You are on page 1of 9

Pashalleku I

Shkodres
Punoi:Elsa Percuku,Elma Muli,Erisa
Krasniqi
Vendodhja dhe Krijimi I
Pashallekut te Shkodres

Pashallëku i Shkodrës (1757–1831) ishte


një pashallëk gjysëm i pavarur nën Perandorinë Osmane, i
krijuar nga familja shqiptare e Bushatllinjëve. Territori
fillestar i pashallëkut shtrihej rreth Shkodrës dhe rrethinës
së saj, në territorin e sotëm të Shqipërisë veriore dhe Malit
të Zi juglindor. Nën sundimin e Mahmud Pashë
Bushatlliut arriti kulmin dhe në këtë kohë pjesë e
pashallëkut ishte një pjesë e madhe e Shqipërisë, e
Kosovës, pjesa perëndimore e Maqedonisë dhe pjesa
juglindore e Malit të Zi.

Fundraising event plan 2


...
Si rezultat i zhvillimit ekonomik,
familje të mëdha feudale filluan të
fuqizoheshin edhe politikisht e të
shkëputeshin nga shteti osman.
Pushteti qendror ishte i detyruar,
që përfaqësues të këtyre familjeve
t`i njihte si nënpunës të lartë. Në
vitin 1757, Porta e Lartë e njohu
Mehmet Bushatin si qeveritar të
sanxhakut të Shkodrës dhe i dha
gradën pashë. Ai vendosi qetësinë
e rregullin në sanxhak, dhe zbatoi
politikën e tolerancës fetare për
katolikët, duke marrë nën
mbrojteje klerin. Ai përkrahu
tregtarët dhe nxiti zhvillimin e
prodhimit zejtar. Mehmet pasha
luftoi piraterinë ne det.
...
Krahinave malore u njohu privilegjet e
vetëqeverisjes dhe mori në shërbimin ushtarak
shume malësorë. Për qeverisjen e sanxhakut vuri
njerëz të ditur me përvojë dhe me emër të mirë.
Pas sanxhakut të Shkodrës, Mehmet pasha hodhi
vështrimin mbi Lezhën e Zadrimën dhe ia
shkëputi sanxhakut të Dukagjinit. Ai bëri për vete
krerët e Mirditës. Mehmet Plaku e zgjeroi
ndikimin e vet në krahinat e Durrësit dhe Tiranës
me lidhje martesore. Sipërmarrja e skelës së
Durrësit re në duart e tij. Në vitin 1771 Porta e
Lartë (Perandoria Osmane) i dha gradën e vezirit
dhe qeverisjen e sanxhakëve të Shkodrës,
Dukagjinit, Ohrit dhe Elbasanit. Kjo datë shënon
krijimin e Pashallëkut të Shkodrës, si një grupim
territorial politik i qënderueshëm që qeverisej në
mënyrë autonome,brenda shtetit osman.
Kara Mahmut Pasha
Në vitin 1775, Mehmet pashë Plaku vdiq. Në vend
te tij Porta e Larte (Perandoria Osmane) emëroi
një pasha të huaj. Kjo nuk u prit mirë nga
shkodranët. Përballë qëndresës,sulltani ia besoi
qeverisjen Mahmut pashë, djalit të dytë të
Mehmetit. Mahmut pasha ndoqi politikën e të atit.
Me vendosjen e qetësisë, jeta ekonomike u
gjallërua shumë shpejt. Duke shfrytëzuar kushtet
e favorshme ndërkombëtare, Mahmut pasha
shkëputi Bosnjën, Podgoricën e Shpuzën,
nënshtroi Malin e Zi dhe krahinat Elbasan-Tiranë.
Sulltani e shfuqizoi por ai nuk iu bind urdhave,as
faljes së shoqëruar me gradën e vezirit. Në
pranverën e vitit 1786, ai thirri në Podgoricë një
kuvend me pjëmarrjen e krerëve shqiptarë nga
Mali i Zi, nga Bosnja e Hercegovina.
Vazhdimi I
marreveshjeve
U krijua një lidhje e quajtur Konfederata Ilirike, e cila do të flakte
zgjedhën osmane. Kryengritja u shtri në Kosovë e në Shqipërinë e
Mesme. Mahmut pasha pretendonte se ishte pasardhës i
Skënderbeut. Ai i premtoi popullit se do ta çlironte nga taksat për
20 vjet.Porta (Perandoria Osmane) nisi forca të Bosnjës e të
Rumelisë. Mahmut pasha u mbyll në kala.Pas një bashkërendimi të
forcave të qeveritarit shkodran me malësorët përreth,ushtria
osmane pësoi disfatën. Ajo la 6000 të vrarë e shumë robër(25
nëntor 1787).
Vdekja e Kara
Mahmut Pasha
• Qytetarët shkodranë i kërkuan sulltanit faljen e
Mahmutit dhe Porta e Lartë (Perandoria Osmane)
e pranoi kërkesen. Për të krijuar një shtet të
pavarur ai kërkoi ndihmën e Austrisë e të Rusisë,
të cilat i premtuan se do ta ndihmonin. Në vitin
1791 u hodh në një kryengritje të dytë. Porta e
dënoi me vdekje dhe nisi një ekspeditë (1793).
Mahmuti i shkaktoi përsëri pushtetit qendror një
disfatë që nuk e kishte provuar prej vitesh. Ai mori
titullin kara (trim i zi) Në pashallëk hyri Prizreni e
Dibra. Në vitin 1796 Karamahmuti u vra në një
ekspeditë në Mal të Zi. Ai qeverisi 21 vjet, si
sundimtari më i shquar, më energjik dhe më i
vendosur në rrugën drejt autonomisë.
Pyetje

Kush ishte I pari I Pashallekut


te shkodres?
Cili nga udheheqesit ishte me I
shkathet?
Kush ishte Kahramamut Pasha?
Si vdiq?
Faleminderit per
vemendjen

You might also like