You are on page 1of 7

Duhani (nikotina) është një bimë e familjes Solanaceae.

Të njëjtës
familje i takojnë edhe domatja dhe patatja.Duhani mund të përdoret
në shumë forma të ndryshme, por asnjë nga to nuk është e mire per
shendetin tone. Duhani, i njohur në gjuhën shkencore tabako ka
prejardhjen nga fiset maja, të njohura si të parat që janë marrë me
këtë bimë.

Duhani gjatë djegies çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe


monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasjen nga duhani
dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet,
substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër
shkaktarët e kancerit të mushkërive. Duhani është përgjegjës për të
ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në
gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin
një të vdekshmërisë nga kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i
mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij,
është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të duhanit prej
femrave. Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin
kardiovaskular dhe atë të gjakut. Duhani mbahet si një nga faktorët
kryesorë në dëmtimin Arteriosklerotik të vazove (ngushtimi i enëve
të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës,
infraktin e zemrës, dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë
organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet ishemike janë të
pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pinë duhan dhe 7.4 mijë tek ata
që pinë duhan. Tek ata që pinë 20 cigare ky rrezik trefishohet.
Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur.
Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin
në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton
punën e zemrës dhe të dyja shtojnë formimin e trombit (mpiksje
gjaku) që ngushton dhe bllokon enët e gjoksit. Ata që janë
konsumatorë të duhanit, referojnë që e kanë të pamundur për ta lënë
atë.

Kjo është pjesërisht e vërtetë. Nikotina një nga përbërësit e duhanit


zëvendëson Acetin-Kolinën, një përbërës që ka rolin përcjellës të
Semundjet qe shkakton Duhani

Kanceri

Pothuajse të gjithë e dimë se pirja e duhanit shkakton kancer në


mushkëri, por pak njerëz e kuptojnë se pirja e tij është një faktor
rrezikues për disa lloje të tjera kanceri, si: kanceri i gojës, i laringut, i
fytit, i ezofagut, veshkës, pankreasit, stomakut, apo leucemisë.

Sëmundjet e mushkërive

Pneumonia është një tjetër sëmundje e përfshirë në listën e


sëmundjeve të shkaktuara nga duhani. Pirja e duhanit rrit rrezikun e
sëmundjeve të mushkërive, si: emfizema dhe bronshiti kronik. Këto
sëmundje janë grupuar bashkë dhe njihen me termin SPOK
(Sëmundjet Pulmonare Obstruktive Kronike). Kjo gjendje shkakton
sëmundje kronike dhe paaftësi, të cilat përkeqësohen me kalimin e
kohës, dhe shpesh bëhen fatale. Duhanpirësit që konsumojnë shumë
cigare janë më të rrezikuar nga zhvillimi i SPOK-ut.

Ataku i zemrës, goditjet dhe sëmundjet e enëve të gjakut

Duhanpirësit janë dy herë më të prirur të vdesin nga ataku i zemrës


sesa joduhanpirësit. Duhanpirja gjithashtu ndikon në muret e enëve
të gjakut që transportojnë gjak në tru, të cilat mund të shkaktojnë
goditje.

“Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur.


Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin
në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton
punën e zemrës dhe të dyja shkaktojnë formimin e trombit (mpiksje
gjaku) që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit’, bëjnë me dije
ekspertët e ISHP-së. Gjithashtu burrat që pijnë duhan janë më të
prirur të preken nga impotenca për shkak të sëmundjeve të enëve të
gjakut.

Plagët zgjasin më shumë për t’u shëruar


Shërimi i trupit nga një plagë mbështetet në oksigjenin, pasi kjo lejon
riparimin dhe rindërtimin e qelizave.Pirja e duhanit zvogëlon sasinë e
oksigjenit që hyn në zonat e prekura pasi ngushton enët e gjakut.
Nëse keni nevojë për të kryer operacion ose mpirje të dhëmbit do iu
duhet një kohë më e gjatë për tu rikuperuar.

Në kimi, alkool është çdo komponim organik në të cilin grupi


hidroksil shoqërohet me atom karboni nga një alkil ose grup
alkilik.Me fjalë tjera alkohol i referohet etanolit, lloj alkooli që është
pjesë përbërëse e pijeve alkoolike.Etanoli është lëng pa ngjyrë i cili
fitohet me fermentimin e sheqerit. Industrialisht fitohet me
hidratimin e etilenit me ujë në prezencë të acidit fosforik.Etanoli më
shum përdoret si antidepresiv me mijëra vjet. Varshmëria nga alkooli
quhet alkoolizëm.

Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky
ves është shkaktar i një vargu sëmundjesh duke filluar që nga aparati
tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pariparueshme të
sistemit nervor qendror. Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton
dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që përparon në kohë dhe që
varet nga doza e konsumuar dhe nga veçoritë fiziologjike të individit.
Është vërtetuar se sasia e rrezikshme është ajo prej 20-40 g alkool
etilik, ndërsa përdorimi 100-150g alkool në ditë, çon brenda një
periudhe 10-vjeçare në cirrozë. Nga ana tjetër është vërtetuar edhe
shkencërisht se për shkak të fiziologjisë femrat dëmtohen shumë më
shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëzit
që pinë me vite nuk ndjejnë asgjë papritur një ditë gjenden para një
fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi
cirrotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por
bukur mirë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen.Edhe pankreasi
pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në
mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të tajit
sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së
ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50g alkool etilik (rreth
100 ml raki) në ditë shkakton dëmtime, ndërsa pirja e 100g alkool
etilik ose mbi dy dopio raki (200ml) apo 2 litra birrë për një periudhë
6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit.

Semundjet qe shkakton Alkoli

Sëmundjet e mëlçisë

Dihet gjerësisht se konsumimi i tepërt i alkoolit ndikon në mëlçinë


tuaj. Ky organ ndodhet në pjesën e sipërme të djathtë të barkut dhe
funksioni i tij kryesor është të ju ndihmojë të përpunoni ushqimin,
përveçse vepron si filtër për substanca të caktuara.Alkooli së pari
arrin në stomak dhe zorrët dhe pastaj kalon përmes mëlçisë tonë
para se të qarkullojë në të gjithë trupin.Mëlçia ka kimikate të quajtura
enzima që përpunojnë alkoolin, duke e shndërruar atë në kimikate të
tjera që më vonë shndërrohen në ujë dhe dioksid karboni. Këto
substanca të tepërta dëbohen përmes urinës dhe mushkërive.

Kanceri

Që nga fillimi i shekullit të 20-të, dihej që pijet alkoolike të


konsumuara më tepër mund të ishin kancerogjene. Kjo duket të
ndodhë sepse trupi shndërron alkoolin në një substancë
potencialisht kancerogjene të quajtur acealdehid.Më konkretisht, në
një studim nga Global Burden of Disease (GBD), u zbulua se alkooli
rrit rrezikun e kancerit në traktin e sipërm tretës (gojë, orofaring,
ezofag dhe laring), në pjesën e poshtme (zorrën e trashë, rektumin
dhe mëlçinë), përveç kancerit të gjirit.Sidoqoftë, kohët e fundit
studime të tjera po zbulojnë lidhje midis alkoolit dhe llojeve të tjera
të kancerit siç janë kanceri i prostatës, stomakut, endometrit,
pankreasit, etj.

Infeksionet

Sistemi imunitar, i cili është ai që na mbron nga infeksionet dhe


ndotësit e tjerë të jashtëm, duket se është dobësuar tek individët që
abuzojnë me alkoolin.Prandaj, ato paraqesin më lehtë sëmundje
infektive si pneumonia, tuberkulozi, HIV ose sëmundjet seksualisht
të transmetueshme. Këto të fundit janë të shpeshta, pasi njerëzit që
janë të dehur nga alkooli ka më shumë të ngjarë të kryejnë sjellje të
rrezikshme seksuale.

Drogë ose ndryshe një substancë tragjike është cdo substancë e huaj
kimike që ndryshon funksionimin e një sistemi biologjik. Shumë
substanca mund të shërbejnë si droga, përfshirë qetësuesit e
dhimbjeve, alkoli, nikotina, kafeinnikotina (e cila gjen recetë të
lëshuar nga mjeku ashtu edhe ato që shiten pa recetë nëpër farmaci,
janë droga të ligjshme të cilat na ndihmojnë të shërohemi nga
sëmundjet, megjithëse edhe me to mund të abuzohet).

Drogat e paligjshme janë droga të cilat nuk jane aprovuar akoma per
perdorim mjekesor si barnat apo perdorim per argetim si alkoli. Këto
vende kanë miratuar disa ligje ndërkombëtare, në formën e
konventave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat
përcaktojnë se cilat droga duhen vendosur nën kontroll. Të gjitha
drogat të cilat trajtohen në këtë broshurë janë të paligjshme. Disa
shtete si Hollanda, Shtete e Bashkuara te Amerikes, Uruguay,
Republika Ceke, Portugalia kane legalizuar disa nga keto substanca si
Marijuana apo i kan dekriminalizuar duke lejuar perdorimin por jo
shitjen e tyre. Kjo do të thotë se, në përgjithësi, është kundër ligjit
nëse mban, përdor ose shet droga të tilla ne shtetet te cilat kane
percaktuar kete ligj. Drogat, në përgjithësi, kanë disa emra me të cilët
quhen në zhargonin e rrugës, dhe në këtë broshurë do të gjeni disa
prej tyre.Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një listë të plotë dhe drogat
mund të kenë emra të tjerë në vendin apo në qytetin ku jetoni ju.
Gjithashtu, këto emra mund të ndryshojnë edhe me kalimin e kohës.
Emrat e drogave në zhargonin e rrugës nuk kanë lidhje me fuqinë
apo pastërtinë e një droge. Të gjitha drogat kanë një efekt të
menjëhershëm fizik dhe psikologjik, për të cilin mund të lexoni në
këtë artikull.

Doza, cilesia dhe lloji i droges jane karakteristikat kryesore qe duhen


mbajtur parasysh nga perdoruesi per te shmangur problemet e
ndryshme qe mund te shkaktohen. Drogat mund të pengojnë shumë
zhvillimin psikologjik dhe emocional nese përdoren ne menyre te pa
papergjegjshme, sidomos nga personat akoma ne zhvillim (-18).
Perdoruesit e drogave duhen te jene te kujdesshem, sepse perdorimi
i tyre mund te shkaktoje probleme te renda neurologjike dhe ne disa
raste te shkaktoje infeksion me hepatit ose HIV si edhe me sëmundje
të tjera të ndryshme.

Një mjekim ose ilaç është një ilaç që merret për të kuruar ose
përmirësuar çdo simptomë të një sëmundjeje ose gjendjeje
mjekësore. Përdorimi mund të jetë gjithashtu si ilaç parandalues që
ka përfitime në të ardhmen, por nuk trajton asnjë sëmundje ose
simptomë ekzistuese ose para-ekzistuese. Shpërndarja e barnave
rregullohet shpesh nga qeveritë në tre kategori—medikamente pa
recetë, të cilat janë të disponueshme në farmaci dhe supermarkete pa
kufizime të veçanta; barna pa recetë, të cilat jepen nga një farmacist
pa pasur nevojë për recetë të mjekut, dhe ilaçe që jepen vetëm me
recetë, të cilat duhet të përshkruhen nga një profesionist i licencuar
mjekësor, zakonisht një mjek.

Në Mbretërinë e Bashkuar, barnat pas recetës quhen barna farmaci të


cilat mund të shiten vetëm në barnatore të regjistruara, nga ose nën
mbikëqyrjen e një farmacisti. Këto medikamente përcaktohen me
shkronjën P në etiketë. Gama e barnave të disponueshme pa recetë
ndryshon nga vendi në vend. Medikamentet prodhohen zakonisht
nga kompanitë farmaceutike dhe shpesh janë të patentuara për t'i
dhënë zhvilluesit të drejta ekskluzive për t'i prodhuar ato. Ato që nuk
janë të patentuara (ose me patenta të skaduara) quhen barna
gjenerike pasi ato mund të prodhohen nga kompani të tjera pa
kufizime ose licenca nga mbajtësi i patentës.

Barnat farmaceutike zakonisht kategorizohen në klasa të barnave.


Një grup barnash do të ndajnë një strukturë kimike të ngjashme, ose
do të kenë të njëjtin mekanizëm veprimi, të njëjtën mënyrë veprimi
të lidhur ose synojnë të njëjtën sëmundje ose sëmundje të ngjashme.
Sistemi i Klasifikimit Kimik Terapeutik Anatomik (ATC), klasifikimi
më i përdorur i barnave sistemi, i cakton barnave një kod unik ATC, i
cili është një kod alfanumerik që ia cakton atë klasave specifike të

You might also like