You are on page 1of 25

Format Bilineare

Elton Pasku

Q 2021

Elton Pasku Format Bilineare


Përkufizimi

Përkufizim 1
Forme bilineare e hapesires L mbi R do te quhet cdo pasqyrim
f : L × L → R qe ploteson dy kushte:
(i) ∀x1 , x2 , y ∈ L dhe α, β ∈ R,

f (αx1 + βx2 , y ) = αf (x1 , y ) + βf (x2 , y );

(ii) ∀x, y1 , y2 ∈ L dhe α, β ∈ R,

f (x, αy1 + βy2 ) = αf (x, y1 ) + βf (x, y2 ).

Elton Pasku Format Bilineare


Përkufizime ekuivalente

Ushtrim 1
Te tregohet se perkufizmi eshte ekuivalent me plotesimin e kater
kushteve:
(1) f (x1 + x2 , y ) = f (x1 , y ) + f (x2 , y );
(2) f (αx, y ) = αf (x, y );
(3) f (x, y1 + y2 ) = f (x, y1 ) + f (x, y2 );
(4) f (x, βy ) = βf (x, y ).

Ushtrim 2
Te tregohet se perkufizmi eshte ekuivalent me
 
X X X
f αi xi , βj yj  = αi βj f (xi , yj ).
i j i,j

Elton Pasku Format Bilineare


Shembull

Shëmbull 2
Le te jete (V, +, (·)R ) hapesira e vektoreve gjeometrike. Pasqyrimi

− →

f : V × V → R tq (→

a , b ) 7→ →

a · b.

Ky eshte forme bilineare pasi poltesohen te katerta kushtet e


ushtrimit 1.

− →
− →
− − → − →
− →

f (→

a1 +→

a2 , b ) = (→

a1 +→

a2 )· b = →

a1 · b +→
a2 · b = f (→

a1 , b )+f (→

a2 , b ),

− →
− →
− →

f (α→
−a , b ) = (α→−
a ) · b = α(→ −a · b ) = αf (→ −
a , b ),

− → − →
− → −
f (→

a , b1 + b2 ) = · · · = f (→

a , b1 + b2 ),

− →
− →
− →

f (→

a ,β b ) = → −
a · (β b ) = β(→ −a · b ) = βf (→−a , b ).

Elton Pasku Format Bilineare


Hapësira e formave bilineare
Përkufizim 3
Le te jete B(L, R) = {f : L × L → R|f eshte forme bilineare}. Po
percaktojme dy veprime ne B(L, R):
1. (f + g ) : L × L → R tq
(f + g )(x, y ) = f (x, y ) + g (x, y );
2. (α.f ) : L × L → R tq (α.f )(x, y ) = α.f (x, y ).
Te dy keto veprime tregohet se jane te mire percaktuara.

Pohim 4
(B(L, R), +, (·)R ) formon hapesire lineare.

Vërtetim.
Vertetimi lihet si detyre shtepie, por terhiqet vemendja qe si forme
zero merret pasqyrimi Θ : L × L → R tq Θ(x, y ) = 0. Gjithashtu e
kunderta e cdo forme f , eshte pasqyrimi (−f ) : L × L → R tq.
(−f )(x, y ) = −f (x, y ).
Elton Pasku Format Bilineare
Nënhapësira e formave bilineare simatrike
Përkufizim 5
Nje forme bilineare f ∈ B(L, R) do te quhet simetrike nqs
∀x, y ∈ L, f (x, y ) = f (y , x). Psh. forma e paraqitur tek shembulli
2 eshte simetrike. Shenohet me S(L, R) bashkesia e te gjithe
formave bilineare simetrike.

Pohim 6
S(L, R) ≤ B(L, R).

Vërtetim.
Per cdo dy f , g ∈ S(L, R) dhe α ∈ R, dhe per cdo x, y ∈ L, kemi
qe

(α.f + g )(x, y ) = α.f (x, y ) + g (x, y )


= α.f (y , x) + g (y , x)
= (α.f + g )(y , x).

Elton Pasku Format Bilineare


Matrica e formës bilineare

Po fiksojme ne L nje baze {e1 , ..., en } dhe le te jete f ∈ B(L, R).


Per cdo dy vektore x = ξ1 e1 + · · · + ξn en dhe
y = η1 e1 + · · · + ηn en kemi qe
X
f (x, y ) = ξi ηj f (ei , ej ). (1)
i,j

Përkufizim 7
Matrice te formes bilineare f lidhur me bazen {e1 , ..., en } do te
quajme matricen (f (ei , ej ))i,j .

Ekuacioni (1) tregon se vlera e formes eshte plotesisht e percaktuar


po te njihet matrica e saj lidhur me nje baze.

Elton Pasku Format Bilineare


Si lidhen format bilineare me matricat

Pohim 8
(B(L, R), +, (·)R ) ∼
= (Mn (R), +, (·)R ).

Vërtetim.
Po fiksojme nje baze {e1 , ..., en } te L dhe me kete ne mend
percaktojme

Ω : B(L, R) → Mn (R) tq f 7→ (f (ei , ej ))i,j .

(1)
Ω eshte injektiv: Nqs f 6= g ⇒ ∃(i, j) tq f (ei , ej ) 6= g (ei , ej ) ⇒
(f (ei , ej ))i,j 6= (g (ei , ej ))i,j ⇒ Ω(f ) 6= Ω(g ).

Elton Pasku Format Bilineare


Vërtetim.
Ω eshte syrjektiv: Per cdo A = (ai,j ) ∈ Mn (R) percaktojme
f : L × L → R tq.
 
X X X
f xi ei , yj ej  = xi yj ai,j ,
i j i,j

dhe rezulton qe f ∈ B(L, R). Per me teper per cdo (i, j) shohim qe
f (ei , ej ) = ai,j , pra A = (f (ei , ej ))i,j dhe atehere Ω(f ) = A.

Elton Pasku Format Bilineare


Vërtetim.
Ω eshte homomorfizem:

Ω(α.f + g ) = ((α.f + g )(ei , ej ))i,j = (α.f (ei , ej ) + g (ei , ej ))i,j


= (α.f (ei , ej ))i,j + (g (ei , ej ))i,j
= α.(f (ei , ej ))i,j + (g (ei , ej ))i,j = α.Ω(f ) + Ω(g ).

Rrjedhim 9
dim(B(L, R)) = n2 .

Vërtetim.
Kjo eshte e vertete pasi dim(Mn (R)) = n2 .

Detyrë Shtëpie 1
Gjeni nje baze te B(L, R) duke perdorur Ω−1 dhe nje baze te
mirenjohur te Mn (R).
Elton Pasku Format Bilineare
Ngushtimi i Ω në S(L, R)

Pohim 10
S(L, R) ∼
= Sn (R) ku me Sn (R) kemi shenuar hapesiren e matricave
simetrike te rendit n.

Vërtetim.
Si izomorfizem do te sherbeje ngushtimi Ω̃ = Ω|S(L,R) . Mjafton te
tregoni se Ω̃ çon S(L, R) ne Sn (R) syrjektivisht (Dsh).

Elton Pasku Format Bilineare


Ndryshimi i bazës ndryshon matricën e formës bilineare

Pohim 11
Le te jete E = (f (ei , ej ))i,j matrica shoqeruese e f ∈ B(L, R)
lidhur me bazen E = {e1 , ..., en } dhe E 0 = (f (ei0 , ej0 ))i,j matrica
shoqeruese e po kesaj forme por lidhur me nje baze te re
E 0 = {e10 , ..., en0 }. Nqs matrica e kalimit nga E ne E 0 eshte T ,
atehere E 0 = T t · E · T .

Vërtetim.
Vertetimi eshte teknik dhe po menjanohet.

Elton Pasku Format Bilineare


Format Kuadratike

Përkufizim 12
Le te jete f ∈ B(L, R). Pasqyrimin

qf : L → R tq x 7→ f (x, x),

do ta quajme forme kuadratike te formes bilineare f .

Përkufizim 13
Bashkesine

Q(L, R) = {q : L → R|q = qf per ndonje f ∈ B(L, R)}

do ta quajme bashkesi te formave kuadratike te L.

Elton Pasku Format Bilineare


Ne Q(L, R) percaktojme veprimet + dhe (·)R :

(q1 + q2 )(x) = q1 (x) + q2 (x)

dhe
(α.q)(x) = αq(x).

Pohim 14
(Q(L, R), +, (·)R ) formon hapesire linare.

Vërtetim.
Rutine.

Elton Pasku Format Bilineare


Lemë 15
Per cdo q ∈ Q(L, R) ekziston nje ϕ ∈ S(L, R) tq q = qϕ .

Vërtetim.
Perderisa q ∈ Q(L, R), atehere ka ekzistuar nje f ∈ B(L, R) tq
q = qf . Shenojme tani me f 0 : L × L → R tq f 0 (x, y ) = f (y , x).
Tregohet lehtesisht se f 0 ∈ B(L, R). Percaktojme tani
ϕ = 21 (f + f 0 ) dhe tregohet edhe ketu lehtesisht se ϕ ∈ S(L, R).
Madje
1 1
qϕ (x) = (f (x, x) + f 0 (x, x)) = (f (x, x) + f (x, x))
2 2
1
= (qf (x) + qf (x)) = qf (x).
2

Elton Pasku Format Bilineare


Përkufizim 16
Forma bilineare ϕ ∈ S(L, R) tq q = qϕ do te quhet forme bilineare
polare e q.

Pohim 17
S(L, R) ∼
= Q(L, R).

Vërtetim.
Pasqyrimi ψ : S(L, R) → Q(L, R) qe f 7→ qf eshte homomorfizem
pasi

ψ(α.f + g ) = q(α.f +g ) = α.qf + qg .

ψ eshte syrjektiv nga lema 15, dhe eshte injektiv pasi Ker ψ = {θ}.
Vertet, nqs f ∈ Ker ψ, atehere qf = θ, pra ∀x ∈ L, qf (x) = 0.

Elton Pasku Format Bilineare


Vërtetim.
Shohim qe ∀x, y ∈ L,

0 = qf (x + y ) = f (x + y , x + y )
= 2f (x, y ) + qf (x) + qf (y ) = 2f (x, y ),

qe tregon se f (x, y ) = 0 dmth qe forma f eshte ajo zero.

Rrjedhim 18
n(n+1)
dim(Q(L, R)) = 2 .

Vërtetim.
Nga me lart kemi qe Q(L, R) ∼= S(L, R), dhe pastaj nga pohimi 10
kemi qe S(L, R) ∼ S
= n (R), atehere Q(L, R) ∼
= Sn (R). Nderkaq si
n(n + 1)
ushtrim kemi pare qe dim(Sn (R)) = .
2

Elton Pasku Format Bilineare


Matrica e formës kuadratike

Përkufizim 19
Matrice te formes kuadratike q do te quajme matricen e formes
bilineare polare te saj qe eshte e vetme nga pohimi 17 dhe sigurisht
edhe simetrike.
Nqs (ai,j )i,j eshte matrica e formes kuadratike q lidhur me nje baze
{e1 , ..., en }, atehere vlera e saj ne nje x = x1 e1 + · · · + xn en ∈ L cfd
llogaritet keshtu:

q(x) = f (x, x) = f (x1 e1 + · · · + xn en , x1 e1 + · · · + xn en )


X n n
X
= f (ei , ej )xi xj = ai,j xi xj ,
i,j=1 i,j=1

ku f eshte forma bilineare polare e q.

Elton Pasku Format Bilineare


Shembuj

Shëmbull 20
Jepet baza {e1 , e2 , e3 } e L dhe shprehja e nje forme kuadratike q
nepermjet koordinatave te vektorit ne kete baze:
q(x) = 3x12 + x1 x3 − 2x2 x3 . Gjeni matricen e kesaj forme ne bazen
e dhene.
1
 
3 0 2
 0 0 −1
1
2 −1 0

Elton Pasku Format Bilineare


Shëmbull 21
Jepet baza {e1 , e2 , e3 } e L dhe matrica e nje forme kuadratike q ne
lidhje me kete baze:
 
2 4 −1 5
 4 −7 −6 8
A= −1 −6 3 9

5 8 9 1

Gjeni shprehjen e formes lidhur me kete baze.

q(x) = 2x12 − 7x22 + 3x32 + x42


+ 8x1 x2 − 2x1 x3 + 10x1 x4 − 12x2 x3 + 16x2 x4 + 18x3 x4 .

Elton Pasku Format Bilineare


Paraqitja kanonike e vlerave të një forme kuadratike

Nqs matrica e q lidhur me bazen e dhene eshte e tille qe ai,j = 0


per cdo i 6= j, atehere
n
X
q(x) = ai,i xi2 .
i=1

Kjo do te quhet paraqitje kanonike e q.

Pra tani problemi yne eshte te gjejme nje baze {e1 , ..., en } qe
forma bilineare polare f e q te jete e tille qe f (ei , ej ) = 0 per cdo
i 6= j. Kjo baze quhet baze ortogonale ose kanonike e f .

Elton Pasku Format Bilineare


Metoda e përgjithshme teorike

Lemë 22
Nqs f eshte nje forme bilineare simetrike tq f (x, x) = 0 per cdo
x ∈ L, atehere ajo eshte forma zero.

Vërtetim.
Per cdo x, y ∈ L kemi

0 = f (x + y , x + y ) = f (x, x) + f (y , y ) + 2f (x, y ) = 2f (x, y ),

prej ku merret qe f (x, y ) = 0.

Teoremë 23
Per cdo forme f bilineare simetrike dhe jo zero mbi L ekziston nje
baze ortogonale per te.

Elton Pasku Format Bilineare


Vërtetim.
Vertetimi me induksion sipas n ≥ 1 ku n = dim L. Hapi baze kur
n = 1 eshte evident pasi ne ate rast nuk ka vlera te trajtes f (ei , ej )
per i 6= j. Pra eshte si te thuash qe ato jane zero dhe baza me nje
vektor e1 eshte ne kete kuptim ortogonale.
Hapi induktiv: po supozojme qe pohimi yne ka vend per hapesirat
me dimension ≤ n − 1, dhe duam ta tregojme per hapesiren L me
dimension n. Eshte e sigurt qe ekziston nje vektor e1 ∈ L∗ qe
f (e1 , e1 ) 6= 0 (Lema 22). Percaktojme tani

L1 = {x ∈ L|f (x, e1 ) = 0} =
6 ∅.

Verejme qe L1 ≤ L sepse ∀x, y ∈ L1 dhe α ∈ R kemi

f (x + y , e1 ) = f (x, e1 ) + f (y , e1 ) = 0 + 0 = 0,

f (αx, e1 ) = αf (x, e1 ) = α.0 = 0.

Elton Pasku Format Bilineare


Vërtetim.
Shenojme e1 me e10 dhe e zgjerojme kete te fundit deri ne nje baze
e10 , e20 , ..., en0 te L. Veme re se

x = ξ1 .e10 + ξ2 .e20 + · · · + ξn .en0 ∈ L1 ⇔


ξ1 f (e10 , e1 ) + ξ2 f (e20 , e1 ) + · · · + ξn f (en0 , e1 ) = 0.

Dmth koordinatat (ξ1 , ξ2 , ..., ξn ) te x ∈ L1 nuk jane gje tjeter vecse


zgjidhje te sistemit linear homogjen
 0
f (e1 , e1 )x1 + f (e20 , e1 )x2 + · · · + f (en0 , e1 )xn = 0 (S)

Me tej pasqyrimi
Φ : L1 → HZ (S) tq
x = ξ1 .e10 + ξ2 .e20 + · · · + ξn .en0 7→ (ξ1 , ξ2 , ..., ξn )
eshte nje isomorfizem (verifikojeni). Mirepo dim(HZ (S)) = n − 1
(pse?), rrjedhimisht dimL1 = n − 1.

Elton Pasku Format Bilineare


Vërtetim.
Po shenojme tani me L2 = he1 i e cila ka dimension 1 dhe veme re
se dimL1 + dimL2 = (n − 1) + 1 = n = dim L, atehere L1 + L2 = L.
Madje mund te themi edhe qe L1 ⊕ L2 = L sepse
dim(L1 + L2 ) = n = dimL1 + dimL2 . Me tej, qe te aplikojme
supozimin induktiv na nevojitet nje forme bilineare simetrike jo
zero ne L1 . Nje e tille eshte

f1 : L1 × L1 → R tq (x, y ) 7→ f (x, y ).

Atehere, po s’ishte f1 zero, nga supozimit induktiv ekziston ne L1


nje baze e2 , ..., en ortogonale per f1 , qe dmth se f1 (ei , ej ) = 0 per
i 6= j tq i, j = 2, ..., n. Dhe se fundi, shohim qe baza e1 , e2 , ..., en e
L (pse eshte e tille ?) eshte ortogonale per formen f te dhene
sepse per j > 1, f (e1 , ej ) = 0 ngaqe ej ∈ L1 , dhe
f (ei , ej ) = f1 (ei , ej ) = 0 per i 6= j ∈ {2, .., n}.

Elton Pasku Format Bilineare

You might also like