You are on page 1of 25

LEKSIONI 6

DRITA SI FAKTOR EKOLOGJIK


1. VEÇORI TË RREZATIMIT DIELLOR.
2. ORGANIZIMI I MBULESËS BIMORE DHE
DEPËRTIMI I DRITËS NË BRENDËSI TË SAJ.
3. VEPRIMI EKOFIZOLOGJIK I DRITËS MBI
BIMËT.
4. MUNDËSI PËR RRITJEN E PËRDORIMIT TË
ENERGJISË SË DRITËS.
5. ROLI EKOLOGJIK I FOTOPERIODËS.
6. RËNDËSIA E NJOHJES DHE PËRDORIMI
PRAKTIK I FOTOPERIODIZMIT.
DRITA SI FAKTOR EKOLOGJIK.
Veçori themelore e organizmave të gjalla është
shkëmbimi I lëndës dhe I energjisë me mjedisin e
jashtëm, ky përbën kushtin themelor të egzistencës,
së tyre .
Burim i energjisë për proceset fiziologjike e
biologjike që ndodhin janë valët elektromagentike
të rrezatimit diellor.
Rëndësia e rrezatimit diellor për bimët dhe
bujqesine eshte i qartë, përderisa bujqësinë mund ta
përcaktojmë në fund të fundit, përdorim racional të
energjisë diellore, nëprmjet riciklimit të
përshtatshëm të ujit dhe të lëndëve ushqyese që I
lejojnë bimët të jetojnë e t ë prodhojnë.
Efektet e rrezatimit mbi bimët e qeniet e tjera janë të
pakompesueshme,
Ai përbën burimin e vetëm energjetik për procesin e
fotosintezës, e cila është baza e jetës mbi tokë. Por në
ndryshim me ngrohtësinë dhe ujin rrezatimi diellor
shpërndahet pak a shumë uniformisht.
Në rruzullin tokësor nuk ka zonë ku rritja e bimëve të
mos jetë e mundur nga pamjaftueshmëria e dritës.
Përkundrazi,
problem themelor është se vetëm një pjesë shumë e
vogël e dritës shfrytëzohet në rrugë biologjike 1,5 – 2%.
Prandaj do të theksonim qysh në fillim se për ndarjen
e bimësisë në zona e nënzona drita luan rolin dytësor
me përjashtim të sipërfaqeve të vogla.
1. VEÇORI TË RREZATIMIT DIELLOR.
Rrezet e diellit duke përshkuar rrugën prej kufirit të sipërm të
atmosferës deri në sipërfaqen tokësore, pjesërisht thithen prej
ajrt dhe pjesërisht pasqyrohen e shpërndahen në drejtime të
ndryshme.
Mbi sipërfaqen e tokës ato arrijnë të dobësuara dhe madhësia
e intensitetit të tyre, në pika të ndryshme të sipërfaqes
tokësore është e ndryshme. Por , në të gjitha pikat e vendosura
në kufirin e sipërm të atmosferës intensiteti I rrezeve diellore
është I njëjtë, prandaj dhe është quajtur konstante
diellore.vlera e konstantes diellore është rreth 2 kal/cm2.
Energjia e rrezeve diellore që bie mbi njësinë e sipërfaqes
tokësore në njësinë e kohës (insolacioni) varet nga
Këndi I rënies
Intensiteti I rrezeve direkte diellore.
, Në mëngjes dhe në mbrëmje rrezet e diellit janë më
të dobëta, kurse afër mesditës janë më të nxehta. Nga
pikpamja ekologjike merr rëndësi të veçantë vlerësimi
I insolacionit në sipërfaqe të pjerrëta me
përkundrejtime të ndryshme. Nga matjet rezulton se
nqs insolacioni në sipërfaqe horizontale është psh
100%, atëherë faqia verore e kodrës me pjerësi 10 0 do të
ketë 77% një të atij horizontal, ndërsa faqja jugore një
132%. Në pranverë, kur dielli qëndron ende ulët në
horizont, më tepër rreze marrin faqet jugore, sidomos
kur pjerrësia është e madhe. Në 22 qershor rrezet e
diellit bien në mënyrë të njëtrajtëshme mbi të gjitha
përkundrejtimet, për rrjedhojë ne të gjithta faqet e një
kodre toka merr afërsisht të njëjtën nxehtësi.
Rrezet e diellit duke përshkuar atmosferën, pësojnë
dobësim, I cili përcaktohet nga trashësia e shtresës
atmosferike. Trashësia ose masa e atmosferës, e përshkuar
nga rrezja diellore, varet nga lartësia e diellit mbi
horizont. Kur dielli ndodhet në zenith, rrezet kalojnë në
atmosferë rrugën më të shkurtër e cila në mënyrë
konvencionale merret e barabartë me njësinë dhe thuhet
se rrezet e diellit përshkojnë 1 atmosferë. Me uljen e
diellit, afër horizontit, rruga që përshkon rrezja diellore
zgjatet, si rrjedhojë e rritjes së trashësisë së atmosferës.
Masa më e madhe e atmosferës kalohet prej rrezeve të
diellit në çastin e lindjes dhe të perëndimit të tij. Në këtë
rast, masa ose numri I atmosferave bëhet 35,4 herë më I
madh se sa kur dielli ndodhet në zenith.
Dobësimi I rrezeve diellore varet jo vetëm nga
trashësia e atmosferës, por edhe nga transparenca e saj
dhe nga pastërtia e ajrit. Në përgjithësi transparenca e
ajrit është më e madhe gjatë dimrit për arsye të
pastrimit të ajrit nga pluhurat nëprmjet reshejve.
Pra, rrezatimi I përgjithshëm diellor varet :
1. Nga lartësia e diellit në kupën qiellore, e cila ndryshon
sipas orëve, stinës, gjerësisë gjeografike
2. Lartësisë mbi nivelin e detit. Duke u ngritur nga
niveli I detit shkurtohet rruga që përshkojnë rrezet
diellore e për rrjedhojë në male p.sh rrezatimi është
më I fuqishëm.
3. Nga sasia e avujve të ujit në ajër e grimcave të
ndryshme, nga vranësirat dhe natyra e tyre.
Rrezet e përgjithëshme diellore bien në tokë në dy forma të
cilat kanë veprim të diferencuar mbi organizmat, në formën
e rrezeve.
a. Direkte.
b. Të shpërndara.
Rrezet direkte janë ato që vijnë drejtpërsëdrejti prej diskut
të dukshëm të diellit, pra, kur dielli duket në qiell. Por,
rrezet direkte duke kaluar nëpër atmosferë takojnë molekula
të ajrit, grimca të ngurta dhe të lëngëta dhe duke
bashëkvepruar elektrikisht me këto thërmija pësojnë
pjesërisht një shpërndarje në të gjitha drejtimet duke
ardhur në tokë në formën e rrezatimit të shpërhapur
( difuz). Rrezet e shpërndara vijnë në tokë edhe kur dielli
nuk duket në qiell, p.sh kur s’ka lindur apo kur sapo ka
perënduar ose kur jemi në hijen e pemëve apo të objekteve
të ndryshme.
Kur dielli është I mbuluar nga retë, rrezet e diellit vijnë
në tokë në formë të shpërhapur dhe intensiteti I tyre
është disa herë më I madh se kur qielli është I kthjellët.
Jo I gjith rrezatimi që vjen në tokë mbahet nga sipërfaqja
e tokës. Një pjesë e këtyre rrezeve pasqyrohen në atmosferë
duke formuar fluksin e rrezeve të pasqyruara, I cili
është I ndryshëm sipas vetive fizike të trupave dhe
gjendjes së tyre.
Raporti ndërmjet intensitetit të rrezeve të pasqyruara dhe
të rrezeve të përgjithëshme që bien në tokë, shprehur në %
përbën koeficientin e pasqyrimit, ndërsa llogaritur vetëm
në spektrin e rrezeve të dukshme (drita ) quhet albedo.
Tri mjedise paraqesin më shumë interes në ekologji : uji,
toka dhe bimësia.
Pasqyrimi I tokës varet kryesisht nga
permbajtja e lëndëve organike, ujit, nga dimensionet
e pjesëve përbërëse dhe këndi I rënies së rrezeve.
Pasqyrimi është shumë I vogël në spektrin blu
dhe arrin maksimalen në ato infra të kuq.
Pasqyrimi luhatet nga 20% për tokat e pasura me
lëndë organike deri në 30% për ato ranore.
Agregatet jouniforme të përbërësve të tokës e
vështirësojnë pasqyrimin, ndërsa tokat e pluhurosura
reflektojën lehtësisht
.Pasqyrimi I tokes zvogelohet me ritjen e lageshtise
. Pasqyrimi I një mbulese bimore varet nga
gjeometria e saj, nga këndi I rënies së rrezeve
diellore dhe cilësitë radioaktive të saj.
Në përgjithësi vlerat më të larta, rreth 25%,
regjistrohen në sipërfaqet pak a shumë uniforme.
Pasqyrimi më I vogël rregjistrohet kur dielli
ndodhet në zenith dhe rritet gradualisht me
zvogëlimin e këndit diellor, sepse zvogëlohet
shpërndarja e dritës në brendësi të bimësisë.
Por, veçoritë e ndërtimit të gjetheve dhe natyra e
organizimit të mbulesave bimore e bejnë të
dallueshme shkallën e pasqyrimit ndërmjet bimëve.
Megjithë vështirësitë për të dalluar tipet e
bimësisë mbi bazën e koeficientëve të pasqyrimit,
matjet e spektirit nga satelitët, nëpërmjet
kompjuterave, ka lejuar përgatitjen e hartave të
shpërndarjes së bimësisë.

Rrezatimi që vjen në sipërfaqen e tokës


pjesërisht thithet dhe si rrjedhojë toka ngrohet
duke filluar nga një temepraturë më e lartë se
zeroja absolute dhe pjesërisht pasqyrohen në
formën e rrezatimit me gjatësi të madhe vale
Dihet se atmosfera është shumë transparente ndaj
rrezatimit diellor në valë relativisht të shkurtra, por
nuk është e tillë ndaj rrezatimit tokësor me valë
të gjata. Për shkak të reve të avujve të ujit dhe
anhidridit karbonik, një pjesë e rrezatimit të tokës
kapet në atmosferë. Thithja është mjaft e madhe
nga ana e ujit të lëngshëm. Një re e trashë 50 m është
praktikisht e papërshkueshme nga rrezatimi tokësor
edhe pse përmban vetëm një gr ujë të lëngshëm për
m3. Retë e përbëra nga pjesë akulli apo bore janë
gjithashtu të papërshkueshme. Rrezatimi tokësor (
me efekt termik) duke ngrohur atmosferën, e
bën këtë burim rrezesh me vale te gjata
, Rreth 50% e rrezatimit që niset nga sipërfaqja
tokësore drejt atmosferës thithet nga avujt e ujit, gazi
karbonik dhe ozone dhe nga kjo sasi pjesa më e madhe
rikthehet në tokë dhe njihet me emrin kundër
rrezatim I atmosferës. Atmosfera luan një rol të njëjtë
me ato të xhamit të një sere, I cili paraqitet pak a
shumë transparent në lidhje me rrezatimin e dukshëm
dhe thith e ridërgon rrezatimin infra të kuq me valë të
gjata.
Ky lloj kurthi I energjisë I dërguar nga sipërfaqja
tokësore quhet “ efekti I serrës”.
Pra, rrezet diellore me gjatësi vale të shkurtër hyjnë
brenda serës, ndërsa rrezatimi I dërguar nga objekte që
gjenden në brendësi nuk mund të kalojnë nëpërmjet
xhamit jashtë serës.
. Në kushtet e zhvillimit t ë madh industrial,
pasurimi I ajrit me CO2 shton “ efektin serë” dhe
përbën një mundësi për rritjen e temperaturës në
shtresat e ulta. Duhet konceptuar se aftësia e “
efektit të serës” që ka atmosfera është e një
rëndësie themelore për temperaturën e shtresave
afër sipërfaqes tokësore. Mjafton të kujtojmë se
hëna, edhe pse merr 2 herë më shumë energji për
njësinë e sipërfaqes, ka amplitude temperature rreth
200 grade krahasuar me token pikërisht sepse I
mungon atmosfera që mund të lunate “ efektin e
serës”
Veprimi ekofiziologjik i drites mbi
bimet.
Drita ushtron dhe merr pjese ne shume procese biologjike
nepermjet reaksioneve fotokimike qe ajo provokon. Ajo
kontrollon stadet e njepasnjeshme te mbirjes rritjes,
lulezimit etj.
Veprtimi mbi mbirjen
Mbirja e shume farave ndikohet nga prania ose jo e drites.
Eksperimenti me rreth 964lloje bimesh tregon se ne 671
lloje mbirja ishte me e shpejte, ne 258 lloje mbirja
vonohet dhe ne 35 paraqiten indiferente.
Kjo ka rendesi praktike te njihet per te percaktuar
thellesine e mbjelljes dhe luftimin e barerave te keqia.
Veprimi i drites mbi morfogjenezen.
Drita luan nje rol te rendesishem mbi morfogjenezen e
bimeve. Rritja ne kushtet e hijezimit si dhe diferencat
midis pjeses rrenjore dhe mbitokesore jane shembuj te
ndikimit te drites.
Mbi bazen e kerkesave per drite bimet i ndajme ne lloje
dritedashese dhe hijedashese.
Veprimi i drites mbi orientimin e reaksionit te rritjes.
Aftesia e bimeve per tu rrutulluar apo drejtuar drejt
rrezeve te drites ose ne te kundert qyhet fototropizem.
Dallojme fototripizem pozitiv dhe negativ.
Veprimi i drites mbi fotosintezen.
Pa dyshim veprimi me i rendesishem biologjik i drites
eshte pjesemarrja e drites ne procesin e fotosintezes.
Gjethet e gjelbra thithin mesatarisht 75% te rezatimit
diellor qe bie mbi to, por koeficienti i perdorimit te tij
per fotosintezen eshte shume e ulet. Ne kushte
natyrore gjate ndricimit intensiv shpenzohet 1-2% e
energjise diellore per fotosintezen.
Veprime te tjera te drites mbi bime permendim:
-Ndikim mbi rritjen e pergjithshme te bimes.
-Ndikim mbi lulezimin (ne mungese te drites mungon
lulezimi dhe bima qendron ne gjendje vegjitative)
Roli ekologjik e fotoperiodes.
Pervec energjise se rezatimit rendesi te vecante nga
ana biologjike per bimet ka zgjatja e kohes qe dielli
duket ne kupen qiellore. Madhesi quhet diellezim.
Ndermjet faktoreve qe ndikojne mbi diellezimin
peshen me te madhe e ka gjeresia gjeografike e cila ne
nje pike te caktuar te rruzullit tokesor percakton
kohen e zgjatjes se shkelqimit te diellit.
Ne nje pike te caktuar kemi disa madhesi te
djellezimit: zgjagtjen teorike te diellezimit ose
fotoperioden, diallezimin praktik dhe diellezimin
faktik. Raporti midis djalllezimit faktik dhe atij teorik
perben djellezimin relativ.
Matja e djellezimit behet me ane te heliografit.
Zgjatja e periudhes ditore te ndricimit
(fotoperioda)ushtron nje veprim te shumfishte mbi
gjithe qeniet e gjalla dhe ne vecanti mbi bimet. Ato
lidhen me faktin nese nje bime ne nje zone te caktuar
mund te lulezoje ose te ngelet ne gjendje vegjetative,
pavaresisht se kushtet e tjera jane te volitshme.
Reagimi I bimeve ndaj fotoperiodes eshte quajtur
fotoperiodizem.
Fenomeni u vu re ne disa kultivare duhani te cilet
lulezonin ne sere ne periudhen e dimrit. Mbasi u
analizuan te gjithe faktoret u arit ne perfundim se
bima e duhanit nuk lulezon kur dita I kalon te 14 oret.
Keto bime lulezojne kur zgjatja e dites eshte me e vogel se
nje maksimum kritik u quajten diteshkurtra.
Studimet treguan se ekzistojne e bimet te dites se gjate.
Sipas mendimt te sotem dallohen
Bime te dites se gjate.
Bime te dites se shkurter.
Bime alternative ose neutrale.
Bime te ndermjetme.
Me konkretisht nje bime do te quhet e dites se gjate kur po
te zgjatim oret me dite duke u nisur nga nje minimum
periudha qe shkon nga mbirja deri ne lulezim shkurtohet,
ndersa kur dita eshte me e shkurter se nje vlere minimale
lulezimi I bimes nuk ndodh. P.sh gruri, dhe e kunderta per
bimet e dites se shkurter.
Klasifikimi fotoperiodik I mesiperm eshte me I
nderlikuar sepse dallojme grupime te tilla si bime te dites
se shkurter-te gjate dhe bime te dites se gjate-te shkurter.
Me poshte kur te trajtojme problemin e
termoperiodizmit do te shikojme se te dy proceset jane te
lidhur dhe ndikojne mbi njeri-tjetrin.
Studimet e mevonshme tregojne se nuk eshte dita e
shkurter por nata e gjate ajo qe ka ndikimin me te madh
mbi bimet.
Fotoperiodizmi eshte bere zakon te shihet ne lidhje me
lulezimin sepse dukuria eshte me e dukshme por ai
ndikon dhe mbi shume procese te tjera biologjike si
mbirjen e farave, mbi formimin dhe zhvillimin e
organeve rezerve ose magazinimit etj.
Rendesia e njohjes dhe perdorimi praktik I
fotoperiodizmit.
Pozicioni gjeografik I vendit tone nuk sjell ndonje
shqetesim per mbjelljen e bimeve bujqesore. Nevojat
fotoperiodike plotesohen relativisht mire ne te gjithe
vendin,. Por kjo s’do te thote qe ai nuk duhet njohur
mire sepse ka interes ekologjik dhe agronomik
 Nepermjet fotoperiodizmit mund te ndikohet per te
shpejtuar apo vonuar zhvillimin e bimeve sipas
interesave qe ka njeriu. P.SH. Tek misri per te shpejtuar
fazen e xhufkim-lulezimit tek te lashtat per te shpejtuar
kallezimin sidomos ne zonat veriore ose per te penguar
lulezimin ne nje sere kultura perimore qe perdoren per
masen vegjetative. P.Sh. Tek spinaqi, sallata etj.
Kontrolli I gjatesise se drites eshte nje praktike qe
duhet marre ne konsiderate sidomos ne serat per te
plotesuar kerkesat e tyre sipas qellimit dhe
destinancionit qe jane mbjelle, sepse keto bime qe
mbillen ne keto ambjente e shtrine zhvillimin e tyre
jashte kushteve normale. Ne keto raste perdorim
ndricim suplementar te seres ose mbulimin e saj.

You might also like