You are on page 1of 4

Pasojat sistemike të çeve të mushkërive

Punoi: Mentor:
Anila Ismaili Ekrem Ismani
Çrregullimet e rritmit të frymëmarjes
Në mbikqyrjen e frymëmarjes marrin
pjesë struktura të shumta, prej qendrave
më të larta të trurit e deri te receptorët
periferik në trupëzat karotidë dhe
mushkëri. Prandaj nuk është për tu
habitur se në këtë system të ndërlikuar
shpesh zhvillohen çrregullime që
qarkullojnë rritmin e frymëmarjes.
Simptoma më e shpeshtë është dyspnea.
Pamjaftueshmëria me frymëmarje mund
të manifestohet si hiperventilim, ose
simptoma që shkaktojnë hipokapnia dhe alkalozë respiratorë.

Pasojat sistemike të çrregullimeve të mushkërive


Hipoksemia dhe hiperkapnia si pasoja të çrregullimit të funksionit të mushkërive ndikojnë në
tërë organizmin dhe janë bazë e shumë çrregullimeve jashtëmushkërore.
Hipoksemia ka rol të rëndësishëm
në komponentën kardiovaskulare
të insuficiencës respiratore. Më së
shpeshti shkakton tahikardi,
dilatim të enëve periferike të
gjakut dhe rritje të ëllimit minutor
të zemrës. Kiperkapnia po ashtu
shkakton vazodilatim periferik dhe
hipotoni.
Në hipoksemi shpesh haset
eritrocitoza dytësore e shkaktuar
me krijimin e rritur të
eritropoetinës. Me këtë
kompenzohet hipoksemia. Mirëpo,
rritja e njëkohësishme e viskozitetit të gjakut kontribuon në insuficiencën e zemrës së djathtë.
Në të sëmurët me insuficiencën respiratore hipoksemike gjatë angazhimit fizik, rritet
metabolizmi anaerob, gjë që mund të vërtetohet me ngritjen e përqëndrimit të laktateve në
plazmë. Janë të shumta ndikimet e pavolitshme të hipoksemisë dhe hiperkapnisë në sistemin
nervor qendror.
Hipoksemia akute shkakton pengesa në të pamur, disharmoni të lëvizjeve, dizartri dhe komë.
Hiperkapnia dilaton enët e gjakut të trurit dhe rit rrjedhën e gjakut nëpër sistemin nervor
qendror. Ngritja e shtypjes se lëngut të trurit dhe palcës kurrizore shkakton somnolencë, stupor
dhe komë. Për shkak të vazodilatimit qendror, këta të sëmurë shpësh ankohen në
kokëdhembje. Mund të zhvillohen gjendje katatone dhe hipomanike, halucinaione,
konvulzione,, tremor I vrazhdë I duarve dhe edemë e papillës së nervit të syrit.
Dëmtimet e mëlçisë mund të jenë pasojë e insuficiencës së rëndë respiraotre me hipoksemi dhe
acidozë. Zhvillohet verdhëza e tipit hepatocellular, kurse hipoprombinemia mund t,u
kontribuon gjakderdhjeve gastrointestinale. Është I mirënjohur edhe afiniteti për paraqitjen më
të shpeshtë të sëmundjes së ulkusit në të sëmurët me sëmundjen obstructive kronike të
mushkërive. Shkaku më I mundshëm është hipoksemia.
Insuficienca kronike respiratore shkakon humbje të peshës se trupit dhe masës muskulore. Këto
dukuri janë posaçërisht të shprehura në stadin e avansuar të emfizemës mushkërore dhe janë
shenja të pavolitdhme prognostike. Shkaku kryesor është humbja gjithnjë e më e madhe e
oreksit.
Dukuria e gishtërinjëve në formë topuzi dhe osteoartropative hipertrofike muhkërore gjenden
në insuficiencën kronike respiratore dhe në karcinomn e bronkieve. Hipoksia indore dhe ritja e
numrit të anastomozave arteriovenoze janë shpjegime më të pranueshme të zanafillës së
gishtërinjëve në formë topuzi.

Manifestimi mushkëror I sëmundjeve sistemore


Sëmundjet e një numri të
organeve shkaktojnë
çrregullime të funksionit të
mushkërive. Para së gjithash,
sëmundjet e zemrës së
majtë p.sh stenoza mitrale
apo insuficinca e funksionit
së barkushës së majtë gjatë
sëmundjes isemike të
zemrës, shpie deri te ngritja
e shtypjes kapilare të
mushkërive, gjë që është
bazë për kongjestionin e
mushkërive, pra ëdhe për
ekstravazimin e lëngut në
hapësirat intersticiale dhe
alveolare. Të sëmurët ankohen në frymëzënie, posaçërisht gjatë angazhimit fizik, në dispnenë
paroksizmale të natës, gradualisht bëhen ortopnoik. Edema mushkërore është simptomi më
serioz I shkaktuar me sëmundjen e zemrës.
Në të sëmurët me cirozën
e mëlçisë shpesh haset
hiperventilimi kronik,
hipokapnia, hipoksemia
dhe alkaloza. Deri te
hipoksemia vjeen për
shkak të lidhjeve të
shpehta arteriovenoze,
posaçërisht në cirozën
epersonave më të rinj.
Pos kësaj, paraqiten edhe
anastomozat midis
venave periezifageale,
gjegjësisht sistemit portal,
me venët bronkiale dhe
mushkërore. Kjo lidhje
djathtë-majtë rritet
paralelisht me
përqëndrimin e
hipertensionit portal.
Shkaku I hiperventilimit
nuk është I qartë, kurse
tentohet të shpjegohet me mekanizmin refleksiv, për shkak të kongjestionit të mushkërive të
shkaktuar me lidhjet patologjike djathtë-majtë.
Deri te pneumonitis uremik vjen në insuficiencën e avansuar të veshkave për shkak të mbajtjes
së lëngut dhe ngitjes së shtypjes hidrostatike në kapilarët mushkërore dhe përshkueshmërisë së
rritur të murreve të kapilarëve.
Shumë sëmundje të sistemit nervor qendror po ahtu çregullojnë funksionin e mushkërive, para
së gjithash, rritmin e grymëmarjes dhe ventilimin e alveolar. Është e njohur dukuria e
frymëmarjes së Cheyne-Stokesit në rastin e lëndimit të trurit de në inzultin cerebro-vaskular. Në
proceset inflamatore të sistemit nervor qendror hasen sindromet e hiperventilimit për shkak të
humbjes së inkibimit supramedular të qendrës respiratore. Frymëmarja e Biotit manifestoht me
paregullsinë e plotë të ritmit dhe thellësisë së frymëmarje, kurse haset p.sh. gjatë polimielitit
kur përfshihet formacioni ventrikualr ventrolateral. Edema mushkërore haset si komplikim I
tumorit, inzultit cerebrovascular, si dhe në rrethanat tjera të ngritjes së përnjëhershmë të
shtypjes intrakraniale.

You might also like