, C(x, y) ≠ 0 në D, atëherë 1 merr trajtën

( ) − B ( dydx ) = 0. ,
2
C dx
dy dy2≠ 0
• Në rastin kur A(x, y) ≠ 0 dhe C(x, y) ≠ 0, në D, mund të përdorim të dy mundësitëdx2, dy2 .
Meqë procedohet njëlloj, e fiksojmë idenë qëA(x, y) ≠ 0, C(x, y) nuk ka rëndësi.

Le të përcaktojmë transformimin
⎧ξ = ϕ( x, y )
⎨ ,∀(x, y) ∈D,
⎩η = ψ ( x , y )
Duke zgjidhur ekuacionin ndihmës të rendit të dytë në lidhje me dy/dx (dx/dy), që nuk është gjë
tjetër veçse një ekuacion algjebrik i rendit të dytë

( dy ) − B ( dydx ) = 0. ,
2
A dx dx2≠ 0
1′⇒ 1″ duke pjesëtuar me dx2 ≠ 0

( ) − B( x, y) ( dydx ) + C ( x, y) = 0. , dy 2 B ± D
2
1″ A( x, y ) dy
dx dx2≠ 0, Δ(x, y) = B2− 4AC⇒ =
dx 2A
⎧ dy 2B + D
⎪ = y′ = → ϕ( x, y ) = C
⎪ dx 2A
Rasti 1. Δ > 0 (ekuacioni hiperbolik) ⎨
⎪ dy = y′ = 2 B − D → ψ ( x, y ) = C
⎪⎩ dx 2A
Transformimi në këtë rast është evident, mjafton të pozojmë:
⎧ξ = ϕ( x, y ) = C

⎩η = ψ ( x, y ) = C
Rasti 2. Δ = 0 (ekuacioni parabolik)
dy B
= ⇒ ∃! Zgjidhje e përgjithshme ϕ(x, y) = C ose
dx A
⎧ξ = x,( y ) ⎧ξ = ϕ( x, y )
⎨ ose ⎨
⎩η = ϕ( x, y ) ⎩η = x,( y )
Rasti 3. Δ < 0 (ekuacioni eliptik)
⎧ dy 2 B + i D
⎪ =
dy 2 B ± − D 2 B ± i D ⎪ dx 2A
= = ⇒⎨ ⇒ϕ(x, y) ±ψ(x, y)i = C
dx 2A 2A ⎪ dy 2 B − i D
⎪ =
⎩ dx 2A
⎧ξ = ϕ( x, y ) = Re(shprehjes)
⇒⎨
⎩η = ψ ( x, y ) = Im(shprehjes)

Vërejtje. Në të gjitha rastet që pamë më sipër, për zgjidhjen e ekuacionit 1″′) zgjidhja e
përgjithshme merret në trajtën e pashtjellur duke veçuar në të djathtë konstanten e integrimit C.

6
5.5 Përfundim

EDDP lineare të rendit të dytë mund të klasifikohen në tre tipe, të cilat janë invariante ndaj
ndryshimit të variablave. Tipet përcaktohen nga shenja e dallorit. Kjo i korrespondon saktësisht
rasteve të ndryshme për ekuacionin kuadratik plotësohet nga koeficienti këndor i lakoreve
karakteristike. Pamë se ekuacioni hiperbolik ka dy familje të ndryshme të lakoreve
karakteristike(reale), ekuacioni parabolik ka një familje të lakoreve karakteristike dhe ekuacioni
eliptik nuk ka asnjë. Të tre tipet e ekuacioneve mund të reduktohen në trajtat kanonike.
Ekuacioni hiperbolik reduktohet në një trajtë që përkon me ekuacionin e valës në termat
kryesorë, ekuacioni parabolik reduktohet në një trajtë të modeluar nga ekuacioni e nxehtësisë
dhe ekuacioni i Laplace-it modelon trajtën kanonike të ekuacionit eliptik. Kështu, ekuacionet e
valës, nxehtësisë dhe Laplace-it shërbejnë si modele kanonike për të gjithë EDDP e rendit të
dytë me koeficiente konstante.
Pjesën tjetër do ta shpenzojmë për studimin e zgjidhjeve të ekuacioneve të valës, nxehtësisë dhe
Laplace-it.

Problem 3

1. (#1.3.5 in [Str]) Nxirrni ekuacionin e përhapjes një përmasore në një mjedis që lëviz përgjatë
bushtit x në të djathtë me shpejtësi konstante v.
2. (#1.5.1 në [Str]) Shqyrtojmë problemin
d2u/dx2 + u = 0
u(0) = 0 dhe u(L) = 0,
i përbërë nga një EDP dhe një çift kushtesh kufitare. Është e qartë se funksion u(x) ≡ 0 është një
zgjidhje. A është kjo zgjidhje e vetme apo jo? A varet përgjigjja nga L?
3. (#1.5.2 në [Str]) Shqyrtojmë problemin
u′′(x) + u′(x) = f(x)
u′(0) = u(0) = ½ [u′(l) + u(l)];
me f(x) një funksion të dhënë.
(a) A është zgjidhja e vetme? Shpjegoni.
(b) A ekziston domosdoshmërisht zgjidhja, apo ka një kusht që duhet të plotësojë f(x) për
ekzistencë? Shpjegoni.
4. (#1.6.1 në [Str]) Cili është tipi i secilit prej ekuacioneve në vijim ?
(a) uxx−uxy + 2uy + uyy− 3uyx + 4u = 0.
(b) 9uxx + 6uxy + uyy + ux = 0.
5. (#1.6.2 në [Str]) Gjeni zonat në planin xy ku ekuacioni
(1 + x)uxx + 2xyuxy−y2uyy = 0
është eliptik, hiperbolik ose parabolik. Skicojini.
6. (#1.6.4 në [Str]) Cili është tipi i ekuacionit
uxx−4uxy + 4uyy = 0?
Tregoni duke zëvendësuar direkt se u(x,y) = f(y + 2x) + xg(y + 2x) është një zgjidhje për
funksionet arbitrare f dhe g.
7. Gjeni zgjidhjen e përgjithshme të ekuacionit uxx− 2uxy− 3uyy = 0.

You might also like