You are on page 1of 3

TRAJTIMI I AKNE VULGARIS

Akne vulgaris sherohet spontanisht ne moshe te rritur pothuajse gjithmone .

Sidoqofte trajtimi mund te shkurtoje kohen e qendrimit ,te zvogeloje ashpersine e saj dhe te evitoje
mbetjen e shenjave . Forma te renda te aknes si akne kongobata ,apo akne inversa mund te persistojne
per dekada ose gjate gjithe jetes dhe kane nevoje per nje trajtim te hershem efektiv.

GRADA I E ACNE VULGARIS

Forma me aktive e trajtimit eshte peeling per te eleminuar komedonet dhe parandaluar formimin e tyre.

Trajtimi mund te behet me :

Retinoide lokale (Tretinoina ne forme kremi ,xhel,solucioni). Perdorimi i retinoideve lokale pengon
kohezionin apo ngjitjen e korneociteve ,parandalojne progresionin (reduktojne lezionet inflamatore dhe
jo inflamatore ) ,keshtu qe parandalohet formimi i komedoneve ,papulave dhe pustulave .

Benzyl Peroxydi ka veti antibakteriale dhe parandalon formimin e acideve te lira yndyrore (nuk ka efekt
anti-inflamator ose komedolitik).Gjithashtu eshte mjaft efektiv kunder P .Acnes duke minimizuar
qendrimet rezistente te tij .

Acidi salicilik 1%-5% ka veti keratolitike dhe anti-inflamator.Perdoret ne forme solucioni ,xheli dhe
sapuni .

GRADA E II E ACNE VULGARIS

Trajtimi peeling perfshin se pari retinoidet lokale dhe benzyl peroksidin te shoqeruar me perdorimin e
antibiotikeve lokale .

E konsiderueshme eshte dhe perdorimin e acidit azelaik. Ne antibiotiket lokale perdorim


Clindamycinen,Erythromycinen,te cilet kane nje efekt te lehte anti-inflamator dhe reduktojne P.Acnes
dhe komedolitik. Jep me pak irritim dhe me pak hypopigmentacion se retinoidet por nuk jep
fotosensitivitet.
GRADA E III E AKNE VULGARIS

Ne kete forme te aknes si medikament te linjes se pare jane Retinoidet lokale dhe Antibiotiket orale .
Antibiotiket qe jepen nga goja jane :Tetracyklina,Doxacyklina ,Minocyklina,Erythroycin ,te cilat
perdoren per nje kohe te gjate ,minimumi per 8 jave dhe maximumi per 4 muaj. Perdoren gjithmone te
kombinuara me retinoidet lokale .

Medikamentet e linjes se dyte jane :

Benzyl Peroksidi
Injeksionet intra lezionale me kortikosteroide
Hormonoterapia te grate
Izotretinoina lokale

Injeksionet intra lezionale dhe kortikosteroide japin rezultate te dukshme per pak dite. Duhet te
evitohen injeksionet prane syrit dhe hundes. Per femrat mund te perdoren kontraceptive me
permbajtje estrogjeni ,si cyproteron acetate (Diane 35) meqenese keto inhibojne
seborrene,parandalojne formimin e komedoneve dhe jane anti-inflamatore mbi papulat ose pustulat.

GRADA E IV E ACNE VULGARIS

Trajtimi behet me medikamentet e linjes se pare qe eshte perdorimi i izotretinoines orale dhe e
kontraceptiveve orale tek femrat . Ne trajtimin e linjes se dyte perfshihen injeksionet intra lezionale
me kortikosteroide,incizion dhe drenazhe .

Izotretinoina lokale jepet ne doza 0 ,5-1,0 mg /kg /dite e ndare ne 2 doza , per 4-6 jave ose 120
mg/kg per 20 jave trajtim .

Izotretionina ka veprim anti-inflamator por jo antimikrobial.Izotretinoina orale perdoret ne aknen e


rende nodulo-cistike ,akne te shkaktuara nga crregullimet e renda psikologjike seborre te shtuar
,cikatrice te dukshme .Ajo eshte e kunderindikuar ne shtatzani ,laktacion ,insuficience renale e
hepatike ,paciente me vlera shum te larte te lipideve ne gjak ,hipersensibilitet ndaj ilacit dhe ndaj cdo
komponenti te tij. Nuk perdoret e kombinuar me tetrecyklin sepse jep tumor cerebral ,te shmanget
gjithashtu dhe perdorimi i vit.A dhe i aspirines . Gjithashtu nuk indikohet radioterapia konkurente
me ultraviolete . Pacientet duhet te menjanojne ekspozimin ne diell.
EFEKTET ANESORE :

Teratogeniciteti (hydrocefaphalus microcefalus,keqformimi kardiovaskulare,keqformimi i kanalit te


veshit te jashtem) .Per kete kerkohet nje test shtatezanie para fillimit te terapise,kontraceptivet jane
te nevojshem nje muaj para fillimit te terapise dhe gjate saj e po ashtu te vazhdohen 1muaj pas
perfundimit te saj.

Gjithashtu mund te jape dhimbje koke,depresion,lodhje,atralgji etj.Ne doza te larta dhe sidomos ne
pacientet e riskuar mund te rriten shifrat e kolesterolit dhe triglicerideve ne serum prandaj pacientet
gjate trajtimit me kete preparat ndiqen me ane te ekzaminimeve laboratorike duke matur nivelin e
lipideve ne gjak,para fillimit te terapise dhe per 4-8 jave.Ne qofte se nuk ka ndryshime per 8
jave,atehere mund te nderpritet testimi,n.q.s shihen ndryshime izotretinoina orale nderpritet.

You might also like