You are on page 1of 7

HIPERTENSIONI ARTERIAL

Nëntemat e trajtuara ........................................................................................................................2

Background........................................................................................................................................3

Qëllimet..............................................................................................................................................4

Objektivat..........................................................................................................................................4

Metodat.............................................................................................................................................4

Diskutimi...........................................................................................................................................4

Objekti i vrojtimit dhe zgjedhja......................................................................................................5

Qëllimi kryesor.................................................................................................................................5

HTA ne botë dhe Shqipëri...............................................................................................................6

HTA ne Trush..................................................................................................................................7

Grupimi sipas variablave cilësorë...................................................................................................7

Rezultatet e vrojtimit........................................................................................................................9

Referencat.........................................................................................................................................10

2
Presioni i gjakut është forca me të cilën gjaku lëviz nëpër
arterie. Enët e gjakut mbartin gjakun nga zemra në të gjithë
trupin, dhe zemra me kontraktimin e saj pompon gjakun në të
gjit hë trupin me anë të arterieve.

Presioni i gjakut përbëhet nga dy komponente:


1. Presioni sistolik i gjakut, i cili ështëniveli më i lartë i
presionit të gjakut që arrihet kur zemra rreh apo pompon
gjakun në arterie. Vlera normale e tij është ≤120 mmHg.
2. Presioni diastolik i gjakut, i cili është niveli më i ulët i presionit të gjakut që arrihet kur
zemrarelaksohet midis dy rrahjeve të saj. Vlera normale e tij eshte ≤ 80 mmHg.

Hipertensioni arterial (HTA), është një gjendje, në të cilën presioni i gjakut kundrejt mureve të
arterieve është tepër i lartë, aq sa mund të shkaktojë probleme shëndetësore, sikurse janë sëmundjet kardiake
dhe aksidentet vaskulare në tru.
Ekzistojnë 2 lloje HTA:

1. HTA primar (esencial, idiopatik) është sindromë e trashëgueshme ,që reflekton një sërë anomalish
fizpatologjike që çojnl nl rritjen e presionit arterial.
2. HTA sekondar prek rreth 10 % të popullsisë. Zakonisht vjen si pasojë e një sëmundje tjetër si:
semundja e veshkave, të gjëndrave endokrine, sëmundjet e Trurit etj.

Simptomat kryesore të HTA-së janë:

* Dhimbje koke * Marrje mendsh * Diskonfort kraharori * Urinim i shpeshtë * Pagjumësi

Kategoria Sistolik Diastolik Nga pikëpamja klinike


Optimal <120 <80
Normal 120-129 80-84
Normal i lartë 130-139 85-89
HTA stadi 1 140-159 90-99 Nuk ka dëmtime në enët e gjakut dhe në
organe (Zemër, Veshka, Sy, Tru, etj.).
HTA stadi 2 160-179 100-109 Mund të ketë trashje të mureve të Zemrës
dhe dëmtime të enëve të gjakut.
HTA stadi 3 >180 >110 Mund të ketë dëmtime të organeve të
tjera.Mund të fillojë zgjerimi i
dhomave të Zemrës.
HTA stadi 4 >210 >120 Dhomat e zemrës janë të zgjeruara dhe
funksioni pompë i Zemrës është i
dobësuar.Ka dëmtime të rëndësishme
edhe në organet e tjera.
HTA i izoluar sistolik >140 <90

3
Objektivat
 Identifikimi i rasteve sipas gjinisë dhe moshës.
 Pasqyrim i numrit të përgjithshëm të individëve me HTA.
 Përcaktim i numrit të individëve që kanë HTA të lidhur me një sëmundje tjetër dhe me
saktësi cilat janë këto sëmundje.

Qëllimet
◊ Identifikimi dhe përshkrimi i rasteve me hipertension në fshatin .
◊ Përcaktimi i moshës më të predispozuar ndaj hipertensionit.
◊ Identifikimi i rasteve të individëve me HTA + sëmundje të tjera.

Metoda
 Mbledhja e të dhënave statistikore nga qendra shëndetësore .
 Përcaktimi i variablave si mosha dhe gjinia.
 Nxjerrja e konkluzioneve nga të dhënat e qendrës shëndetësore përsa i përket numrit të
individëve me HTA,DM dhe IKK.

Diskutimi
Cilët janë kategoritë e HTA?

Sa është numri i individëve me HTA, dhe me një sëmundje të dytë?

Si janë të ndarë sipas variablit moshë dhe variablit emëror gjinisë?

Cilët janë faktorët qe minimizojnë pasojat e HTA?

4
Objekti i vrojtimit dhe zgjedhja

a) Popullata e përgjithshme e përzgjedhur janë banuesit e fshatit ,përkatësisht individët


të cilët janë paraqitur në qendrën shëndetësore dhe kanë kryer analizat e nevojshme.
Kjo popullatë është e kufizuar nga mosha 45 deri ne moshen 105.

b) Elementet e vëzhgimit janë individët ,të cilët paraqesin nje sëmundshmëri të caktuar
ku veçohet HTA. Gjithashtu kur ka nje sëmundje tjetër përpos hipertensionit arterial.

c) Numri i popullatës së vëzhguar gjithsej janë 492, gjatë periudhës janar-maj 2020.

d) Identifikimi i njësive statistikore sipas moshes dhe gjinisë ,po ashtu në qoftë se HTA
është i shoqëruar me sëmundje të tjera.

e) Një defekt është fakti që mund të ketë individë të tjerë të cilët vuajne nga HTA ,por
nuk janë paraqitur ne qendrën shëndetësore . Për rrjedhoje nuk mund të thuhet se këto
statistika janë plotësisht të sakta dhe përgjithësuese për këtë vendbanim.

Qëllimi kryesor është identifikimi dhe përshkrimi i rasteve me HTA arterial ne fshatin ;
nxjerrja e statistikave të sakta dhe përcaktuese për periudhën janar-maj 2020. Nxjerrja e
konkluzioneve në lidhje me moshat më të prekura , por edhe se cila gjini shfaq prirje më
të madhe për t’u diagnostikuar me HTA.

Statistikat mbi hipertensionin në botë dhe Shqipëri


5
HTA në Shqipëri
HTA
sekondar
10%

HTA primar
90%

HTA në botë

Me hipertension
Pa hipertension

Sipas një vlerësimi të përafërt mbi 1 miliard njerëz ose 30% e popullsisë adulte të botës kanë
hipertension dhe pritet të rritet ne 1,56 miliard në 2025. Në të gjithë vendet afërsisht 50% e
popullsisë mbi 60 vjeç vuan nga hipertensioni. Deri në moshën 45 vjeç një përqindje më e lartë e
meshkujve në krahasim me femrat kanë hipertension, përtej kesaj moshe përqindjet janë thuajse të
barabarta.

6
1. HTA primar prek rreth 90% të popullsisë së Shqipërisë. Prek zakonisht moshën mbi 40 vjeç. Nuk
ka një shkak të identifikueshëm. Ky lloj HTA zhvillohet me kalimin e viteve.

2. HTA sekondar prek rreth 10 % të popullsisë. Është pasojë e një sëmundjeje tjetër dhe shfaqet
papritur.

You might also like