You are on page 1of 8

Si të bëheni dhurues të gjakut

Që të bëheni dhurues të gjakut, duhet të keni dëshirë dhe një pjesë të vogël të kohës Tuaj.

Të shpëtohet jeta e dikujt është gjest human. Keni parasysh se vetëm me një qese gjak të dhuruar mund
të shpëtoni deri në 3 apo 4 jetë. Kjo ndodh për arsye se nga një njësi e gjakut të plotë, bëhen më shumë
produkte.

të shkoni edhe në Shërbimin e Transfuzionit në qytetin tuaj, ku do të jeni të mirëpritur dhe të shërbyer
me kënaqësi.

Që të bëheni dhurues i gjakut duhet t’i plotësoni kushtet e detyrueshme si në vijim:

• Të jeni të shëndetshëm dhe të jeni të moshës prej 18 deri 65 vjeçarë.


• Para se të dhuroni gjak, duhet të plotësoni pyetësorin për dhuruesit e gjakut, pyetjet e parashtruara
kanë të bëjnë me shëndetin Tuaj, sëmundjet e kaluara dhe shprehitë jetësore. Është e domosdoshme,
sinqerisht të përgjigjeni në pyetjet e parashtruara, sepse në këtë mënyrë e mbroni shëndetin tuaj, por
edhe shëndetin e atij që pranon gjakun Tuaj.
• Pas plotësimit të pyetësorit kalohet në shpuarjen e gishtit që të merret gjak dhe të kontrollohet niveli i
hemoglobinës në gjak.
• Pastaj, vije biseda me mjekun, i cili e shqyrton pyetësorin që e keni plotësuar, ua mat tensionin e
gjakut dhe dëgjon punën e zemrës Tuaj. Në këtë mënyrë kontrollohet shëndeti Juaj, sepse gjak mund të
japë vetëm njeriu i shëndetshëm.
Pas kontrollit, mjeku duhet të japë pëlqimin që të dhuroni gjak.
• Nëse gjithçka është në rregull, kalohet në aktin e dhurimit të gjakut, i cili realizohet në pozitë të shtrirë.
Për dhurim të gjakut shfrytëzohen qese të trefishta apo të katërfishta, por dhurohet vetëm në njërën
qese, ndërsa në dy, gjegjësisht tri të tjerat përgatiten komponente të gjakut. Pajisja e dhurimit është
sterile dhe përdoret vetëm një herë, që do të thotë se nuk ekziston mundësi të infektoheni. Personeli
ynë është mirë i trajnuar, në mënyrë që shpuarja me gjilpërë nuk do t’ju dhemb më shumë se një
shpuarje e thjeshtë gjatë marrjes së gjakut për çfarëdo analize të gjakut. Gjatë dhurimit nuk do të ndjeni
gjilpërën përderisa e keni në venë. Më mirë është, që gjatë dhurimit, të bisedoni me personelin tonë apo
të mendoni ndonjë gjë të këndshme për Ju, ndërsa ne do të kujdesemi që të ndiheni sa më rehatshëm.
Pas dhurimit qëndroni të shtrirë edhe 5 – 10 minuta. Pastaj, vije freskimi me kafe, lëng dhe ushqim të
lehtë.
• Pas dhurimit të gjakut mund t’u ktheheni obligimeve Tuaja të përditshme të punës. Por megjithatë
mbani mend disa këshilla:
– Nuk duhet të pini duhan për 30 minuta deri në 2 orë pas dhurimit të gjakut, nuk duhet të konsumoni
alkool së paku 8 deri në 12 orë, veçanërisht nëse jeni të uritur.
– Mos e hiqni fashën nga vendi (gishti) i shpuar për 2 orë.
– Për 8 orët në vijim të mos i nënshtroheni mundimit të rëndë fizik, ndërsa disa profesione të rrezikshme
apo specifike (si xehtarët, punëtorët e ndërtimtarisë, pilotët, persona që përdorin armë zjarri dhe të
ngjashme), kërkohet që t’u shmangen të njëjtave përgjatë 48 orëve. E njëjta vlen edhe për sportet
ekstreme apo aftësitë luftarake.
– Nëse ndieni përzierje, uluni apo shtrihuni, kjo është kalimtare dhe nuk do të keni pasoja.
– Konsumoni më tepër lëngje në 4 orët e para apo deri në fund të ditës.
– Nëse gjatë 3 ditëve në vijim sëmureni, paraqituni në Shërbimin tonë. Kjo, me siguri nuk është pasojë e
dhurimit të gjakut, por mund të na ndihmojë në vlerësimin e sigurisë së produkteve të gjakut Tuaj që i
kemi përpunuar, gjegjësit mund të tregojmë se i njëjti nuk është i përshtatshëm për transfuzion.

Pyetje më shpesh të parashtruara për dhurimin e gjakut

2. A duhet të kem ngrënë para dhurimit?


Para dhurimit preferohet të hani ushqim të lehtë (kifle, gjevrek …). Nëse paraprakisht keni ngrënë
ushqim më të yndyrshëm, nuk do të kemi mundësi të fitojmë gjak kualitativ dhe produkte të gjakut nga
gjaku që e keni dhuruar.

3. Çka përmban kontrolli para dhurimit?


E plotësoni një pyetësor për dhuruesit e gjakut, në të cilin parashtrohen pyetje që kanë të bëjnë me
shëndetin tuaj, sëmundjet e kaluara dhe shprehitë jetësore. Me shpuarje, nga gishti merret një pikë gjak
dhe kontrollohet niveli i hemoglobinës në gjak. Pastaj, vije biseda me mjekun, i cili ua mat tensionin e
gjakut dhe dëgjon punën e zemrës.

4. A testohet gjaku?
Po. Gjaku ekzaminohet për prezencën e sëmundjeve infektuese të transmetueshme nëpërmjet gjakut –
sarillëkut (hepatit) B dhe C, sifilisit, sidës. Secila njësi e gjakut, e cila ka rezultuar pozitive në cilindo test,
asgjësohet në mënyrë të sigurt. Përveç kësaj, përcaktohet grupi i gjakut, faktori Rh dhe antitrupthat te
çdo njësi gjaku.

5. Çfarë ndodh më pas me rezultatet nga ato teste?


Të gjitha rezultatet e testeve janë të dispozicion për shqyrtim vetëm për dhuruesin dhe personelin
mjekësor, i cili drejtpërdrejt i realizon testet apo i cili është përgjegjës për kontrollin e kualitetit të
komponenteve të fituara të gjakut, d.m.th. ka anonimitet dhe diskrecion absolut. Personat te të cilët
është konstatuar se cilido test që është paraparë për sëmundjet infektuese të transmetueshme
nëpërmjet gjakut rezulton pozitiv, ftohen me shkrim që të vijnë për test të sërishëm apo për udhëzim në
ndonjë institucion tjetër, i cili është përgjegjës për shërim apo ekzaminim shtesë.

6. A mund të infektohem gjatë dhurimit të gjakut?


Me dhurimin e gjakut nuk mund të infektoheni, sepse pajisja e dhurimit është sterile dhe përdoret
vetëm një herë.

7. A dhemb shpuarja me gjilpërë?


Personeli ynë është i trajnuar mirë në mënyrë që shpuarja me gjilpërë nuk do t’ju dhemb më shumë se
një shpuarje e thjeshtë gjatë marrjes së gjakut për çfarëdo analizë të gjakut.

8. A ndihet gjilpëra derisa është në venë?


Gjilpëra nuk ndihet derisa është në venë.

10. Sa është sasia e gjakut që dhurohet?


Dhurohen 450 ml. gjak. Dëshirojmë t’ju përkujtojmë se personi që peshon afërsisht 70 kg. ka afërsisht 5
litra gjak. Ekziston mundësia, në kushte rreptësisht të përcaktuara, të dhurohet sasi më e vogël e gjakut,
për shembull 350 ml. që bëhet në qese të projektuara për këtë qëllim.

11. Për sa kohë kompenzohet gjaku i dhuruar?


Pjesa e lëngshme e gjakut – plazma, kompenzohet brenda 24 orëve. Qelizat e gjakut (eritrocitet,
trombocitet, leukocitet) kompenzohen gradualisht gjatë disa javëve, varësisht nga lloji i qelizave. Për
këtë arsye është dhënë një interval kohor ndërmjet dy dhurimeve, 3 muaj për meshkuj dhe 4 muaj për
femra.
12. Si do të ndihem pas dhurimit?
Zakonisht, dhuruesit nuk ndiejnë kurrfarë vështirësi apo ndryshime gjatë apo pas dhurimit. Disa dhurues
ndihen madje edhe më mirë dhe më të lehtësuar sesa para dhurimit. Megjithatë, një numër i vogël i
dhuruesve mund të ndiejnë shqetësim të lehtë apo përzierje. Kjo nuk duhet t’ju shqetësojë, sepse rastet
e këtilla janë kalimtare dhe pa pasoja. Mjeku do t’ju këshillojë si të reagoni në raste të tilla.

13. Pas dhurimit, a mund t’i kryej aktivitetet e përditshme?


Mund t’i kryeni aktivitetet e tuaja të përditshme. Megjithatë, personat të cilët punojnë punë të rënda
dhe të rrezikshme duhet të kenë kujdes gjatë 2 ditëve në vijim. Ekzistojnë profesione të cilat kërkojnë që
dhuruesi të mungojë nga puna nga 12 deri më 72 orë, varësisht nga natyra e profesionit. Mbani mend se
nuk duhet të pini duhan, së paku 30 minuta deri në 2 orë, nuk duhet të konsumoni alkool së paku 8 deri
në 12 orë, veçanërisht jo në stomak të zbrazët dhe është e pëlqyeshme që gjatë ditës përkatëse të
konsumoni më tepër ujë apo lëngje.

14. A ekzistojnë lloje tjera të dhurimit?


Po, ekzistojnë të ashtuquajtura mënyra alternative të dhurimit të gjakut, siç janë për shembull dhurimi
nëpërmjet aferezës, dhurimi autolog, hemodilusioni normovolemik paraoperativ dhe salvazhi
intraoperativ dhe pasoperativ i gjakut.

Me procedurën e quajtur aferezë, gjaku i dhuruesit kalon nëpër aparatin qelizë – ndarës me qëllim që të
ndahen elementet e gjakut – plazma dhe lloje të ndryshme të qelizave (trombocitet, leukocitet,
eritrocitet), kështu që për terapi shfrytëzohet vetëm ajo pjesë që është e nevojshme, ndërsa pjesa tjetër
e gjakut i kthehet dhuruesit. Gjatë dhurimit autolog (gjatë operacioneve të planifikuara), pacienti
dhuron gjak dhe komponente të gjakut për veten e tij. Gjakun që e dhuron para operacionit ruhet në
shërbimin transfuziologjik. Ai i dedikohet vetëm pacientit që e ka dhuruar dhe gjatë operacionit e
pranon të njëjtin. Llojet tjera të dhurimit alternativ ndodhin në sallën e operacioneve te pacientët te të
cilët ekziston indikacion të realizohet e njëjta. Ushqimi i duhur para dhurimit të gjakut.
Të nderuar dhurues të gjakut!

Gjakun që e dhuroni është ilaç i çmuar nga i cili varet jeta e shumë të sëmurëve. Kualiteti, siguria e
gjakut dhe furnizimi me sasi të mjaftueshme të të gjitha grupeve të gjakut janë prioreti ynë dhe vetëm
nëpërmjet bashkëpunimit me Ju, ato mund të realizohen në tërësi. Prandaj, ju lutemi, edhe këtë herë
së bashku ta zgjidhim problemin me të cilin ballafaqohemi në punën tonë të përditshme. Ndërsa, ato
janë:

Niveli i lartë i yndyrës në gjak!!!

A e dini se?
• Yndyra e tepërt në ushqimet Tuaja vërehet edhe në gjakun që e dhuroni. Plazma është e turbullt apo
ka ngjyrë të bardhë, në vend të të verdhës – transparente.
• Për shkak të yndyrës së tepërt në gjakun e dhuruar, ndonjëherë nuk mund të bëhen teste të gjakut, të
cilat janë të nevojshme gjatë çdo dhurimi.
• Gjaku, i cili ka yndyrë të tepërt, nuk mund të përdoret për trajtimin e të sëmurëve, gjë që ndikon
dukshëm, gjegjësisht i pakëson rezervat.

Cilat ushqime përmbajnë shumë yndyrë?


Ato janë: ushqimet e skuqura, vezët, majonezi, proshuta, salçiçet, qumështi dhe produktet e qumështit
(djathi, kaçkavalli, kajmaku, gjalpi etj.)
Cilët ushqime përmbajnë pak yndyrë?
Frutat, perimet, peshku, brumërat, ushqimi i gatuar, sallatat e freskëta janë produkte me yndyrë të
nivelit të ulët, gjegjësisht bëjnë pjesë në grupin e ushqimeve të shëndetshme që preferohen të
konsumohen çdo ditë.
Këshilla për ushqim, para dhurimit të gjakut

• Para se të dhuroni gjak nuk keni nevojë të jeni të uritur; zgjedhni ushqim pa yndyrë!!
• Shmanguni ushqimeve të yndyrshme 12 deri 14 orë para dhurimit të gjakut.
• Para dhe pas dhurimit zmadhoni konsumimin e lëngjeve, para së gjithash ujë dhe pije joalkoolike

Vërejtje: Prezenca e yndyrërave mund të zmadhojë rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve të zemrës dhe
të enëve të gjakut!! Prandaj, nëse keni pasur yndyrëra në gjak apo thjesht dyshoni, para dhurimit mund
të realizoni test laboratorik falas, në Institutin tonë të Mjekësisë së Transfuzionit.

Ruani shëndetin tuaj që të mund t’ia dhuroni të tjerëve!!

Ç’duhet të dini para se të dhuroni gjak, ç’ndodh me organizmin tuaj pas aktit që shpëton jetë?

Dhurimi i gjakut është mënyra e vetme e përftimit të tij, pasi ende nuk është siguruar një rrugë e
prodhimit të gjakut në mënyrë laboratorike.

Qelizat e gjakut nuk janë mundur të krijohen në laborator, ndaj kjo gjë e bën dhurimin e gjakut, mënyrën
e vetme të përftimit të tij për sigurimin e nevojave për gjak.

Transfuzioni i gjakut ka një vlerë shumë të madhe në pacientët me patologji malinje, në pacientët që i
nënshtrohen kirurgjive të ndryshme dhe, mbi të gjitha, në ata që vuajnë nga talasemia. Talasemikët
kanë nevojë të vazhdueshme për gjak, nevojë që mbulohet nga bankat e gjakut në gjithë vendet e botës.

Duke parë rënien në vite të dhuruesve vullnetarë të gjakut, politikat e vendeve të ndryshme kanë
ndërmarrë masa për zëvendësimin e rezervave të shteruara të gjakut në spitalet e vendeve. Tashmë
edhe në vendin tonë nuk mund të kryhet asnjë lloj nërhyrjeje kirurgjikale pa pasur 3-4 familjarë që të
dhurojnë fillimisht gjak (nuk ka rëndësi grupi i gjakut) dhe më pas kryhet operacioni.

Kjo është një metodë për t’i ndërgjegjësuar njerëzit se duhet të dhurojnë gjak, për aq kohë sa me të
shpëtojnë jetë. Grupet e gjakut janë A, B, AB dhe 0. Nevojat janë për secilin grup, por më tepër për
grupin 0, pasi është i vetmi dhurues universal që mund të përdoret për transfuzione në çdo individ.

Ndërkohë, grupi AB është një marrës universal, pasi mund të marrë gjak nga të gjithë grupet e tjera të
gjakut. Kjo bëhet në sajë të pranisë së antigjenëve në gjak, të cilat i kanë përcaktuar edhe këto “rregulla”
bazë të tranfuzionit të gjakut. Në momentin që ne dhurojmë gjak, nuk duhet të jemi të sëmurë, qoftë
edhe me grip, pasi imuniteti ynë është shumë i dobët dhe gjaku ynë do t’i dhurohet një personi tjetër.

Nuk duhet të kemi bërë tatuazhe në 6 muajt e fundit, nuk duhet të kemi marrë antibiotikë, nuk duhet të
konsumojmë drogëra, alkool, të mos vuajmë nga tensioni, nga anemia etj. Të gjitha këto rregulla janë të
shënuara në çdo mjedis të dhurimit të gjakut.

Përveç faktit që ne shpëtojmë jetë me gjakun tonë, ne gjithashtu mësojmë edhe mbi gjendjen tonë
shëndetësore. Në momentin e dhurimit të gjakut nga ne merren edhe mostra gjaku për kryerjen e
analizave, të cilat tregojnë të dhëna bazë mbi infektimin me HIV, hepatit etj. Pra, ne marrim edhe të
dhëna të rëndësishme për shëndetin tonë falas.

Rëndësia më e madhe mbetet shpëtimi i jetës së dikujt. Kur dhurojmë gjak, ne i japim më shumë
mundësi jete një personi në nevojë për transfuzion gjaku. Nuk ka gjë më humane se të shpëtosh jetë,
kur ke mundësi, ndaj nëse dëshiron të shpëtosh edhe ti jetë, shko të dhurosh gjak.

Asgjë e keqe nuk do të ndodhë. Plazma jote do të zëvendësohet pas maksimalisht 1 dite, kurse qelizat e
gjakut për një javë. Ti do të jesh i gatshëm t’i rikthehesh aktivitetit të zakonshëm disa minuta pas
dhurimit dhe do të jesh në gjendje të dhurosh sërish (nëse dëshiron) vullnetarisht pas gjashtë muajsh,
pasi thuhet se një person mund të kryejë rreth dy dhurime në vit.

Në rastet kur kemi të afërm të shtruar për operacione, mund të dhurojmë gjak tre muaj pas dhurimit të
fundit vullnetar. Ndaj, mos ngurro të dhurosh edhe ti gjak. Kur e ke mundësinë të shpëtosh një jetë,
shko dhe shpëtoje. Është detyrë morale e secilit nga ne për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë dhe të
sëmurë.

Çfarë dëmesh mund t’i shkaktojë vetes ai që dhuron gjak?

Nëse bëhet sipas kritereve, nuk sjell asnjë dëm. Të gjitha procedurat e marrjes së gjakut bëhen me
materiale më një përdorim dhe steril, prandaj dhuruesi nuk rrezikohet nga asgjë

Ç’të mira mund të ketë kush dhuron gjak?


Vizita që kryhet përpara dhurimit dhe analizat e përgjithshme që bëhen janë një
rast shumë i mirë për parandalimin e sëmundjeve më të zakonshme. Përpara
dhurimit mjeku bën një bisedë të shkurtër dhe viziton dhuruesin. Pas dhurimit të
gjakut bëhen falas një sërë analizash që i dërgohen dhuruesit. Në rast se ai nuk
është në gjendje shëndetësore optimale njoftohet mbi nevojën e vizitave apo
analizave që duhet të bëjë.
Ligji parashikon dy ditë pushim nga puna, të paguar 100%, për ata që dhurojnë
gjak.

Sa herë në vit mund të dhurohet gjak?


2 herë në vit gratë dhe 4 herë në vit burrat. Për të gjithë intervali minimal mes dy
dhurimeve është 90 ditë. Me këto intervale nuk ka rrezik të varfërohen rezervat
fiziologjike të organizmit.
Për sa kohë rikrijohet gjaku i dhuruar?
Shumë më shpejt nga ç’mund të mendohet: nga një deri në shtatë ditë.
Kujt i nevojitet gjaku i dhuruar?

 Personave që pësojnë trauma për të kapërcyer çastet kritike.


 Personave që  duhet t’u nënshtrohen ndërhyrjeve të rënda kirurgjikale.
 Personave anemikë kronikë, jeta e të cilëve varet nga transfuzionet
periodike të gjakut.
 Personave me leucemi apo me sëmundje të tjera të tjera të gjakut. Vetëm
më transfuzione gjaku ata mund të kapërcejnë dëmet që u shkakton
kimioterapia..
 Dhurimi i gjakut, a ka ndonjë efekt anësor?
 Asnjë, por për të pasur një mbarëvajtje të procesit duhen ndjekur disa rregulla të
thjeshta menjëherë pas përfundimit të dhurimit: duhet konsumuar shumë ujë dhe
të hani sërish ushqim, duke i dhënë përparësi sheqernave. Veç të tjerash, për të
dhuruar gjak, duhet të keni ngrënë mirë dhe të keni konsumuar fruta të freskëta
ose lëngje frutash të shtrydhura, çaj, kafe me pak sheqer. Gjithashtu ditën e
dhurimit të gjakut nuk duhet të kryeni aktivitete sportive dhe ditën tjetër të kryeni
një aktivitet fizik të moderuar.
 Çfarë përfshin ajo?
 Dhurimi i gjakut është i sigurt dhe i lehtë. Ai merr në total një afat kohor prej 60
deri në 90 minuta. Kur shkoni për të dhuruar gjak, si fillim duhet të plotësoni një
pyetësor të detajuar shëndeti. Pas kësaj, infermierja do t’ju kërkojë që të firmosni
deklaratën që vërteton faktin që ju plotësoni udhëzimet mjekësore dhe që ju
mbron juve si dhurues, duke mos ju shkaktuar pasoja shëndetësore.
 Hapi tjetër është ekzaminimi fizik, që përfshin presionin e gjakut, peshën dhe
nivelet e hemoglobinës.
 Nëse i kaloni këto hapa, atëherë jeni gati për fazën e dhurimit që merr një kohë
prej 7–10 minutash. Pas dhurimit, mund të uleni, të shtriheni dhe të pushoni. Mos
u shqetësoni se mund të keni humbur shumë gjak, pasi keni dhuruar vetëm 8%
të volumit tuaj total të gjakut.
 Cila është situata e dhurimit të gjakut në Europë?
 Sot, më shumë se 500 milionë qytetarë të BE-së, varen nga gjaku i dhuruar i 15
milionë dhuruesve. Kjo nuk mjafton për të përmbushur nevojat e të gjithë
europianëve që varen nga gjaku për të mbijetuar, në rast aksidenti, ose
sëmundje kronike që kërkojnë transfuzione të herëpashershme.
 Po në botë?
 Çdo vit bëhen 92 milionë dhurime, por 30 milionë persona e bëjnë vetëm një
herë dhe pastaj nuk e përsërisin më këtë përvojë.
 Kush nuk mund të dhurojë gjak:
 Përjashtim të përhershëm nga dhurimi i gjakut bëjnë individët që kanë:
 Sëmundje kardiovaskulare
 Sëmundje infektive si (Hepatit viral B, C, TBC, HIV, Sifiliz)
 Kryer transplante
 Diabet insulinovartë
 Sëmundje autoimune
 Tumore malinje
 Epilepsi
 Sjellje seksuale me rrezik të madh infektimi, si dhe përdoruesit e alkoolit
dhe drogës.
 Përjashtim të përkohshëm nga dhurimi i gjakut bëjnë individët që
kanë:
 Marrë antibiotik ose sapo kanë mbaruar kurën 7 ditore me antibiotik.
 Kollë dhe dhimbje fyti.
 Kryer një ndërhyrje kirurgjike brenda vitit.
 Gratë gjatë shtatzënisë dhe një vit pasi kanë lindur, si dhe gjatë ciklit
menstrual.
 Bërë tatuazhe apo pircinge në 4 muajt e fundit.
 Marrë transfuzione gjaku gjatë një trajtimi mjekësor apo ndërhyrjeje
kirurgjike.
 Bërë një vaksinë.
 Kryer marrëdhënie seksuale të rastësishme.
 Alergji të ndryshme në fazën akute.
 Kryer ekzaminime endoskopike.
 Sa gjak dhurohet:
 Sasia maksimale e gjakut të marrë sipas ligjit në fuqi për secilin dhurues
është 450ml (±10%).
 Një qese gjak mund të shpëtojë më shumë se një jetë
Në çdo qese me gjak të dhuruar ka 450 ml gjak, të cilat nuk janë pak nëse mund
të marrim në konsideratë faktin që në trupin tonë gjenden rreth 5,6 litra. Një
qese është pothuajse një e dhjeta e të gjithë gjakut tonë. Kjo do të thotë se, në
qoftë se një person ka humbur gjak, për arsye të ndryshme, ose nuk është i aftë
për ta prodhuar atë, ai mund të ketë nevojë vetëm për gjysmën e qeses. Kjo do të
thotë gjithashtu se vetëm me një qese të gjakut tonë, ne mund të arrijmë të
shpëtojmë më shumë se një jetë njeriu.
 Çfarë duhet bërë para dhe pasi dhurohet gjak:
 Ditën që do të dhuroni gjak hani një mëngjes të lehtë dhe pini sa më
shumë lëngje, si para ashtu edhe pas dhurimit të gjakut. Këshillohet të
mos përdoren pije alkoolike dhe duhan. Mos kryeni aktivitete fizike të
forta. Përpara dhurimit të gjakut mjeku do të bëjë kontrollin dhe
vlerësimin klinik të dhuruesit (peshën, rrahjet e zemrës, tensionin,
hemoglobinën), dhe do të kryej një bashkëbisedim të shkurtër me qëllim
përpilimin e një pyetësori, gjë që përcakton aftësinë dhe pranimin për
dhurim të gjakut.
 Dhurimet e gjakut janë ende të pamjaftueshme
Për sa u përket donacioneve të gjakut, ato ende janë të pamjaftueshme si për
vendin tonë ashtu edhe në pjesën më të madhe të botës. Kjo do të thotë se,
pavarësisht publicitetit që bëhet për të dhuruar, kontribuuesit, janë ende të
paktë. Ndaj, nëse mundni, nëse keni moshën e duhur dhe jeni të shëndetshëm,
dhuroni!

 Motoja jonë: “Gjaku është ai që gjithmonë duhet ta presë pacientin dhe jo e
kundërta”  na motivon për një aktivitetet të vazhdueshëm në fushën e dhurimit të gjakut.

1) Dhurimi i gjakut është i mirë për zemrën tuaj


Rrjedhja e gjakut dhe vëllimi i gjakut janë integrale për të mbajtur rrahjet e zemrës. Sidoqoftë, megjithëse
mund të tingëllojë kundërintuitive, dhurimi i rregullt i gjakut në të vërtetë mund të përmirësojë shëndetin e
zemrës, jo ta komprometojë atë. Sipas Blood Flow Online , dhurimi i gjakut rregullisht mund të ndihmojë në
zvogëlimin e trashësisë dhe ngjitjes së gjakut tuaj, duke lejuar kështu që gjaku të rrjedhë më lehtë nëpër enët e
gjakut dhe të arrijë më shpejt në zemër.

2) Dhurimi i gjakut ul rrezikun tuaj për kancer


Dhurimi i gjakut mund të zvogëlojë rrezikun e dhuruesit për zhvillimin e kancerit. Hekuri, një nga mineralet
kryesore që gjendet në gjak, ka qenë i njohur për të rritur sasinë e dëmtimit të radikalëve të lirë në
trup. Sidoqoftë, një studim i vitit 2008 zbuloi se dhurimi i gjakut ndihmon në zvogëlimin e rezervave të
hekurit, duke ulur kështu rrezikun e përgjithshëm individual të kancerit.
3) A mund të justifikojë kapërcimin e një stërvitjeje
Nëse shpëtimi i jetës së të tjerëve dhe përmirësimi i shëndetit tuaj personal nuk janë të mjaftueshme për t'ju
detyruar të dhuroni gjak, po në lidhje me përparësitë e mundshme të humbjes së peshës. Sipas LiveStrong , ju
mund të digjni rreth 650 kalori për dhurim të një pintë gjaku - kjo është edhe më shumë se ajo që digjni në
një vrapim 30 minutash !

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), dhurimi vullnetar i pa-


shpërblimit të gjakut është mënyra më e sigurt për të siguruar furnizim të
mjaftueshëm të gjakut të sigurt për të përmbushur kërkesat kombëtare të
transfuzionit të gjakut

Përpunimi i gjakut
Gjaku i mbledhur në një antikoagulant mund të ruhet dhe transferohet tek një pacient në
një gjendje të pamodifikuar. Kjo njihet si transfuzion 'i gjakut të plotë'. Sidoqoftë, gjaku
mund të përdoret në mënyrë më efektive nëse përpunohet në përbërës, siç janë
koncentratet e qelizave të kuqe, koncentratet e trombociteve, plazma dhe
kriopresipitimi. Në këtë mënyrë, ajo mund të plotësojë nevojat e më shumë se një
pacienti.

You might also like