You are on page 1of 26

LEKSION NR.

12

RËNDËSIA EKOLOGJIKE E VETIVE


FIZIKE TË TOKËS.
 TOKA BUJQËSORE SI PRODUKT I
BASHKËVEPRIMIT TË FAKTORËVE EKOLOGJIKË.
 ROLI I CILËSIVE FIZIKE TË TOKËS MBI BIMËT.

◦ PROFILI VERTIKAL I TOKËS.


◦ MASA E TOKËS.
◦ RËNDËSIA EKOLOGJIKE E PËRBËRJES MEKANIKE.
◦ CILËSITË UJORE TË TOKAVE.
◦ VETITË TERMIKE TË TOKËS
 KLASIFIKIMI EKOLOGJIK I TOKAVE.
◦ KONCEPTI I NJËSISË TOKËSORE NË LIDHJE ME
ECURINË E NJË BIME.
 RËNDËSIA EKOLOGJIKE E VECORIVE FIZIKE TË TOKËS.
Toka bujqësore si produkt I bashkëveprimit të
faktorëve ekologjikë.
Në rrjedhën e shekujve, koncepti I tokës
bujqësore ka pësuar një evoluim të dukshëm dhe
ka qënë objekt I shumë përcaktimeve,.
Kuptimi I drejtë I termit tokë bujqësore ka rëndësi
sepse lidhet me kompleksin e masave si dhe
mënyrën e shkallën e ndërhyrjes se njeriut mbi te.
Toka ka përbërë e do të përbëjë jo vetëm
faktorin bazë ekologjik, por edhe elementin më të
pazëvendësueshëm për jetën.
Sot me termin tokë bujqësore kuptojmë shtresën
sipërfaqësore të litosferës, e përbërë nga lëndë
minerale dhe organike, e aftë të fitojë e të
përballojë jetën bimore, vendi I një veprimtarie të
gjerë biologjike dhe I proceseve kimike e fizike të
cilat përcaktojnë një evolim pak a shumë të
vazhdueshëm të saj.
Pra, toka bujqësore krejt ndryshe nga substrati
pedogjenetik nga I cili rrjedh, nuk është vetëm një
grumbull materialesh minerale që rrjedh nga
alternimi I shkëmbinjve, por mund e duhet të
shikohet si një trup natyror që ka një histori e që
zotëron një organizim, ka një tendencë evolutive
dhe një sërë cilësish që I kanë lejuar dhe lejojnë
të ftojë jetën sidomos atë bimore.
Në lidhje me jetën e bimëve toka ka dy funksione
themelore: funksioni I vendqëndrimit dhe funksioni “
ushqyes”.
 Funksioni I parë kushtëzohet nga sasia e tokës apo

masa, nga poroziteti, përshkueshmëria, temperatura,


prania e parazitëve, pH, lëndët tokësike etj.
 Funksioni ushqyes, varet nga gjithë ata faktorë që

drejtpërdrejt marrin pjesë e venë në zotërim lëndët


ushqyese për bimët, si dhe praninë e përbërjeve të
caktuara kimike, ujët, veprimtaria mikrobike etj.
 Proceset përmes të cilave toka bujqësore është

formuar janë shumë komplekse.


 Skematikisht ato mund të ndahen në dy grupe
kryesore: procese shkatërruese e ato ndërtuese.
Të parat përfshijnë coptimin fizik dhe
shpërbërjen kimike si të mineraleve ashtu edhe
të indeve bimore apo shtazore.
Të dytat synojnë të prodhojnë përbërje të
reja kimike, minerale e organike.
Pra toka bujqësore nuk është një masë statike
por një tërësi dinamike që mund të pësojë
transformime të ndryshme, si rrejdhojë e
veprimit të përbashëkt e të njëkohshëm të një
numri të madh faktorësh, ku peshën të madhe
e zenë faktorët fitogjenë e antropogjenë.
 Pa fitocenozë ( ose biocenozë në tërësi) nuk ka
e s’mund të ketë formim e zhvillim të tokës
bujqësore. Është fitocenoza që ndryshon vetitë
abiogjene fizike e kimike të tokës duke formuar
vetinë më themelore , pjellorinë e saj
 Në formimin dhe evolimin e tokës bujqësore
roli kryesor I takon njeriut. Me veprimtarinë
spontane në: periudhat e para historike, e me
ato shkencore në kohët moderne, në varësi të
shkallës së njohjes dhe kufizimeve të sistemeve
ekonomike shoqërore, njeriu I ka dhënë
tendencën kryesore zhvillimit të tokës bujqësore.
 Nga sa më lart dallojmë se midis konceptit
tokë dhe tokë bujqësore ka ndryshime pak a
shumë të dukshme
Toka në fakt përbën një tërësi natyrore
që përcaktohet duke mbajtur parasysh
gjenenzën e saj dhe tipin e evolucionit që
pëson pavarësisht nga aftësia e saj për të
prodhuar,
Toka bujqësore është një mjet që bën
të mundur ushtrimin e një veprimtarie
prodhuese bujqësore ekonomikisht I
leverdisshëm në lidhje me punën e
investuar nga njeriu.
 Pa u futur në hollësi për faktorët
pedogjenetikë, sepse ata janë objekt I
disiplinave të tjera, do të veconim se shkëmbi
gjeologjik është kthyer në tokë përmes
veprimit të faktorëve fizikë, ose si quhen
ndryshe veprimet fiziko- mekanikë ( veprimet e
akullanajve, të ndryshimit të rregjimit të
reshjeve, të temepraturës, veprimi I ngricave,
erërave etj,) veprimi I faktorëve kimikë,
rrjedhojë e aktivitetit të përbashkët të tri
përbërësve të biosferës ( ujit, gazit karbonik dhe
oksigjenit) dhe veprimi I faktorëve biotikë
(veprime të bimësisë e mbetjeve të saj,
humusit e mikroorganizmave etj).
2. ROLI I CILËSIVE FIZIKE TË TOKËS MBI
BIMËT.
 Toka bujqësore është e pajisur me një

grumbull cilësish që I lejojnë bimët, kur


kultivohen, të realizojnë një prodhim të
caktuar.
 Tërësia e këtyre cilësive , e ndryshme nga
një tokë në tjetrën përbën kriterin dallues
midis tokave.
 Një tokë me një grumbull cilësish paraqitet

më e volitëshme për bimët se një tokë me


kompleks cilësish të tjera.
 Edhe pse njeriu është faktor udhëheqës në

procesin pedogjenetik e evolucionin e tokës


bujqësore , faktorët natyrorë veprojnë. Prandaj
puna e njeriut për unifikimin e tyre është një
process I gjatë, për rrjedhojë ka dhe do të
ketë toka me veti fizike të ndryshme, të cilat
pasqyrojnë ndikime të ndryshme mbi bimët
 Cilësitë fizike janë të shumta dhe ato trajtohen mirë
e gjerësisht në pedologji e bujqësi të përgjithëshme.

2.1 PROFILI VERTIKAL I TOKËS.


 Nga pedologjia njohim se faktorët pedogjenetikë,
duke shfaqur veprimin e tyre mbi tokën, cojnë në
formimin gradual të shtresave apo horizonteve.
Pikërisht bashkësia e këtyre horizonteve që ndryshojnë
nga njëra tjetra nga ngjyra, trashësia, përbërja kimike,
vetitë fizike dhe veprimtaria biologjike , përbëjnë
profilin vertikal të tokës apo stratografinë, ka një
ndikim të dukshëm mbi rritjen bimore.
 Në tokat natyrore që nuk I janë nënshtruar veprimit
të drejtpërdrejtë të njeriut, profili vertikal ndahet në 4
shtresa:
 Horizonti I parë ose sipërfaqësor së
bashku me horizontin e dytë formon
tokën në kuptimin e mirëfilltë. Edhe pse
horizonti I parë është në kontakt të
drejtpërdrejtë me rrënjët, mbi pjellorinë
ndikon fuqishëm edhe horizonti I dytë,
pavarësisht se në të shumtën e rasteve
është kompakt, e pak I përshkueshëm si
rrjedhojë e sasisë së tepërt të argjilës.
Horizonti I tretë dhe I katërt paraqesin
respektivisht substratin pedogjenetik dhe
shkëmbin amnor
Njeriu me ndërhyrjen e tij , kryesisht nëpërmjet
plugimeve, ndryshon stratografinë dhe con në
formimin e atij që quhet “ profili kulturor” ose “ profili
agronomik” I cili ndahet jo më në horizonte, por në
dy shtresa: në shtresën aktive dhe në atë inerte, të
vendosura e para në pjesën e sipërme dhe e dyta në
atë të poshtme. Ndërmjet dy shtresave ka diferenca
thelbësore të karakterit kimik, fizik e biologjik
Shtresa aktive është më e pasur me lëndë
aktive, sepse plehrat dhe rrënjët shkaktojnë një prurje
të elementëve nga poshtë lart duke I vendosur në
pjesën e sipërme. Humusi është I pasur me N, ngjyra
më e errët për shkak të lëndës organike më të madhe,
veprimtaria mikrobiologjike më intensive ajrosja është
më e madhe edhe pse horizonti sipërfaqësor është më
I rëndësishëm, nuk duhet të shihet pa interes e
nënvleftësuar shtresa inerte.
 Ndryshimet e profilit vertikal të tokës kanë rëndësi të
vecantë ekologjike, këto ndryshime pasqyrohen në
rritjen dhe degëzimin e rrënjëve dhe në tërë
veprimtarinë e mikro organizmave tokësorë që
drejtpërdrejt apo tërthor ndikojnë pastaj mbi
funksionimin e përgjithshëm dhe prodhimtarinë e
bimëve.

  RËNDËSIA EKOLOGJIKE E PËRBËRJES MEKANIKE.


Përbërja mekanike ose granulometrike e tokës,
karakterizohet nga përqindja e raportit të pjesëve
minerale të madhësive të ndryshme. Ndikimi I
drejtpërdrejtë I përbërjes mekanike të tokës mbi
bimët është në përgjithësi jo I vogël.
 . Me përbërjen mekanike lidhet volume I
poreve. Pjesët e mëdha minerale
kushtëzojnë përmasa të mëdha të poreve,
ajrim më të mirë, por aftësi ujëmbajtëse
më të vogël.
Veti e vecantë e tokës që lidhet me
përbërjen mekanike, është aftësia thithëse
e saj e cila mban për një afat më të gjatë
lëndët ushqyese në zonën e rrënjëve. Ajo
varet prej pjesëve më të imta përbërëse,
prandaj në tokat argjilore është më e lartë
se ato ranore.
Përbërja mekanike e tokës ka rëndësi të
madhe për lidhjen e pjesëve të vecanta të
tokës në agregate pak a shumë të
qëndrueshëm , dmth mbi strukturën e
tokës. Ajo luan rol drejtpërdrejt dhe
përcakton mundësinë e depërtimit të
sistemit rrënjor në thellësinë e
domosdoshme , kushtëzon rregjimin ujor -
ajror dhe të ngrohtësisë së tokës,
veprimtarinë biologjike të
mikroorganizmave etj. Jo rrallë herë
shërben si tregues I pasurisë së tokës me
lëndë ushqyese.
CILËSITË UJORE T Ë TOKAVE.
  Janë të një rëndësie të vecantë ekologjike
dhe përbëjnë tregues shumë të rëndësishëm
si për përcaktimin e një strukture më të
përshtatëshme të bimës ( sidomos në tokat
që janë mbi ujë) ashtu edhe për ndikimin e
tyre të drejtpërdrejtë mbi veprimtarinë
biologjike e prodhuese të bimëve.
Per te gjykuar per cilesite ujore te tokes
rendesi kane dy tregusit e saj.
a) kapaciteti ujembajtes I tokes.
b) pika e vyshkjes se bimes.
VETITË TERMIKE TË TOKËS.
Kushtëzohen nga shkëmbimet energjetike midis
tokës dhe atmosferës janë të një rëndësie të
vecantë për bimët. Rregjimi termik I tokës përvecse
ndikon në mënyrë të tërthortë mbi bimët nëpërmjet
ndryshimeve të cilësive fizike të tokave, ka veprim
të drejtpërdrejtë mbi shkallën e prodhimtarisë Ai
kontrollon dhe kushtëzon mbirjen e farave,
veprimtarinë e sistemit rrënjor, ka ndikim mbi fazat
e para të ecurisë fenologjike të bimëve. Ndikon
drejtpërdrejt mbi rritjen dhe riprodhimin e
mikroflorës e të mikrofaunës së tokës si dhe
veprimtarinë e tyre biologjike duke kushtëzuar
kështu procese të tilla si umifikimi, nitrifikimi,
denitrifikimi, amonifikimi, fiksimi molekular I azotit.
3. KLASIFIKIMI EKOLOGJIK I TOKAVE.
Sot ka shumë klasifikime të tokave, të cilet mbështeten në
grupimin e tyre sipas ngjashmërisë ose diferencave në lidhje
me vecoritë pedologjike, agronomike dhe agrokimike. Këto
klasifikime kanë vlera të mëdha, por nuk janë të plota sepse
nuk japin pasqyrimin e saktë të ndikimit të tërësisë të vecorive
të tokës në lidhje me mundësitë prodhuese të bimëve. Për
një bujqësi të përparuar grupimi I tokave sipas shkallës së
përshtatshmërisë në lidhje me kultivimin e bimëve duhet të
përbëjë një objektiv të rëndësishëm. Pikërisht, ky grupim, ose
vlerësim do të ishte më I drejtë dhe më I saktë të quhet
klasifikimi ekologjik I tokave sepse merr si kriter bazë
rregjimin biologjik e prodhues të bimëve. Principi themelor,
që qëndron në bazën e klasifikimit të përdorimit të tokave,
është individualizimi I faktorëve që pengojnë prodhimin e
lartë të bimëve, vështirësojnë problemet që e kushtëzojnë
rritjen e kostos së prodhimit si rrjedhojë e investimeve që
duhen bërë për ti optimizuar.
 Klasifikimin ekologjik të tokave mund ta diferencojmë
duke u bazuar në shkallën e përshtatshmërisë së tyre për
një numur bimësh të konsiderueshme së bashku apo sipas
shkallës së përshtatshëmrisë për cdo bimë më vete. Pjesa
më e madhe e klasifikimeve të deritanishme është sipas
drejtimit të parë, për faktin e thjeshtë, sepse është më e
lehtë nga pikpamja shkencore për ta kryer. Drejtimi I parë
synon në përcaktimin e klasave të tokave, prej të cilave, në
kushet e një teknologjie të lartë të kultivimit të bimëve të
merren rregullisht rendimente të larta nga një numur
bimësh dhe të mos krijohen problem të vështira për tu
zgjidhur. Tokat e tjera vecohen në një renditje zbritëse,
sipas kufizimeve që paraqesin bimët, prodhimin e teknikat
e kultivimit. Drejtimi i dytë evidenton shkallën e
përshtatshëmrisë së tokave në lidhje me cdo bimë.
Realizimi I këtij klasifikimi jo vetëm dallon vlerën e tokave
në lidhje me prodhimin e një bime, por përcakton edhe
shkallën epërshtatshmërisë së tokave të një zone për bimë
të ndryshme të krahasuara me njëra tjetrën.
Pavarësisht nga diferencat e këtyre klasifikimeve kryerja
e tyre jep mundësi të reja për prognozmin dhe
programimin e prodhimit bujqësor për disa arsye:
 Së pari. Klasifikimi ekologjik con në një planifikim më

shkencor të prodhimit bujqësor, I mbështetur në


mundësinë prodhuese të tokave sipas bimëve që mbillen
në zonat e ndryshme bujqësore. Në këtë kuadër
gjithashtu, ndihmohet më mirë përcaktimi I strukturës së
bimëve që duhen mbjellë për të patur fitimin maksimal.
 Së dyti. Orienton më drejt vecoritë e përmirësimit të

mëtejshëm të tokave, sepse evidentohen më saktë


kufizimet që ato paraqesin dhe për rrjedhojë rritet në
mënyrë mjaft të ndjeshme frutshmëria e investimeve mbi
tokën.
 Së treti. Vendosen në baza më shkencore teknologjitë
e kultivimit t ë bimëve sepse merren për bazë jo vetëm
vecoritë e bimës por edhe ato të mjedisit tokësor.
 Ndryshimi kryesor I këtyre grupimeve me ato

agropedologjike qëndron ën faktin se si kriter vlerësimi


nuk merren aspekte të gjendjes apo vecorive fizike të
tokave, por përfitimi ekonomik që vjen nga kultiivmi I
bimëve. Pra, nga sinteza kalohet më vonë në analizë.
Sot është pranuar se më I përshtatshëm është
klasifikimi I tokave përpunuar nga FAO. Sipas këtij
klasifikimi tokat renditen në klasa në bazë të vecorive
fizike homogjene, duke diferencuar në të njëtën kohë,
aftësinë prodhuese, dmth të ardhurat që vijnë nga cdo
klasë sipas investimeve të bëra. Pra ky grupim paraqet
një kriter të theksuar tekniko – ekonomik.
 Meqënëse aftësia e një toke për të dhënë një
prodhim të caktuar bujqësor (me kushte klimatike të
njëjta) varet nga faktorët fizikë, tokë, reliev, e kullim,
atëherë analiza e këtyre tre elementeve përbën bazën
thememlore të këtij klasifikimi. Vecoritë kryesore, që
kanë peshë mbi aftësinë prodhuese të një bime, për
tokën janë thellësia , përbërja mekanike, struktura,
pH, kripëzimi, alkaliteti, pjelloria, përshkueshëmria ,
erozioni etj.
Për relievin mund të analizohen pjerrësia, kuota,
këndrejtimi etj.
Sipas këtyre kritereve tokat mund të grupohen në 6
klasa:
 Klasa e parë, e dytë, e tretë në përgjithësi përfshijnë
tokat që japin prodhime të larta. Klasa e katërt është e
përshtatëshme për disa bimë, klasa e gjashtë është e
papërshtatëshme për kultivimin për shkak të kufizimeve
që mund të ndryshohen me vështirësi. Klasa e pestë ka
karakter të përkohshëm dhe nuk paraqitet në hartën e
këtij klasifikimi.
 Tokat e klasit të parë paraqesin kufizime minimale fizike
për përdorim bujqësor, ndërsa defektet dhe kufizimet e
tokës, relievit dhe kullimit përcaktojnë kalimin në klasat
e tjera. Sipas këtij grupimi aftësia prodhuese e për
rrjedhojë frutshmëria e tokës zvogëlohet me kalimin
nga klasa e parë në klasën e dytë dhe të tretë. Në klasat
e para, të dyta, e të treta shkojnë mirë te bimët,
megjithëse në klasën e tretë kufizimet e tokës e
vështirësojnë kultivimin dhe kërkojnë shtesë investimesh
që I rëndojnë shpenzimet e prodhimit.
Klasa e katërt në ndryshim me klasat e mësipërme ,
paraqet kufizime të mëdha në lidhje me bimët, pengon dhe
vështirëson shumë mundësinë e zbatimit të një qarkullimi
bujqësor. Mund të përdoren këto toka nga bimë të vecanta
foragjere drufrutore etj.Ndarja e tokave në klasa sipas këtij
klasifikimi të mësipërm nuk duhet ta marrim si një
ndarje të qëndrueshme në kohë , por si një kriter
udhëheqës I punës për optimizimin e faktorëve fizikë për ta
mbajtur apo për ta sjellë tokën në një gjendje të tillë, ku
një bimë mund të japë maksimumin e mundshëm.
Diferncimi I tokave nuk pengon, por orienton se si duhet
vepruar për të kaluar nga një klasë në tjetrën dhe jep një
ide të saktë mbi shakllën e investimeve që duhet kryhen
për ta realizuar kalimin në një klasë të lartë. Pra klasifikimi
mbi shaklëln e investimeve së diferencave fizike përbën
arsyen thelbësore për përmirësimin e vazhdueshë të
cilësive të tokave në lidhje me rritjen e vazhdueshme të
prodhimit bujqësor.

You might also like