You are on page 1of 11

Seminar akademik

Aknet
Drejtuar fakultetit të shkencave mjekësore katedrës së infermierisë

Punuar: Mentore:
Anita Mala Merita Kotorri
Leonida Shala
Prishtine Qershor 2021
Çfarë janë aknet

Aknet janë një çrregullim kronik, që përfshijnë inflamacionin e njësisë së qimes dhe gjëndrës dhjamore
dhe shfaqet në forma të ndryshme. Lezionet e aknes përfshijnë komedonet, papula të inflamuara,
pustule dhe noduj. Zonat e trupit më të prekura prej saj janë fytyra, kraharori dhe shpina, që në fakt
kanë edhe lëkurën me përmbajtjen më të madhe të gjendrave yndyrore. Gati 80% e adoleshentëve e
provojnë një herë aknen në jetën e tyre. Dhe më pas kjo situate përmirësohet me kalimin e
adoleshencës. Megjithatë kjo nuk do të thotë që aknen nuk e hasim edhe në moshat e mëdha, sidomos
të gratë para ciklit të tyre menstrual. Lezionet e aknes nisin që me maturimin e hershëm seksual dhe tek
vajzat mund të shfaqen një vit para ardhjes së menstruacioneve. Por edhe pse vajzat preken më herët se
djemtë, te këta të fundit format e rënda të aknes janë 10 herë më të shpeshta.
Cilet janë shkaqet e akneve?

• Komponenti gjenetik është provuar të ketë rolin e tij në shfaqjen e aknes. Problemi i akneve nis në
momentin kur qelizat e vdekura të lëkurës së bashku me yndyrën bllokojnë poret. Kur keni vetëm disa
papula të kuqe dhe ndonjë pikë të zezë në fytyrë atëherë i përkisni grupit me formën e lehtë të aknes.
Në rastet kur në fytyrë gjeni jo vetëm papula të kuqe, por edhe qelb mbi këto papula, madje dhe lezione
të forta të kuqe e të dhimbshme me qelb (ciste) atëherë futeni në grupin e aknes së rëndë. Aknja e rëndë
mund të lërë shenja të përhershme në fytyrë. Ndjesitë tuaja lidhur me aknen, nuk janë
domosdoshmërisht tregues të rëndesës së saj. Disa njerëz vuajnë qoftë edhe për disa pika në fytyre,
ndërsa ka të tjerë, që kanë forma të rënda të saj dhe kjo për ta nuk përbën aspak shqetësim
Cilat janë ushqimet që nxisin aknen?

• Shpesh mendohet se ushqimet e yndyrshme janë nxitës të aknes. Kjo është shumë e vërtetë, çdo gjë që
është e dëmshme për organizmin në përgjithësi është e dëmshme edhe për aknen. Yndyrnat, të skuqurat,
pikantet, ushqimet me konservantë janë faktorë nxitës së aknes. Një studim i bërë në SHBA ,
përfunduar në vitin 2013 ka vërtetuar se edhe qumështi e nënproduktet e tij e nxisin aknen, madje e
rëndojnë shumë atë. Ndërsa teoritë mbi rëndesën e çokollatës në akne janë të pavërtetuara, duke e
kthyer frikën ndaj aknes në një legjendë urbane që tashmë nuk duhet të ekzistojë më.
A e bën make up –i dhe produktet e tjera
kozmetike më të rëndë situatën e aknes?

• Po, në përzgjedhjen e produkteve kozmetike, pacientët me akne , që janë edhe pacientë me lekurë të
yndyrshme, duhet të konsiderojnë specifikime të tilla si : “oil free” ose “matyfing”, që janë prodhime
specifike për lëkurat e yndyrshme.
• Lëkurat e yndyrshme nuk duhen trajtuar me produkte që kanë në përmbajtje të tyre përmbajtje vajore ,
nxitëse e bllokimit të poreve dhe rënduese të situatës.
A jane aknet e trashëgueshme?

• Po, në qoftëse prindërit tuaj kanë pasur akne, sidomos forma e rënda të saj, ka shumë të ngjarë që edhe
ju të keni akne në adoleshencë apo rininë e hershme.
Çfare nuk preferohet per aknet?

• Përdorimi i produkteve irrituese për lëkurën.


• Larja e fytyrës më shumë dhe më pak se dy herë në ditë është një tjetër faktor agravues.
• Stresi i tepërt.
• Prekja dhe ngacmimi i fytyrës, sidomos i pikave të zeza dhe puçrave aktive.
• Djersitja e tepërt.
• Flokët që mbulojnë fytyrën dhe rrisin sasinë e yndyrës së prodhuar.
• Marrja e medikamenteve si kortikopsteroidet dhe barbituratet.
• Marrja e steroideve anabolike tek atletët dhe bodybuilders-at.
Si trajtohen aknet?

• Mbani lëkurën të pastër.


• Shmangni produktet që bllokojnë poret, sidomos sapunin dhe shplajeni mirë me ujë të bollshëm.
• Mos ngacmoni fytyrën pasi ky veprim lë shumë shenja në fytyrë.
• Drejtohuni tek dermatologu për të marrë skemat bazë të trajtimit.
• Kuptoni që aknet kërkojnë kohë për tu mbajtur nën kontroll dhe kërkojnë kujdes të vazhdueshëm.
• Për gratë përdoret si formë trajtimi të aknes edhe pilulat kontraceptive.
• Në format e lehta përdoren trajtime me bazë benzil peroksidi ose acidi salicilik, ndërsa në format e
moderuara mund të përdoren antibiotikë dhe isotretinoine.
Çfarë mund të bëj për shenjat që ka lënë
aknet?

• Metodat e zgjedhura për trajtimin e shenjave të aknes janë mikrodermoabrazioni, peeling dhe Laser
resurfing.
• Këto janë metoda që aplikohen ekskluzivisht nga dermatologu, në varësi të rëndesës së aknes.
A janë aknet ngjitëse?

• Aknet nuk janë ngjitëse, kështu që nuk duhet frikësoheni nga dikush që ka akne.!!!
Referencat

• https://www.scribd.com/document/371378382/pucrat-aknet
• https://www.tandfonline.com/doi/abs/10.1586/eri.11.137

You might also like