You are on page 1of 2

Programim ne Web Seminar 7: PHP & SQL

1. Shkruani kodin ne SQL per krijimin e nje baze te dhenash me emrin “Student”.
a. Shkruani kodin ne SQL qe krijon tabelne "Studenti", me 4 kolona. Emrat e kolonave do te
jene “ID”, "Emri", "Mbiemri" and "Viti":
b. Pas krijimit te tabeles Studenti shtoni dy rekorde ne table.
c. Krijoni nje forme HTML5 qe mund te perdoret per te shtuar rekorde te reja ne tabelen
"Studenti".
d. Krijoni query-t qe shfaqin:
I. Te gjitha te dhenat qe ndodhen ne tabeles “Studenti”.
II. Te gjithe te dhenat qe ndodhen ne tabelen “Studenti” ku Emri = ‘Ana’:
III. Te gjithe te dhenat qe ndodhen ne tabelen “Studenti” duke i renditur ato sipas Emrit.
e. Shkruani kodin ne SQL qe rifreskon nje te dhene te tabeles “Studenti”.
f. Shkruani kodin qe fshin te gjithe rekordet qe ndodhen ne tabelen “Studenti” ku mbiemri i
studentit eshte “Mato”.
g. Krijoni nje tabele “Sekretaria” me tre fusha :id, emri dhe fjalekalimi. Krijoni nje rekord ne
tabele.
2. (19.3) Identifikoni dhe rregulloni gabimet në kodin e mëposhtëm PHP:
a) <?php print( "Hello World" ); >
b) <?phps $name = "Paul";
print( "$Name" );
?><!-- end PHP script -->
3. (19.4) Shkruani një shprehje të rregullt në PHP për një stringë: Që të filloj me shkronjën e
madhe A, të ndiqet nga tre vlera alfanumerike, pas kësaj vazhdon me shkronjën B që mund të
jetë si e madhe si e vogël e cila mund të përsëritet një ose më shumë here dhe stringa përfundon
me 2 numra.
4. (19.7) Shkruani një skript PHP shtetet.php që krijon një variable $shtetet me vlerat "Mississippi
Alabama Texas Massachusetts Kansas". Skripti duhet të realizoj detyrat e mëposhtme:
a. Të kërkojë për një fjalë në variablin $shtetet që mbaron me xas. Ta ruaj këtë fjalë në
elementin 0 të një vektori $vektoriShtete.
b. Të kërkojë për një fjalë në $shtetet që fillon me k dhe mbaron me s. Realizoni krahasimin
case-insensitive. Ruajeni këtë fjalë në elementin 1 të vektorit $vektoriShtete.
c. Të kërkojë për një fjalë në $shtetet që fillon me M dhe përfundon me s. Ruajeni këtë fjalë
në elementin 2 të vektorit $vektoriShtete.
d. Të kërkojë për një fjalë në $shtetet që përfundon me a. Ruajeni këtë fjalë në elementin 3 të
vektorit $vektoriShtete.
e. Të kërkojë për një fjalë në $shtetet që fillon me M. Ruajeni këtë fjalë në elementin 4 të
vektorit $vektoriShtete.
f. Printoni vektorin $statesArray
5. (19.8) Shkruani një skript në PHP që teston nëse një adresë e-mail është apo jo e rregullt.
Verifikoni që të filloj me një seri karakteresh të ndjekura nga karakteri @, nga një tjetër seri
karakteresh, një pike (.) dhe ne fund me një seri karakteresh.
6. (19.9) Shkruani një skript PHP që merr URL dhe përshkrimin e tij nga përdoruesi dhe e ruan
këtë informacion ne një bazë të dhënash MySQL. Krijoni dhe ekzekutoni skriptin SQL për një
bazë të dhënash URL me një tabelën Urltable. Fusha e parë e tabelës duhet të mbaj URL
aktuale dhe fusha e dytë që do ta emërtoni Përshkrimi të mbaj përshkrimin e URL. Përdorni
www.deitel.com si URL të pare dhe përshkrimin si Cool site!. URL e dytë mund të jetë
www.php.net , dhe përshkrimi The official PHP site. Pasi ruhet një URL e re të printohet
përmbajtja e tabelës së bazës së të dhënave. [Shënim: Për të krijuar bazën e të dhënave URL
përdorni skriptin URLs.sql]
7. Shkruani një funksion në PHP që llogarit faktorialin e një numri integer pozitiv. Funksioni merr
numrin si argument.
8. Shkruani një funksion në PHP që rendit një vektor.
Programim ne Web Seminar 7: PHP & SQL
9. Shkruani një funksion në PHP që merr dy argumenta që janë numra integer dhe llogarit shumën
e tyre.
10. Shkruani dy funksione në PHP që i shtojnë një variabli njeri një vlere 5 dhe tjetri një vlerë 6. Në
funksionin e dytë argumenti të kalohet me reference.
11. Shkruani një skript në PHP që rendit vektorin e mëposhtëm associative :
array("Ana"=>"31","Mira"=>"41","Beni"=>"39","Artani"=>"40") në:
a. Rendin rritës/zbritës sipas vlerës;
b. Rendin rritës/zbritës sipas çelësit.
12. Shkruaj një program që shfaq përmbajtjen e një skedari duke përdorur fread().
13. Shkruaj një program që krijon një skedar dhe shkruan në të.
14. Shkruaj një program që shton të dhëna në një skedar ekzistues.
15. Shkruaj një program që ben upload një skedar dhe shfaq përmbajtjen në server.
16. Lexoni dhe printoni përmbajtjen e një file CVS dhe gjeni se sa të dhëna gjenden në file dhe sa
rreshta.
17. Shkruani një program që lexon një file CVS që mban të dhëna për studentet dhe i ruan këto të
dhëna në një tabelë student në bazën e të dhënave.
18. Shkruani një program që lexon një file rresht për rresht nëpërmjet fgets().
19. Shkruani një program që përdor metodën file() që kthen përmbajtjen e një skedari në një vektor.

You might also like