You are on page 1of 9

TEMA:EKONOMIA E

PERANDORISE OSMANE.
KAPITULLIMI I PERANDORISE
OSMANE.
KLASA:X A
PUNOI:ANISA PIRKO
PRANOI:ARBENOR SOJATI
Perandoria Osmanllije ose Osmane  e njohur edhe si Perandoria Turke,
[8]
 ishte një perandori e themeluar në fund të shekullit XIII në Azinë e
Vogël veriperëndimore, gjëgjësisht në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit,
nga kreu fisnor oguz turk Osmani.[9] Pas vitit 1354, osmanët kaluan
në Evropë, dhe me pushtimin e Ballkanit, Bejllëku Osman u kthye në një
perandori transkontinentale. Osmanët i dhanë fund Perandorisë
Bizantine në vitin 1453 me pushtimin e Kostadinopojës nga Mehmet Fatihu.
[10]

Gjatë shekujve XVI dhe XVII, në kulmin e fuqisë së saj nën sundimin


e Sylejmanit të Madhërishëm, Perandoria Osmane ishte një perandori
shumëkombëshe e shumëgjuhëshe, që sundonte mbi pjesën më të madhe
të Evropës juglindore, pjesë të Evropës qendrore, Azisë
perëndimore, Kaukazit, Afrikës veriore, dhe Bririt të Afrikës.[11] Në fillimin e
shekullit XVII, perandoria përfshinte 32 vilajetet dhe shtetet e shumta
vasale.
Me Kostadinopojën si kryeqytet dhe me kontrollin e tokave rreth Detit
Mesdhe, Perandoria Osmane ishte qendra e ndërveprimeve mes Lindjes
dhe Perëndimit për gjashtë shekuj. Përderisa dikur ishte menduar se
perandoria kishte hyrë në një periudhë rënieje pas vdekjes së Sylejmanit të
Madhërishëm, kjo pikëpamje nuk mbështetet më nga shumica e
historianëve akademikë.[12] Perandoria vazhdoi të ruante një ekonomi,
shoqëri, dhe ushtri të fuqishme gjatë shekullit XVII dhe shumicës së
shekullit XVIII.[13] Sidoqoftë, gjatë një periudhe të gjatë paqeje nga viti 1740
deri në vitin 1768, sistemi ushtarak osman mbeti pas sistemit të rivalëve të
tyre evropianë, Perandorisë Habsburge dhe Ruse.[14] Osmanët vazhdimisht
pësuan humbje të rënda ushtarake në fund të shekullit XVIII dhe në fillim të
shekullit XIX, gjë që i nxiti ata që të fillojnë një proces gjithëpërfshirës të
reformimit dhe modernizimit të perandorisë, të njohur si Tanzimati. Kështu,
gjatë rrjedhës së shekullit XIX, Perandoria Osmane u bë më e fuqishme
dhe e organizuar, pavarësisht humbjeve të mëtejshme territoriale,
veçanërisht në Ballkan, ku u shfaqën një numër i shteteve të reja.
[15]
 Perandoria lidhi aleancë me Gjermaninë në fillim të shekullit XX, duke
shpresuar të arratisej nga izolimi diplomatik që kishte kontribuar në humbjet
territoriale të saj, dhe kështu filloi Luftën e Parë Botërore në anën e Fuqive
Qendrore.[16]
Perandoria Osmane:
Si u krijua dhe çfarë
e bëri atë të
rrëzohej?

A ishte një nga perandoritë më të fuqishme në historinë


botërore dhe si u krijua? Çfarë e bëri atë të rrëzohej? A ishte
perandoria më jetëgjatë në histori?

Ky debat është aq kompleks sa vështirë të thuhet në pak fjalë.


Por kjo fuqi e madhe botërore ka qenë gjithnjë në ndryshim –
një rrjet islamik i përbërë nga vendet e bregdetit të Mesdheut
(përveç Italisë) – filloi në vitin 1299 dhe përfundoi afro 700 vjet
më vonë.

Kjo do të thotë se ajo sigurisht e ka tejkaluar Perandorinë


Britanike në aspektin e jetëgjatësisë. Në varësi të datave, mund
të thuhet se Perandoria Romake ka zgjatur më shumë, duke
filluar në shekullin e parë para Krishtit deri në shekullin e 5 pas
Krishtit.
Pas vdekjes së Sulltanit Selxhuk Anadolli ishte i ndarë si një
mozaik ku çdo pjesë e Anadollit ishte si një shtet i pavarur, kjo
ndarje e Anadollit dhe disa pjesëve të Turqisë ndodhi gjatë fillimit
të vitit 1300 e deri në fund të këtij shekulli. Keto shtete të ndara të
Anadollit quheshin Emiratet e Gazit. Emiratet e Gazit apo shtetet
e ndara ishin të udhehequra nga Osmani I (1258 - 1326) ku edhe
mori emrin Perandoria Osmane nga Sulltani Osman I (1258-
1326), si themelues i Perandorisë Osmane ai tha dhe qellimi i tij
ishte: "Unë si themeluesi i kesaj Perandorie, do te zgjeroj kufijte e
Perandorisë Osmane drejt Perandorisë Osmane. Me këto reforma
pjesët e ndara të Anadollit tashmë ishin të bashkuara.
Pas vdekjes së Sulltan Osmanit I Perandoria Osmane filloi të
zgjerohej prej mesdheut Lindor e deri në Ballkan. Djali i Sulltan
Osmanit Orhani pas shumë sukseseve të bëra ai pushtoi Bursën
dhe Bursa u bë kryeqyteti i kësaj Perandorie. Rënia e Bursës
nënkuptonte humbjen e kotrollin Bizantin mbi Anadollin. Fitorja
Osmane në Kosovë në vitin 1389 në mënyrë efektive shënoi
fundin e pushtetit serb në rajon duke hapur rrugën për zgjerimin e
Perandorisë Osmane në Evropë. Beteja e Nikopolit ne vitin 1396
mes forcave Otomane dhe Kryqtareve ne Bullgari ishte beteja e
cila Perandoria Osmane i dha fund kryqëzatave të asaj kohe në
fund të shekullit XIV.
Perandoria Osmane në shek. XVII-XVIII
Artikulli kryesor: Perandoria Osmane në shek. XVII-XVIII.
Anglia e udhëhequr nga qëllimet e saj në luftën kundër shteteve të tjera
evropiane, filloi të mbështesë shtetin osman dhe të ndikojë në politikën
e tij të jashtme. Në sajë të ndihmës së vërtete, osmanët në
vitin 1645 morën nga venedikasët ishullin e Kretës (Gjiriti), qendrën e
rëndësishme tregtare në Mesdhe

Perandoria Osmane në shek. XVIII-XIX


Perandoria Osmane në gjysmën e parë shek. XVIII-
XIX[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Artikulli kryesor: Perandoria Osmane në gjysmën e parë shek. XVIII-
XIX.
Ngjarjet në shek. XVII e keqësuan shumë gjendjen të brendshme
dhe të jashtme e Perandorisë Osmane. Klasa sunduese kërkonte të
dilte nga situata me anë të pushtimeve të reja. Nga ana
tjetër Rusia dhe shtete të tjera filluan të marrin nën mbrojtje popullsi
të krishtera që ndosheshin nën shtetin osman. Për këto arsye në 40-
vjetët e parë, Perandoria Osmane u ndodh në disa luftëra me shtetet
të vetme ose me disa shtet së bashku.
Perandoria Osmane në gjysmën e dytë të shekullit XVIII-
XIX
Artikulli kryesor: Perandoria Osmane në gjysmën e dytë të shekullit
XVIII-XIX.
Në vitet 30-40 të shek XVIII, krahas varësisë ekonomike filloi dhe
rritja e ndikimit politik të shteteve evropiane në shtetin osman. Në
këtë periudhë u ashpërsuan edhe më shumë kontradiktat midis
shteteve evropiane për Perandorinë Osmane. Nga një vend që e
kërcënonte Evropën në shek XVI, shteti osman ishte kthyer në një
objekt për diskutim.
Perandoria Osmane në shek. XIX-XX
Artikulli kryesor: Perandoria Osmane në shek. XIX-
XX.
Fuqitë e Mëdha vazhdonin të ndërhynin në punët e
brendshme të shtetit osman për shumë probleme. Një
nga këto ishte çështja greke. Anglia nuk dëshironte
luftën e Rusisë kundër shtetit osman. Qeveria angleze
dhe ruse nënshkruan një protokoll të ashtuquajtur
protokolli i Petërburgut (4 janar 1826).
Perandoria Osmane që prej mesit të shekullit XIX
shkonte drejt rënies. Ndikim të madh në rënien e saj
pati edhe ndrarja apo Pavaresua e Shqipërisë
me 1912 dhe kështu me 1913 Perandoria Osmane
thuajse u largua përgjithmonë nga Ballkani. Me 1922
Perandoria Osmane u shperbe dhe mori fund zyrtarisht
me vendim te Asmablese se Madhe te Turqise qe
themeloi edhe Republiken e Turqise ne 1923.
Sulltani Osman nuk u njoh me si Kalif I Islamit dhe ne
kete kohe merr fund Perandoria Osmane si nje
perandori multi etnike Islamike dhe si Perandoria e
fundit Islamike ne histori.

You might also like