You are on page 1of 17

Objekti i Semiotikes Kirurgjikale 1

• Termi semiotikë vjen nga greqishtja (semeion = shenjë dhe


tekne = art) dhe përfshin metodologjinë për të vënë në dukje
shenjat dhe simptomat e sëmundjeve.

• Semiotika kirurgjikale përmbledh teknikat për eksplorimin


sistematik të organeve dhe aparateve të ndryshme, duke
nxjerrë në pah në mënyrë kritike shenjat dhe simptomat
patologjike të sëmundjeve kirurgjikale.

• Semiotika kirurgjikale ka si objekt studimi pacientin kirurgjikal,


te i cili vlerëson shenjat dhe simptomat e mbledhura gjatë
anamnezës (ana = nëpërmjet dhe mnasthai = kujtim) për të
mbërritur te diagnoza përfundimtare e sëmundjes kirurgjikale
dhe trajtimi eventual. Semiotika kirurgjikale studion me hollësi
edhe ekzaminimet instrumentale – imazherike që përdoren në
diagnostikimin e sëmundjeve kirurgjikale.
Objekti i Semiotikes Kirurgjikale 2
• Termi “kirurgji” (nga greqishtja kira = dorë), që në
kuptimin e thjeshtë të fjalës do të thotë “punë dore”,
nuk i përgjigjet në mënyrë të plotë përmbajtjes së saj
bashkëkohore.

• Semiotika kirurgjikale, përveç shenjave dhe


simptomave, studion edhe problemet e përgjithshme
të punës në kirurgji, si dhe patologjinë kirurgjikale,
asepsinë e antisepsinë, problemet e përgjithshme të
traumave e ndërlikimet e tyre; jep njohuri për
operacionet dhe përgatitjen paraoperatore, për
periudhën mbas operacionit dhe ndërlikimet që mund
të ndodhin në këtë periudhë, për problemet e
përgjithshme të infeksionit akut e kronik kirurgjik.
Shenjat, simptomat, diagnoza
• Shenjat janë shenjat objektive që një i sëmurë
paraqet (për shembull skuqje, tumefaksione etj.).
• Simptomat janë shprehja spontane e sëmundjes,
ose ndjesitë për të cilat ankohet subjektivisht i
sëmuri (nauzeja, dhimbja, marramendja).
• Diagnoza (nga greqishtja: dia = me anë të dhe
gnoseon = me kuptuar) është akti mjekësor
nëpërmjet të cilit, me anë të shenjave dhe
simptomave, mjeku njeh një sëmundje të
përcaktuar mirë.
Parimet deontologjike 1
• “Detyra e mjekut është mbrojtja e jetës, e shëndetit fizik dhe
psikik të njeriut, në respekt të dinjitetit njerëzor, pa asnjë
diskriminim.”

• “Në ushtrimin e profesionit, mjeku, duhet të frymëzohet


vazhdimisht nga njohuritë shkencore dhe nga ndërgjegja e
vet dhe nuk duhet të ndikohet nga interesat, diktati dhe
sugjerimet e çdo lloj natyre qofshin.”

• “Sjellja e mjekut edhe jashtë ushtrimit të profesionit, duhet


të jetë në përputhje me nderin dhe dinjitetin profesional.
Mjeku nuk duhet abuzojë me pozicionin e tij profesional.”

• “Mjeku duhet të ruajë sekretin për gjithçka i është besuar


ose që mund të mësojë gjatë ushtrimit të profesionit të tij.”
Parimet deontologjike 2
• “Mjeku duhet t’i garantojë pacientit përkushtim dhe kompetencë
profesionale. Mjeku duhet të diskutojë problemet e diagnozës me kujdesin
maksimal, duke i kushtuar pacientit kohën e nevojshme në një bisedë të
qetë dhe të kryejë ekzaminimin objektiv korrekt, duke shfrytëzuar të gjitha
ekzaminimet ndihmëse të nevojshme.”

• “Mjeku që ndodhet përballë situatave klinike, për të cilat mendon se nuk


është në gjendje t’i zgjidhë, duhet t’i propozojë pacientit ndërhyrjen dhe
konsultimin e specialistëve të aftë dhe kompetentë”.

• “Mjeku nuk duhet ta braktisë të sëmurin e konsideruar të pashërueshëm, por


duhet të vazhdojë t’i rrijë pranë me qëllim që t’i lehtësojë vuajtjet fizike dhe
psikike, për ta ndihmuar dhe për t’i dhënë shpresë.”

• “Zgjedhja e lirë e mjekut përbën parimin themelor të marrëdhënies mjek-


pacient – askush nuk mund të mjekohet kundër dëshirës.”
Semundjet kirurgjikale
• Sëmundje kirurgjikale quhen ato sëmundje që për shërimin e
tyre kërkojnë përdorimin e metodave kirurgjike, domethënë
kryerjen e operacioneve. Të gjitha sëmundjet kirurgjikale mund
t’i ndajmë në disa grupe. Kështu, sipas shpejtësisë të zhvillimit
të procesit patogjenetik të sëmundjeve kirurgjikale dallojmë:

a)sëmundje kirurgjikale akute, që kërkojnë ndërhyrje urgjente;


b)sëmundje që kanë një ecuri të ngadaltë, të cilat operohen në
mënyrë të planifikuar.

• Përveç kësaj, sipas parimit të mekanizmit dhe të llojit të


zhvillimit patologjik, sëmundjet kirurgjike grupohen në:
sëmundje traumatike, infeksioze, tumorale, sëmundje të
çrregullimit të qarkullimit të gjakut, dhe të veseve të lindura.
Historia e kirurgjise ne bote
• Studimi i mumieve në
piramidat egjiptiane, si dhe
deshifrimi i hieroglifeve,
dëshmojnë se në Egjiptin e
vjetër shkalla e zhvillimit të
mjekësisë dhe të kirurgjisë
ka qenë i një niveli të
pranueshëm. Më shumë se
6000 vjet para erës së re,
atje janë kryer me sukses
operacione të tilla si
amputacionet, nxjerrja e
gurëve nga fshikëza urinare,
trepanacioni i kafkës,
fashatura ortopedike me
material që ngurtësohet etj.
Historia e kirurgjise ne bote
• Njohuri të tjera mbi zhvillimin e
mjekësisë dhe të kirurgjisë mund
të nxjerrim nga historia e Greqisë
së vjetër. Kështu, p.sh., në
veprat e Hipokratit (viti 460-370
p.e.r.) jo vetëm përshkruhet
gjendja e mjekësisë dhe e
kirurgjisë e asaj kohe, por jepen
edhe bazat shkencore të artit
mjekësor. Hipokrati ka
përshkruar infeksionet purulente
kirurgjikale, si flegmonën,
simptomat e tetanusit dhe
mënyrat e mjekimit të tyre.
Hipokrati zotëronte një teknikë të
lartë kirurgjikale. Ai ka realizuar
rezeksionin e brinjës, fashaturat
imobilizuese gjatë frakturave etj.
Historia e kirurgjise ne bote
• Në periudhën e mesjetës do të
përmendim mjekun e shquar arab
Abu-Ibn-Sina (980-1037), i cili në
Evropë njihet me emrin Avicena.
Avicena shkroi “Kanunin mbi artin
mjekësor”; vepër që gjeti përhapje
të madhe dhe ndihmoi shumë në
vendosjen e bazave shkencore në
mjekësi. Avicenna përdorte
opiumin për të luftuar dhimbjen
gjatë operacioneve. Kishte njohuri
mbi tumoret, disa prej të cilave u
afrohen dijeve bashkëkohore, p.sh.
ekstirpimi i gjerë i tumorit deri në
indet e shëndosha, si dhe djegien
e indeve me hekur të nxehtë; ka
kryer operacione për nxjerrjen e
gurëve nga veshkat.
Historia e kirurgjise ne bote
• Sfidat madhore të
shekullit të XIX në
fushën e mjekësisë
ishin parandalimi i
dhimbjeve gjatë
operacionit, trajtimi i
hemorragjisë akute,
diagnoza imazherike
dhe parandalimi dhe
trajtimi i infeksioneve
kirurgjikale purulente
Historia e kirurgjise ne bote
• Në fillim të shekullit të XX kirurgët
e zgjeruan shumë rrethin e
veprimtarisë së tyre duke e
përdorur mjekimin operator në
sëmundjet që deri atëherë
mjekoheshin vetëm në mënyrë
terapeutike, por njëkohësisht u
studiuan përgatitja preoperatore
dhe ndërlikimet post-operatore,
shkaqet, mundësitë e mënjanimit
dhe mjekimit të tyre. Zbulimi i
grupeve të gjakut mundësoi
trajtimin e shokut hemorragjik
nëpërmjet hemotransfuzioneve të
sigurta dhe përmirësoi ndjeshëm
trajtimin e traumës.
Historia e kirurgjise ne bote
• Zbulimi i penicilinës nga Aleksandër
Flemingu dhe më vonë i
antibiotikëve të tjerë, i bëri kirurgët t
nderhynin në ato organe e sisteme
që më parë nuk mund të prekeshin.
Zbulimi i rrezeve rëntgen dhe
përsosja e mëtejshme e aparateve
të rinj, sidomos tomografia aksiale e
kompjuterizuar (skaneri),
kateterizimi i zemrës dhe metoda e
kontrastografisë, ekzaminimi me
ultratinguj (efekti Doppler), futja e
rrezeve lazer dhe kompjuterizimi e
monitorizimi i shumë veprimeve dhe
të dhënave të marra gjatë
diagnostikimit dhe mjekimit të të
sëmurëve, aplikimi i metodave
endoskopike të diagnozës dhe
terapisë kirurgjikale, kanë bërë një
revolucion të vërtetë në mjekësinë
dhe në kirurgjinë bashkëkohore.
Historia e kirurgjise ne Shqiperi
• Në gërmimet arkeologjike janë gjetur vegla kirurgjikale, po
kështu edhe tempuj kushtuar perëndive greke mjekësorë
Asklepiosit dhe Hygeas. Të pakta janë të dhënat për periudhën
e Mesjetës së hershme dhe të vonë. Përmendet në shekullin e
VI, Filonidh Dyrrakioni, një mjek bizantin, që ka punuar në
Durrës dhe ka shkruar disa vepra mjekësore dhe kirurgjikale.
Sfera e influencës bizantine dhe më pas italiane mori fund në
shekullin e XV, me futjen e vendit nën perandorinë otomane për
shekuj me rradhë. Gjatë kësaj kohe arti mjekësor dhe ai
kirurgjikal u mbajt gjallë nga mjekët popullorë shqiptarë ose
xherahët si edhe nga murgjit, kryesisht me origjinë italiane të
Urdhërit Benediktin (fretërit). Arti kirurgjik, sikurse edhe në
shumë vende të tjera të Evropës, trashëgohej brez pas brezi.
Këta kirurgë xherahë shëtisnin nëpër zona të ndryshme të
vendit, duke i kryer operacionet në banesat e pacientëve me
mjete e instrumente të krijuara prej tyre, si brisqe të mprehta,
grepa e leva metalike për nxjerrjen e trupave të huaj,
herniotom, instrumente metalike për bërjen e trepanacioneve të
kockave etj.
Historia e kirurgjise ne Shqiperi
• Ka të dhëna që në shekujt XV – XVI shumë studentë shqiptarë
kanë studiuar për mjekësi në universitetet e huaja të kohës, por
nuk dihet në se janë kthyer më pas në atdhe për të ushtruar
mjekësinë dhe kirurgjinë. Mjeku i parë i diplomuar, që ka
punuar në Shkodër, ka qenë Kolë Heqimi në vitin 1795. Në
gjysmën e parë të shekullit të XIX (mbas lëvizjeve politike të
vitit 1848) emigruan në trojet shqiptare disa mjekë italianë, të
cilët punuan me përkushtim dhe u natyralizuan me popullatën
shqiptare
• Mjekët e parë shqiptarë të përgatitur në universitete filluan të
shfaqen në qytetet e vendit tonë vetëm në shekullin XIX
sidomos, në gjysmën e dytë të tij. Gjatë kësaj kohe u hapën
disa spitale në qendrat kryesore të vendit, të drejtuara nga
mjekë turq, italianë, austriakë etj. Operacionet e para të kryera
nga kirurgë të diplomuar janë bërë në spitalin e Shkodrës në
vitin 1889.
Historia e kirurgjise ne Shqiperi
• Pas shpalljes së pavarësisë
kombëtare u krijuan disa qendra
kirurgjikale në qytetet kryesore të
vendit. Në këtë kohë shumë
mjekë të formuar në universitetet
turke u kthyen në Shqipëri dhe
punuan me përkushtim dhe nivel
të lartë profesional. Mes tyre do
të përmendim kirurgët Dr. Fahri
Rushitin, Dr. Ismet Gegën, Dr.
Basri Qadhimin dhe Dr. Osman
Jonuzin. Dr. Jonuzi në vitin 1926
filloi kirurgjinë në Spitalin Civil të
Tiranës, duke realizur ndërhyrje
kirurgjikale të kirurgjisë të ditës
(apendektomi, herniotomi,
splenektomi, nefrektomi etj).
Historia e kirurgjise ne Shqiperi
• Në vitin 1932 në Tiranë i
ngrit Spitali i Ri Civil
(Qendra e sotme Spitalore
Universitare “Nënë Tereza”)
dhe më pas Spitali
Ushtarak, ku punuan mjekë
kirurgë të shquar si Dr.
Frederik Shiroka. Dr.
Shiroka i përkiste një
plejade mjekësh të formuar
në Austri dhe Gjermani.
Historia e kirurgjise ne Shqiperi
• Në vitin 1952 u hap Instituti
Mjekësor në Tiranë. Ndër kirurget
pedagoge te ketij Fakulteti po
përmendim Prof. Petrit Gaçen,
Prof. Ferdinand Papariston, Prof.
Petro Canin, Dr. Llambi Ziçishtin
etj, të cilët dhanë një kontribut të
madh për zhvillimin e Shërbimeve
Universitare të kirurgjisë.
• Kirurgjia shqiptare, ndonëse e re,
është e një niveli të lartë. Janë
krijuar dhe zhvilluar shumë
specialitete e degë të veçanta, që
drejtohen nga ekipe specialistësh.
Këto shërbime janë të pajisura
tashmë me stafet, pajisjet dhe
eksperiencën e nevojshme për
mjekimin e sëmundjeve të rënda e
të ndërlikuara kirurgjikale.

You might also like