You are on page 1of 2

Tema: Dita e veres

Lenda : Qytetari

Punoi : Klajdi Radaci


Klasa : VI A
Dita e veres

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Festimi kryhet në nderim


të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë.
Tashme kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese
e këtij festimi është gatimi i ballokumeve. Ndërsa ne disa vende te tjera
Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t'i dhënë forcë diellit në
oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të
tjera dëmtuese, grabitëse. Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet
madhërishëm në qytetin e lashte te Elbasanit, ajo është festë e të gjithë
shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë
bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në
shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan por edhe
ne vendet e tjera. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit
shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj
para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian,
ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 mars"). Ajo ishte
një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me
nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

You might also like