You are on page 1of 2

SI BËHET NJË PUNIM SEMINARI?

1. Faqja e parë UNIVERSITETI I GJAKOVËS,Fakulteti i Filologjisë,departamenti Gjuhë Angleze Përkthim


dhe Interpretim.Logoja e universitetit (në mes),poshtë logos tema e punimit seminar(me shkronja të
mëdha) dhe poshtë saj në kllapa “punim seminari”.Majtas kandidati/ja ,djathtas mentori/ja.Dhe në
fund fare Gjakovë,2021.
2. Faqja e dytë është përmbajtja. P.sh..Hyrja e caktoni në cilën faqe është ,përfundimet, literatura
(bibliografia) ,indeksi e termave dhe emrave (Indeksi i termave—Morfologjia ka të bëjë me shumë
terma si emri,folja,pjeset e ndryshueshme te pandryshueshme etj.... dhe libri është shumë
voluminoz ky indeks i termave na tregon se ku është përdorur p.sh fjala emër në faqen 1,89,200etj)
(indeksi i emrave—ka të bëjë me emrat e autorëve të dimë se cili autor ka thënë diqka të caktuar në
libër dhe aty shkruhen edhe faqet përkatëse të fjalëve të autorëve).
3. Tipat e stileve: Shkruaj me një rregull të mirë dhe qartë, shkruaj në mënyrë objektive dhe
profesionale, shkruaj në kohën e shkuar, shkruaj në vetën e tretë, shkruaj në mënyrën veprore.
(Objektiviteti është shumë i rëndësishëm, mos të përdorim fjalën ‘unë’ ose ‘ne’ (mënyra subjektive)
në vend të tyre të përdoret ‘është konstatuar’, ‘është zbuluar’ etj).Në vend të fjalëve “ne do të
flasim” (është folur) ,”ne kuptuam se” (është kuptuar),”shpjeguam” (është shpjeguar).
-Sa më shumë ti përdorni sinonimet jo ti përsërisni fjalët (të mënjanohet proliksiteti).
-Asnjëherë mos bëni pikë pas titujve.
-Dy pikat(:) përdoren përpara fjalive kur numëroni.
-Sa më shumë shembuj sqarohet punimi më mirë.
4. Titulli- nuk duhet të jetë shumë i gjatë por as shumë i shkurtër (në bazë të temave)
5. Përdorni mendimin kritik- Kjo nuk ka të bëjë me kritikën ndaj dikujt, por e jep mendimin se a je pro
apo kunder tij.Ose nëse kemi dy autorë atëherë ti e përkrah njërin nga ata me anën e mendimit
kritik.
6. Përmbledhja ose abstrakti-faqja e tretë titullin në qendër të kësaj faqeje (përmbledhje ose abstrakt)
Rreshti i parë i pjesës së tekstit që përmban abstraktin tuaj i nxirrni në kryerradhe (5 hapërisa TAB).
Përmbledhja përshkruan-Çfarë jeni përpjekur të kuptoni, si e keni bërë këtë , çfarë keni gjetur dhe
përfundimet tek të cilat keni arritur.Përmbledhja duhet të shkruhet 100-150 fjalë. Duhet të pëfshijë:
Hipotezat kryesore kërkimore, një përmbledhje të metodave që keni përdorur dhe një silopsys të
rezultateve kryesore dhe përfundimet.
7. Hyrja-faqja tjetër e dorëshkrimit tuaj. Në krye të kësaj faqeje shënohet titulli i plotë (në qendër) qe
ndiqet nga pjesa kryesore e hyrjes rreshti i plotë me kryrradhë. Pjesa hyrëse mund të titullohet edhe
Sfondi ose Hyrje. Gjatë shkrimit të hyrjes preferohet të shkruhet duke filluar gjerësisht të përfundoni
duke i ngushtuar çështjet(nga e përgjithshmja,shkurt për literaturën relevante të përdorur,
përfundoni shkurtimisht qellimin e punimit tuaj duke nënvizuar hipotezat tuaja eksperimentale).
8. Pëfundimi- e filloni ngushtë dhe e përfundoni gjerësisht.(e kunderta me hyrjen).
9. Informacionet që i merrni të jenë nga libri vetëm nëse nuk keni fare informata atëherë kontaktojeni
internetin.
Edhe kur të përdoret interneti duhet të tegohet adresa origjinale dhe data se kur është marrë ai
informacion.
10. Metoda- ne qoftë se bëni matje duhet të shënohen qfarë keni përdorur qe ka qenë pjese e
eksperimentit tuaj magnetofon,kompjuter etj.
11. Referencat në tekst(jo fusnota)-përdorni formatin autor/datë për ti cituar referencat në tekst.P.sh:
-Siq thekson Huttson(2001)nr.faqe.......... ose
–Në studimin e fundit (Huttson,2001,nr.faqe)tregohet se......
12. Shkurtesat-sa më pak p.sh në fillim e shënoni Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë(MASHT)
Por në rreshtat pasues mund ta shënoni shkurtesën.
13. Bibliografia p.sh. Bytyqi.Ernesa. Çdo herë pikë në fund të bibliografisë.Si shënohet?(pa shkurtesa të
emrit apo mbiemrit).hartojeni sipas rendit alfabetik (A-Z).
Mbiemri,Emri(viti i botimit).Titulli i veprës(I).Shtëpia botuese: Vendi.
Kapija,Enkeleida(2018).Psikolinguistika.Akademia e studimeve albanalogjike Instituti i Gjuhësisë
dhe letërsisë:Tiranë.
14. Fjala ”poashtu” shkruhet ‘po ashtu’ ose fjala ‘përceptime’ shkruhet ‘perceptime’.Fjala ‘vërtetë’
shkruhet ‘vërtet’ .(ndryshe nga i vërtetë).Pastaj kemi Përfundime në fund jo Përfundim (sepse kemi
më shumë se një përfundim).
15. Fusnotat-Çdo herë pikë pas fusnote .Kjo përdoret kur në tekst është përdorur ndonjë term në
ndonjë gjuhë të huaj.
16. Fonti i shkronjave-Times new Roman,size 12,me radhorë 1.5 hapësira mes rreshtave.Shkrimi duhet
të shkruhet sipas rregullave të shqipes standarte. Mos harroni të bëni hapësirë pas pikë kur doni ta
filloni fjalinë. Shkronjën ç mos e zevendesoni me c.
17. Shkronjat italike (I)dhe nënvizimet (U)-nënvizoni ato pjesë që janë më karakteristike ose bold (B).
18. Ilustrimet – pasi ta keni paraqitur një figurë duhet të jepni shpjegime për atë figurë
19. Termat dhe shpjegimet në gjuhën angleze duhet të përkthehen në shqipen.
20. Paragrafi-duhet të jetë i njehësuar (se ku fillon dhe mbaron), i organizuar dhe koherent.(5 hapësira).
21. Rishikojeni punimin disa herë.

You might also like