You are on page 1of 4

Efektet e Alkoolit

Lenda
oi/Vlera Alija
Klasa/VII/1
• Kur ju pini alkool ai absorbohet në gjakun tuaj duke qarkulluar nëpër
organizëm dhe duke afektuar kështu çdo pjesë të tij. Koncentimi i alkoolit në
gjak fillon të rritet 10 minuta pas gllënjkës së parë. Një pije alkoolike qëndron
në trup për dy orë pas konsumimit të saj. Alkooli absorbohet nga stomaku dhe
zorrët e holla, dhe metabolizohet nga mëlçia.
• Procesimi i alkoolit determinohet nga shumë faktorë, duke përfshirë gjendjen
e stomakut – a është plotë apo i zbrazur, madhësinë e trupit si dhe ritmin me
të cilin konsumohet alkooli.
• Një trup më i madh ka sasi më të mëdha të gjakut qarkullues nëpër sistem
kështu që nivelet e alkoolit rriten më ngadalë në krahasim më një trup më të
vogël; kjo gjë shpjegon edhe arsyen pse femrat kanë sasi më të mëdha të
alkoolit në qarkullimin e tyre në krahasim më meshkujt. Poashtu sasia e
dhjamit në organizëm përcakton nivelin e koncentrimit të alkoolit, pasi që indi
yndyrorë nuk e absorbon alkoolin. Konsumimi i alkoolit më ngadalë, duke
ngrënë dhe poashtu pas ushqimit ngadalëson ritmin e absorbimit të alkoolit.
• Metabolizmi në mëlçi nënkupton procesin e konvertimit të alkoolit në
komponime që organizmi mund t’i shfrytëzojë apo t’i sekretohet. Një sasi
shumë e vogël e alkoolit poashtu largohet nga organizmi me anë të urinës dhe
frymës.
• Në fillim, alkooli i bën njerëzit të ndihen të lumtur dhe të relaksuar, por pas një
kohe ai shkakton konfuzion dhe përgjumje. Efektet anësore afatgjata të
abuzimit me alkool janë katastrofike për shëndetin.
• Efektet në tru
• Me anë të qarkullimit të gjakut alkooli depërton në tru, ku jep ndryshime
masive. Alkooli afekton pjesët që kontrollojnë lëvizjet, të folurit, procesin e
gjykimit dhe memorien. Rezultati është dehja: sjellja impulsive, të folurit e
paqartë, vështirësitë në të ecur dhe gabimet në të mbajtur mend. Me
kalimin e kohës alkooli shkakton tkurrje dhe shkurtim të lobit frontal –
duke dëmtuar kështu aftësitë e të menduarit të trurit.
• Efektet në mëlçi
• Të qenit organi që e metabolizon alkoolin jep shumë dëmtime të dorës së
parë. Sasi të tepruara të alkoolit shpijnë në inflamacionin e indit të mëlçisë,
duke shkaktuar hepatitin alkoolik, kështu me kalimin e kohës vjen deri te
cikatrizimi i indit dhe në fund zhvillohet cirroza. Të gjitha këto ndryshime
rrisin rrezikun e kancerit hepatoqelizorë.
• Efektet në shtatzëni
• Konsumimi i alkoolit dhe shtatzënia është një JO e madhe. Gratë të cilat duan
të ngelin shtatzënë si dhe ato që tani më janë shtatzëna nuk duhet të
konsumojnë as edhe sasinë më të vogël të alkoolit. Alkooli shpie deri te një
numër i madh i ndryshimeve në fetus, të përmbledhura në sindromën fetal
alkoolik ku bëjnë pjesë: abnormalitetet fizike, vështirësitë në të mësuar si
dhe problemet emocionale. Alkooli poashtu rrit rrezikun e abortit, lindjes së
parakohshme si dhe lindjes së frytit të vdekur.
• Efektet në zemër
• Alkooli shpie në komplikime të shumta në sistemin qarkullues. Duke u nisur
që nga shtypja e rritur e gjakut, çrregullimet e ritmit, infarkti i zemrës, insulti
cerebral, kardiomiopatia si dhe insuficienca e zemrës.
• Efektet në diabet
• Pacientët diabetik janë në rrezik serioz të toksicitetit nga alkooli. Konsumimi i
alkoolit shpie deri tek ndryshimi i nivelit të glukozës në gjak, duke shkaktuar
ngritje dhe rënie të saj. Më në fund alkooli ndërvepron edhe me anti-
diabetikët oral duke çuar në hipoglikemi apo në të ashtu quajtur shok
insulinemik, që paraqet gjendje mjekësore emergjente.

You might also like