You are on page 1of 6

Lenda:Histori

Klasa:6c

Tema:Une jam
shqipetar,pasardhes i
arberve

Punoi:Klajdi Mane

Pranoi:Bledar Zhgjuni
Arbanoni i njohur në historiografinë
shqiptare si Principata e Arbërit ose
Arbëria (1190-1216 si principatë e
pavarur, rreth 1216-1255) ishte një
principatë mesjetare e familjes së
Progonit, si dhe e para njësi politike
arbërore gjatë Mesjetës. Fillimisht ishte
pjesë e Perandorisë Bizantine dhe më pas
u formua si shtet nga Dhimitër Progoni.
Pas vdekjes së tij u bë pjesë e Despotatit
të Epirit. U themelua nga arhondi Progon
rreth Krujës, rreth vitit 1190. Progoni u
pasua nga djemtë e tij, Gjini dhe më pas
Dhimitri, gjatë sundimit të së cilit
principata kaloi periudhën më të mirë të
saj. Pas vdekjes së Dhimitrit, i fundit i
familjes së Progonëve, Kruja u drejtua
nga Grigor Kamona dhe më vonë Golemi
deri në shpërbërjen e saj në vitin 1255.
Përgjatë ekzistencës së saj, principata
ishte një rajon autonom nën varësinë e
fuqive fqinje, fillimisht Bizantit dhe pas
Kryqëzatës së Katërt, Epirit, ndërsa
mbajti dhe lidhje të ngushta me Serbinë.

Sipas disa studiuesve, principata e


Progonit ishte principata e parë arbërore
gjatë Mesjetës. Pipa dhe Repishti arrijnë
në përfundimin se Arbëria ishte "skica" e
parë e një principate arbërore dhe se
ruante statusin gjysmë-autonom si pjesa
më perëndimore e një perandorie.
Sunduesit quheshin arhondë nga
Bizantinët.
Para vitit 1204, Arbëria ishte një
principatë autonome e Perandorisë
Bizantine. Titujt arhond (i mbajtur nga
Progoni) dhe panhypersebastos (i mbajtur
nga Dhimitri) janë shenja të varësisë
bizantine. Pas vitit 1204, arbërorët
natyralisht ndoqën Despotatin e Epirit,
pasues i Perandorisë Bizantine.
Mbishkrimi i Gëziqit e përmend familjen
Progoni si gjyqtarë, dhe vëren varësinë e
tyre ndaj Vladin dhe Xhorxhe Nemanjiç,
princat e Zetas. Sunduesit ishin të lidhur
me dinastinë serbe të Nemanjiçëve
nëpërmjet martesave dhe aleancave. Në
vitin 1252, Golemi iu dorëzua
Perandorisë së Nikeas.
Gjergj Kastrioti (l. 6 maj 1405 – v. 17 janar
1468), i njohur si Skënderbeu (nga turqishtja
osmane: ‫ اسکندر بگ‬İskender Bey), ishte një feudal
dhe udhëheqës ushtarak arbër ,që në fillesë luftoi
për Perandorinë Osmane dhe më pas drejtoi një
kryengritje kundër saj.
Një anëtar i familjes fisnike të Kastriotëve, ai u
dërgua si peng në oborrin osman, ku u arsimua dhe
hyri në shërbim të sulltanit për njëzet vitet e
ardhshme. U ngrit sipas gradave duke u bërë deri
sanxhakbej i Sanxhakut të Dibrës në vitin 1440.
Më 1443, ai braktisi ushtrinë osmane gjatë betejës
së Nishit dhe u bë sundimtar i Krujës, në një
territor nga Petrela në Modriçit. Në vitin 1444, ai
themeloi Lidhjen e Lezhës me mbështetjen e
fisnikërisë bashkëkohëse.
Në vitin 1451, Skënderbeu nënshkroi traktatin e
Gaetës, ku njohu sovranitetin de jure të Mbretërisë
së Napolit mbi Arbërinë, duke siguruar një aleancë
mbrojtëse, edhe pse mbeti një sundimtar de facto i
pavarur. Në vitet 1460–61 mbështeti Ferdinandin I
të Napolit në luftërat kundër Gjonit II të
Anzhuinëve. Në vitin 1463 u bë komandanti
kryesor i forcave kryqtare të papa Piut II, por papa
vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së
bashku me venedikasit luftoi kundër osmanëve
gjatë Luftës osmano–venedikase të viteve 1463–
79, deri në vdekjen e tij në janar të vitit 1468.
Skënderbeu shquhet si një ndër komandantët më të
rëndësishëm të historisë ushtarake të kohës së tij,
si më këmbëngulësi – dhe përherë fitimtari –
kundër Perandorisë Osmane në kulmin e saj.

You might also like