You are on page 1of 1

Shkencat e natyrës Lënda: Fizikë Shkalla: 4 Klasa: VIII

Tema mësimore: Dispersioni i dritës Situata e të nxënit: Në një ditë me diell dhe me shi
(Zbërthimi i dritës) shikojmë ylberin. Si formohet ylberi?
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas Fjalët kyçe:
temës mësimore: prizëm
 tregon se drita e bardhë është e përbërë; spektër i dritës. Zbërthim ose
 shpjegon pse ne shohim ylberin pas shiut; dispersion i dritës
 dallon tre ngjyrat bazë të dritës nga ato plotësuese.
Burimet: teksti Fizika 8 Lidhje me fushat kurikulare:
Mjetet: Teksti, fletore, prizëm, projektor, laptop. Matematikë, gjeografi
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimtari praktike, diskutim, punë individuale, punë në grup.
Faza e 1:Veprimtari praktike. Orientohen nxënësit për mënyrën e kryerjes së veprimtarisë.
Zhvillojmë veprimtarinë praktike sipas hapave të përcaktuar paraprakisht. Pasi zgjedhim një nga
prizmat klikojmë djathtas “burimin me dritë të bardhë”, dhe menjëherë shohim se mbi prizëm
dërgohet një rreze drite e dritës së bardhë. Kjo dritë që vjen nga mjedisi ajër pasi bie mbi prizmin
prej qelqi zbërthehet në shtatë ngjyrat e ylberit: e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbër, e kaltër, blu
dhe vjollcë.Nxënësit shohin se drita e bardhë kur bie mbi prizmin prej qelqi zbërthehet
(dispersohet) në shtatë ngjyrat e ylberit.
Faza e 2: Diskutim: Si mendoni pse formohet ylberi me 7 ngjyra? A mund të themi se pikat e shiut
në re sillen si prizëm qelqi? A keni parë të njëjtën dukuri si ylberi kur derdhet naftë mbi rrugë të
lagur?
Faza e 3: Punë individuale dhe në grup. Cili nga pohimet e mëposhtme nuk është i saktë?
A) Drita e bardhë gjatë kalimit nëpër prizmin prej qelqi zbërthehet në shtatë ngjyrat e
ndryshme të spektrit.
B) Ngjyrat e dukshme të spektrit të dritës janë: e kuqe, portokalli, e verdhë, e gjelbër, e kaltër,
blu dhe vjollcë)
C) Tri ngjyrat bazë të dritës së bardhë janë: e verdhë, e kaltër dhe vjollcë.
D)Nga mbivendosja e dy apo tre ngjyrave bazë në raporte të ndryshme, përftohen nuancat e
ngjyrave
Gjeni alternativën e saktë?1-Trupi i bardhë përthith dritën e çdo ngjyre. 2-Trupi i bardhë pasqyron
dritën e çdo ngjyre.
3-Trupi i zi pasqyron dritë me ngjyra të caktuara dhe përthith të tjerat.
4-Trupi i bardhë pasqyron dritë me ngjyra të caktuara dhe përthith të tjerat.
Punë e pavarur: Plotësim i fletores së punës faqe 25.

Vlerësimi: për diskutimet në grup, përgjigjet individuale në lidhje me situatën dhe rezultatet e
temës mësimore.
Detyrë shtëpie: Cilat janë ngjyrat përbërëse të dritës së bardhë?

You might also like