You are on page 1of 1

Të shpjegosh fizikën nuk është një detyrë e thjeshtë, sepse kjo disiplinë nuk është një

bashkësi e thjeshtë ligjesh e relacionesh, siç besojnë shumë, por gurthemeli për të interpretuar
botën në të cilën jetojmë. Vëzhgues sipërfaqësor shpesh kanë vështirësi të mëdha për të
identifikuar pika kontakti midis çfarëdollojë relacioni të fizikës dhe problemeve konkrete të
jetë sonë të përditshme: realiteti që na rrethon është shumë i larmishëm dhe në pamje të parë
shumë pak i prirur për t’u përshkruar me formula (në dukje) abstrakte. Por relacione të tilla
janë thjesht jashtëzakonisht konkrete. Në fakt, duke i lexuar dhe interpretuar me instrumentat
e duhura, vëmë re se këto relacione na lejojnë të bëjmë parashikime mbi fenomenet natyrore
si dhe të shpjegojmë parimet e funksionimt të aparaturave të cilat na ndihmojnë në
thjeshtësimin e jetës sonë. Nga ana tjetër, kërkimi i ligjeve themelore të fizikës, të cilat për
nga përgjithësimi i tyre përmbajnë dhe një kuptim të thellë filozofik, u zhvillua nëpërmjet një
procesi, i cili përfshiu një numër të madh eksperimentuesish e shumë prej mendjeve më
gjeniale të historisë së njerëzimit, dhe çoi në pohimin përfundimtar të metodës së investigimit
shkencor të realitetit.
\\\indent

You might also like