You are on page 1of 7

Hebrenjte ne Shqiperi gjat luftes se dyte boterore

Historik I shkurter I hebrenjeve ne Shqiperi


Sipas historianit Apostol Kotanit, më konkretisht librit të tij Shqipëria dhe
Hebrenjtë: "Çifutët mund të kenë ardhur të parë në Shqipëri, në 70 e.s. si robër me
anijet romake që zbarkuan në brigjet jugore të vendit. Pasardhësit e këtyrë
robërve mundësisht ndërtuan sinagogën e parë në qytetin port jugor të Sarandës në
shekullin e pestë, por pak dihet në lidhje me komunitetin hebre në zonën e deri në
shekullin e 15-të. "

Hebrenjtë Shqiptar e ditëve të sotme, kryesisht Sefardit, përbëjnë vetëm një


përqindje shumë e vogël së popullsisë Shqiptar. Gjatë Luftës së Dytë Botërore,
Shqipëria do të jetë një nga vendet e pakta në Europë që të shohin një rritje në
popullsinë e saj hebrejnëve. Gjatë diktaturës komuniste të Enver Hoxhës,
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë do të ndalojë të gjitha fetë, duke
përfshirë Judaizmin, në përputhje me aderimin ndaj doktrinës së ateizmit shtetëror.
Në epokën paskomuniste, këto politika kanë qenë të braktisur dhe liria e fesë është
e lejuar, edhe pse numri i hebrenjve në Shqipëri sot është shumë i vogël, sepse
shumë hebrenj kanë migruar në Izrael, që prej rënies së regjimit komunist. Në
Luftën e Dytë Botërore, asnjë hebrejtë shqiptarë iu dorëzuan gjermanëve. Pas
pushtimit italian dhe gjerman të Shqipërisë, popullsia hebreje në fakt u rrit në sajë
të ndihmës nga shqiptarë. Kjo eshte revista ime per Hebrenjte ne Shqiperi!

LUFTA E DYTË BOTËRORE

Me forcimin e Gjermanisë naziste një numër i hebrenjve gjermanë dhe austriakë u


strehuan në Shqipëri . Edhe në vitin 1938, Ambasada shqiptare në Berlin
vazhdonte të lëshonte viza për hebrenjte në një kohë kur asnjë vend tjetër evropian
nuk ishte i gatshëm për t’i pranuar ata. Që nga fillimi i Luftës e deri në përfundim
të saj gjatë viteve 1939 – 1945 në Shqipëri kishte rreth 200 hebrenj. Ky vend u
shndërrua në një strehë e sigurt për disa qindra refugjatë hebrenj nga vende të tjera.
Në Konferencën e Ëannsee-s në 1942 , Adolf Eichmann-i, ideatori i shfarosjes
masive të hebrenjve në Evropë, përllogariti  se numri i hebrenjve me vendbanim ne
Shqipëri që duhet te vriteshin ishte rreth 200. Gjatë periudhës së Luftës, hebrenjtë
në Shqipëri u morën ne mbrojtje nga popullata vendase dhe kjo mbrojtje vazhdoi
edhe gjatë pushtimit të Shqipërisë nga forcat naziste, pas kapitullimit të Italisë në
shtator të vitit 1943. Në fund të Luftës në Shqipëri kishte një popullsi hebreje prej
2000 persona.
 

PERIUDHA KOMUNISTE
Gjatë viteve të sundimit komunist të Shqipërisë nën diktaturën e Enver Hoxhës,
bashkësia vendase ishte i izoluar nga bota hebreje, edhe pse kjo nuk reflekton masa
anti-hebreje. Në mënyrë që të farkëtohej një bashkim i qëndrueshëm kombëtar si
dhe të forcohej sistemi i ri socialist, Enver Hoxha ndaloi ushtrimin e besimeve
fetare të të gjitha llojeve. Në këtë mënyrë, fati i bashkësisë hebreje ishte i lidhur në
mënyrë të pazgjidhshme me fatet e shoqërisë shqiptare në tërësi. Të gjithë fetë u
ndaluan në mënyrë të prerë nga sistemi komunist. Kur komunizmi ra në Shqipëri
në vitin 1991, mendohet të ketë patur rreth 360 hebrenj që jetonin në vend. Po atë
vit, pothuajse të gjithë hebrenjtë e Shqipërisë u larguan nga vendi, 298 prej tyre
emigruan në Izrael, kurse 38 të tjerë për në Bruklin te Shteteve të Bashkuara të
Amerikës. Shkaku kryesor i largimit të tyre ishin arsyet ekonomike dhe jo për
shkak të anti-semitizmit. Hebrenjtë e mbetur në Shqipëri krijuan bashkësinë e tyre
që vazhdon edhe sot të veprojë e përkushtuar të vlerave dhe traditës hebraike të
kësaj bashkësie 2000-vjeçare në tokën shqiptare.

Deshmi
Mark Menahemi do të hynte në historinë e familjes Nosi në Elbasan, pasi u
mirëprit dhe u strehua tek kjo familje duke ndjekur nga afër edhe arrestimin dhe
pushkatimin e Lef Nosit. Në një letër që ai i dërgon familjes Nosi, (pas vitit 1994)
fëmijëve të doktor Nosit, Grigorit, Rudit e Vasos, shkruan disa nga peripecitë që
hoqën ai dhe të gjithë bashkë në ato ditët para se ta arrestonin Lef Nosin. Ndër të
tjera në këtë letër, një kopje të së cilës e ruan djali i Adelinës, Skënder Kosturi,
thuhet se: “Në qershor të vitit 1944 gjermanët më ndiqnin meqë kishin marrë
informata se unë isha izraelit.
Unë ika nga Cërriku në Elbasan dhe u strehova, sipas rekomandimeve, në shtëpinë
e familjes Nosi. Në fillim kam jetuar në shtëpinë e tyre, ku jetonin Vasil Nosi me
gruan e tij, vëllai i tij, doktor Steliano Nosi, nëna e tyre Eleonora, që u bë edhe
nëna ime, dhe kohë pas kohe vinte motra e tyre Adelina Kosturi e martuar në
Tiranë dhe në të njëjtin oborr banonte Lef Nosi, i cili ka qenë njeri nga të tre
Regjentët e Shqipërisë në periudhën shtator 1943-nëntor 1944. Më vonë, kur
gjendja u bë e vështirë, kalova në fabrikën e alkoolit të familjes Nosi jashtë
Elbasanit, ku kisha një dhomë dhe çdo ditë dikush nga familja më sillte ushqime.
Në këtë kohë arrestohem nga një oficer i Gestapos dhe Vasil Nosi bëri përpjekje
maksimale për të më shpëtuar kur ndodhesha në qelitë e burgut të Elbasanit.
Transferimi i oficerit më të egër të Gestapos në Tiranë bëri që ai të mundej të më
lironte. Ata më pas më strehuan në spitalin e tyre në Llixhat e Elbasanit, ku
kujdeseshin për mua. Pas 29 nëntorit 1944, kur komunistët morën pushtetin, unë
qëndrova tek Nosët, të cilët më donin shumë dhe më propozuan të qëndroj në
Shqipëri dhe të punoj në fabrikë. (Mark Menahemi ishte një inxhinier specialist i
disa fushave).

Familja Biçaku, nderimi nga komuniteti hebre

“.....Historia me hebrenjtë në fshatin Qarrishtë fillon në shtator të vitit 1943.


"Dimri ishte tepër i ashpër, sidomos në këtë zonë të largët malore dhe binte shumë
dëborë", kujton Muhamet Biçaku. Për javë të tëra 26 hebrenjtë u strehuan në
dhomat e shtëpisë së Biçakajve, duke fjetur bashkë në ato pak dhoma dhe duke
ngrënë ato pak gjëra që kishte familja; kryesisht bukë misri, gjizë dhe pastërma
(mish të tharë). “Por miqtë ishin në besë. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun të
shenjtë dhe ata nuk mund të dorëzoheshin në çfarëdo rrethane që të ishin”, rrëfen
Muhameti, i cili në atë kohë ishte rreth të 20-ave. “Nuk pranonin të rrinin pa
punuar, megjithëse miku sado gjatë të jetë mysafir, në bazë të kodit zakonor nuk
duhet kurrsesi të punojë", vazhdon Biçaku. Pas çlirimit dhe pas gati dy vjetësh
qëndrimi në fshehtësi, 26 hebrenjtë mund të lëviznin dhe të iknin nga Qarrishta e
largët. Ndarja nuk ishte aspak e lehtë, madje e dhimbshme, pasi të gjithë ishin
familjarizuar me njëri-tjetrin. Njëri nga hebrenjtë, Majo Aurest, që tani jeton në
Argjentinë, ka madje një kujtim tepër të rrallë nga Qarrishta dhe Shqipëria. Gruaja
e tij lindi një vajzë aty në shtëpinë e Biçakajve. Megjithatë, hebrenjtë që u strehuan
në Qarrishtë u shpërndanë nëpër botë, dikush në Rusi, një tjetër në Argjentinë, disa
në Amerikë dhe vetëm Rafael Faragi është sot në Haifa të Izraelit, në atdheun e
hebrenjve…..”.
Interviste
Si erdhën të parët tuaj në Shqipëri?
Familja ime është nga familja Matathiaj dhe Jakoel. Matathiajt kanë ardhur me të
parët e tyre në fillim të shekullit 20. Gjyshja ime, Aleksandra, ka lindur në Vlorë,
dhe ajo dinte t?i binte mandolinës dhe kur i binte mandolinës këndonte për
mëmëdhenë. Kurse familja e gjyshit erdhi nga Janina për të bërë tregti dhe atje u
martua me gjyshen. Prejardhja e familjeve hebreje të Shqipërisë, është nga Veriu i
Greqisë, ose nga Janina dhe nga Preveza. Ai ishte një komunitet shumë special.
Sepse ata nuk janë si shumica e hebrenjve të Greqisë, që ishin sefardi, nga fjala
sefarditë, hebrenj spanjollë, të cilët ishin të ngulitur në gadishullin Iberik rreth vitit
1000. Shumica e tyre më pas ikën prej këndej, ngaqë u dëbuan në vitin 1492. Ky
grup u vendos në territoret e Perandorisë Bizantine, kryesisht në tokat greke dhe
fqinjëve përreth dhe u quajtën romanjotë. Ata nuk flasin spanjisht në shtëpi, por
flasin greqisht dhe gjenden në Greqi prej 2 mijë vjetësh, që nga shkatërrimi i
tempullit të dytë.
Pse zgjodhën të vinin në Shqipëri, pikërisht në Vlorë?
Sepse gjetën kushte shumë të favorshme, sidomos ekonomike. Patën mundësi të
zhvillonin biznesin e tyre, dhe u pritën shumë mirë nga popullsia vendase. Ata
patën marrëdhënie shumë të mira që nga njerëzit më të thjeshtë e deri te paria e
qytetit dhe kjo i bëri që ta ndienin veten shumë mirë në Shqipëri.
Në Vlorë ka qenë ruajtur për një kohë të gjatë libri i shenjtë i judaizmit, Sefer
Torah. Mendohet deri në vitin 1930. A ke dijeni lidhur me këtë fakt?
Për vitin nuk jam e sigurt, por di që e kam dëgjuar nga im atë që Sefer nga
hebraishtja do të thotë libër. Sefer Tora përkthehet ndryshe libri i Biblës. Dhe në
çdo sinagogë, atje ku në fund të kishës ke kryqin, në sinagogë ke një mobilie si
dollapi ku mbahet dhe libri i Biblës, që nuk është libër, por pergamen i mbështjellë.
Me sa mbaj mend Sefer Torah i Vlorës paska qenë shumë i bukur. Më pas e çuan
në Janinë, sepse sinagoga u shkatërrua. Në Vlorë kishte një sinagogë. Atje
pikërisht ku gjendej sinagoga duhej të hapej rruga. Dhe për ta ruajtur librin, ai u
dërgua në sinagogën e Janinës dhe në momentin kur në Shqipëri do të ndërtohej
një sinagogë e re, ai do të kthehej. Mirëpo erdhi lufta dhe sinagoga e Janinës u dogj
e tëra nga gjermanët dhe me sa duket ky libër kaq i vyer dhe i shenjtë, u dogj.
Kohët e fundit në kishën Lindja e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit në
Gjirokastër është zbuluar një simbol i lashtë hebre. A mendoni se ka pasur
një komunitet hebrenjsh në atë krahinë?
Po, e kam përcjellë nëpërmjet shtypit tuaj. Por gjithashtu di që në periudhën e
Mesjetës në Shqipëri ka pasur disa komunitete të ndryshme. Ka pasur në Berat, ka
pasur në Elbasan. Dhe në Elbasan del e thuhet se hebrenjtë e kalasë, e kanë kthyer
fenë. Bile dikush më tha që në librat e vjetër të kishës është shkruar kjo gjë. Dhe
vajta në kishën e Elbasanit dhe prifti më tha që nuk i kemi këtu, i kemi dorëzuar.
Por kjo është një gjë që duhet bërë. Se këtë ma kanë thënë me siguri që në librat e
vjetër në kishën e kalasë së Elbasanit, janë të regjistruara ato familjet që e kthyen
fenë dhe u bënë të krishterë. Dhe kjo është një gjë shumë interesante që duhet
hulumtuar.
Shumë familje hebreje gjetën mbrojtje dhe strehim në familjet shqiptare dhe
kjo jo vetëm për një periudhë të shkurtër kur qeveriste Ahmet Zogu, por dhe
më pas. A bën pjesë familja juaj ndër ato që u shpëtuan dhe i mbijetuan
Holokaustit gjatë Luftës së Dytë Botërore?
Jo, familja ime është një familje autoktone e ardhur shumë kohë para lufte në
Shqipëri. Ju keni qenë në Muzeun e Yad Vashemit në Jerusalem dhe e keni parë
shifrën prej 200 që ishte shenjuar afër Shqipërisë. Këto familje ishin ata 200
persona, autoktonë që i përkisnin atij grupi të komunitetit hebraik.
Shqiptarët shpëtuan të paktën 3280 hebrenj gjatë holokaustit. Gjatë viteve 1933-
1944, Shqipëria shpëtoi jo vetëm hebrenjtë vendas, por edhe të gjithë ata që
mundën ta arrinin Shqipërinë nga vendet e tjera të Europës. Fakti është se në
Shqipëri u shpëtuan të gjithë hebrenjtë dhe ata nuk u cenuan, nuk u dorëzuan, nuk
u penguan të hynin; nuk pati ligj që kufizonte si numër futjen e tyre në Shqipëri.

Shpëtimi qe i plotë dhe vërtetohet edhe nga një fakt paralel: pas kapitullimit të
ushtrisë italiane në shtator 1943, dhjetëra mijëra ushtarë italianë u fshehën në
familjet shqiptare dhe u shpëtuan. Tërë popullata shqiptare, pavarësisht nga
besimet fetare veproi drejtpërsëdrejti (shpëtuesi) dhe tërthorazi (p.sh. familjet
fqinje) si një kulturë e bashkuar duke e kundërshtuar Holokaustin dhe shpëtuar tërë
hebrenjtë ku ajo arrinte. As edhe një hebre ekziston i humbur për shkak të
Holokaustit në Shqipëri. Njëkohësisht, ishin 14 hebrenj që ranë dëshmorë si
pjesëtarë të njësive luftarake kundra-fashiste shqiptare ose u vranë nën zjarrin e
luftës. Shqipëria ishte një arkë shpëtimi për hebrenjtë e përndjekur.

Gjurmët e shpëtimit gjenden në qytetet e fshatrat e Mitrovicës, Prishtinës, Gjilanit,


Deçanit, Pejës, Gjakovës, Shkodrës, Krujës, Tiranës, Beratit, Kavajës, Durrësit,
Elbasanit, Librazhdit, Korçës, Dibrës, Burrelit, Fierit, Lushnjës, Vlorës, Delvinës,
Përmetit, Gjinokastrës, etj.. Hebrenjtë drejtoheshin drejt Shqipërisë e tokave
shqiptare, sepse e dinin se aty si nga populli ashtu edhe nga qeveria nuk kishte
përndjekje të tyre, nuk kishte përbuzje fetare apo kombëtare, nuk kishte gjenocid
ndaj kombeve të tjerë, se Shqipëria ishte strehë e sigurt. Ata e dinin se shqiptarët
kishin besë, zbatonin këtë Rregull të Artë, se i hapnin derën mikut dhe kujtdo që
ishte në nevojë dhe se hebrenjtë vendas jetonin si gjithë të tjerët. Sipas regjistrimit
të popullatës në vitin 1931, Shqipëria qendrore kishte 204 hebrenj. Sipas
dokumenteve, rajoni i Kosovës kishte 409 hebrenj vendas deri në pushtimin e ish-
Jugosllavisë në prill 1941.

Ata hebrenj, bashkë me të tjerët që vinin nga ish-Jugosllavia dhe vendet e tjera dhe
që u futën në Kosovë, shpëtuan duke u zhvendosur në Shqipërinë e brendshme me
ndihmën e qeverisë dhe popullit shqiptar. Një listë prej të paktën 3280 hebrenjsh të
shpëtuar nga shqiptarët deri në fund të Luftës II Botërore është dorëzuar në Yad
Vashem. Në këtë numër nuk përfshihen hebrenjtë që hynë në Shqipëri me
pasaporta jo të vërteta apo me emra të tjerë, ata që hynë fshehtas (p.sh. u fshehën
në fshatrat pranë kufirit shtetëror), ata që nuk janë zbuluar akoma në dokumente të
tjera, si dhe ata që nuk njihen me emër. Kjo e fundit është për t’u theksuar sepse
është e zakonshme të shohësh lista në arkiva, të cilat kanë për një emër përbri
numrin e njerëzve që e shoqëroi atë kryetar grupi ose familje, nën titullin “bashkë
me familjen e tyre”. Institucioni Yad Vashem në Jeruzalem, deri më tani ka njohur
zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë
Holokaustit. Këta hebrenj të shpëtuar janë ata që i mbijetuan Holokaustit nëpërmjet
ndihmës shqiptare, që u martuan, lindën e vazhduan rrjedhën e tyre të jetës në
Shqipëri e vendet e tjera. Hebrenjtë që mbetën në Shqipëri pas mbarimit të Luftës
II Botërore lanë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës shqiptare dhe kujtohen me
respekt.

You might also like