You are on page 1of 1

Karakteristikat kulturore të shoqërisë

Korca duke qënë një nga qëndrat e rëndësishme kulturore dh ekonomike në vend njihet
për shtëpitë dhe vilat e ulta të shtruara me kalldrëm. Kangjellat dhe dekoracionet me skulptura
guri janë një element tradicional I kulturës korcare. Traditat zejtare të lehit kanë qënë punimi i
leshit, prodhimi i lëkurave të trasha prej pambuku apo dhe punimi I drurit. Gjithashtu punimi i
argjilës është një prej mjeshtërive më të lashta, i cili përdorej për prodhimin e enëve dhe
orendive. Qyteti i Korcës është quajtur si simbol i mirëkuptimit dhe bashkëjetesës ndërfetare
pasi në këtë qytet vec dy feve ortodoks dhe musliman ekzistojnë dhe fe të tjera. Një element
tjetër kulturor i këtij vendi të mrekullueshëm është edhe veshja tradicionale. Zakonisht dikur
burrat si veshje tipike kishin fustanellat ndërsa gratë këmishë të gjatë dhe një përparëse.
Shumë të bukura dhe tërheqëse kanë qënë këpucët e grave dhe burrave korcarë me një xhufkë
përpara.
Gatimet dhe serenatat janë një karakteristikë tjetër të cilat e bejnë të vecantë qytetin e
Korcës. Gratë korcare shquhen për kuzhiniere tradicionale dhe këtu përmendim byrekun ose
lakrorin me dy petë i pjekur në sac, byrekun me fasule apo përvëlak i ardhur. Ky qytet është
bërë akoma më i bukur falë serenatave korcare të cilat nuk janë gjë tjetër vecse këngë të
shoqëruara me kitarë. Në thelb të këtyre serenatave është dashuria sepse djemtë korcarë u
këndonin vajzave poshtë dritareve, pranë kangjellave të oborreve apo pranë tavolinave
mbushur me ushqime e pije tradicionale. E duam Korcën sepse është vend i vogël me tradita
dhe kultura nga më të ndryshmet. Është vendi I cili me bukurinë dhe ngrohtësinë e tij afron
njerëzit dhe iu fal atyre kënaqësinë e një miqësie të ngrohtë.

Punoi : Adela Muharem

You might also like