You are on page 1of 3

PUNOI:APOLON ZAJAKU

Obeziteti tashmë prej disa vitesh përkufizohet si një sëmundje kronike, që karakterizohet
nga shtimi i tepërt i masës dhjamore me pasoja në shëndetin e individit. Prevalenca e
obezitetit është trefishuar në shumë vende të Evropës dhe në botë që prej vitit 1980. Sipas
Organizatës Botërore të Shëndetësisë, obeziteti është një nga sfidat më të mëdha të
shëndetit publik për këtë shekull. Prevalenca e obezitetit në Shqipëri është 21.7 % në 2016
sipas të dhënave nga CIA krahasuar me  18.1 % që ishte në 2014. Shqipëria renditet në
vendin e 75 nga 180 vende të botës. Aktualisht në botë janë rreth 500 milion njerëz me
obezitet. Situata paraqitet alarmante tek fëmijët dhe adoleshentët. Epidemia është shtuar si
pasojë e ndryshimeve sociale, ekonomike, kulturore dhe fizike. Obeziteti nuk është më një
sëmundje e “shoqërive të pasura”; por po bëhet dominante dhe në vendet në zhvillim dhe ato
në tranzicion. Prishja e balancës energjitike e shkaktuar nga një reduktim dramatik i
aktivitetit fizik dhe ndryshimit të modeleve ushqimore, duke përfshirë rritjen konsumimit të
ushqimeve dhe pijeve të varfra me lëndë ushqyese, por të dendura me energji (që përmbajnë
porcione të larta të yndyrnave te ngopura, kripërave dhe sheqernave) në kombinim me
konsumin e pamjaftueshëm të frutave dhe perimeve, ka çuar në një rritje të numrit të
individëve me mbipeshë dhe obezitet. Sipas të dhënave të OBSH-së rreth dy të tretat e
popullsisë adulte në shumicën e vendeve Europiane nuk janë mjaftueshëm fizikisht aktiv për
të siguruar dhe mbajtur një mirëqënie shëndetësore dhe 42 % nuk kryejnë asnjëherë një
aktivitet fizik dhe vetëm në disa vende arrihet konsumi i frutave dhe perimeve në nivelet e
rekomanduara. Vetëm predispozita gjenetike nuk mund të shpjegojë epideminë e obezitetit
pa ndryshime të tilla në mjedisin social, ekonomik, kulturor dhe fizik.

Çfarë mund të bëhet:

Veprimi duhet të synojë të sigurojë një ekuilibër optimal të energjisë duke stimuluar një dietë
të shëndetshme dhe aktivitet fizik.  Një rëndësi e veçantë i bashkëngjitet mjediseve të tilla si
shtëpia dhe familjet, komunitetet, kopshtet, shkollat, vendet e punës, mjetet e transportit,
mjedisin urban, strehimin, shëndetësi dhe shërbime sociale, si dhe lehtësira për kohën e lirë.

Klasifikimi i Obezitetit: Për vlerësimin e shkallës së obezitetit përdoret indeksi i masës


trupore BMI. Vlerat normale janë 18.8-24.9. Të gjithë adultët çdo vit duhet të masin BMI.  Në
rast se vlera e BMI-së është  ≥25 kg/m2 atëherë individi duhet t’i nështrohet vlerësimit
fillestar për mbipeshë ose obezitet.

Obeziteti është një portë për shumë sëmundje të tjera HTA, prediabet, diabet, Dislipidemi,
sëmundjet e zemrës, infarkti i trurit, patologji malinje, apnea e gjumit, sëmundjet
reumatizmale, artritet, infertiliteti, sindroma e ovarit polikistik, refluksi gastro-ezofageal,
astma, depresioni, inkontinienca urinare psh; mbipesha dhe obeziteti janë përgjegjës për
rreth 80% të rasteve të diabetit të tipit 2, 35% të sëmundjeve ishemike të zemrës dhe 55% të
rasteve me HTA.

Trajtimi dhe parandalimi:


Trajtimi i obezitetit kërkon një kujdes afatgjatë. Ushqehu shendetshem,perdor sa me shume
aktivitet fizik.

You might also like