You are on page 1of 5

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS


FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE
Departamenti i Shkencave Inxhinierike dhe Detarisë

Adresa: Lagja Nr.1, Rr “Taulantia”, Durrës, Tel: +355 52 39161, www.uamd.edu.al,

MIRATOHET

Përgjegjësi i Departamentit

Dr.Ing. Eli VYSHKA

PROGRAMI I LËNDËS: ELEMENTË KONSTRUKSIONI


TË AUTOMJETEVE

Programi i Studimit 2-VJEÇAR


DIPLOMË PROFESIONALE
“TEKNOLOGJI AUTOMOBILASH”

Pedagogu i lëndës: Msc. Ing. Luiza LLURI

DURRËS, 2019
PROGRAMI I LЁNDЁS: ELEMENTË KONSTRUKSIONI TË
AUTOMJETEVE

Titullari/pedagogu i lëndës: Msc. Ing. Luiza LLURI


Ngarkesa: 8 kredite, 45 orë Leksion , 30 orë Seminar ,15 ore laborator
Tipologjia e lëndës: Lëndë ndërdisiplinore C.
Viti Akademik/Semestri kur zhvillohet: 2019-2020/ Semestri i dytë
Lloji i lëndës: Me zgjedhje
Programi i studimit: Teknologji Automobilash
Kodi i lëndës: AUTO 205
Adresa elektronike e titullarit/pedagogut të lëndës:luizalluri@yahoo.com

PËRMBLEDHJE DHE REZULTATET E TË NXËNIT


- Materialet teknologjike.Lidhjet e hekurit me karbonin.Metalet me ngjyra.Lidhjet e tyre.Vetitë e
metaleve. Metodat per kontrollin e vetive te materialit. Masat plastike dhe materialet e tjera
jometalike.Materialet kompozite. Vetite. Materialet ftohese, vajosese dhe për lyerje. Elementet e
makinave dhe detalet nga të cilat ato formohen. Bazat llogaritëse e tyre. Përzgjedhja nga tabelat.

- Lënda synon njohuri thelbësore në lidhje me vetitë metaleve, lidhjeve metalike dhe materialeve
jometalike, përdorimin e tyre në ndërtimin e makinave bujqësore ,industrial.Njohuri thelbësore
në lidhje me projektimin e elementëve të makinave në ngarkime statike dhe dinamike, analizën e
kushteve të ngarkimit si dhe ndikimin e faktorëve të ndryshëm në qëndresën e elementëve të
makinave, llogaritjen e qëndresës së elementit, llogaritjen e lidhjeve të ndryshme: të
zbërthyeshme dhe të pazbërthyeshme, llogaritjen e transmisioneve me vidë; boshteve dhe akseve,
llogaritjen e kushinetave rrokullisëse, njohuri mbi xhuntot dhe llogaritjen e tyre.

KONCEPTET THEMELORE:
1. Material teknologjik
2. Veti të materialeve
3. Element mekanik
4. Ngarkesë statike,dinamike
5. Koeficient i sigurisë
TEMAT E LËNDËS
Tema I - Materialet teknologjike. Klasifikimi.Ndertimi i tyre.Vetite e tyre. Hekuri. Lakorja e
ftohjes.Diagrama Fe-C.Lidhjet e hekurit me karbonin. [L.b.2 1-14] ,[L.r.1 15-26]

Tema II - Çeliqet me karbon. Klasifikimi.Vetite e tyreÇeliqet e lidhura. Klasifikimi i çeliqeve te


lidhura. Çeliqet dhe lidhjet me veti të veçanta.. [L.b 2 28- 40], [L.r 2 32- 48]

Tema III - Giza.Vetitë e saj. Klasifikimi i gizave.. Metalet jo hekurore.Bakri, alumini.Vetite e


tyre.. Lidhjet e metaleve me ngjyra. [L.b.2 43 - 52] , [L.r 2 52- 68]

Tema IV - Lidhjet e forta.Materialet mineralo- qeramike dhe diamanti..Lidhjet metalike dhe


materialet jometalike kunder ferkimit. [L.b.2 54- 76], [L.r 2. 72- 88] ,[L.b.4 56-68].

Tema V - Vetitë e metaleve (fizike, mekanike, teknologjike)..Metodat per kontrollin e vetive te


materialit.[L.b.2 90-108] ,[ [L.b.1 190- 218] , [L..r 2 94-114].

Tema VI - Masat plastike dhe materialet e tjera jometalike. Materialet kompozite.Vetite e


materialeve kompozite. Materialet ftohese, vajosese dhe për lyerje.Vetite.Llojet. Ngjitesat.
Veçorite.Llojet e ngjitesve. [L.b 1. 220- 231],[L.b.2. 114- 136]

Provimi i ndërmjetëm. Diskutimi i pyetjev të provimit.

Tema VII - Llojet e ngarkesave dhe llojet e ngarkimit. Sjellja e materialeve. Karakteristikat
statike të soliditetit të materialit. Karakteristikat dinamike të soliditetit. Kurba e Wöhler (Vëler).
Kurba kufitare e sforcimeve. Diagramat e soliditetit në lodhje (DSL). Karakteristikat e soliditetit
në lodhje Soliditeti statik i detalit. [L.b1. 34- 42], [L.r.3. 64- 76].

Tema VIII - Soliditeti dinamik i detalit. Karakteristikat e konstruksionit. Veprimi


koncentratorëve. Faktori i konstruksionit (faktori i përgjithshëm). Rastet e mbingarkesës.
Sforcimi mesatar ekuivalent. Siguria. Kontrolli soliditeti statik. Kontrolli i soliditetit dinamik.
[L.b.1 48- 72]. [L.r.3. 14- 26].

Tema IX - Lidhjet me saldim. Llojet e tegelave dhe vendet e takimit. Pozicioni i simboleve ne
vizatim. Llogaritja e tegelave te saldimit. Permasimi. [L.b.1 82-108],[L.r.3. 32- 46].

Tema X - Lidhjet me Bulona, Lloji dhe shenimi i filetos. Relacionet gjeometrike. Llojet e
bulonave dhe dadove. Konstruktimi dhe projektimi.Llogartija e e lidhjeve me fileto, bulonave
shtrengues ne ndertimin e makinave. Bashkime ne terheqje, shtypje. [L.b.1 114-122], [L.b 3. 52-
68].

Tema XI - Akset, Boshtet dhe Pernot. Formimi dhe projektimi. Llogaritjet projektuese te akseve
dhe boshteve, Llogaritjet ne soliditet dhe llogaritjet kontrolluese. Lekundjet dhe rezonanca .
[L.b.1 126- 138], [L.b 3. 80- 94].

Tema VI - Elemente te lidhjeve ne boshtet dhe akset. Llojet e lidhjeve si mbyllje forme bosht-
moco, kiavetat, shlicat, lidhjet presato. Kushinetat dhe mbeshtetjet e kushinetave. Klasifikimi.
Renditja e kushinetave rrokullisese. Konstruktimi dhe projektimi i kushinetave rrokullisese.
Llogaritja e kushinetave, aftesia mbajtese statike dhe dinamike. [L.b.1. 143- 157] ,[L.r 4 64- 78].
[L.b.1 126- 138], [L.b 3. 80- 94].

Tema XII - Rrotat dhe transmisionet me dhembe. Llojet e transmisionit. Ligji i Ingranimit.
Profilet e kraheve dhe ingranimi. Materialet e rrotave. Lubrifikimi si dhe udhezime konstruktive.
[L.b 1. 160- 167],[L.b.2 174- 181] , [L.r.2. 70- 86].

Tema XIII - Raportet e ingranimit dhe mbimbulimi i pergjithshem. Llogaritjet projektuese


(ingranimi i jashtem). Zgjedhja paraprake e permasave kryesore. Kontrolli ne aftesi mbajtese per
çiftin e rrotave te jashtme.. [L.b 1. 168- 179],[L.b.2 182- 192] , [L.r.2. 87- 96].
Pranimi dhe mbrojtja e detyrave të kursit.
Provimi përfundimtar. Diskutimi i pyetjeve të dhëna në provim
L.b-Literatura bazë./ L.r.-Literatura e rekomanduar.

LITERATURA
a. Literatura bazë e detyrueshme; 1.Fatmir Çerkini “Teknikat e materialeve”; Prishtinë,
2009;
2. Dr.sc Nexhat Qehaj: “Teknologjia e materialeve”
Prishtinë, 2009.
3. Emrush Iseni, “ Detalet e makinave me mekanikë”
Shkup 2013.
4.Elizabeta Trajkovska,Petar Boshkovski “Detalet e makinave
me mekanike” Shkup, 2011.

b. Literatura e rekomanduar: 1. Dr.sc.Hysni Osmani:”Materialet mekanike”Prishtine


2008.
2..William D. Callister, Jr:”Materials Science and
Engineering”;
3. M. Gjonaj “Tensionet e lejuara” Tirane 1992,
4. .Niko Zaka Kushinetat rokullisese Tirane1978;
FORMA E KONTROLLIT TË DIJEVE:
Provimi i ndërmjetëm dhe provimi përfundimtar me shkrim; mbrojtja e detyrës së kursit me gojë
(referim përpara pedagogut/pedagogëve të lëndës dhe grupit mësimor të studentëve)

FREKUENTIMI:
I detyruar. Nëse studenti bën më shumë se 25% mungesa, ai nuk futet në provim dhe detyrohet t`a
frekuentojë në vitin në vijim.
KONTROLLI I VAZHDUESHËM:
Mënyra e vlerësimit është me dy provime, provimi i parë (ka 400 pikë të mundshme) e provimi
përfundimtar (ka 500 pikë) dhe detyrat e kursit (duke përfshirë pjesëmarrjen dhe aktivizimin e
studentit gjatë gjithë semestrit të cilat kanë 100 pikë të mundshme). Në total studenti/ja mund të
përfitojë 1000 pikë të mundshme. Provimi përfundimtar përfshin pyetje nga e gjithë lënda (pyetje për
materialin e dhënë gjatë 15 javëve të mësimit). Materiali i provimit përfundimtar do të përfshijë 20%
nga materiali i 7 javëve të para të zhvilluara më parë dhe 80% nga materiali i 8 javëve të fundit.
Minimumi për të kaluar është 505 pikë.

Nota Pikët Përqindjet


4 0-504 0-50 %
5 505-574 51-57 %
6 575-664 58-66 %
VËREJTJE PËRFUNDIMTARE NGA PEDAGOGU 7 665-754 67-75 %I LËNDËS:
8 755-844 76-84 %
Detyra e kursit përgatitet me shkrim dhe
9 mbrohet
845-934
nga studenti
85-93
përpara
% pedagogut/pedagogëve të lëndës
(ose auditorit nëse organizohet në formë
10 referimi në auditor).
935-1000 Mbrojtja
94-100 % e detyrës së kursit nga studenti
bëhet gjatë dorëzimit përfundimtar të detyrës së kursit. Detyra e kursit përmban zgjidhjen e detyrës së
kursit të dhënë nga pedagogu/pedagogët e lëndës. Detyra e kursit paraqitet e shkruar (printuar) në format
A4, e lidhur dhe dorëzohet edhe në formë elektronike (me CD) ose me mail në adresën e
pedagogut/pedagogëve të lëndës.

You might also like