You are on page 1of 6

ROLI I PLEHRAVE ORGANIKE DHE INORGANIK TEK BIMET

Fale sistemit rrenjor mjaft te zhvilluar dhe shumë te afte per te marrë ujin dhe lendet
ushqimore nga thellesite e tokes, bimet e pemeve frutore duken sikur nuk kanë
kerkesa te dukshme per lendet ushqimore. Por ku vihet ne kushtet e një kultivimi
intensiv me qëllim marrjen e rendimenteve te larta ne prodhimin e frutave dhe me
cilesi te mirë, eksperiencat kanë vertetuar se pleherimi me elemente ushqimore,
mbetet një nder masat me kryesore agroteknike dhe që nuk duhet nënvleftesuar per
asnjë moment.

1. Elementet kimik dhe roli fiziologjik i tyre


Bimët rriten dhe zhvillohet mjaft mirë vetëm atëhere, kur ato pleherohen në
proporcione të duhura me elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë
mikroelementësh të tjerë. Nga praktika është vërtetuar se bimet shkojne shumë mirë,
n.q.s. toka ka qëne e pleheruar bollshëm me plehra organike. Sistemi rrënjor ne këto
kushte rrit shkallen e asimilimit të elementëve ushqimorë.
Elementët ushqimorë ndahen në dy grupe kryesore. Ato janë: i) Makroelementet, bëjnë
pjesë azoti, fosfori dhe potasi (N2O; P2O5 dhe K2O); ii) Mikroelementet, ku më kryesorët
janë: Magneziumi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj.
Karbonin pemet e marrin nepermjet ajrit gjatë procesit te fotosintezes. Hidrogjenin
dhe oksigjenin e marrin kryesisht nepermjet ujit, por dhe nga ajri. Ndërsa elementet e
tjere i marrin nga shtresat e tokes. Disa nga këto elemente gjenden me shumice ne
toke dhe nuk ndihet nevoja e pleherimit. Ndërsa disa nga këto kryesisht
makroelementet si: N, P dhe K, nuk gjenden ne proporcione te duhura dhe per kete
arsye lind nevoja e pleherimit.
Elementet ushqimore janë te domosdoshem ne te gjithë periudhën e vegjetacionit, por
me te ndjeshme janë ndaj mungeses se elementit N. Është vertetuar gjithashtu se
rezultate te mira kanë dhene edhe plehrat me elemente kimike ato fosforike dhe ato
potasike. Duke qëne se mineralizimi i tyre bëhet me i ngadalte ne krahasim me ate te
azotit, është e domosdoshme që plehrat e P dhe te K te hidhen gjatë periudhës se
Vjeshtës dhe nëse nuk është e mundur, ato duhet te hidhen sa me heret ne Pranvere.
E rëndësishme gjithashtu është që këto plehra te shoqërohen edhe me plehrat
organike 250-350 kv/ha (se paku 1 here ne 3 vjet). Këto plehra duhet te shpendahen
ne te gjithë siperfaqen ne mes rreshtave dhe te futen ne toke ne thellesine rreth 20 cm
menjëherë me anë te plugimit/frezimit te saje.
Roli fiziologjik i azotit (N).

Azoti ka një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm si element perbërës në ndërtimin e


trupit të bimës, por në sajë të pranisë së tij, ai ndikon drejtëpersëdrejti në asimilimin e
një game të gjërë të elementëve të tjerë që ndodhen në solucionin ushqimorë te tokes.
Sasia e elementit azot në tokë, është e ndryshme per tipe të ndryshme tokash. Në
tokat me origjinë nga shkembijtë magmatike, në formën amoniakale azoti gjëndet
vetëm në 0.005%. Tokat me origjinë nga shkembijtë sendimentare, sasia e azotit është
disi me e lartë, sepse në këto toka perfshihet edhe azoti i fiksuar në rrugë biologjike.
Ndërsa ne tokat ku janë të pasura me lëndë organike, elementi i azotit është në nivele
me të larta dhe në forma me të asimilueshme per bimët.
Është venë re se plehërimi i njëanëshëm azotik dhe me doza të larta, jo vetëm që nuk
ndikon në shtimin e prodhimit, por perkundrazi, ai ndikon në uljen e tij. Madje është
venë re se bimët rriten shumë vrullshem, por shumë te brishta dhe nuk arrijne te piqen
para se te hyne ne ngricat e Dimrit. Në zonat me veriore, ky ndikim bëhet akoma me
negativ, sepse temperaturat dhe ndriçimi diellor janë me të disfavorshme per jetën e
ketyre bimëve. Pemet frutore e asimilojne azotin më teper gjatë fazëz së rritjes
vegjetative. Pjesa me e madhe e N dhe P asimilohen në periudhën e rritjes masive te
gjetheve dhe të rritjes masive te frutave.

Roli fiziologjik i fosforit (P2O5). Në indet bimore të pemeve frutore, fosforin e gjejmë në
formën e komponimeve organike siç janë: ortofosfatet e kaliumit, të kalciumit, të
magneziumit, si dhe në shumë komponime të tjera organike. Pa prezencën e këtyre të
fundit, është vështirë të gjëndet ndonjë proces sadopak i rëndësishën në jetën dhe
metabolizmin e qëlizave të indeve bimore. Komponimet me të rëndësishme të cilat
zenë vëndin e parë në jetën e kësaj bimë, janë acidet nukleike, të cilat perbëjnë bazën
e makromolekulave per sintezën e nukleotideve dhe të acideve me kryesore të ARN e
ADN.
Persa i perket rëndësisë së forsforit në proceset jetësore të kësaj bimë, sipas një grupi
autoresh si; Parker, 1969; Le Compte, 1962; etj, këtë element e kanë cilësuar si
elementin me percaktues si në rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve, ashtu edhe në
nivelin e prodhimtarisë së tyre. Qënia e ketij elementi në sasinë optimale në solucionin
ushqimor të tokës, ndikon ndjeshëm në rritjen e sasisë së gjetheve, ne daljen e filizave
te rinj, në sasinë e frutave të lidhura dhe në pjekjen e hershme të tyre. Disa studiues të
tjerë si: Baca e Castillo, 1964; Ozaki, 1956; kanë vërtetuar se teprimi me plehra
fosforike pengon rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve.
Aliazhet

Një aliazh është një përzierje e metaleve ose një përzierje metalike dhe elementësh të
tjerë. Lidhjet përcaktohen nga një karakter metalik lidhës. [1] Një aliazh mund të jetë
një solucion i fortë i një faze metalike ose një përzierje e fazave metalike (dy ose më
shumë zgjidhje). Komponimet intermetallike janë lidhjet me strukturë të definuar
stoikiometrike dhe kristale. Fazat Zintl konsiderohen gjithashtu si lidhje në varësi të
llojeve të lidhjeve (shih gjithashtu Van-Arkel-Ketelaar trekëndësh për informacion mbi
klasifikimin e lidhjes në komponimet binare).
Lidhjet përdoren në një shumëllojshmëri aplikimesh. Në disa raste, një kombinim i
metaleve mund të zvogëlojë koston e përgjithshme të materialit duke ruajtur vetitë e
rëndësishme. Në raste të tjera, kombinimi i metaleve i jep vetitë sinergjike elementëve
përbërës të metalit si rezistenca ndaj korrozionit ose forca mekanike. Shembuj të
lidhjeve janë çeliku, lidhës, bronzi, lidhje kallaji me plumb, duralumin, bronz dhe
amalgamë.
Përbërësit e aliazhit zakonisht maten me përqindje masive për aplikime praktike, dhe
në fraksionin atomik (shih Atomic_ratio) për studimet bazë shkencore. Lidhjet
zakonisht klasifikohen si lidhje zëvendësuese ose intersticionale, në varësi të
marrëveshjes atomike që formon aliazh. Ato mund të klasifikohen më tej si
homogjene, ose heterogjene ose që përbëhen nga dy ose më shumë faza ose
ndërmetalike.
Edhe pse elementët e një aliazhi zakonisht duhet të jenë të tretshëm në gjendje të
lëngët, ato mund të mos jenë gjithnjë të tretshëm në gjendje të ngurtë. Nëse metalet
mbeten të tretshëm kur të ngurta, aliazh formon një solucion të fortë, duke u bërë një
strukturë homogjene e përbërë nga kristale identike, të quajtura një fazë. Nëse si
përzierja e ftohtë, përbërësit bëhen të pazgjidhshëm, ato mund të ndahen për të
formuar dy ose më shumë lloje të ndryshëm të kristaleve, duke krijuar një
mikrostrukturë heterogjene të fazave të ndryshme, disa me më shumë se një përbërës
sesa faza tjetër. Megjithatë, në lidhjet e tjera, elementët e pazgjidhshëm nuk mund të
ndahen deri pas shfaqjes së kristalizimit. Nëse ftohet shumë shpejt, ata fillimisht
kristalizohen si një fazë homogjene, por ato janë të mbingarkuara me përbërësit
sekondarë. Me kalimin e kohës, atomet e këtyre lidhjeve supersaturated mund të
ndahen nga grilë kristal, duke u bërë më të qëndrueshme, dhe të formojnë një fazë të
dytë që shërbejnë për të përforcuar kristalët brenda vendit. Disa lidhjeve, të tilla si
elektroda e cila është një aliazh i përbërë nga argjendi dhe ari, ndodhin natyrshëm.
Shkrirja e bronzit

Objekte te perfituara nga aliazhet


Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) (emri zyrtar Konventa për Mbrojtjen e të
Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore) është një traktat ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave
të njeriut dhe lirive themelore në Evropë. Hartuar në vitin 1950 nga Këshilli i Evropës, atëherë i sapo
formuar,[1] konventa hyri në fuqi më 3 shtator 1953. Të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës
janë nënshkrues të Konventës dhe anëtarë të rinj duhet të ratifikojnë këtë konventë në mundësinë
më të parë.[2]
Konventa krijoi Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj). Cilido individ që beson se të
drejtat e tij sipas Konventës janë shkelur nga një shtet anëtar i Konventës mund të ngrejë një padi
pranë kësaj Gjykate. Vendimet ku gjinden shkelje janë të detyrueshme për tu zbatuar nga Shteti në
fjalë, i cili duhet ta ekzekutojë vendimin.[3]

Ligjet e Konventës
Si pasojë e amendimit nga Protokolli 11, tashmë Konventa përbëhet nga tre pjesë. Të drejtat dhe
liritë kryesore të njeriut mund të gjenden në Seksionin I, që përbëhet nga artikujt 2 deri në 18.
Seksioni II, që përmban artikujt 19 deri në 51, krijon Gjykatën dhe parashtron rregullat e
funksionimit të kësaj të fundit. Seksioni III përmban dispozita të ndryshme përmbyllëse.
Ligji 1 - E drejta e jetës
Artikulli 2 mbron të drejtën e çdo personi për të jetuar. E drejta e jetës shtrihet vetëm për qeniet
njerëzore, ndaj ky artikull nuk është i aplikueshëm në lidhje me kafshët,[6] ose me "persona juridikë",
të tillë si korporatat.[6] Në Evans v UK, Gjykata vendosi se e drejta e jetës nuk është e aplikueshme
mbi embrionin e njeriut. Në Vo v Franca,[7] Gjykata refuzoi t'i përgjigjej pyetjes nëse fëmija i palindur
është një "person" për qëllime të artikullit 2 të Konventës.[8]
Paragrafi i dytë i artikullit 2 parashikon se vdekja si rezultat i përpjekjeve të palës tjetër për të
mbrojtur veten ose të tjerër, gjatë arrestit të një të dyshuari, ose për shtypjen kryengritjeve të
armatosura kundër rendit kushtetues, nuk do të shkelin të drejtat e mbrojtura nga artikulli, nëse
përdorimi i forcës nuk ishte më i madh seç ishte absolutisht e nevojshme".
Ligji 2 - Ndalimi i torturës
Artikulli 3 ndalon torturën, dhe trajtimin ose ndëshkimin çnjerëzor apo degradues. Nuk ka
përjashtime apo kufizime të kësaj të drejte. Kjo dispozitë zakonisht zbatohet, përveç torturës, për
rastet e dhunës së rëndë policore ose kushteve të këqija gjatë burgimit.</ref>[9]
Ligji 3 - Ndalimi i punës së detyruar
Neni 4 ndalon skllavërinë, robërinë dhe punën e detyruar, por përjashton punë:

 të bëra si një pjesë normale burgimit,


 në formën e shërbimit të detyrueshëm ushtarak,
 që kërkohet të kryen gjatë gjendjes së jashtëzakonshme
Ligji 4 - Liria
Artikulli 5 parashikon se gjithkush ka të drejtën e lirisë dhe sigurisë së personit.
Artikulli 5 parashikon të drejtën për liri, të kufizuar vetëm nga paraburgimi, nën rrethana të caktuara,
si arrestimi mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e një krimi, arresti i ligjshëm ose burgimi si pasojë e
një vendimi të rregullt gjyqësor.
DIKUR…

Mos me gjyko per ate cka sheh te une sot o i panjohur.Per shikimin e ftohte,per syte e
enjtur,pamjen e crregullt apo kemishen e pahekurosur. Dikur une isha ndryshe…
Isha me e bukur,me e qeshur,me e hedhur , me e dashuruar e plot deshire per jeten.
Dikur nuk i mbaja floket te lidhura e te crregullta,po i leshoja kacurrelat mbi sup e kurohesha ne
maksimum.Nuk vishja rrobat e vjetra te mamit por i lutesha babit si prifti te me blinte rroba te
modes qe te dukesha plot sharm.
Dikur e doja veten.Isha shume krenare dhe nuk lejoja askend te me shkelte me kembe,te
ndjente meshire per mua sic po tregon ti tani me kete veshtrimin tend.
Dikur shaja me keq se djemte . Kur dikush me lendonte apo me vendoste gishtin ne plag, inatin
nuk e nirrja me te qara ,por filloja te shaja me liber shpie deri sa zemerimi me shteronte.
Dikur ndihmoja cdokend,iua liroja vendin ne autobus pleqve e nuk hutohesha duke mos pare
asgje rreth e rrotull.Nuk mbyllesha ne vetvete duke harruar miqte,familjen, realitetin,por e
jetoja jeten dhe e konideroja veten me fat.
Dikur nuk shtiresha.Nuk qaja naten e qeshja diten,po ju tregoja te gjithve per trishtimin tim
vetem per pak vemendje. Ah sa e llastuar kam qene!
Dikur perqafoja fort,e kisha shpirtin te mbushur me dashuri e jo me monotoni . Prisja gjithnje
puthjen e nates se mire nga ime me dhe qaja kur shihja nje film romantik.
Dikur beja pune shtepie dhe ne dhomen time nuk kishte libra shkencor dhe pluhur kujtimesh
por libra romantik dhe kujtime te gjalla.
Dikur iu flisja te panjohurve dhe iu kerkoja ndihme te moshuarve per zgjidhjen e nje problem.
Ndersa tan i le problemet te pazgjidhura, ashtu stiv njeri mbi tjetrin si rrobat e vendosura mbi
krevatin tim.
-Por pse ndryshove?
Nuk e di.Ndoshta u rrita.Ndoshta nuk arrita t’i rezistoj presionit te kohes,te realitetit.Ndoshta
isha aq e dobet sa nuk dita te ruaja vetveten.Une e vrava ate ,e hodha ne kosh vec per nje
zhgenjim,per nje thyerje zemre apo ballafaqim realiteti.Une u dorezova .Une vdiqa o i
panjohur.Ose me mire..Ajo vdiq.

You might also like