You are on page 1of 12

KIMIA E ATMOSFERES

KAPITULLI2

ATMOSFERA E TOKES

2.1 ROLl I ATMOSFERES SE TOKES


Atmosfera e Tokes ka nje 1'01 tt dyfishte: (i) ajo eshte nje shtrese vitale qe ushqen
Jelen ne Toke, db.e njekohesisht (ii) ajo eshte nje shtrese mbrojtese qe e mbron
Token nga veprimet e demshme fe hapesires se jashtme,
Atmosfera eshte burim j. oksigjenit per frymemanjen e gjallesave, burim i
dyoksidit te karbonit per fotosintezen e bimeve si dJ1C bun m i azotit qe, ne forme
kimikisht te lidhur, eshte nje faktor eseacial ijeres. NJe rol ljeter i tendesjshem 1
atmosferes eshte se nepermjet saj realizoher qarkullimi i ujit nga oqeani ne toke
(shih ciklin e ujit, Figura 1.3), duke sherbyer keshtl' si nje "pajisje kondensuese'' ne
"kaldajen'' gjigande diellore.
Roli mbrojtes i atmosferes per jeten ne Toke konsiston ne perthithjen prej saj te
te rrezatimeve kozmike si dhe te nje pjese te rrezatimeve diellore duke mbrojtur
keshtu organizmat e ndryshme nga veprimet e demshme te tyre. Atmosfera nuk
lejon qe te mberrijne ne siperfaqen e Tokes rrezatimet UV ncn 300 urn, te cilat
jane te demshme per jeten, Nde.rkaq, atmosfera lejon kalimin ne Toke te
rrezatimeve UV-VIS-IK ne zonen nga 3.00 deri 2500001, te. cilet tral1smetojne ne
siperfaqen e Tokes energjine diellore aq te nevojshrne per jeten ilC ~ (si dhe
radiovalet nga 0,01 m deri ne 40 m). Nje veprim tjetih vital i atnlosferes eshte
absorbimi i rrezatimeve IK qe emitohen nga siperfaqja e Tokes, duke penguar
keshtu shperhapjen e nxehtesise ne hapesire; ne kete menyre temperatura e Tokes
mbahet thnajse e pandryshuar ne intervale relativisht te vogla (nepermjet efektit
"sere").
Se fundi, atmosfera e Tokes sherben edhe si "rezervuar" per shume substanca
ndetese, kryesisht te gazta, si p.sh. 802• NO:c~CFC, CO~ e~.
Ne studimin e kimise se atmosferes, krahas Iljoburive kimike nevojiten edhe
njohw:i te fi.zi.kes,meteol'OJQgjise, biologjise, gjeologjise, eg. Rendesi te vecante ka
njohja e pel'bedes kimike te atmosferes dhe studimi i mekanizmave dhe kinetikes
se reaksioneve fotokimike qe ndodhiu ne teo Krahas ketyre problemeve, ka mjaft
interes te studiohen gjithashtu levizjet e mas ave ajrore dhe bilancet terrnike ne
atmosfere. Verne ne dukje se forcat levizese kryesore te masave te ajrit ne
atmosfere jane energjia e rrezatimit diellor dhe rrotullimi i Tokes. Sasia e energjise
diellore qe bie ne rajonet e ndryshme te Tokes si dhe pjesa e rrezatimeve diellore
qe reflektohet ne hapesire, absorbohet nga siperfaqja e tokes dhe ujerave apo
24 Kimia e Mjedisit

emitohet prej saj, ndryshojne nga njera zone ne tjetren duke shkaktuar keshtu
ndryshime termike dhe si pasoje qarkullimin e masave ajrore.

2.2 NDERTIMI I ATMOSFERES SE TOKES


Atmosfera e Tokes shtrihet deri ne laJ'tesine 50000 km nga siperfaqja e saj. Ne te
rnund te dallohen disa shtresa karakteristi ke, duke u bazuar ne ndryshimet e
temperan.res dhe deft diku edhe te perberjes kimike.
Ne ndertimin e atmosferes dallohen disa zona "sfere'', kater nga me te
rendesishmet e te cilave jane paraqitur ne Figuren 2.1: troposfera, strato sfera ,
mezosfera dhe termosfera. Mbi lartesine 400 km verehen edhe dy zona te tjera:
ekosfera dhe magnetosfera. Zonat ndahen nga njera-tjetra me ane te rue piku
(maksimumi ose minimumi) te temperatures, te quajtur -pauze, qe percakton
emertimin e zones perkatese nen teo

Rrezatimi diellor

[0»>(0,)
Figura 2.1 Shtresat
perberese te
TERMOSFERA atmosferes se Tokes
(deri ne lartesine
500 km),
tetnperaturat ne
kufijte ndares te
120 km: {OJ-lO,l shtresave dhe gazet
kryesore qe
ndodhen ne pjeset e
ndryshme. Tre
or. NO' shigjetat e
MEZOSFERA
valezuara tregojne
tipat e rrezatimeve
qe emitohen nga
Dielli dhe zonat
0,
STRATOSFERA deri ku ato
mberrijne.

Tropostera eshte shtresa me e ulet qe shtrihet nga siperfaqja e tokes deri ne


lartesine 10--18 km ne varesi te gjeresise gjeegrafike (me e lartc ne Ekuador dhe
me e ulet ne Pole) dhe te stines, Perberja kimike e troposferes esbte homogjene ne'

D
Kapitulli 2: Atmosfera e Tokes 25

lidhje me permbajtjen e gazeve kryesore. Vecori karakteristike e Troposferes eshte


se temperatura zvogelohet me rritjen e lartesise, deri sa arrin vleren -60°C (215 K)
ne tropopauze. Kjo shtrese me temperature te ulet sherben si barriere qe grimcat e
akullit (te fituara nga avujt e ujit) te mos ngjiten ne shtresat me te larta ku, nen
veprimin e rrezatimeve UV te fuqishme, do te ndodhte fotodisocijimi i ujit.
Troposfera ka ndikimin kryesor ne motin dhe klimen ne Toke. Shume substanca
ndotese qe emitohen nga siperfaqja e tokes shperndahen brenda kesaj shtrese.
Mbi tropopauzen vazhdon shtresa e Stratosferes. Ne kete zone, temperatura
rritet me nitjen e lartesise, deri ne rreth 50 km dhe arrin vleren maksimale -2°C ne
stratopauze. Sic do shpjegohet ne Kapitullin 3, rritja e temperatures ne Stratosfere
shkaktohet nga absorbimi i rrezeve UV nga ozoni, perqendrimi maksimal i te cilit
ne kete shtrese arrin ne rreth 10 ppm.
Ne shtresen qe pason, Mezos(eren temperatura perseri ulet deri ne nje vlere
minimale (-92°C) ne lartesine rreth 85-90 km, qe i pergjigjet mezopauzes, per
shkak se ne kete sh rese mungojne speciet qe mund te absorbojne rrezatimet uv.
Zona mbi mezos.cren deri ne 400 km i takon Termos(eres, ne te cilen verehet
perseri rritja e temperatures deri ne vlera rreth 1200oC, per shkak te absorbimit te
rrezatimeve me gjatesi vale nen 200 nm dhe reaksioneve te fotojonizimit.

Temperatura ·C
-100 -SO -60 -40 -20 o
l00~--~ __ ~ __ ~ __ -+__~
Figura 2.2 Ndryshimi i
TERMOSFERA
temperatures (vija e nderprere) dhe
trysnise (vija e plote) me lartesine ne
atmosfere. Ne troposfere temperatura
zvogelohet me lartesine (deri ne rreth-
----- ...... " 60°C), ne stratosfere ajo rritet (deri ne
rreth -2°C) per tu zvogeluar perseri ne
-------i mezosfere (ne rreth -92°C) dhe per tu
, I

.".;
rritur perseri ne termosfere dhe ne
_.". shtresat e tjera me afer Diellit. Varesia
e log p nga lartesia eshte afersisht nje
vije e drejte (boshti i trusnise ne figure
eshte ne shkalle logaritmike) prandaj
zvogelimi i trusnise me lartesine mund
te konsiderohet nje varesi thuajse
o,__--t---t--t--+--+-~ eksponenciale.
-6 -5 -4 -3 -2 -1 o
logp

Karakteristikat e atmosferes ndryshojne shume ne varesi te lartesise, stines,


gjatesise gjeografike dhe madje edhe te aktivitetit diellor. Sic mund te shihet ne
Figuren 2.2, temperatura e atmosferes ndryshon me lartesine mbi siperfaqen e
Tokes ne menyre mjaft karakteristike. Nderkaq, trysnia e atmosferes, ne dallim nga
26 .Kimia e Mjedisit

temperatura, zvogelohet vazhdimisht dhe ne menyre thuajse eksponenciale me


rritjen e lartesise nga siperfaqja e Tokes. Zvogelimi i trysnise eshte shume i shpejte
sidomos ne fillim; keshtu, p.sh. ne lartesine 50 km trysnia eshte rreth 1 mm Hg, ne
lartesine 100 km ajo bie ne 2,3 x 10-3 mm Hg dhe ne lartesine 200 km ajo
zvogelohet ne 1,0 x 10-6 mm Hg. Gjithashtu, dendesia e atmosferes zvogelohet
shpejt me lartesine; si pasoje, me teper se 99% e mases se pergjithshme te
atmosferes ndodhet deli ne lartesine rreth 30 km nga siperfaqja e Tokes. Duke e
konsideruar zvogelimin e trysnise se atmosferes si nje proces zgjerimi adiabatik te
nje gazi dyatomik, mund te njehsohet lartesia per te cilen temperatura zvogelohet
me madhesine "e"; kjo lartesi rezulton e barabarte me 21 km.

2.3 PERBERJA KIMlKE E ATMOSFERES


Shtresat e atmosferes dallohen edhe nga perberja kimike; kjo gje eshte treguar ne
Figuren 2.1. Perberja kimike e atmosferes se Tokes ka pesuar ndryshime te medha
gjate procesit te formimit te planetit, pOI' ajo tani ka arritur nje gjendje te
qendrueshme, e cila eshte baze per jeten ne Toke.
Kufijte ndermjet shtresave te ndryshme te atmosferes jane pak a shume te
dallueshem ne lidhje me perberjen kimike te tyre. Ne ndryshimet e perberjes
kimike ndermjet shtresave te atmosferes ndikojne dy faktore kryesore: (i) {Orca e
terheq;es se Tokes, e cila sjell si pasoje kalimin e atomeve dhe molekulave me te
renda ne shtresat qe ndodhen me poshte, duke lene ne shtresat me te larta te saj
atomet dhe molekulat me te lehta, dhe (ii) reaksionet kim ike dhe {Otokimike
ndermj et perberesve te atmosferes, ne vecanti reaksionet fotokimike nen veprimin
e rrezatimeve diellore dhe atyre kozmike, te cilat jane shume me te fuqishme ne
shtresat e jashtme te atmosferes,
Ne Pasqyren 2.1 eshte dhene perberja kimike mesatare e atmosferes, jetegjatesia
mesatare e perberesve kryesore dhe shpejtesia e ndryshimeve relative te tyre. Ne
shtresat e atmosferes ne afersi te siperfaqes se Tokes mbizoterojne azoti me
78,08% (molare) dhe oksigjeni me 20,95% (molare). Ne permbajtje shume me te
uleta (minore) jane argoni Ar 0,934%, dyoksidi i karbonit CO2, 0,035%, gazet
inerte (Ne, Kr, He, Xe) dhe gjurmet e shume gazeve te tjera (CH4, CO, N20, NOx,
S02, NH3, etj). Ajri atmosferik permban gjithashtu avuj uji ne nivelet nga 0,1 deri
5% (zakonisht 1-3%), si dhe grime a te ngurta dhe pikla te lengeta, Ndonese
nive1et e permbajtjes se oksigjenit dhe azotit ne atmosfere nuk kane pesuar
ndryshime, perqendrimet e gazeve gjurme, te cilat jane thelbesore per shume
procese qe zhvillohen ne te, kane pesuar ndryshime te rendesishme per shkak te
veprimtarive njerezore, Si pasoje, ne atmosfere verehen nje sere dukurish kritike
per ekosistemet dhe kushtet klimaterike ne toke si ngrohja globale, dobesimi i
shtreses se ozonit, shiu acid, smogu fotokimik, etj.
Ne troposfere, te gjithe gazet kryesore dhe te qendrueshme ne kohe perzihen
shume mire per shkak te ererave dhe levizjeve turbulente te masave te ajrit. Kjo do
te thote, se perberja e atmosferes eshte relativisht konstante ne shtresat e poshtme,
pavaresisht nga masa molekulare e gazit. Ne lartesine mbi 100 km (p= 10-5 atm)
KapitlllU 2: Atmosfera e Tokes 27

difuzioni molekular mbizoteron ndaj perzierjes nga era (sepse koeficienti


rnolekular i difuzionit es,hte ne perpjesetim te zhdrejte me trysnine). Mbi kete
lartesi, 940 gaz do tedifuzoj me nje shpejtesi qe eshte ne perpjesetim te zhdrejte
me masen molekulare te tij. Keshtu, p.sh. duke krahasuar masen molekulare te
heliurnit (4) me ate te argonit (40) del se shpejtesia e difuzionit te heliurnit eshte 10
here me e madhe sesa ajo e argonit.
Dy faktore me rendesi te vecante per reaksionet ne atmosfere jane energjia
rrezatuese e diellit dhe radikali RO. Rrezatimet diellore, ne vecanti ato UV, japin
energjine e nevojshme qe molekulat e gazta te nisin reaksione kirnike te
njepasnjeshme. Radikali RO eshte nje specie me aktivitet te larte qe merr pjese ne
shume reaksione kimike te cilat karakterizojne dukurite kirnike ne atmosfere,

Pasqyra 2.1: Permbajtja mesa tare (ne %), koha mesatare ejetes dhe shkalla e ndryshimeve
..relative te eerb~re$ve kg'eJ:.'ore te atmosferes
Piirberesi Permbajtja Koha mesatare e Ndryshimi relativ
mesatare (%) jetes (ne % ne vit)

Azoti (N2) 78,08 106 vjet

Oksigjeni (02) 20,95 103 vjet

Argoni (Ar) 0,934

Avulli i ujit (HzO) 0,1 - 5 8 - 10 dite

Dyoksidi i karbonit (CO2) 0,036 50 - 200 vjet +0,4

Metani (CH4) 0,00017 7 - 10 vjet + 1 (0,6)


Hidrogjeni (Hz) 0,00006 +0,6

Protoksidi i azotit (NzO) 0,000033 130 vjet +0,3

Oksidi i karbonit (CO) 4 - 20xl0-6 0,4 vjet + 1- 2


Ozoni (03)
- troposferik 10-6 _ 10-5 lave - muaj + 1,5
- stratosferik 10-5- 5.10-5 muaj - 0,5

Amoniaku (NH3) 10-8 _ 10-6 3 dite

Dyoksidi squfurit (S02) 10-7 - 5.10-5 3 dite

Oksidet e azotit (NOx) 10-8 - 5.10-5 3 dite

Freonet (CFC) 10-7 50 - 150 vjet + 5 - 10


Lendet org. flurore (VOC) 10-5 _ 10-4

.....
28 . Kimia e Mjedisit

Nje 1'01te rendesishem ne kimine e atmosferes luajne grimcat e ngurta, te cilat


sherbejne si qendra te reaksioneve siperfaqesore dhe piklat e lengeta, qe jane
mjedise per reaksionet ne faze te lenget,
Shumica e specieve gjurme qe gjenden ne atmosfere Ieshohen ne troposfere nga
siperfaqja e tokes dhe ato mund te pesojne shume ndryshime kimike dhe fizike
komplekse. Ne to dallohen speciet paresore qe leshohen drejtperdrejt nga burimet
ne toke si, per shembull, S02, NO dhe CO dhe specie! dytesore, te cilat jane
produkte te transformimeve kim ike dhe fizike te specieve paresore ne atmosfere, si
per shembull, 03. Shkarkimet e specieve gjurme ne atmosfere mund te, jene nga
burime natyrore, burime antropogjene dhe ne shume raste nga te dy. Percaktimi i
kontributit te secilit burim per emisionet e shume substancave ndotese paresore ne
atmosfere eshte nje problem me rendesi qe kerkon kombinimin e te dhenave per
tipin dhe numrin e burimeve te ndryshme, shpejtesine dhe kohezgjatjen e
shkarkimit. Kjo procedure njihet shpesh me emrin inventari i emisioneve te
ndotesve,
Speciet kimike te gazta qe ndodhen ne atmosfere mund te vendosen ne klasa te
ndryshme, duke u bazuar ne vetite kimike te tyre: okside inorganike (CO, CO2,
N02, S02), substanca organike (ne ajrin e pandotur mbizoteron CH4, ndersa
alkanet, alkenet dhe komponimet aryl jane te zakonshme ne armosferen e ndotur),
substanca oksiduese (03), substanca reduktuese (CO, S02, H2S), specie aktive nga
pikepamja fotokimike (N02, formaldehidi) dhe specie aktive te paqendrueshme
(N02 ne gjendje elektronike te eksituar dhe radikalet, p.sh. HO), komponime acide
(H2S04), komponime alkaline (NH3) dhe kripera (NH4HS04).

SHEMBULLI 1
Tregoni se cilet prej gazeve te meposhtme jane nga burime vetem natyrore, cilet
nga burime vetern antropogjene dhe cilet jane njekohesisht nga burime natyrore
dhe antropogjene:
CO2, CH4, H20(g), CFC, NOx, S02, NH3, 03.

- Komponimi qe mund te konsiderohet vetem nga burime natyrore eshte


H20(g), qe e ka burimin kryesor nga avullimi i ujit nga hidrosfera. Sasia e ujit qe
formohet ne proceset antropogjene (per shembull, gjate djegies apo proceseve
kimike dhe biologjike te ndryshme) eshte e paperfillshme.
- Komponimet qe jane vetem nga burime antropogjene i takojne grupit te
klorofluorokarbureve (CFC-ve), te cilat jane produkte sintetike jo-natyrore te
prodhuara nga njeriu,
- Komponimet e tjera, te treguara me siper, jane njekohesisht nga burime
natyrore dhe antropogjene, Me konkretisht, disa prej burimeve te tyre jane treguar
ne pasqyren e meposhtme,
Kapitulli 2: Atmosfera e Tokes 29

Komponimi Burimet natyrore Burimet antropogjene


Frymemarrja, fotosinteza, Djegia e lendeve djegese fosile dhe
oksidimi natyror i CO, pyjet druve, "djegia" e gurit gelqeror
Fermentimi i lendeve organike, Shkarkimet nga gypat e gazit natyror,
shkarkimet nga mocalet, lagunat, minierat e qymyrit, fushat e orizit,
oqeanet burimet e lendeve djegese
Proceset anaerobe ne tokat (NO), Djegia e naftes , gazit dhe qymyrit
proceset bakteriale ne tokat
(N20), zjarret ne pyje, shkarkesat
elektrike
NH3 Proceset biologjike ne toka, Djegia e qymyrit dhe naftes, trajtimi i
copetimi i aminoacideve ne mbeturinave
mbeturina organike
Oksidimi i H2S dhe sulfurit te Djegia e lendeve djegese fosile,
dimetilit (CH3)2S, vullkanet shkrirja e mineraleve qe permbajne
squfur, industria kimike
Ne stratosfere: kalimi natyr-v i Ne troposfere: kalimi antropogjen i
NOne N02 NO ne NOz, avionet sllpersonike

2.4 TIPAT E REAKSIONEVE FOTOKIMlKE NE ATMOSFERE


Shumica e reaksioneve kimike zhvillohen ne atmosfere si rezultat 1
bashkeveprimit te perberesve te ndryshem te saj me rrezatimet elektromagnetike te
Diellit ose me grimcat me energji te larte qe emitohen prej tij. Keto reaksione
quhen fotokimike dhe ato shpjegojne disa nga ndryshimet ne perberjen kimike si
dhe mjaft nga dukurite qe verehen ne atmosfere. Ato luajne nje rol thelbesor ne
percaktimin e natyres dhe te fatit perfundimtar te specieve kimike ne atmosfere.
Rrezatimi diellor ne hyrje te atmosferes ka nje energji prej rreth 1370 W/mz dhe
permban nje zone te gjere spektrale, nga rrezet X deri ne ato IK. Gjate kalimit
neper shtresat e atmosferes rrezatimet me gjatesi vale te vogla absorbohen nga
molekulat si p.sh. Oz, 03, HzO ose shperhapen ne hapesire. Ne stratosfere (ne
lartesine 50 km) nuk mberrijne rrezatime me gjatesi vale nen 183 nm, ndersa
rrezatimet qe mberrijne ne troposfere dhe qe jane te afta te shkaktojne reaksione
fotokimike do te variojne ne varesi te trashesise se shtreses se ozonit qe ndodhet ne
stratosfere dhe permbajtjes se aerosoleve ne atmosfere. Zakonisht, ne troposfere
mberrijne rrezatime me gjatesi vale mbi 290 nm.
Speciet me aktive (dhe me te paqendrueshme), qe marrin pjese ne shumicen e
proceseve fotokimike qe ndodhin ne atmosfere jane: molekulat e eksituara (ne
nive1et elektronike) nepermjet absorbimit te rrezatimeve elektromagnetike si p.sh,
NOz', Oz', Nz', radikalet e lira si p.sh, HO, H3C, HOO, HOC, si dhe atome ose
fragmente molekulash me ngarkese Gone) si p.sh, 0+, N/, NO+, etj.
Theksojme, se reaksionet fotokimike qe zhvillohen ne atmosfere me
pjesemarrjen e rrezatimeve elektromagnetike te Diellit, luajne nje rol shume te
rendesishem ne percaktimin e natyres dhe fatit perfundimtar te specieve kimike ne
atmosfere,
30 .Kimia e Mjedisit

Ne tipat e reaksioneve ne atmosfere mund te dallohen reaksionet ne atmosferen


e pandotur, reaksionet ne atmosferen teper te ndotur dhe reaksionet ne atmosferen
mesatarisht te ndotur,
Para se te trajtojme tipat e ndryshme te reaksioneve kimike qe ndodhin ne
atmosfere, theksojme se elementi kryesor qe merr pjese ne keto reaksione eshte
padyshim oksigjeni, ne gjendje molekulare te lire O2 dhe 03, atomike 0 dhe ne
gjendje te lidhur (p.sh. si H20, NO;x,HOx, etj). Prania e oksigjenit te lire dhe te
lidhur mbizoteron jo vetem ne kimine e atmosferes por, ne pergjithesi, ne kimine e
Tokes (korja e Tokes permban 46,6% oksigjen).
Proceset ktyesore qe mund te ndodhin si rezultat i absorbirnit te rrezatimeve
elektromagnetike nga gazet e atmosferes jane (otodisocijimi dhe,tOtojonizimi.

2.4.1 Fotodisocijimi
Reaksioni kryesor fotokimik qe ndodh ne atmosfere eshte ai i disocijimit te O2 qe
shkaktohet nga absorbirni i rrezatirnit UV te Diellit:

O2 + h v ---+ 0 + 0 (1)

"Vlera maksimale e gjatesise se vales se rrezatirnit elektromagnetik, qe mund te


shkaktoje disocijirnin e oksigjenit molekular mund te njehsohet nga energjia e
lidhjes se molekules (qe eshte 8,22 x 10-19 xhauVmol) dhe ajo rezulton 242 nm,
Absorbirni gradual i ketyre rrezeve UV nga oksigjeni i atmosferes ben qe vetem
nje pjese shume e vogel e tyre te mberrije ne siperfaqen e Tokes.

300

Figura 2.3 Ndryshimi ipermbajtjes


relative (ne %) te oksigjenit atomik dhe
molekular me lartesine mbi siperfaqen e
Tokes. Verehet se ne lartesine rreth J 30
km permbajtjet eO dhe 02jane
afersisht te barabarta ndermjet tyre,
ndersa ne lartesine 400 km rreth 90% e
O2 ndodhet i disocijuar ne atome 0.
Kapitulli 2: Atmosfera e Tokes 31

Ne Figuren 2.3 eshte paraqitur ndryshimi i permbajtjes relative te oksigjenit


atomik me rritjen e Iartesise mbi siperfaqen e Tokes. Theksojme, se prania e
oksigjenit atomik ne atmosfere ka rendesi shume te madhe, sepse ai merr pjese ne
shume reaksione kimike me interes te vecante (p.sh. ne reaksionet e fonnimit te
ozonit ne stratosfere). Oksigjeni atomik eshte i qendrueshem ne shtresat me te larta
te atrnosferes, kryesisht ne termosfere, sepse rnundesia e goditjeve me nje specie
vepruese eshte shume e vogel.
Oksigjeni atomik ne atmosfere mund te ndodhet ne gjendjen baze (0) dhe ne
gjendjen e eksituar (0*). Oksigjeni atomik i eksituar fitohet nga fotodisocijimi i
ozonit nen veprimin e rrezatimeve me gj atesi vale nen 310 nm, sipas reaksionit:

03 + hV(A<3l0 nm) ~ 0* + O2 (2)

ose nga reaksioni qe shoqerohet me clirim te nje sasie te madhe te energjise:

o+0 +0 ~ 0* + ()2 (3)

Eshte pikerisht reaksioni i fotodisocijimit te ozonit qe shkaktohet nga absorbimi


i rrezatimit UV ne gjatesi vale s 310 nm, i cili eshte pergjegjes qe keto rrezatime te
demshme te mos mberrijne deri ne siperfaqen e Tokes (intensiteti i rrezatimit me A
:::;290 nm ne troposfere eshte praktikisht zero). Oksigjeni atomik ne gjendje te
eksituar emiton rrezatime ne gjatesi vale 636 nm, 630 nm dhe 558 11m si dhe nje
rrezatim te fuqishem ne zonen IK. Keto rrezatime jane shkaku i ndricimit te
vazhdueshem (qe quhet airg/ow), i cili rrethon atmosferen e Tokes.
Fotodisocijimi i azotit N2 ne atmosfere ndodh ne shkalle shume me te vogel sesa
ai i oksigjenit, gje qe mund te pritet per shkak se energjia e lidhjes per molekulen e
azotit eshte rreth dy here me e madhe sesa ajo e O2. Vetem ne lartesi mbi 100 km
mund te verehet reaksioni i fotodisocjimit te azotit.
Nje proces tjeter fotodisocijimi, qe ndodh ne atmosfere eshte zberthimi i ujit:

Radikali HO qe fitohet nga reaksioni fotolizes se ujit eshte specia me e


rendesishme per shume reaksione kimike ne troposfere. Por, pervec se nga
reaksioni (4), radikali HO mund te fitohet edhe me shume mekanizma te tjera, si
p.sh. nga reaksioni i oksigjenit atomik te fituar nga fotodisocijimi i ozonit me
molekulat e ujit (0 + H20 ~ 2HO) ose nga zberthimi i acidit nitror (HONO ~
HO+NO).
Nderkaq, permbajtja e ujit ne shtresat e larta te atmosferes eshte shume e vogel
(p.sh. ne lartesine 30 km perqendrimi i ujit eshte vetem 3 ppm), prandaj ky
reaksion ka rendesi dytesore ne keto shtresa.
32 Kimia e Mjedisit

2.4.2 F otojanizimi
Prania e elektroneve dhe joneve ne shtresat e larta te atmosferes shpjegohet me
proceset e jonizimit te molekulave. Prania e specieve te jonizuara ne lartesine mbi
rreth 60 km eshte aq mbizoteruese sa qe shtresa mbi te quhet jonosfere. (Kjo
dukuri ka qene e njohur qysh ne vitin 1901, kur eshte zbuluar mekanizmi
transmetimit te radiovaleve).
Jonizimi i molekulave mund te ndodhi per dy shkaqe: (i) nga veprtmi i
rrezatimeve UV te Diellit, qe quhet fotojonizim, dhe (2) nga veprimi i tufes se
elektroneve dhe proton eve me energji te larte qe vijne nga Dielli. Ne do te
kufizohemi vetem ne fotojonizimin qe paraqet kontributin me te madh ne
atmosfere,
Fotojonizimi i molekulave kerkon nje energji me te madhe sesa fotodisocijimi,
prandaj fotonet qe shkaktojne jonizimin e molekulave itakojne zones UV te larget,
Ne kete menyre, kjo pjese e rrezatimit diellor absorbohet ne shtresat e 1arta te
atmosferes, Madje edhe stratosfere ne lartesine rreth 50 km nuk ka me rrezatime
me gjatesi vale nen 183 nm. Ne Pasqyren 2.2 jane treguar disa nga reaksionet me
te rendesishme te fotojonizimit, te cilat mund te ndodhin ne atmosfere si dhe vlera
maksimale e gjatesise se vales per secilin prej tyre.

PaSIJJlI"tf2.2Reaksionet efotojorllzill'Jit ne alm,cJs,/J!ril


Procesi ijonizimit Energjia ejonizimit kxh.moti Gjatesia e vales, nm
N2 + hy ---+ N2+ + e 1495 80,1
0+ hy ---+ 0+ + e 1313 91,2
O2 + hy ---+ 0/ + e 1205 99,3
NO + hy .--j- NO+ + e 890 134,5

Nder jonet e fituara rendesi me te madhe ka joni i oksigjenit 0+, prania e te cilit
mbizoteron ndaj joneve te tjera pozitive ne disa zona te jonosferes.
Jonet molekulare qe fitohen si rezultat i fotojonizimit kane aftesi vepruese
shume te larta. Ato mund te marrin pjese ne mjaft reaksione kimike te
rendesishme, nder te cilat permendim tre tipa:
(a) Reaksionet e rikombinimit me disocijim
Reaksionet e lidhjes se elektronit me jonin molekular (pra, reaksionet e kunderta
me ato te fotojonizimit) shoqerohen thuajse kurdohere me disocijimin e molekules
ne atome. Ndodh keshtu, sepse gjate ketyre reaksioneve clirohet nje sasi e madhe
nxehtesie, e cila mbetet ne molekule, meqenese probabiliteti i largimit te energjise
se rikombinimit nepermjet goditjeve me molekula te tjera (goditjeve treshe), ne
kushtet e atmosferes se rralluar, eshte shume i vogel. Disa nga reaksionet me
karakteristike te ketij tipi jane:

(6)
Kapitulli 2: Atmosfera e Tokes 33

(7)

(8)

(b) Reaksionet me kalim te ngarkeses


Ne kete tip reaksioni ndodh kalimi i ngarkeses nga joni molekular ne nje molekule
neutrale; rasti qe ndodh me shpesh eshte:

Elektroni kalon nga molekula O2 ne jonin molekular Nt, sepse energjia e


jonizimit te oksigjenit eshte me e vogel sesa ajo e azotit. Energjia e jonizimit te
molekules se azotit eshte me e larte ne krahasim me energjite e jonizimit te
molekulave te tjera (qe ndodhen ne shtresat e larta te atmosferes), prandaj joni Nz+
ka aftesi te hyj ne reaksione te kalimit te ngarkeses me cdo molekule tjeter. Ky
eshte shkaku, pse perqendrimi i jonit molekular N2 + eshte shume i vogel ne shtresat
e larta te atmosferes.
Reaksione te tjera te ketij tipi qe mund te ndodhin ne atmosfere jane:

(c) Reaksionet e shkembimit


Ne keto reaksione ndodh shkembimi i nje atomi ndermjet specieve vepruese. Si
reaksione te tille mund te permendim:

Te dy keta reaksione ekzotermike ndodhin shume lehte dhe cojne ne formimin e


NO+. Meqenese energjia e jonizimit te ketij joni molekular eshte me e vogel sesa
energjia e jonizimit te molekulsve te t,jera, ateheJ'e joni NO+ nuk mund te hyj ne
reaksione me kalim te ngarkeses (reaksienet e tipit b) dhe si pasoje perqendrimi i
lij ne shtresat e latta te atmosferes tnbetet relativisht i larte.
Studimi i reaksioneve kimike te atmosferes paraqet shume veshtiresi. Se pari,
sepse perqendrimet e Iendeve pjesemarrese ne
keta reaksionejane shume te vogla,
keshtu qe diktimi dhe percaktirni sasior i lyre C;ibte teper i veshtire. Ve<; kesaj,
simulimi i kushteve fiziko-kimike te lartesive te medha te
atmosferes ne laborator
eshte nje pune teper e veshtire dhe shpeshhere e pamundur te realizohet. Problem
34 Kimia e Mjedisit

eshte praaia e specieve, qe dalin nga faqet e reaktorit ne trysni teper te uleta, te
cilat shpeshhere interferojne. Vee kesaj, faqet e enes sherbejne si grimce e trete, qe
abserbon energjine e tepert qe clirohet nga shurne reaksione fotokimike, te cilat
zhvillohen me shpejtesi shume te vogel ne atmosfere pikerisht per shkak te
rnungeses se grimces se trete, Per me teper, faqet e enes mund te sherbejne si
katalizator per disa reaksione te rendesishme atmosferike, madje ato mund te hyjne
edhe vete ne reaksione kimike ose te adsorbojne speciet pjesemarrese te reaksionit.

2.5 PYETJEDHE PROBLEMA


1) Cilet nga perberesit e atmosferes jane pergjegjes per rolin "ushqyes" (vital) dhe
cilet - per rolin "mbrojtes" per jeten ne Toke?
2) Tregoni shkaqet e ndryshimeve te temperatures me lartesine ne shtresat e
ndryshme te atmosferes.
3) (a) Tregoni shkaqet pse perqendrimi i oksigjenit atomik rritet me rritjen e
lartesise ne atmosfere. (b) Si shpjegohet qe ne lartesine rreth 200 km mbizoterojne
atomet e oksigjenit, ne lartesine rreth 800 km mbizoterojne atomet e heliumit dhe
ne lartesi edhe me te medha ato te hidrogjenit atomik?
4) Duke u bazuar ne te dhenat e Pasqyres 2.1 te tregohet se
- cili prej gazeve do te paraqese ndryshime me te medha lokale dhe kohore te
perqendrimit te tij ne atmosfere?
- cili prej gazeve eshte substance ndotese vetern nga burime antropogjene, cili
nga burime vetem natyrore dhe cili nga te dy burimet?
5) Tregoni format ne te cilat mund te ndodhet oksigjeni ne natyre, Shkruani
reaksionet e fitimit te formave te ndryshme te oksigjenit duke u nisur nga O2.
6) Gjate kalimit te rrezatimit diellor neper nje dhome gazi qe permban O2, N2, He
dhe NO eshte verejtur qe ne dalje ka nje dobesim te theksuar te rrezatimeve me
gjatesi vale 80,1 nm, 99,3 nm, 134,5 nm dhe 242 nm. Cfare ka ndodhur me keto
rrezatime? (te shkruhen reaksionet perkates.)
7) Tregoni shkaqet perse reaksionet e fotodisocijimit te N2 dhe avujve te ujit jane
dukuri atmosferike shume te rralla?
8) Cili prej reaksioneve, ai i drejte apo ai i anasjellte nuk mund te zhvillohet dhe
perse?

9) Si shpjegohet qe perqendrimi i N/ eshte shume me i vogel ndersa perqendrimi i


NO+ eshte shume me i larte ne atmosfere (kur dihet se te dy keta jone fitohen nga
reaksionet e fotojonizimit).
10) Nje karakteristike e atmosferes eshte mbizoterimi i specieve te jonizuara ne
lartesine mbi 60 km, zone e cila njihet me emrin jonosfere. Perse kufiri i poshtem i
jonosferes ngrihet me larte gjate nates? (Cfare efekti ka kjo ne transmetimin e
valeve te radios?)

You might also like