You are on page 1of 3

Lenda:Qytetari

Tema:Gatimet dhe besimet ne Shqiperi.

Klasa:VIIIB

Punoi:Tomas Kaci

Pranoi:Ninela Orizaj

Kuzhina e Veriut, dominon misri dhe mishi

Kur flasim për ushqimin, udhëtarët mund ta ndajnë vendin në tre rajone. Në Veri,
lënda e parë është misri, i cili përdoret më së shumti për bukë por edhe për gatime
nga më të kripurat deri tek të ëmblat. Klima në Shqipëri është e mirë dhe kjo
favorizon rritjen e perimeve të ndryshme dhe frutave të freskëta. Por më shumti ju
do të shihni dhe provoni të gatuara patate, karota, lakra, fasule, qepë, hudhra dhe
arra. Pjatat tradicionale në Veri përfshijnë mish dhe perime, makarona, pulë, oriz,
suxhuk (një gatim vendas i ngjashëm me sallamin), dhe petulla. Nëse vizitoni
Shkodrën, ju do të keni mundësi të shijoni gatime të llojeve të ndryshme me krap
falë shumë liqeneve dhe lumenjve aty pranë.

Kuzhina e Shqipërisë së Mesme shkëlqen me shpendët

Shqipëria e Mesme ka llojin e tokës që rrit vetëm disa lloje të perimeve. Por më së
shumti dominojnë shpendët, të cilët kryesojnë edhe gatimet e Shqipërisë së
Mesme, si pata, pula dhe gjeldeti. Gjithsesi rajoni ka një kuzhinë të pasur ku
përdoret edhe peshku për shkak të afërsisë më detin. Përdoren shumë vezët,
spinaqi, lakra, hithra, mëlçia dhe gjiza. Tava e kosit e Elbasanit është një gatim që
ju nuk duhet të humbisni. Gatuhet duke pjekur mishin dhe kosin bashkë.

Jugu me djathërat e shijshëm

Pjesa më e madhe e bagëtisë rritet në rajonin jugor të Shqipërisë, që do të thotë që


produktet e qumështit dominojnë gatimet e zonës. Jugu është i njohur për djathërat
fantastike të forta, të buta dhe të trashë. Klima është më e ngrohtë këtu dhe frutat
dominohen nga agrumet dhe ullishtat që janë të përhapura në të gjithë
zonën.Rajonet e tjera që vlen të përmenden janë ai Beratit, ku do të gjeni
plantacione më të mëdha të fikut ballkanik.Prodhimet e fikut dhe fiqtë e thatë janë
gjithmonë një dhuratë e zakonshme në këtë qytet. Myzeqeja prodhon gjeldeti dhe
shqiptarët, të cilët më parë kanë qenë furnitorët kryesorë të Turqisë me një lloje
pureje. Ndërsa përgjatë Rivierës Shqiptare do të gjeni mundësi fantastike për
gatime me prodhimet e detit gjatë gjithë vitit. Vlen të përmendet se pjesa më e
madhe e Shqipërisë ka terren malor, rreth 70% e saj. Në fshatra të vendosura në
lartësi përdoren organe shtazore. Në shumë vende, zorrët dhe koka përdoren si
pjesë e gatimeve tradicionale.
Besimet më të praktikuara në Shqipëri janë feja islame dhe feja e krishterë. Të dy
këto grupime të mëdha përfshijnë në vetvete disa grupime me peshë siç janë
0sunitët dhe bektashinjtë për fenë myslimane dhe katolikët dhe ortodoksët për fenë
e krishterë. Vendi ka një përqindje të vogël pjesëtarësh të fesë hebraike dhe
pjesëtarë të korrenteve të tjerë fetarë. Po ashtu, Shqipëria është një qendër e fesë
Bahai. Në vitin 1967, nën regjimin komunist të Hoxhës, praktikat fetare u ndaluan
me ligj dhe ato rimorën jetë vetëm pas rënies së komunizmit më 1991. Sipas një
prej censuseve më të fundit, 56,7% e shqiptarëve të Shqipërisë janë myslimanë
sunitë, 2,9% e tyre janë bektashinj, 10,3% deklarohen katolikë, ndërsa 6,75%
ortodoksë të ritit bizantin. Po ashtu 5,49% janë besimtarë të pacilësuar, 13,79%
preferojnë të mos e deklarojnë përkatësinë fetare, ndërsa 2,5% deklarohen ateistë.
Shqipëria është e njohur në botë si një vend i tolerancës së gjerë fetare. Kjo
karakteristikë mendohet se favorizohet nga dominimi historik i traditave dhe
kulturës kombëtare ndaj atyre fetare të imponuara nga sundues të ndryshëm në
histori. Përpos kësaj, mosnjohja e thellë e doktrinave fetare favorizon po ashtu
tolerancën. Procesi i sekularizimit ka ndikuar që 83,1% e shqiptarëve të Shqipërisë
ta shohë fenë jo si një praktikë, por thjesht si një traditë e trashëguar. Periudha
ateiste nën komunizëm ka ndikuar po ashtu në konceptimin e fesë jo si një
përkatësi identitare, por si një traditë e përftuar historike.

You might also like