You are on page 1of 7

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I DREJTËSISË
DEPARTAMENTI I SË DREJTËS CIVILE

UDHËZUES
‘MBI STRUKTURËN DHE RREGULLAT E SHKRIMIT TË TEZËS SË MASTERIT’

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Universitetit të Tiranës, të cilët kanë zgjedhur të ndjekin


studimet e tyre ‘Master’ pranë Departamentit të së Drejtës Civile, duhet të bazohen në këtë
Udhëzues të Departamentit Civil, në shkrimin e temës së diplomës.

Seksioni A
Rregulla formale të shkrimit dhe përmbajtjes

Punimi duhet të shkruhet në Times New Roman, me përmasa të shkronjave 12 pt. (shënimet në
fund të faqes me përmasa të shkronjave 10 pt.), stil të rregullt, i rreshtuar në formë të drejtë, me
hapësirë 1.5 ndërmjet rreshtave dhe me hapësirë me një rresht midis paragrafëve.

Duhet të përdoret formati i mëposhtëm i "thonjëzave të dyfishta" dhe "citateve të vetme". Duhet
të shmanget theksimi (shkronja kursive, të theksuara, të nënvizuara dhe/ose të vogla),
veçanërisht në kombinim me thonjëza të dyfishta (si p.sh. asnjëherë "thonjëza të dyfishta").

Termat latine dhe akronimet duhet të shkruhen gjithmonë me shkronja të vogla në formatin e
shkronjave kursive (op.cit., ibid.). Numrat që referojnë tek shënimet në fund të faqes nuk bëhen
në asnjë rast në formatin e shkronjave kursive (²) dhe në qoftë se ato janë të vendosura në fund të
fjalisë duhet kurdoherë të vendosen pas presjes (,²).

Punimi duhet të jetë së paku 60 faqe.

Punimi duhet të shkruhet në gjuhën shqipe. Duhet përdorur një gjuhë e qartë dhe e saktë, pa vend
për dykuptimësi. Duhet pasur kujdes në përdorimin e shkronjës “ë” dhe “ç”. Pas shenjave të
pikësimit vendoset gjithmonë hapësirë.

Margjinat për të gjithë tekstin do të jenë:


Margjina e sipërme 1”
Margjina e poshtme 1”
Margjina e majtë 1.25”
Margjina e djathtë 1.25”

Të gjitha numrat e faqeve duhet të vendosen poshtë dhe në mes të faqes.

1
Punimi duhet të dorëzohet në formatin PDF në adresën e e-mail të pedagogut udhëheqës, si dhe
në adresën departamenti.civil@fdut.edu.al.

Seksioni B
Rregulla formale të citimeve

Formati i citimeve

Kur citohet për herë të parë, duhet të ofrohet një referencë e plotë bibliografike e cila duhet të
përmbajë informacionin si vijon: emrin(t) e autorit(ve), titullin, botuesin, vendin dhe datën e
botimit dhe numrin e faqes(ve) në të cilat referohet. Të gjitha botimet duhet të përfshijnë
mbiemrin, i ndjekur nga inicialet e emrit(ve) të autorit (emrat e autorëve të ndryshëm duhet të
ndahen nga një pikëpresje); titulli i punimit duhet të jetë në formatin kursiv (titujt e librave dhe
artikujve), ndërsa të dhënat e ndryshme duhet të ndahen vetëm me presje dhe gjithmonë në të
njëjtën renditje.

Shënimet në fund të faqes

Për shënimet në fund të faqes përdoret shkrimi me përmasat e shkronjave 10 pt.. Fillimi i
paragrafit duhet të jetë në 03 pt. me një hapësirë të vetme dhe hapësirë të rreshtave në 03 pt.

Shembull:

[1] Micheler, E., Property in Securities, A Comparative Study, Cambridge University


Press, 2007, f. 64.

[1] Ferran, E., Principles of Corporate Finance Law, Oxford University Press, 2008, f.
203.

1. Librat

Citimi i parë:

Gullifer, L., et al., Corporate Finance Law: Principles and Policy, Hart Publishing, 2011,
f. 31.

Për sa i përket citimit pasues, përdorni ibid. Në qoftë se ibid. me një numër faqeje ose loc. cit.
nuk mund të përdoren, teksti duhet të referojë tek referenca nga citimi i parë. Në mënyrë të
ngjashme, duhet të shkruhet vetëm mbiemri i autorit; në qoftë se një botim i cituar ka më shumë
se tre autorë, mbiemri i autorit të parë duhet të vendoset, duke u shoqëruar nga et al.

Gullifer, , et al., op. cit., shënimi 9, f. 95.

2. Artikuj ose kapituj në libra të edituar

Citimi i parë:

2
La Porta, L., What Works in Securities Law?, The Journal of Finance 2006, Vol.LXI, No.1,
f 4.

Citime vijuese:

La Porta, op. cit., shënimi 2, f. 4.

3. Revista

Citimi i parë:

Rešetar Čulo, I., Protecting the rights of the elderly in Europe: Current situation and
challenges, Journal of Law, Vol. 30, No. 2, 2014, f. 117 – 135.

Citimet vijuese:

Rešetar Čulo, op. cit., shënimi 15, f. 125.

Në rast se i njëjti shënim në fund të faqes i referohet citimeve të para të pjesëve të ndryshme të
botimit të të njëjtit autor, atëherë citimi duhet bërë në formatin si më poshtë:

Rešetar Čulo, Zaštita…, op. cit., shënimi 15, f. 125.

4. Referenca nga faqet web

I njëjti format citimi përdoret edhe për referencat nga faqe web: emri i autorit, tituli i materialit,
titulli i website-it, adresa web, dhe data kur është lexuar.

Adresa e faqes web duhet të theksohet me ngjyrë të zezë (Times New Roman) dhe nuk duhet të
nënvizohet.

Balkin, Jack M., Critical Legal Theory Today, 2008,


[http://digitalcommons.law.yale.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=5623&context= fss_paper
s], leximi i fundit më datë 10 qershor 2021.

5. Akte ligjore

Titujt e akteve ligjore nuk duhet të jenë në shkronja kursive. Titujt e Fletoreve Zyrtare mund të
shkruhen të plotë ose përmes akronimeve.

Konventa mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (Convention on Rights of


Persons with Disabilities), FZ, Marrëveshje Ndërkombëtare, nr. 6/2007, 3/2008, 5/2008.
Neni 52 dhe 53 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, miratuar me ligjin nr. 8417, datë
21.10.1998 të Kuvendit Popullor, FZ nr.28/1998, e ndryshuar.

3
6. Traktate të BE-së

Shembull:
Versioni i Konsoliduar i Traktatit të Funksionimit të Bashkimit Evropian, Neni 102, 2012 OJ C
326/47, (këtej e tutje referuar si TFBE).

7. Legjislacioni dytësor i BE-së

Në rast të citimit të legjislacionit të BE-së për herë të parë, duhet të shënohet lloji i legjislacionit,
numri dhe titulli i tij, më tej të dhëna mbi botimin nga Fletorja Zyrtare (FZ) e Bashkimit
Europian. Citimi i Fletores Zyrtare bëhet sipas këtij rendi: [viti] FZ seritë Numri/Faqja.

Shembull:

Direktiva e Këshillit 2001/29/EC mbi harmonizimin e disa aspekteve të të drejtës së autorit


dhe të drejtave të lidhura me të në shoqërinë e informacionit [2001] OJ L167/10.

Në shënimet vijuese në fund të faqes mund të përdoret një formë e shkurtuar e titullit të
legjislacionit, me kushtin që të evidentohet në kllapa në shënimin fillestar në fund të faqes.

Shembull:

1. Direktiva e Këshillit 93/104/EC për aspekte të caktuara të organizimit të kohës së punës


[1993] OJ L307/18 (Direktiva mbi Kohën e Punës)
...
Direktiva mbi Kohën e Punës, neni 2

8. Jurisprudenca e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian

Në tekstin e punimit duhet të ndiqni rregullat në faqen vijuese:


https://curia.europa.eu/jcms/jcms/P_126035/en/

Shembull:

Çështja C–473/00 Cofidis v. Fredout, § ...., [2002] ECR I–10875.

Çështja C-453/10 Jana Pereničová and Vladislav Perenič v SOS financ spol. S r.o., §....,
ECLI:EU:C:2012:144.

9. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Në citimin e çështjeve të GJEDNJ-së u referohemi rregullave të citimit parashikuara në


https://www.echr.coe.int/documents/note_citation_eng.pdf. Për modelin e gatshëm të

4
citimit të të gjitha çështjeve referenca gjendet në:
https://www.echr.coe.int/Documents/Case_law_references_ENG.pdf.
Shembull:

Campbell v. Ireland, no. 45678/98, § 24, ECHR 1999-II

Referenca:
Një listë e plotë e referencave duhet të jepet në fund të punimit nën titullin “Bibliografi”.

Seksioni C
Rregulla formale të strukturës së tezës së ‘Masterit’

1. Faqja e parë (e cila nuk duhet të ketë numër në fund të faqes), duhet të përmbajë:

(i) logon e Fakultetit të Drejtësisë, UT;


(ii) ciklin e studimeve ku bëni pjesë;
(iii) temën;
(vi) emrin, mbiemrin, adresën postare dhe elektronike dhe firmën elektronike të studentit;
(v) emrin, mbiemrin dhe firmën elektronike të pedagogut udhëheqës.

2. Faqja e dytë, duhet të përmbajë një deklaratë, përmes të së cilës studenti deklaron se ky
është një punim origjinal dhe nuk është plagjiaturë.

3. Faqja e tretë, duhet të përmbajë tabelën e përmbajtjes.

4. Faqja e katërt, duhet të përmbajë metodologjinë.

5. Faqja e pestë, duhet të përmbajë strukturën e punimit.

6. Faqja e gjashtë, duhet të përmbajë pyetjet kërkimore shkencore.

7. Faqja e shtatë, duhet të përmbajë abstraktin/hyrjen.

Faqet 2-7 ( respektivisht: i-vi), duhet të kenë në fund të faqes numra romakë.

Nga fq. 8 (që i korrespondon fq. nr. 1 të kapitullit të parë) deri në fq. 57 (që i korrespondon
faqes së fundit të kapitullit të fundit), studenti do të shtjellojë tezën që ka zgjedhur. Këto faqe,
të cilat trajtojnë temën në substancë, duhet të ketë numra arabë në fundin e faqes në mes të saj
(i.e. 1,2,3,4, .... etj.).

Shembull mbi strukturën e krerëve:


Kapitulli I
Titulli
1. Titulli kryesor
1.1 Nëntitulli
1.1.1 Të tjerë nëntituj

5
2. Të tjerë tituj kryesorë
2.1 Të tjerë nëntituj

8. Faqja nr. 581, duhet të përmbajë konkluzionet dhe rekomandimet.

9. Faqja nr. 59-60, duhet të përmbajë bibliografinë.

Shembull:

BIBLIOGRAFIA

LIBRAT DHE ARTIKUJT E PËRDORUR NË PUNIM

1. Aras, S., Arbitration of disputes in the field of family law, in: Effective protection in a
fair trial. Challenges of Judicial Transformation in Southern Europe, Zagreb, 2013, f.
543 – 561.
2. Baron, P. M.; Liniger, S., A Second Look at Arbitrability: Approaches to Arbitration
in the United States, Switzerland and Germany, Arbitration International, Kluwer
Law International, Vol. 19, Issue 1, 2003, f. 27– 54.
3. Bouček, V., Arbitration of cartel companies disputes, Zagreb, 1996, tezë doktorature.

E DREJTA E BE

Versioni i Konsoliduar i Traktatit të Funksionimit të Bashkimit Evropian, 2012, OJ C 326,


f. 47-390.

Direktiva e Këshillit 2001/29/EC për harmonizimin e aspekteve të caktuara të së drejtës së


autorit dhe të drejta të lidhura me të në shoqërinë e informacionit [2001] OJ L167/10

GJYKATA E DREJTËSISË E BASHKIMIT EUROPIAN

Citoni një çështje të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit European duke përdorur udhëzimet në
faqen vijuese:
https://curia.europa.eu/jcms/jcms/P_126035/en/

Shembull:
Case 240/83 Procureur de la République v ADBHU [1985] ECR 531
Joined Cases C–430 and 431/93 Jereon van Schijndel v Stichting Pensioenfonds voor
Fysiotherapeuten [1995] ECR I–4705
Case T–344/99 Arne Mathisen AS v Council [2002] ECR II–2905
Case C-413/12 Asociación de Consumidores Independientes de Castilla y León v Anuntis
Segundamano España SL. ECLI:EU:C:2013:800.

KEDNJ DHE GJEDNJ


1 Numri i faqeve ka vetëm efekt ilustrativ. Pra, ju mund të keni rekomandime ose konkluzione që tejkalojnë një faqe.

6
Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, e
amenduar me protokollet nr.11,14 dhe 16, 4 nëntor 1950, ETS 5.

Vendimet:
Sikurse citohen në dokumentin e publikuar nga Këshilli i Europës dhe Gjykata Europiane e të
Drejtave të Njeriut në https://www.echr.coe.int/Documents/Case_law_references_ENG.pdf dhe
https://www.echr.coe.int/Documents/Note_citation_ENG.pdf, duke hequr shenjën dhe numrin e
paragrafit (§).

Shembull:

Akdemir and Evin v. Turkey, nr. 58255/08 dhe 29725/09, 17 mars 2015.

LISTË E AKTEVE NORMATIVE KOMBËTARE, AKTE TË TJERA DHE VENDIME


GJYQËSORE

1. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, ligj nr. 7850, datë 29.7.1994, FZ nr.
11,12,13,14/94; ndryshuar me ligj nr. 8536, datë 18.10.1999, FZ nr. 29/1999; ligj nr.
8781, datë 3.5.2001, FZ nr. 24/2001; ligj nr. 17/2012, datë 16.2.2012, FZ nr.
18/2012; ligj nr. 121/2013, datë 18.4.2013, FZ nr. 67/2013; ligj nr.113/2016, datë
3.11.2016, FZ nr. 219/2016.
2. Ligj nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” FZ nr. 60/2008;
ndryshuar me ligj nr. 10 475/2011, FZ 152/2011; ligj nr. 129/2014 datë 2.10.2014 FZ
163/2014.
3. Vendim i Këshillit të Ministrave, nr. 134, datë14.5.2016, botuar në FZ nr. 163.
4. Vendim i Gjykatë së Lartë, nr. 00-2021-1215, datë 15.07.2021.
5. Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër nr. 202, datë
5.4.2017,.

REFERENCA NË WEBSITE

1. Balkin, J. M., Critical Legal Theory Today,


[http://digitalcommons.law.yale.edu/cgi/viewcontent.cgi?article=5623&context=fss_
papers], leximi i fundit më 10 qershor 2021.
2. Finnis, J., ”Natural Law Theories”, në: The Stanford Encyclopedia of Philosophy,
botuar në 2014, [http://plato.stanford.edu/archives/fall2014/entries/natural-law-
theories/], leximi i fundit më 10 qershor 2021.

Për gjithçka që nuk përmbahet në këtë udhëzues të shkurtuar zbatohen standardet e citimit të
ofruara nga OSCOLA (Oxford University Standard for Citation of Legal Authorities).

Kujdes! Respektimi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe është i pashmangshëm në çdo rast.

You might also like