You are on page 1of 18

KABINETI I INFERMIERISË

Tema e ushtrimit: Matja e parametrave vitale- Pulsi Arterial


dhe Vlerësimi i dhimbjes

Asistenti/ja:

Prishtinë, 2020
MATJA E PULSIT

OBJEKTIVAT E PROCEDURËS

Pas këtij ushtrimi studenti do te jetë në gjendje të :

-Të percaktoj vendin e matjes së pulsit.

-Të demostroj procedurën e matjes së pulsit.

-Të shpjegojë procedurën e matjes së pulsit.

PËRGATITJA

Pacienti

-Shpjego procedurën për të përfituar vëmendjen dhe bashkëpunimin e pacientit.

-Merr pëlqimin nga pacienti.

-Pacienti duhet të jetë i pushueshëm,të qëndrojë shtrirë ose ulur.Jepi kohë të pushojë pas
aktiviteteve fizike , shqetsimeve emocionale ose konsumimit të duhanit.

Paisjet/Ambienti

-Orën duhet mbajtur në dorën tjetër.

-Lista e observimit.

-Duart duhet të jenë të pastërta

-Ambienti duhet të jetë i qetë.


Infermierja

-Nuk nevojitet ndonjë përgatitje e veqantë, perveq kërkesave bazuar në gjendjen e pacientit
(p.sh.nëse pacienti ka ndonjë sëmundje ngjitëse ).

PROCEDURA

1. Zgjedh anën ose pjesën ku do të bëhet matja e pulsit.Më së shpeshti përdoret pulsi radial
2. Duke i përdorur tre gishtërinjët e mesëm për të ndier pulsing,lehtë por
qëndrueshëm ,shtyp arterien.
3. Numëro numrin e të rrahurave në minutë.Nëse pulsi është I rregullt ,është e mjaftueshme
të numërohet vetëm 30 sekonda dhe pastaj I dyfishon rezultatet.Nëse pulsi nuk është I
rregullt numëro për një minute të plotë
4. Si shtesë për rrahjet ne minute, vështro ritmin e pulsit, nëse është I rregullt ose jo I
rregullt dhe volumin ose forcen e ndjeshmëris së pulsit
5. Vështro ngjyrën e lekurës së pacientit dhe membranave mukozale.Zbehja mund të
indikojë aneminë , gjersa ngjyra në të kaltër indikon mungesë të oksigjenit (cianoza).Te
pacientët me ngjyrë të errët është lehtë të zbulohet kjo sepse shfaqet rreth gishtërinjëve.

PAS PROCEDURES

Pacienti

-Shpjego rezultatet dhe diskuto për arsyet e ndonjë ndryshimi në kujdes.

Infermierja

-Pastro duart

-Regjistro gjetjet ose rezultatet dhe raporto për ndonjë çrregullim


KENI PARASYSH

1.Pjesa më e zakonshme për të regjistruar të rrahurat e pulsit është kyqi i dorës , ku pulsi radial
dëgjohet më së lehti.Vlerat normale të frekuencës së pulsit tek të rriturit është 60-80 fre/min,tek
foshnjet 120-140 fre/min ndërsa tek fëmijët frekuenca varion varësisht nga përmasat dhe mosha
e fëmiut.

2.Pulsi mundet gjithashtu të ndihet edhe në vende tjera(në arterien temporale, carotid,
apikale,brachiale, femorale, popliteal, posterior tibial dhe dorsalis pedis) dhe kjo mundë të
përdoret për të kontrolluar funksionimin e indeve ose në emergjencë kur pulsi radial nuk mundë
të përdoret.

Vendi matjes së
pulsit radial

Vendi matjes së
pulsit brahial

Fig.1- Dy pikat e matjes së pulsit në dorë


Fig.1.1- Matja e pulsit në Arterien Radiale
Pikat e kontrollit të pulsit tek
Arteria Temporale
njeriu i rritur
Arteria Faciale

Arteria Karotide

Arteria Brahiale
Matja Apiko-
Prokximale
Radiale
Arteria Brahiale

Arteria Radiale
Arteria Femorale

Arteria Popliteale

Arteria Tibiale Posterore


Arteria Dorsalis Pedis

Fig.2-Pikat e matjes së Pulsit


Fig.2.2- Vendet e matjes së pulsit

VLERAT NORMALE TË PULSIT ARTERIAL:

DOKUMENTIMI

Shënoni vlerat e marrura në dosjen e pacientit, dhe raportoni menjëherë vlerat jo normale.
Figura 3- Dokumentimi infermieror

REFERENCAT

Tomja A, Basha E, Pula A. (2004). Tiranë. Bazat e Infermieristikës së Përgjithshme

Murataj,E.,Kiçaj,E.,lalo,R.,Cerçizaj,R.,Gjylbegu,A., Ramaj,A.(2010).Bazat e Teknikave


Infermierore.Universiteti Teknologjik ”Ismail QEMALI” Fakulteti i Infermierisw-Vlorw.

http://www.hopkinsmedicine.org/healthlibrary/conditions/cardiovascular_diseases/
vital_signs_body_temperature_pulse_rate_respiration_rate_blood_pressure_85,P00866/

https://www.nice.org.uk/guidance/cg127/chapter/1-Guidance#measuring-blood-pressure-

http://adctoday.com/learning-center/about-sphygmomanometers/how-take-blood-pressure

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3104931/

Video vegëza në lidhje me matjen e pulsit arterial :

https://www.youtube.com/watch?v=nJ5IsNETswA
http://watchlearnlive.heart.org/CVML_Player.php?moduleSelect=bpanat

https://www.youtube.com/watch?v=pvtJuYnP564

https://www.youtube.com/watch?v=PdZrVHPgZiE

https://www.youtube.com/watch?v=G_ttz6X4cHY

VLERESIMI I DHIMBJES

PËRKUFIZIM

Dhimbja është “një përvojë e pakëndshme ndijore dhe emocionale e lidhur me dëmtim
aktual apo potencial të indeve, ose përshkrim i një dëmi të tillë” (IASP Taxonomy,1994).
Megjithatë, dhimbja është më shumë se një ndjesi, apo vetëdije fizike e dhimbjes; ajo gjithashtu
përfshinë perceptimin, interpretimin subjektiv të dëmtimit. Ky perceptim jep informata mbi
vendin e dhimbjes, intensitetin dhe diçka rreth natyrës së sajë. Mënyrat individuale të reagimit të
vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm ndaj dhimbjes, përfshirë edhe reagimin emocional, plotësojnë
përkufizimin e plotë të konceptit të dhimbjes.

“Sot është bërë e domosdoshme të trajnohen mjekët dhe infermierët për të trajtuar dhimbjen si
një nga shenjat jetike. Me kujdes shëndetësor kualitativ nënkuptojmë se dhimbja , si shenjë
jetësore është e matshme dhe e trajtueshme”.
James Campbell, President, American Pain Society 11 nëntor 1996
PËRSHKRIMI
Dhimbja mund të shfaqet në situata të ndryshme: lëndime, goditje ; por dhimbja mund të
shfaqet edhe nga shkaku i një sëmundje. Ajo mund të shoqërojë një gjendje psikologjike: si
depresioni, por mund të përjetohet edhe pa ndonjë shkaktar të njohur.

QËLLIMI
Përcaktimi i nivelit të dhimbjes duhet të merret me seriozitet, sepse nëse vlerësohet njejtë si
shenjat tjera jetike ajo do të mund të trajtohet në mënyrë të duhur duke rezultuar me përmirësim
të gjendjes së përgjithshme të pacientit .

METODAT:
Sot , përcaktim i shumë institucioneve shëndetësorëe gjithandej botës është bërja e
dhimbjes të "të dukshme dhe të matshme " . Evaluimi, vlerësimi dhe dokumentimi i dhimbjeve
në mënyrë rutinore janë hapa të rëndësishëm në identifikimin dhe trajtimin e menjëhershëm të
dhimbjes së patrajtuar. Është e rëndësishme të theksohet se eksiztojnë instrumente matëse të
dhimbjes së patrajtuar . Vlerësimi i dhimbjes mund të administrohet me shpejtësi për shumicën e
pacientëve , dhe si me të gjitha shenjat jetësore, një rezultat pozitiv i dhimbjes duhet të rezultojë
me një nivel të dhimbjes, veprim të shpejtë trajtues si dhe një rivlerësim të efektivitetit të
trajtimit të dhimbjes .
Në përdorim janë instrumente si:

 Comparative Pain Scale (CPS) / Shkalla Krahasuese e Dhimbjes (ShKDh) ,


 Visual Numeric Scale (VNS) / Shkalla Visuale Numerike (ShVN) ,
 Verbal Rating Scale (VRS) / Shkalla Verbale e Vlerësimit (ShVV),
 Visual Analogue Scale (VAS) Shkalla Visuale Analoge (ShVA) ,
 Wong-Baker FACES Pain Rating Scale / Shkalla e Vlerësimit të Dhimbjes
FYTYRAT-sipas Wong dhe Baker,
 Pain Quality Assessment Scale(PQAS) / Shkalla e Vlerësimit Kualitativ të Dhimbjes
(ShVKDh).
OBJEKTIVAT E PROCEDURËS

Pas këtij ushtrimi studenti do të jetë në gjendje të :

 Të di të shpjegojë procedurën e vlerësimit të dhimbjes;


 Të demonstrojë procedurën e vlerësimit tëdhimbjes;
 Përcaktojë nivelin dhe llojin e dhimbjes.

PËRGADITJA

PACIENTI

 Infermieri prezantohet dhe i shpjegon pacientit procedurën për të përfituar pëlqimin,


vëmëndjen dhe bashkëpunimin e tijë/sajë.
 Pacienti duhet të jetë i shtrirë në shtrat, ulur në kolltuk ose karrige, në një ambient të
besueshëm , të qetë dhe të rehatshëm .
 Poashtu pacienti duhet të jetë në gjendje që me fjalë, numra apo shprehje fytyrash të
tregojë nivelin, llojin, intervalet dhe kohëzgjatjen e dhimbjes që ndien.

PAJISJET DHE AMBIENTI

 Infermieri duhet të sjellë lista numerike apo me fytyra të përcaktimit të dhimbjes.


 Historia/lista e pacientit.
 Ambienti të jetë i qetë dhe pa faktor shqetësues.

INFERMIERI/JA
 Duhet të i pastrojë duart para se të veprojë me pacientin.
 Duhet të ket kujdes që të merr masat për parandalimin apo bartjen e infeksioneve.

PROCEDURA
 Mbasi i pastron duart e njofton pacientin për veprimin.
PAS PROCEDURES

Pacienti
 Infermieri njofton pacientin në lidhje me gjetjet/rezultatet si dhe diskuton në lidhje me
arsyet e ndonjë ndryshimi të mundshëm në ofrimin e kujdesit infermierorë.

Infermieri/ja
 Pastron duart.
 Regjistron gjetjet/rezultatet në dosje të pacientit si dhe raporton te përgjegjësit në lidhje
me ato.

VENI RE:

Klasifikimi i dhimbjes është i dobishëm për të bërë vlerësimin, trajtimin dhe minimizuar vuajtjet
e pacientit . Ka shumë mënyra për të klasifikuar dhimbjen ndërsa llojet të zakonshme të
dhimbjes janë:

Sipas intensitetit:
Mund të kategorizohen si: e butë, e moderuar dhe e rëndë - dhe secila ka nën-nivele, për
vlerësim të intensitetit të tyre përdoren shkallëzime numerike, ku 0 = nuk ka dhimbje dhe 10
është dhimbja më e keqe e imagjinueshme.

Sipas kohëzgjatjes dallojmë:

Dhimbje akute: dhimbje me kohëzgjatje më pak se 3 muaj


Dhimbje kronike: dhimbje që zgjat për më shumë se 3-6 muaj, ose të vazhdueshme përtej
rrjedhës së një sëmundje akute, ose pas shërimit të plotë.
Dhimbje akute-në-kronike: shpërthim akut i dhimbjes që tejkalonë dhimbjen prezente kronike .
SHKALLA E THJESHTË PËRSHKRUESE E INTENZITETIT TË DHIMBJES

Emri i Pacientit: __________________________ Datë: ______________________

Pa dhimbje Pak dhimbje Dhimbje e Dhimbje Dhimbje Dhimbje e


moderuar e fortë shumë padurueshme
e forte

*If used as a graphic rating scale, a 10-cm baseline is recommended.


From: Acute Pain Management: Operative or Medical Procedures and Trauma, Clinical Practice
Guideline No. 1. AHCPR Publication
No. 92-0032; February 1992. Agency for Healthcare Research

Figura 1- Shkalla e thjeshtë përshkruese e intenzitetit të dhimbjes


VLERËSIMI NUMERIK I DHIMBJES (VNDH) / NUMERIC RATING SCALE (NRS)

FARE E LEHTË E MODERUAR E RËNDË

Figura 2- Vlerësimi numerik i dhimbjes


SHKALLA KRAHASUESE E DHIMBJES 0 - 10 COMPARATIVE PAIN SCALE

Figura 3- Shkalla krahasuese e dhimbjes

DOKUMETIMI

Shënoni vlerat e marrura në dosjen e pacientit, dhe raportoni menjëherë vlerat jo normale.

Figura 3- Dokumetimi infermieror


Referencat

Gebhart,G.,F.(2000). Scientific Issues of Pain and Distress. In: National Research Council
(US) Committee on Regulatory Issues in Animal Care and Use. Definition of Pain and
Distress and Reporting Requirements for Laboratory Animals: Proceedings of the Workshop
Held June 22, 2000. Washington (DC): National Academies Press (US); 2000.

Langtree, I. (2016). Pain Scale Chart - 1 to 10 Levels</a>. Retrieved 2017-01-04, from


https://www.disabled-ëorld.com/health/pain/scale.php

Merskey,H., Bogduk,N.(1994). IASP Task Force on Taxonomy. "Part III: Pain Terms, A
Current List with Definitions and Notes on Usage" (pp 209-214) Classification of Chronic
Pain, Second Edition, IASP Press, Seattle,USA.

Murataj,E.,Kiçaj,E.,lalo,R.,Cerçizaj,R.,Gjylbegu,A., Ramaj,A.(2010).Bazat e Teknikave


Infermierore.Universiteti Teknologjik ”Ismail QEMALI” Fakulteti i Infermierisë-Vlorë.

Potter, P. et al (2013). Fundamentals of Nursing

Tomja A, Basha E, Pula A. (2004). Tiranë. Bazat e Infermieristikës së Përgjithshme

http://www.hopkinsmedicine.org/healthlibrary/conditions/cardiovascular_diseases/
vital_signs_body_temperature_pulse_rate_respiration_rate_blood_pressure_85,P00866/
Video vegëza:

https://www.youtube.com/watch?v=UrsSq8L-tZw

https://www.youtube.com/watch?v=7o7oDryem7U

https://www.youtube.com/watch?v=C_3phB93rvI

https://www.youtube.com/watch?v=G_ttz6X4cHY

https://www.youtube.com/watch?
v=rLEGeBBHrkA&list=PLtvE2zNiUowO2T6DToHPqgpWDKYtiXzVz

You might also like