You are on page 1of 5

Tema: Pёrcaktimi i largёsive deri te yjet e afёrt

Pёrcaktimi i largёsive deri te yjet e afёrt


1. Paralaksi vjetor. Largësitë deri tek yjet. Për trupat qiellorë jashtë sistemit
diellor si bazë merret rrezja mesatare a e Tokës rreth Diellit. Largësia a Tokë-Diell
quhet njësi astronomike, vlera e së cilës a = 149,6 milionë km dhe me ndihmën e
saj mund të përkufizojmë paralaksin vjetor:
Paralaks vjetor π quajmë këndin nën të cilin prej trupit qiellor shihet rrezja
mesatare a e trajektores së Tokës normal në drejtim të shikimit (fig. 5.3). Nga
figura shohim se largësia e yllit nga Toka (për yje nuk është me rëndësi largësia
nga Toka apo nga Dielli) vlen ngjashëm me (5.4):

ylli

Fig. 5.3. Përkufizimi i paralaksit vjetor π


𝑎
𝑑=
sin 𝜋

Ngjashëm me (5.5), meqenëse këndet e paralaksit vjetor janë tepër


të vogla (më të vegjël se 1’’) edhe këtu vlen:
𝜋 ′′
sin 𝜋= ,
206 265
kurse (5.7) merr formën:

Largësitë e yjeve të shprehura me ndihmën e largësisë së Tokës


nga Dielli shprehet në njësi astronomike.
Detyrë: Përcaktoni largësinë e yllit Proksima Centauri i cili e ka paralaksin vjetor që
është ylli më i afërt me Diellin.
Nga (5.8) kemi:
a = a = 271401a

Zhvendosja paralaktike ishte pengesë e pranimit të doktrinës së Kopernikut edhe dy


shekuj pas paraqitjes së saj, sepse dukuria ishte nën saktësinë e ndjeshmërisë së
intrumenteve. Zhvendosjen paralaktike do ta kuptoni shumë lehtë në ushtrimin në
vazhdim:

Ushtrim praktik
Vizatoni një rreth të madh në dhomë të mësimit dhe lëvizni nëpër të duke e shikuar
vazhdimisht llambën e abazhurit që ka vetëm një llambë ndriçimi. Projeksioni i saj në
rrafshin e tavanit përsëri do të jetë rreth, por shumë më i vogël se ai nëpër të cilin
lëvizni.
Faleminderit për vëmendjen

You might also like