You are on page 1of 5

Tema: Pёrcaktimi i largёsive deri te yjet e afёrt

Pёrcaktimi i largёsive deri te yjet e afёrt


1. Paralaksi vjetor. Largësitë deri tek yjet. Për trupat qiellorë jashtë sistemit
diellor si bazë merret rrezja mesatare a e Tokës rreth Diellit. Largësia a Tokë-
Diell quhet njësi astronomike, vlera e së cilës a = 149,6 milionë km dhe me
ndihmën e saj mund të përkufizojmë paralaksin vjetor:
Paralaks vjetor π quajmë këndin nën të cilin prej trupit qiellor shihet rrezja
mesatare a e trajektores së Tokës normal në drejtim të shikimit (fig. 5.3). Nga
figura shohim se largësia e yllit nga Toka (për yje nuk është me rëndësi
largësia nga Toka apo nga Dielli) vlen ngjashëm me (5.4):

ylli

Fig. 5.3. Përkufizimi i paralaksit vjetor π


Ngjashëm me (5.5), meqenëse këndet e paralaksit vjetor janë
tepër të vogla (më të vegjël se 1’’) edhe këtu vlen:

kurse (5.7) merr formën:

a
Largësitë e yjeve të shprehura me ndihmën e largësisë së
Tokës nga Dielli shprehet në njësi astronomike.
Detyrë: Përcaktoni largësinë e yllit Proksima Centauri i cili e ka paralaksin vjetor
që është ylli më i afërt me Diellin.
Nga (5.8) kemi:
a= a = 271401a

Zhvendosja paralaktike ishte pengesë e pranimit të doktrinës së Kopernikut


edhe dy shekuj pas paraqitjes së saj, sepse dukuria ishte nën saktësinë e
ndjeshmërisë së intrumenteve. Zhvendosjen paralaktike do ta kuptoni shumë
lehtë në ushtrimin në vazhdim:

Ushtrim praktik
Vizatoni një rreth të madh në dhomë të mësimit dhe lëvizni nëpër të duke e
shikuar vazhdimisht llambën e abazhurit që ka vetëm një llambë ndriçimi.
Projeksioni i saj në rrafshin e tavanit përsëri do të jetë rreth, por shumë më i
vogël se ai nëpër të cilin lëvizni.
Faleminderit për vëmendjen

You might also like