You are on page 1of 5

Principata e Arbrit

Principata e Arbërit ose Arbëria (1190-1255) ishte shteti i parë shqiptar gjatë mesjetës.[1]
Ishte një shtet feudal që u themelua më 1190, me vendndodhje në veri të Shqipërisë, me Krujën si
kryeqytet. Themeluesi i këtij shteti ishte Progoni, i cili u pasua nga dy djemtë e tij, Gjini dhe Dhimitri.
[2]
Qëndra më e njohur e kësaj principate ishte "Nderfanda" (Mirdita e sotme).
Për këtë ishte folur në mënyrë të qartë nga stema e Arbërit e gjetur e gdhendur në gur në Kishën
Katolike të Shën Mërisë. Pas rënies së Dinastisë së Progonit, principata u vendos nën drejtimin
e Grigor Kamonës dhe Golemit.
Ballafaqimi i Perandorisë Bizantine me normanët e Italisë dhe me kryqëzatat në shek. XI-
XII, nxori në plan të parë rolin e shqiptarëve dhe të tokave shqiptare që u ndodhën në
qendër të këtij ballafaqimi. Qëndrimi i shqiptarëve përcaktoi dukshëm zhvillimin e
fushatave ushtarake të Perëndimit, ndaj pushteti qendror bizantin u përpoq ta mbante në
anën e vet fisnikërinë shqiptare, duke e joshur atë me privilegje e tituj deri dhe me ofiqe të
lakmueshme në ushtrinë dhe administratën bizantine. Duke filluar nga gjysma e dytë e
shek. XI në burimet historike përmenden familje fisnike shqiptare, si Skurra, Arianiti,
Muzaka, Topia, Meksha, Jonima, Pliti, Blinishti, Kamona, që mbanin tituj të lartë bizantinë.
Veçanërisht në shek. XII, shumë i përhapur ishte titulli sebast, që lidhet me periudhën e
sundimit të dinastisë Komnene e posaçërisht me atë të Manuelit I (1147-1181). Luftërat e
këtij perandori sa në Itali aq edhe në Ballkan, kryesisht kundër serbëve të Rashës, e rritën
rolin dhe peshën ushtarake të faktorit shqiptar. Fisnikët shqiptarë ishin fuqizuar mjaft.
PRINCIPATAT FEUDALE

✤ (shek. XlV-fiilimi i shek. XV). Tre formacione shtetërore të pavarura, me të cilat lidhen përpjekjet
për bashkim politik të trevave shqiptare. U ngritën mbi zotërime territoriale të gjëra, duke përfshirë
edhe qytete, në gjysmën e dytë të shek. XIV e qëndruan deri në çerekun e parë të shek. XV, në
Shqipërinë e Veriut me qendër në Shkodër nga Balshajt, në Shqipërinë e Mesme me qendër
Durrësin nga Topiajt dhe në krahinat jugore me qendër Artën nga Shpatajt.
Krijimi i P. F. qe rezultat i zhvillimit të marrëdhënieve feuaale që njohën trojet shqiptare në fillim të
shek. XIV. Shtrirja e gjërë që mori prona feudale, krijimi i ekonomisë domeniale në gjirin e saj, rritja e
ndjeshme e prodhimit feudal që përmirësoi e zgjeroi në qytet strukturën e mallrave dhe e shtoi
numrin e qyteteve-tregje të reja në derdhje të iumenjve kryesorë, çuan në forcimin e lidhjeve të
ndryshme të vendit. Sigurimi i këtyre lidhjeve që u bënë faktorë objektivë me rëndësi për jetën
ekonomike të trojeve shqiptare, shtronte nevojën e bashkimit të tyre në plan politik.
Këto përpjekje i ndërmorën ata përfaqësues të klasës feudale shqiptare, pesha e të cilëve ndihej si
në jetën ekonomike, ashtu dhe në atë politike, pasi i kishin zgjeruar zotërimet rreth këtyre qyteteve
tregje me peshë ndërkrahinore. Ata mundën të shfrytëzonin rrethanat e favorshme politike që u
krijuan për trojet shqiptare në fillimin e shek. XIV me dobësimin e Perandorisë së Bizantit, me rënien
e presionit të saj dhe me shembjen e Perandorisë Serbe pas vdekjes së Stefan Dushanit. Rruga
drejt P. F. u përvijua në kushtet e anarkisë feudale, mes konflikteve midis feudalëve, të cilat
përfunduan me njohjen e vasalitetit të më të fuqishmit, me lidhje martesore, në bazën e të cilave
qëndronte interesi i tyre për një pushtet të fortë që t’i siguronte nga rreziqet e jashtme dhe nga
revoltat e fshatarëve ose qyteteve. Rezultat i këtij zhvillimi qe bashkimi i trojeve shqiptare në
formacione territoriale-politike më të mëdha. Principata e Balshajve arriti të bashkonte për herë të
parë nën një sundim një pjesë të madhe të trojeve që nga Tivari në Prizren, Vlorë e Berat. P. F. ecën
në rrugën e forcimit të tyre deri në mesin e viteve 80 të shek. XIV, por me sulmet e para osmane mbi
trojet e tyre ato pësuan tronditje e çarje të brendshme, të eilave iu shtua edhe veprimi i tendencave
separatiste të feudalëve të veçantë. Një ndikim shpërbërës ushtroi edhe ndërhyrja e
Venedikut, i cili duke përfituar nga këto rrethana vendosi sundimin e vet në Durrës (1392), Lezhë
(1393) Shkodër e Drisht (1396).

You might also like