You are on page 1of 11

SH.M.M.

“ LUCIANO MOTRONI ” Prizren

Provimi i Integruar i Praktikës Profesionale

Tema : Përkujdesja ndaj Alkoolistëve ( Neurologji )

Kandidati : Mentori ( Profesori i Lëndës )

Atdhe Shala , Kl – XII-1 Ferid Bajrami

Drejtimi : Ndihmës Infermier i Përgjithshëm

Maj 2011 , Prizren


Alkoolizmi

Alkoolizmi është problem shëndetësor dhe social shumë i vështirë për t`u
zgjidhur. Së pari duhet thënë se ekzistojnë qasje të gabueshme ndaj këtij
problemi nga vetë alkoolisti, por edhe nga rrethi i tij. Për alkoolistin
mendohet si për njeri të degjeneruar. Konsumimi i alkoolit dhe alkoolizmi
trajtohen gabimisht si qështje private të atij që konsumon alkool, e jo edhe si
problem i rrethit të tij. Ekzistojnë dallime të mëdha individuale në atë se sa
mund ta durojë dikush alkoolin. Për konsumim të alkoolit për kohë të gjatë
më përgjegjës është rrethi sesa vetë alkoolisti nga i cili kërkohet “zgjidhje
racionale” në kohën kur ai varet nga alkooli. Alkoolisti është përgjegjës për
sjelljen e tij, por nuk është përgjegjës pse rrethi i tij nuk reagon në këtë.
Alkoolistin duhet ballafaquar direkt me problemet që lidhen me
përdorimin e alkoolit në mënyrë që të jetë i vetëdijshëm për pasojat.
Organizata Botërore Shëndetësore e ka definuar alkoolizmin si sëmundje më
1951 : “Alkoolistët janë ata persona të cilët në mënyrë ekscesive përdorin
alkool, duke u varur gradualisht nga ai, kështu ata shfaqin haptazi
çrregullimet shpirtërore apo manifestimet të cilat dëmtojnë shëndetin e tyre
fizik ose shpirtëror, dëmtojnë raportet e tyre me persona tjerë.
Tri karakteristikat themelore të alkoolizmit janë :
1. Përdorimi i pakontrolluar në kohë të gjatë;
2. Varësia psikike dhe fizike për alkoolin dhe
3. Komplikimet shëndetësore dhe sociale.
Të gjithë njerëzit që përdorin alkool mendojnë se e pine “me masë” dhe
nuk mendojnë se një ditë do të varen nga alkooli. Numri më i madh i
njerëzve fillon të përdor alkool për arsye sociale, ngase kjo është sjellje e

2
zakonshme në rrethin e tij. Alkoolistët në të shumtën e rasteve bëhen të
paaftë për punë në moshën productive ( 30-50 vjeqare ). Alkoolizmi
gjithashtu është ngushtë i lidhur me kriminalitetin dhe aksidentet në
komunikacion. Problemi i përdorimit të alkoolit sot është bërë një nga
problemet madhore në botë, veqanërisht për të rinjët, të cilët sapo dalin nga
adoleshenca dhe hyjnë në mjedisin social të të rriturve. Alkooli sjell gjendje
të pa kontrolluar, veqanërisht dhe në raporte seksuale, por më gjërë ai është
në origjinë të veprave kriminale kur bashkëshoqërohet dhe me drogën.
Po ashtu si rezultat i përdorimit të tepërt të alkoolit janë jo vetëm
aksidentet automobilistike, të cilat janë shtuar në mënyrë shqetësuese kohët
e fundit ( si rezultat i humbjes së sistemit të vigjilencës dhe të reflekseve ),
por dhe margjinalizimi i tyre shoqëror si dhe një dështim në integrimin e tyre
në shoqëri, në shkollë, në mjediset profesionale. Kështu, bota e të rinjve
reduktohet gjithnjë e më shumë vetëm tek alkooli, i cili, nën efektet që ka
për pak momente i bën ata të harrojnë problemet sociale apo familjare që ata
përjetojnë, divorcet e prindërve, jetën gjithnjë e më të vështirë, papunësia
dhe plagë të tjera të një shoqërie në tranzicion.
Në disa vende, problemi i alkoolit është kthyer në një problem kombëtar.
Rusët janë ndër popujt që vuajnë më shumë nga alkoolizmi. Në SHBA, 8
milionë amerikan janë “ dependete “ (të varur) nga alkooli, ndërkohë që në
Francë 4 milionë banorë kanë probleme që lidhen me përdorimin e alkoolit.
Në kabinetin mjekësor të Francës apo Amerikës, 20-36% e pacientëve të
tyre janë persona që kanë probleme me alkoolin. Ja pse laboratore të shumta
farmaceutike sot po punojnë për prodhimin e ilaqeve të reja për të luftuar më
mirë alkoolizmin.

3
Llojet e alkoolistëve

Që dikush të bëhet alkoolist duhet të pijë alkool një kohë të gjatë.


Pirja e kohëpaskohshme e alkoolit në sasi të vogla nuk e bënë njeriun
alkoolist. Jellinek, në vitin 1952, i ka përshkruar 5 tipa alkoolistësh dhe i
ka shënuar, me shkronja të alfabetit grek. Kriter kryesor në të cilin
mbështetet gjatë klasifikimit ishte vartësia.
1. Alfa alkoolistët – Ky grup alkoolistësh varet nga alkooli vetëm
për arsye psikologjike. Me alkool këta largojnë dhimbjen fizike
ose problemet psikologjike. Përdorimin e alkoolit këta e bëjnë
jashtë kufirit të lejuar nga ana e shoqërisë, por këta nuk e
humbin kontrollin e përdorimit të alkoolit e as nuk shfaqen
shenja të abstinencës. Problemet që i shtyjnë të pijnë alkool
kryesisht janë të natyrës interpersonale në vendin e punës,etj.
2. Beta alkoolistët – Te këta ndërlikime shfaqen në formë të
polineuritit, gastritit dhe cirozës së mëlqisë, por nuk kanë as
simptoma fizike e as psikike të vartësisë nga alkooli.
3. Gama alkoolistët – Te këta është toleranca e rritur e indeve,
metabolizmi celular adaptohet në alkool,ndërprerja e pirjes
shkakton abstinencë. Te ky grup alkoolistësh humb kontrollin
pas pirjes së gotës së parë.

4
4. Delta alkoolistët – kanë tolerancë të rritur në alkool, adaptim
të metabolizmit celular në alkool, shenja vartësie fizike dhe
psikike nga alkooli me shfaqje të sindromës abstinenciale.
Alkooli – Shkaktari i rëndësishëm i kancerit

Përveq duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkoolizmi. Goja,
gryka, ezofagu, janë disa nga organet që përshkon alkooli për tu futur në
organizëm dhe shpesh këto organe pësojnë dëmtime që kthehen në kancer,
kur abuzimi me alkoolin është i madh. Në Francë, psh. Një anketë e kohëve
të fundit tregon se shkaktar në 10 mijë njerëz të vdekur nga kancerët ishte
alkooli. Në tërësi alkooli është përgjegjës në 7% të të gjithë kancerëve. Ai
shkakton kancer veqanërisht në rrugët aero-digjestive si në gojë, grykë,
Ezofag etj. Tek ata që pijnë duhan por që pijnë shumë alkool rreziku i
kancerit është 10 herë më i lartë se ata që nuk e frekuentojnë alkoolin si ata.
Në fakt, kancerët e gojës vijnë si pasojë e një bashkëpunimi të alkoolit me
duhanin. Në kancerët e ezofagut, mesatarisht alkooli shumëfishon 3 herë
rreziqet. Më shumë se gjysma e vdekjeve të njerëzve nga kanceri i ezofagut
tek burrat është si rezultat i përdorimit të tepërt të alkoolit. Kanceri i gjiri :
rreziku shumëfishohet më 1,2 herë në rast të pirjes së alkoolit. Studimet e
fundit tregojnë për influencën e alkoolit në shkaktimin e një kanceri në gji.

Dëmet nga Alkooli :


Përmes zorrëve, alkooli shkon në gjak dhe shpërndahet në të gjithë
organizmin, por kryesisht në organet kryesore dhe sisteme të organeve si në :
Mëlqi , Zemër , Tru , Pankreas , Muskuj , Metabolizëm , në Sistemin e
traktit gastro-interstinal , Sistem nervor.

5
Mëlqia – Është mëlqia ajo që transformon gradualisht 95% të alkoolit
ndërsa 5% që mbeten transformohen nga mushkëria (Përmes nxjerrjes së
ajrit) apo nga lëkura përmes djersës. Në mëlqi alkooli i konsumuar shkakton
dëmtime të qelizave hepatike, është vërtetuar se sasia e rrezikshme është ajo
prej 20-40g alkool etilik, ndërsa përdorimi 100-150g alkool në ditë, qon
Brenda një periudhe 10-vjeqare në cirozë. Njerëzit që pinë me vite nuk
ndjejnë asgjë papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlqia e tyre
ka marrë fund, është kthyer në mëlqi cirotike.
Pankreasi – edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Ndjeshmëria e
pankreasit qon deri në pancreatitis akut dhe kronike. Përdorimi i zgjatur i
alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai
nuk arrin të tajit sasinë e duhur të enzimeve për të kryer të plotë procesin e
tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50g alkool etilik
( rreth 100ml raki ) në ditë shkakton dëmtime, ndërsa pirja e 100g alkool
etilik ose mbi dy dopio raki 200ml apo 2 Litra birrë për një periudhë 6-12
vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit.
Sistemi Nervor ( Truri )- Alkooli si substancë psiko-aktive që është,
vepron fuqishëm në nivelin e trurit, njëlloj siç veprojnë edhe kanabisi apo
drogat tjera. Truri shqetësohet dhe fillon të funksionojë me ngadalsi, duke
pësuar shqetësim të ekuilibrit apo të humbjes së kujtesës. Është vërtetuar se
për qdo 1 Litër alkool të konsumuar, vdesin 1.000-2.000 qeliza të trurit.
Alkoolistët kronik e qojnë veten në skizofreni,marrëzi,degjenerim
mendor,etj. Të jesh alkoolik kronik do të thotë se në tru vdesin po ashtu edhe
qelizat Purkinje të trurit vogël. Efektet më serioze në sistemin nervor
qëndror është Sindromi – Wernicke Korsakoff dhe encephalitisi.

6
Dëmtimi i palcës kurrizore (myelosis teleferikum)e shkaktuar nga alkooli
dhe mungesa e vitaminës B12.

Pasqyra Klinike (Shenjat e Alkoolizmit)

Alkooli si pjesë përbërëse e pijeve alkoolike po ashtu si nocion është


bërë “mënyrë e shpejtë” për t`u liruar nga tensionet dhe telashet , gjë që
bëhet shkak për varësi psikike nga alkooli. Pirja për “ tu lehtësuar “ është
shenja e parë e fillimit të alkoolizmit. Pastaj shkaktohet edhe rritja e
tolerancës, njeriu pin 5-10 herë më shumë alkool. Më vonë alkoolisti hyn në
fazën e amnezisë alkoolike, po ashtu në humbjen e kontrollit në pije deri sa
të jetë i dehur, humbja e kontrollit në konsumim të alkoolit është shenjë e
vartësisë fizike.
Në faza të mavonshme të alkoolizmit shfaqet pagjumësia, ndjenja e
izolimit, gjykimi i vetëvetes, pendimi, kjo pastaj bëhet shkak për të
konsumuar edhe më shumë alkool. Shfaqet mendimi për vetëvrasje(suicid).
Fazat e alkoolizmit jane : 1.)Pin në shoqëri , 2.)Pin vetë, 3.)Humb
Ekuilibrin 4.) Bëhet agresiv 5.) Lë pas dore familjen 6.) Sjellje asociale
7.) Sjellje antisociale 8.) Psikozë alkoolike 9.)Shkatërrim psikoorganik.
Ekzistojnë tri faza që shkojnë nga euforia deri tek përgjumja:
1. Faza e eksitimit – përqindja e alkolemisë është më pak se 0,7g/l në
gjak. Personi bëhet euforik, llafazan dhe mjaft familjar. Ndërkohë
vigjilenca, përceptimi, kujtesa, ekuilibri apo gjykimi janë të prekura.
2. Faza e dehjes – përqinja e alkolemisë është 0,7-2g/l në gjak. Ka
vështirësi në të folur, është periudha e çrregullimit të vigjilencës dhe e
plogështisë

7
3. Faza e përgjumjes – përqindja e alkoolit është mbi 2g/l në gjak. Pas
një periudhe eksitimi, ai bije në gjumë. Nëse përqindja është mbi 3g/l,
i dehuri rrezikon të bjerë në komë, prandaj ai duhet të dërgohet në
urgjencën e spitalit.
Mjekimi :
Shërimi i alkoolistëve është i gjatë. Nuk mjafton që i sëmuri vetëm ta
ndërprejë pirjen e alkoolit, por duhet të mësohet të reagojë në mënyrë
pozitive ndaj kërkesave të shoqërisë. Kur sigurohet ndërprerja e plotë e
pirjes së alkoolit, atëherë vazhdon shërimi me psikoterapi, socioterapi,
terapi familjare, etj. Qëllimi i parë i mjekut është që të largojë barrierën
emocionale e intelektuale në mes mjekut dhe pacientit, e cila është
shkaktuar nga efektet farmakologjike të alkoolit.
Mjekimi përbëhet nga tri faza :
1. Faza e përgaditjes – kur alkoolisti motivohet për të ardhur në
mjekim,
2. Mjekimi spitalor ( në spital ose në spital ditor )dhe
3. Mjekimi i zgjatur
Mjekimi mund të bëhet në fazën kur alkoolisti vetë nuk është në
gjendje të kuptojë, mjekimi vullnetar është i rrallë, alkoolisti duhet të
kërkojë ndihmën e mjekut vetëm atëherë kur për këtë është i detyruar
nga problemet familjare, profesionale, ose shëndetësore. Motivet më të
forta për mjekim janë humbja e punës, prishja e bashkëshortisë, humbja e
lejes për vozitje etj. Vullnet për mjekim në fillim nuk ekziston as te

8
alkoolisti as tek rrethi i tij. Alkoolisti vjen për mjekim kur kjo i bëhet
rrugë e vetme.
Në parandalimin dhe në mjekimin e alkoolizmit marrin pjesë shërbimet e
mbrojtjes shëndetësore primare në shtëpi të shëndetit etj.
Trajtimi i alkoolistëve “ Përkujdesja”
( Bashkëpunimi me Qendrën për punë Sociale )

Qendra për punë sociale ka rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e


familjes së alkoolistit. Problem i madh për këtë institucion është zbulimi i
hershëm i alkoolistit, mbrojtja e familjes së tij, sidomos në raste kur ajo
maltretohet nga alkoolisti, vështirësitë në aplikimin e dhunshëm të
mjekimit. Është problem edhe përkujdesja për fëmijët e prindërve
alkoolistë të ndar.
Posaçërisht është e rëndësishme të zbulohet alkoolizmi në familjen
në të cilat që të dy prindërit përdorin alkoolin si dhe në familjen me
status të keq social, është i domosdoshëm bashkëpunimi me mbrojtjen
shëndetësore, posaçërisht me shërbimin e patonazhit, me shkollat, me
gjygjet, policinë dhe vendin e punës së alkoolistit.
Për çdo alkoolist kujdesen së paku 20 profesionalistë të sistemeve të
ndryshme ( shëndetësore, mbrojtjes shëndetësore, shkollës, mjedisit ku
punon, gjygjit, policisë ) etj. Për ta motivuar alkoolistin, duhet bërë
presion përmes qendrës për punë sociale e, në rast të sjelljes agresive,

9
përmes gjyqit. Vetëm me çasje multidisciplinare dhe me zhvendosjen e
akcentit nga alkoolisti në rrethin e tij do të arrihen rezultate të pritura.

Literatura:

Dr.Tefik Bekteshi , Dr. Ilir Begolli , Dr.Rexhep Manaj,


( Kujdesi Shëndetësor ) – Për klasën III të shkollës së mesme të mjekësisë.
Doc. dr . Zylfije Hundozi ( Neuropsikiatria )
Për klasën e III të shkollës së mesme të mjekësisë.
http://www.wikipedia.sq/alkoolizmi/

10
11

You might also like