You are on page 1of 1

Zakonet dhe traditat e jetes shqiptare te pasqyruara ne krijimtarine popullore

Berati është i njohur për këngën popullore qytetare. Kënga e qytetit është një përzierje mes
traditës së kohës osmane të përforcuar edhe nga folklori i Shqipërisë së Mesme, dhe traditës
polifonike e qytetare që vjen nga Toskëria, Shqipëria e Jugut. Kështu që kënga qytetare beratase
është një lloj krejt i veçantë në muzikën popullore shqiptare. Vallet janë kryesisht të tipit dyshe
myzeqare, shoqëruar me këngë polifonike. Vallja qytetare beratase shoqërohet me saze.
Kenget , vallet
Në zonën fushore mbanin veshje me brekushe për burrat dhe një pjesë kostumin me poture, kurse
gratë mbanin linjë të gjatë dhe përparje e mbulesa koke të pambukta me shumë zbukurime.
“Veshja qytetare për burrat ishte kostumi me fustanellë, për gratë kostumi kishte zbukurime e
qëndisje ari
Tipi tradicional i banesës është me çardak, me tavane dhe gdhendje druri brenda. Katet e
poshtme shpesh janë pa dritare, muret janë të bardha dhe të lyera me gëlqere. Shumica e kateve
përdhese janë ngritur mbi shkëmb dhe kanë puse. Muret e shtëpive janë të larta me shumë
dritare, portat e hyrjes dhe dyert janë të rënda, me dru të gdhendur.
Banesat karakteristike
Besimet
Besimi Në qytet bashkëjetojnë tri fe: myslimanë, bektashinj dhe të krishterë ortodoksë. Lagjet e
vjetra, Kalaja, Mangalemi dhe Gorica janë kryesisht ortodokse. Lagjet e tjera të vjetra në rrëzë të
kodrës popullohen nga myslimanë, ndërsa ato fare të reja nga popullsi e përzier, por edhe nga
bektashinj të vendosur vonë të ardhur nga zona e Skraparit. Bashkëjetesa mes besimeve është një
nga tiparet dalluese të Beratit. Ekzistenca e 40 kishave dhe 30 xhamive në një hapësirë relativisht
të vogël e bën Beratin një udhëkryq të rëndësishëm fetar e kulturor.
Ushqim i traditës karakteristike beratase ku më i pëlqyeri është përsheshi me kaposh deti i cili
shoqërohet me verë rrushi, prodhim i kantinave vendase. Gjellët karakteristike beratase janë edhe
mish me kumbulla të thata, çorbë dasme, mish zogu me pilaf në saç etj.Ju mund të shijoni
specialitete vendase të përgatitura me mjeshtëri si byrekët me mish apo me djath, biftekët e
mbushur me arra, turli me perime, tava me perime dhe mish e peshk, mish qengji ne zgarë te
shoqëruar me garniturë nga perimet lokale, bulmetrat e freskët. Vera e shtëpisë ,apo e kantinave
të qytetit dhe rakia artizanale,janë shoqërueset më të mira. Ëmbëlsirat tipike të Beratit janë
kabuni me rrush të thatë, monblan, trigonat, revani me arra, bakllavaja , shëndetlia.

You might also like