You are on page 1of 6

PROJEKT:

DUHANI ,ALKOOLI,DROGA
Duhani është bërë pjesëtar pothuajse i përhershëm dhe i
pranishëm, një shok i keq, i bezdisshëm por mbi të gjitha i
rrezikshëm.
Duhani
Duhani gjatë djegies çliron 4.000 lëndë, që nga nikotina dhe
monoksidi i karbonit dhe deri te katranet, substancat me
përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv që janë ndër
shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë
një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani,
influencohen apo rëndohen prej tij ajo do të jetë tepër e
gjatë, por le të përqëndrohemi mbi dëmet kryesore. Duhani
është përgjegjës për të ashtuquajturën epidemi të kancerit të
mushkërisë sidomos në gjysmën e dytë të shekullit 20-të,
duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së
kancerit te meshkujt. Edhe i ashtuquajturi bronshit azmatik
shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Te personat që nuk
pijnë duhan mushkëria me anë të sistemit ciliar ,
vetëpastrohet gjatë të gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk
munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë
funksionit dhe mushkëria nuk është në gjendje ta nxjerri
gëlbazën.Por dëmet më të mëdha duhani i shkakton në
sistemin kardiovaskular të gjakut.Pirja e duhanit i shkakton
dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë
për Karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e
alkoolit ky rrezik rritet ndjeshëm në raport me popullsinë jo-
duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në
vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të
stomakut rrit përqindjen për ulçerën e stomakut, ndërkohë
që rritet 2.7 herë rreziku për Kancer stomaku.
Alkooli
Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm
është edhe alkooli. Edhe ky ves është
shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh
duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia,
pankreasi e deri në dëmtime të
pakthyeshme të Sistemit Nervor
Qendror . Në mëlçi alkooli i
konsumuar shkakton dëmtime të
qelizave hepatike, dëmtim që progreson
në kohë dhe që varet nga doza e
konsumuar për ditë dhe nga veçoritë
fiziologjike të individit. Kështu është
vërtetuar se sasi e rrezikshme alkooli
është ajo prej 20-40 gr alkooli etilik
(alkooli që përmbajnë pijet dehëse),
ndërsa përdorimi i 100-150 gr alkool në
ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare
në cerozë.
Disa nga arsyet që të shtyjnë drejt duhanit dhe
alkoolit:
-për shkak të nervozitetit
- për shkak të relaksimit
- për shkak të vetmisë
- për shkak të dietës
- për fitimin e
vetëbesimit
- për rritjen e kënaqësisë
- për zbutjen e
moskënaqësisë
- nga shprehia
- si një mjet për
pagjumësi etj
Në shoqerinë shqipëtare drogat dhe problemet që
shkaktojnë ato janë bërë më shumë evidente
sidomos pas viteve 90. Me hapjen e shoqërisë,
lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ,një
produkt i ri deri diku edhe i panjohur për
Droga
shoqërinë tonë të asaj kohe siç ishte droga u fut
në vendin tonë. Droga ishte një produkt pak i
njohur si për specialistët që merreshin me
problemet shëndetësore ashtu dhe për masën e
gjëre të popullsisë, sidomos për të rinjtë që
shtyheshin edhe nga kurioziteti. Deri në fillim
të viteve 90 kishte shumë pak ose aspak
përdorues të drogave “të forta”, siç mund t’i
quajmë. Drogat më të përdorshme deri në atë
kohë ishin duhani, alkoli si dhe disa preparate
farmaceutike. Pozicioni gjeografik i vendit tonë
mes lindjes dhe perëndimit në të
ashtuquajturën “Rruga ballkanike” ka
kushtëzuar, në një farë mënyre, politikën
shtetërore për t’u fokusuar kryesisht në fushën
e marrjes së masave kundër trafikut ilegal të
drogave. Rruga ballkanike përdoret kryesisht
për trafikimin e një prej drogave më të
dëmshme për shëndetin e qytetarëve - heroinës
Njerezit qe mund te perdorin drogat
Për të ndryshuar mënyrën sesi ndjehen
sepse duan që të ndjehen më mirë
ose thjesh ndryshe.
• Sepse besojne ne
dobishmerine e tyre
• Për t’u çlodhur
• Për t’u argëtuar
• Për t’u bërë pjesë e
shoqërisë
• Për shkak të kureshtjes
• Për të lehtësuar apo
minimizuar dhimbjen
fizike dhe psikologjike

You might also like