You are on page 1of 9

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I MJEKËSISË
DEPARTAMENTI- MJEKËSI E PËRGJITHSHME

TEMA: EKZAMINIMI I TE SEMURIT, INFEKSIONET LOKALE DHE TE


PERGJITHSHME TE ORGANIZMIT

LËNDA: KIRURGJI

STUDENTI:GENTRIT UKA
EKZAMINIMI I TE SEMURIT
EKZAMINIMI I TE SEMURIT KA DISA HAPA, FILLIMISHT ESHTE I RENDESISHEM NJOFTIMI ME
PACIENTIN QE KA PER QELLIM NXITJEN E MIREBESIMIT MJEK-PACIENT. PASTAJ ESHTE E
RENDESISHME MARRJA E ANAMNEZES SE TE SEMURIT, DMTH HISTORIA PERSONALE, HISTORIA
FAMILJARE PER TE ZBULUAR PSH SEMUNDJET E MEHERSHME OSE TE TANISHME, TRAJTIMET E
MARRA ETJ.

EKZAMINIMI FIZIK I PACIENTIT NDAHET NE DY PJESE:


*EKZAMINIMI I GJENDJES SE PERGJITHSHME,
*EKZAMINIMI I RAJONEVE, SISTEMEVE DHE ORGANEVE
• Ekzaminimi I gjendjes se pergjithshme nenktupton analizimin e pacientit gjate ecjes,
konstitucionin(ndertimin) trupor, gjendjen e tij nutritive( obez, normal apo thatanik), sjelljen dhe
statusin mental.
Mund te verehen edhe gjendjet cianotike, zbehja, edemat, lendimet e lekures.
Poashtu maten shenjat vitale (temperatura, tensioni arterial, pulsi dhe frymemarrja).
• Pacienti ne kushte ideale ekzaminohet ulur ne karrige ose shtrire ne krevat, me koke te ngritur
rreth 450.
• Ekzaminuesi qendron ne anen e djathte te pacientit, me shpine te kthyer nga drita.
• Ekzaminuesi duhet te jete i pajisur me mjete te nevojshme per ekzaminim (stetoskop, llampe
xhepi,shpatulla druri, oximeter, tensiometer, otoskop etj.)
EKZAMINIMI LOKAL

• Inspekcioni- dmth nje vleresim visual I pacientit, eshte e rendesishme qe te kete nje burim te mire
te drites. Duhet te zbulohen pjeset trupore ashtu qe e gjithe siperfaqja mund te vrojtohet.
Te inspektohet secila pjese per cfaredo madhesie, forme, ngjyre, simetria, pozicioni, abnormalitete.
• Palpacioni- nje teknike ku duart dhe gishtat perdoren per te marre informata permes prekjes. Pjesa
palmare e gishterinjeve perdoren per te palpuar per strukturen,pranine e lengut, masat e ndryshme,
matjen e temperature. Pacienti duhet te jete I relaksuar sepse muskujt e tensionuar e ulin
efektivitetin e kesaj procedure. Mund te jete siperfaqesor, I thelle, bimanual, me dy gishta.
• Perkusioni- perfshin goditje ne trup me gishta per te vleresuar madhesine, kufijte, dhe formen e
organve.Poashtu mund te perdoret e dhe per prezencen e ajrit ose lengut ne indet trupore.
Degjohen valet e zerit si tinguj perkutore.Mund te jete direkt, indirekt.
• Auskultacioni- eshte degjimi I zerit te prodhuar nga trupi. Degjohen keto karakteristika te
tingullit: kohezgjatja, kualiteti, lartesia, a eshte I bute apo I zhurshem etj. Behet permes
stetoskopit.

Mund te ekzaminohen edhe sisteme te veqanta te organeve, duke filluar nga koka/qafa,
esktremitetet e siperme, toraksi, abdomen, ekstremitetet e poshtme, shtylla kurrizore etj.
INFEKSIONET:

• Një infeksion është pushtimi i indeve të trupit të një organizmi nga agjentët shkaktarë të
sëmundjeve( mikroorganizmat si bakterie, fungi viruse), shumëzimi i tyre dhe reagimi i
indeve të nikoqirit ndaj agjentëve infektivë dhe toksinave që ato prodhojnë. Një sëmundje
infektive(ngjitese) është një sëmundje që rezulton nga një infeksion.

• Infeksionet mund te jene:


• Lokale
• Te pergjitshme
INFEKSIONET LOKALE

• Infeksionet kirurgjikale jane infeksionet qe kerkojne trajti m operativ ose qe


rezultojne nga nderhyrjet kirurgjike.

• Infeksioni lokal eshte një infeksion që nuk është përhapur por mbetet i
përmbajtur afër vendit të hyrjes, qe ndikon ne nje organ ose pjese te trupit.
Si shembuj kemi infeksionet e indeve e buta si : impetigo epidermal,
celulitis, erizipelat, karbunkulat, abceset e ndryshme, fasciti nekrotizues.
INFEKSIONET E PERGJITHSHME

• Do të thotë infeksion që prek të gjithë trupin, në vend të një


organi të vetëm ose një pjesë të trupit. Edhe ky mund te vijë nga
mikroorganizma si baktere, viruse etj. qe depertojne ne menyra
te ndryshme ne organizem dhe futen ne qarkullim te gjakut ku
edhe lirojne toksinat e tyre psh bakteriet dhe ne kete rast kjo gjendje njihet si sepsë.
Mund te shkaktoj nje pergjigje te forte te sistemit imunitar te organizmit (inflamacion).
Psh: bakteremia, septicemia, piemia(prani e qelbit ne gjak).

You might also like