You are on page 1of 8

Miti i Sizifit

Perënditë e kishin dënuar Sizifin të ngjisë papushim një shkëmb në majë të një mali, nga ku guri
rrokullisej vetvetiu. Ato kishin gjykuar me të drejtë se nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm se puna e
padobishme dhe e pashpresë.
Po t’i besojmë Homerit, Sizifi është njeriu më i ditur dhe më I kujdesshmi midis të vdekshmëve.
Megjithatë, sipas një tradite tjetër, ai tërhiqej nga zanati i cubit. Nuk më duket se ka kontradiktë.
Opinionet janë të ndryshme për shkaqet përse u dënua të bënte në ferr punë të padobishme. Para
se gjithash, e qortojnë për mendjelehtësi në sjelljet me perënditë. Nuk i ruajti sekretet e tyre.
Egina, vajza e Azopit, u rrëmbye nga Jupiteri. I ati u befasua nga kjo zhdukje dhe u ankua te
Sizifi. Ky i fundit, që kishte dijeni për rrëmbimin, i premtoi Azopit t’i tregonte me kusht që ky t’i jepte
ujë kështjellës së Korintit. Midis rrufeve qiellore dhe bekimit të ujit, ai zgjodhi të dytin. Për dënim u
dërgua në ferr. Homeri na tregon gjithashtu se Sizifi kishte lidhur mezinxhirë Vdekjen. Plutoni nuk
mund ta duronte këtë pamje të shkretë e të heshtur të mbretërisë së vet. Ai dërgoi perëndinë e
luftës që të çlironte vdekjen nga duart e ngadhënjimtarit. Tregojnë, gjithashtu, se Sizifit, në prag të
vdekjes, i hipi në kokë të vinte në provë dashurinë e gruas së vet. E urdhëroi t’ia hidhte trupin e
tij të lënë pa varr në mes të sheshit të qytetit. Për këtë e çuan në ferr. Dhe atje, i zemëruar nga
bindja, aq e kundërt me dashurinë njerëzore të së shoqes, i mori leje Plutonit të kthehej në tokë
për të ndëshkuar të shoqen. Por kur erdhi përsëri mbi tokë, kur shijoi ujin e diellin, gurët e
nxehtë e detin, nuk deshi të kthehej prapë në errësirën e skëterrës. Thirrjet, zemërimet e
paralajmërimet ranë në vesh të shurdhër. Edhe për shumë vite, ai jetoi në harkun e gjirit, pranë
detit të shkëlqyer dhe buzëqeshjeve të tokës. U desh një vendim i perëndive. Mërkuri erdhi
dhe e kapi për zverku të pabindurin dhe duke e shkëputur nga gëzimet e tij, e çoi me forcë në ferr
ku e priste shkëmbi i tij.
Kuptohet se Sizifi është heroi absurd. Ai është i tillë si për pasionet, ashtu dhe për vuajtjet e tij.
Përçmimi për perënditë, urrrejtja e vdekjes dhe pasioni për jetën bënë që të vuajë një dënim të
paparë ku e gjithë qënia përpiqet të mos përfundojë asgjë. Ky është çmimi që duhet paguar për
pasionet e kësaj bote. Asgjë nuk na thuhet për Sizifin në ferr. Mitet janë bërë për të ndezur
imagjinatën. Në mitin e sipërpërmendur shohim vetëm përpjekjet e trupit të tendosur për të ngritur
një gur të madh, për ta rrokullisur dhe për t’ju ngjitur pambarim një të përpjete, dallojmë fytyrën e
ngërdheshur, faqen e mbështetur te guri, një shpatull nën gurin me baltë rrëshqitëse, një këmbë
që e mban, dy duar që e mbërthejnë, sigurinë plotësisht njerëzore të dy duarve të bëra plot baltë.
Në mbarim të kësaj përpjekjeje të gjatë, të kufizuar nga hapësira pa qiell dhe koha pa thellësi,
qëllimi arrihet. Atëherë Sizifi shikon gurin që në pak sekonda rrokulliset drejt botës së poshtme,
nga ku duhet të ngrihet përsëri për në majë. Ai zbret në fushë.
Pikërisht gjatë kthimit, gjatë kësaj pauze, më intereson Sizifi. Një fytyrë që lodhet aq afër gurëve
është bërë tashmë gur vetë! E shoh këtë njeri duke zbritur me hap të rëndë e të njëjtë drejt
vuajtjes pa fund. Kjo orë që është si një frymëmarrje dhe që përsëritet po me aq siguri sa edhe
fatkeqësia e tij, është ora e ndërgjegjes. Në çdonjërin nga këto çaste, kur ai zbret nga maja dhe
zhytet në strofkat e perëndive, ai qëndron mbi fatin e vet. Eshtë më i fortë se shkëmbi i tij.
Nëse ky mit është tragjik, kjo ndodh ngaqë heroi i tij është i ndërgjegjshëm. Në të vërtetë, çfarë
vlere do të kishte vuajtja e tij, në qoftë se çdo hap do të ushqente shpresën për t’ia dalë mbanë?
Punëtori i sotëm punon gjithë jetën në të njëjtin vend pune dhe fati i tij nuk është më pak absurd.
Por ai nuk është tragjik, përveç rasteve kur bëhet i ndërgjegjshëm. Sizifi, proletari i perëndive, i
pafuqishëm dhe i revoltuare njeh gjithë shtrirjen e gjendjes së vet të mjeruar: gjatë zbritjes ai
mendon për të. Qartësia, e cila duhet t’i shkaktonte vuajtje, realizon, në të njëjtën kohë, fitoren e
tij. Nuk ka fat që të mos përballohet me anë të përçmimit.
Kështu, nëse disa ditë zbritja bëhet me dhembje, ajo mund të bëhet gjithashtu me gëzim. Kjo fjalë
nuk është e tepërt. E përfytyroj ende Sizifin duke u kthyer te shkëmbi, dhe dhembja është në fillim.
Kur pamjet e tokës nguliten fort në kujtesë, kur thirrja për lumturi bëhet shumë e rëndë, ndodh që
trishtimi shfaqet në zemrën e njeriut: ky është ngadhënjimi i shkëmbit, është vetë shkëmbi.. Kjo
fatkeqësi e pamasë është tepër e rëndë për tu përballuar. Këto janë netët tona të: Getsemanit. Por
të vërtetat shtypëse asgjësohen kur bëhen të njohura.
Kështu, Edipi i bindet në fillim fatit pa e ditur. Nga çasti kur mëson të vërtetën, fillon tragjedia e tij.
Por në të njëjtën kohë, i verbër dhe I dëshpëruar, ai zbulon se e vetmja lidhje e tij me botën është
dora e njomë e një vajze të re. Atëherë një e folur e pamasë oshëtin:
“Pavarësisht nga vështirësitë e mëdha, mosha ime e thyer dhe madhështia e shpirtit tim më bëjnë
të mendoj se gjithçka është mirë”.
Edipi i Sofokliut, ashtu si Kirilovi i Dostojevskit, na japin formulën e ngadhënjimit absurd. Urtësia e
lashtë takohet me heroizmin modern. Nuk e zbulon dot absurdin pa ngasjen për të shkruar ndonjë
doracak për lumturinë. “Ej! Pse në rrugë kaq të ngushta. ..? Por ka vetëm një botë. Lumturia dhe
absurdi janë dy fëmijë të së njëjtës botë. Janë të pandashëm. Do të ishte gabim të thoje se
lumturia lind detyrimisht nga zbulimi i absurdit. Mund të ndodhë që ndjenja e absurdit të lindë nga
lumturia. ...Unë mendoj se gjithçka është mirë”, thotë Edipi, dhe kjo fjalë është e shenjtë. Ajo
oshëtin në gjithësinë e egërsuar e të kufizuar të njeriut. Ajo na mëson se jo gjithçka është
shteruar. Ajo dëbon nga kjo botë një perëndi që kishte hyrë aty me pakënaqësinë dhe shijen e
dhembjeve të panevojshme. Ajo e shndërron fatin në çështje njerëzore që duhet të rregullohet
midis njerëzve. Aty qëndron i gjithë gëzimi i heshtur i Sizifit. Fati i vet i përket atij. Shkëmbi është
pronë e tij. Po ashtu, njeriu absurd kur këqyr vuajtjen e vet, bën të heshtin të gjithë idolët. Në
gjithësinë ku papritur është vendosur heshtja, dëgjohen mijëra zëra të mrekulluar të tokës, thirrjet
e pavetëdijshme e sekrete, grishjet nga të gjitha fytyrat janë faqja tjetër dhe çmimi i fitores. Nuk ka
diell pa hije, prandaj duhet njohur nata. Njeriu absurd thotë “po”, dhe përpjekja e tij nuk rresht
kurrë. Në qoftë se ekziston një fat vetiak, nuk mund të ketë fat të lartë ose, të paktën, ekziston
vetëm një fat, për të cilin mendohet që është fatal dhe I përçmuar. Për çfarë mbetet, ai e di veten
zot të ditëve të tija. Në këtë çast të vështirë kur njeriu kthen sytë nga jeta e vet,. Sizifi duke shkuar
drejt shkëmbit, sodit këtë rrjedhë veprimesh pa lidhje që bëhet fati i tij, i krijuar prej tij, i unifikuar
nën vështrimin e kujtesës së tij dhe së shpejti i vulosur me vdekjen e tij. Për rrjedhojë, i bindur për
origjinën krejtësisht njerëzore të gjithçkaje që është njerëzore, i verbër që dëshiron të shohë dhe
që e di se nata nuk ka fund, ai është gjithmonë në udhë. Shkëmbi vazhdon të rrokulliset.
Po e lë Sizifin në këmbët e malit! Gjithmonë takojmë barrën e tij. Por Sizifi na këshillon një
besnikëri të lartë, e cila mohon perënditë dhe ngre shkëmbenjtë. Edhe ai mendon se gjithçka
është mirë. Kjo gjithësi, këtej e tutje pa zotëri, nuk i duket as shterpë e as boshe. Çdo kokrrizë e
këtij guri, çdo ndriçim mineral i këtij mali të zhytur në terr formojnë në vetvete një botë. Vetë lufta
drejt majave mjafton për të mbushur zemrën e njeriut. Duhet ta përfytyrojmë Sizifin të lumtur.
Absurditeti nga syte e nje adoleshenteje.
Albert Kamy eshte nje nga filozofet e mi te preferuar. Hera e pare kur jam njohur me veprat e tij
ishte kur motra ime po lexonte “I Huaji”, historia e te cilit vazhdon te me fus ne mendime dhe jo
paqellim. Menyra se si ai liber ishte shkruar, historia aq absurde por dhe ne te njejten kohe e
vertete ishte arsyeja se perse filozofia absurde u kthye ne nje filozofi te parapelqyer nga une.
Thelbin e kesaj filozofie e kuptova akoma me shume kur lexova per here te pare Mitin e Sizifit, nje
ese e shkurter por me nje kuptim filozofik qe meriton hartime dhe analiza te medha. Heren e pare
qe e lexon kete ese do te fuse ne mendime por nuk do e kuptosh thelbin e asaj cka ajo permban.
Gjithcka ndryshon kur ti e rilexon ate. Ne ato momente kupton se nuk eshte thjeshte nje ese
filozofike e zakonshme por nje pasqyre e shoqerise dhe e individi. Fillon te vesh ne dyshim shume
gjera e te kuptosh akoma me shume.
Ideja e pare qe na vjen ne mendje kur degjojme termin absurdizem, eshte dicka e pakuptimte, pa
llogjike ndonjehere dhe pa rrugedalje, dhe eshte e vertete , thelle edhe filozofia absurdiste kete
nenkupton, por ndryshe nga filozofia nihiliste e cila hedh poshte cdo gje dhe e sheh cdo gje ne
menyre pesimiste, absurdizmi e sheh jeten ndryshe.
Albert Kamy mendonte se jeta nuk kishte kuptim, se nuk ekziston asgjë që mund të ishte burim
kuptimi, dhe për këtë arsye ka diçka thellësisht absurde në kërkimin e njeriut për të gjetur
kuptimin.A do te thote kjo se tashme ne nuk na ka mbetur me asgje vecse te presim qe te vdesim
dhe te presim me krahehapur fatin tone te ditur? Jo...Fakti qe jeta jone nuk ka nje kuptim te
mirefillte, qe nuk ka nje zot apo nje superfuqi te mbinatyrshme qe na ka dhene nje qellim ne ktee
jete nuk na ben tragjik por heronj te jetes sone. Kur kupton se cdo kush qofte politikanet,
mbreterit, punonjesit , mesuesit , prifterinjte apo mektaret jane absurd dhe se te gjithe do te kene
te njejtin fund te zbarzet e pakuptim, atehere ti fillon te shohesh jeten e ta jetosh ate ne menyre
tjeter, fillon te kuptosh se je i lire, je i lire nga idea dhe nga pesha qe te rendon per te bere dicka te
rendesihme ne jete, je i lire nga pergjegjesite apo detyrimet qe mendon se ke, sepse kur kupton
qe je nje personazh absurd ne nje jete absurde ti fillon te zbresesh malin e Sizifit dhe te qeshesh e
ta jetosh jeten.
Iluzioni se jeta eshte nje periudhe ku njeriu duhet te bej cmos ta siguroje bileten per ne parajse,
iluzioni se duhet te perpiqemi te leme nje kontribut ne shoqeri dhe se pas vdekjes do te rifillojme
nje jete te vertet e me kuptim eshte ajo cka e ben shoqerine kaq tmerresisht te trishtueshme dhe
tragjike. Ne zgjohemi cdo dite, e jetojme jeten shtu sic na eshte thene se eshte e duhura,shkojme
ne shkolle, fillojme nje pune qe e urrejme, blejme nje shtepi qe nuk e duam, krijojme nje familje
dhe behemi prinder, zgjohemi te nesermen perseri, shkojme ne pune, marrim leke qe te bleme nje
shtepi edhe me te madhe, flem prap gjume zgjohemi perseri... ky cikel vazhdon e vazhdon te
perseritet dhe ajo qe eshte me tragjike eshte se askush nuk ndalon te shohe veten ne pasqyre
dhe te pyese veten... perse? Mbase arsyeja perse nuk e bejme kete pyetje eshte sepse jemi te
vetedijshem qe nuk do te marrim nje pergjigje , sepse e dime qe cfaredo justifikim te nxjerrim nuk
ja vlen per jeten e shperdoruar kot.
Prandaj dhe Sizifi nuk u konsiderohet si personazh per tu ardhur keq por konsiderohet thjesht si
nje personazh tragjik. Ai eshte i ndergjegjshem per fatin e tij, a eshte dakort ai me kete fat? Ajo
pergjigje nuk dihet, por ajo cka ne dime eshte se duke u bere i ndergjegjshem per fatin e tij ai fillon
ta shoh jeten e tragjedine e tij si dicka me pak tragjike. Ai kupton se fati eshte i tij dhe i askujt
tjeter.
Ajo cka eshte paradoksale eshte se si kjo filozofi qe shpreh nje jete pa kuptim te jep mesazhe se
si ta gjesh kuptimin e jetes tende. Kamy besonte se përballë një universi indiferent, individët mund
të rebelohen kundër absurditetit duke përqafuar lirinë e tyre dhe duke krijuar kuptimin dhe qëllimin
e tyre.Ne kete menyre ne arrijme te zoterojme vete fatin e jetes sone. Rebelimi eshte nje term qe
eshte perdorur shume nga Albert Kamy. Ai e shihte rebelimin si te vetmen forme e te krijuarit nje
jete me kuptim.Si psh. Ne momentin kur nje punonjes ne call-center kupton se parate qe ai fiton,
shtepia e bukur apo makina e shtrenjte nuk sinjifikojne asgje te vertete e te kuptimte ne jeten e tij,
ai do te rebelohet kunder shoqerise dhe normave te saj, do te rebelohet kunder prinderve te cilet i
kane mesuar se paraja eshte e rendesishme dhe se te kesh shtepi te bukur e nje makine te
shtrenjte kane nje rendesi ne jete. Pa punë, e gjithë jeta bëhet e kalbur. Por kur puna është pa
shpirt, jeta mbyt dhe vdes .Ne kete moment i ndergjegjshem per jeten e tij absurde ai e le punen e
fillon te pikturoje, te behet ajo cka ai ka dashur dhe ajo cka i jep lumturi edhe pse konsiderohet si
dicka e kote nga shoqeria. Ai e jeton jeten e tij duke vleresuar cdo moment, duke u munduar ta
zoteroj e ta krijoje fatin e tij, duke hedhur poshte cdo zot apo rregull nga shoqeria e cila e ben qe
individi te kthehet thjesht nje skllav i jetes se vete.
I vetmi moment kur ne do ta jetojme jeten dhe ta zoterojme fatin tone eshte kur te kuptojme qe
nuk ka nje ane tjeter te universit,dhe se asgje nuk ka kuptim.
Alber Kamy
(Mondovi, 7 nëntor 1913 - Villeblevin, 4 janar 1960),
shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për
Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të
shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar
i tij bazohet në idenë absurde të ekzistencës së njeriut.

Jeta
U lind me 7 nëntor 1913. I ndjek rregullisht studimet në universitet dhe diplomon për filozofi. Në
vitet tridhjetë ai kalon sprova të shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarëshe: shkruan tekste
te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkuloz por i shpëton vdekjes por
jo kurimeve te vazhdueshme.
Harton romanin e rinise "Vdekja e lumtur", të cilën nuk pranon ta botoje për se gjalli.
Viti 1937 shënon çast vendimtar ne jetën intelektuale te Kamysë. Boton librin "E mbrapshta dhe e
mbara" me ese të rinisë. Në vitin 1939 boton një tjetër libër me ese "Dasma".
Më pas punon në gazetat serioze të Algjerit dhe shkrimet e tij i boton në një përmbledhje
"Aktualet".
Bëhet i njohur me 1942 me botimin e eseut filozofik "Miti i Sizifit", sfidë krenare e njeriut ndaj
universit të dhunës e të pakuptimte që Kamyja e emërton me emrin "absurd". Po atë vit boton
romanin "I Huaji", pasqyrë e brishtësise së njeriut dhe e vuajtjes absurde. Krijimtaria e Kamysë
pasurohet dhe me dy drama. "Kaligula", me 1944, përshkrim poetik i çmendurisë njerëzore te
mishëruar ne figurën e perandorit romak Kaligula. Drama tjetër është "Të drejtët" himn i sakrificës
për liri. Vepër tjetër është eseja "Mendime për gijotinën" ku dënon heqjen e dënimit me vdekje.
Botime tjetër është romani "Murtaja" që mbahet si një nga romanet më të mira të shek XX, ku i
bëhet një sinteze qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave te tiranisë.
Botimi i esesë "Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht
kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamysë sulmin e ashpër të intelektualeve të majtë francezë, me
në krye Sartrin dhe një lloj izolimi, të cilin ai e vuajti thellë. Në këto vite dëshpërimi e vetmie ai
shkroi veprën e tij më pesimiste e të zymtë "Rënia", aktualizim i parabolës biblike mbi gjendjen e
njeriut si mëkatar dhe i pandreqshëm.
Më 1957 suksesi letrar i Kamysë vlerësohet me çmimin Nobel.
Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik me 4 janar 1960.
Dorëshkrimi i papërfunduar i Kamyse është romani "Njeriu i parë" që e botuan më pas nën
kujdesin e së bijës më 1994.
Shprehje nga Albert Kamy:
 Mënyra e vetme për t'u përballur me një botë jo të lirë është të bëheni kaq
absolutisht të lirë saqë vetë ekzistenca juaj është një akt rebelimi.
 Të bekuara janë zemrat që mund të përkulen; ato nuk do të thyhen kurrë.
 Pa liri, pa art; arti jeton vetëm në kufizimet që i imponon vetes dhe vdes nga të
gjithë të tjerët.
 Vetë lufta drejt lartësive mjafton për të mbushur zemrën e njeriut. Dikush duhet ta
imagjinojë Sizifin të lumtur.
 Për të qenë të lumtur, nuk duhet të shqetësohemi shumë për të tjerët.
 Mjerisht, pas një moshe të caktuar çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij.
 Çdo akt rebelimi shpreh një nostalgji për pafajësinë dhe një thirrje për thelbin e
qenies.
 Bujaria e vërtetë ndaj së ardhmes qëndron në dhënien e gjithçkaje për të tashmen.
 Një intelektual është dikush, mendja e të cilit shikon veten.
 Mendja moderne është në rrëmujë të plotë. Njohuria është shtrirë deri në pikën ku
as bota dhe as inteligjenca jonë nuk mund të gjejnë ndonjë këmbë. Është fakt që ne
po vuajmë nga nihilizmi.
 Ai që dëshpërohet nga gjendja njerëzore është frikacak, por ai që ka shpresë për të
është budalla.
 Ka vetëm një problem vërtet serioz filozofik dhe ai është vetëvrasja.
 Nuk ka dashuri për jetën pa dëshpërim për jetën.
 Nuk më pëlqejnë pikturat e tua, por piktura jote.
 E vërteta e Albert Camus është misterioze, e pakapshme, gjithmonë për t'u
pushtuar. Liria është e rrezikshme, sa e vështirë të jetosh me të, aq edhe
emocionuese. Ne duhet të marshojmë drejt këtyre dy qëllimeve, me dhimbje, por
me vendosmëri, të sigurt paraprakisht për dështimet tona në një rrugë kaq të gjatë.
 Absurdi është koncepti thelbësor dhe e vërteta e parë.
 Ditën kur nuk do të jem më shumë se një shkrimtar, do të pushoj së qeni shkrimtar.
 Asnjë shkak nuk justifikon vdekjen e njerëzve të pafajshëm.
 Unë do të preferoja ta jetoja jetën time sikur ka një Zot dhe të vdisja për të zbuluar
se nuk ka, sesa të jetoj sikur nuk ka dhe të vdisja për të zbuluar se ekziston.
 Në thellësi të dimrit më në fund mësova se brenda meje ishte një verë e
pathyeshme.
 Askush nuk e kupton se disa njerëz shpenzojnë energji të jashtëzakonshme thjesht
për të qenë normalë
 Ju nuk mund të krijoni përvojë. Ju duhet t'i nënshtroheni.
 Vjeshta është një pranverë e dytë kur çdo gjethe është një lule.
 Pa punë, e gjithë jeta bëhet e kalbur. Por kur puna është pa shpirt, jeta mbyt dhe
vdes.
 Njeriu është e vetmja krijesë që refuzon të jetë ai që është.
 Të gjitha veprat e mëdha dhe të gjitha mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak.
Veprat e mëdha shpesh lindin në një cep rruge ose në derën rrotulluese të një
restoranti.
 Perënditë e kishin dënuar Sizifin që të rrotullonte pandërprerë një shkëmb në majë
të një mali, nga ku guri do të rrëzohej nga pesha e tij. Ata kishin menduar me disa
arsye se nuk ka dënim më të tmerrshëm se puna e kotë dhe e pashpresë.
 Por çfarë është lumturia përveç harmonisë së thjeshtë mes një njeriu dhe jetës që ai
bën?
“Ka vetëm një problem vërtet serioz filozofik dhe ai është vetëvrasja”.

Ne esene Miti i Sizifit, Albert Kamy trajton edhe ceshtjen e vetevrasjes. Ai e konsideron ate
si problemin me madh te filozfise.Megjithate ndonse ne liber ai flet per vetevrasjen si
dukuri dhe arsye se perse mund ta shtyje nje individ te vras veten, ai fokusohet e shume
ne jeta sesa vdekja. Ai arrin në përfundimin se vetëvrasja është pak e dobishme për ne,
pasi nuk mund të ketë më shumë kuptim në vdekje sesa në jetë, dhe kthehet në pyetjet se
çfarë e bën jetën të vlejë.Vetevrasja eshte nje problem per ata qe jetojne sepse ne vdekje
vetvrasja eshte thjesht vetrasje, nuk eshte as mekat, as gabim, as dobesi.
Vdekja lidhet ngushte me kuptimin e jetes, por filozofia absurde nuk te jep nje pergjigje
te sakte apo nje menyre se si ta gjesh kuptimin sepse vete kjo filozofi e mohon kuptimin e
jetes.Megjithate kjo pakuptimesi shihet si dicka e mire ne kete filozofi sepse fillon te jetosh
nje jete te gjalle.
Kamy arsyeton se nuk ka nje lumturi te mirefillte dhe se eshte thjehst nje fragment nga
momente te ndryshme ne jete. Megjithate ai na keshillon te shohim te bukuren dhe te
mundohemi te gjejme lumturine ne gjerat e vogla. Ne punen e tij ai lavderonte grate ,
djellin, plazhin puthjet, kercimin,ushqimin e mire.Vetem se jete eshte e pakuptimte nuk do
te thote se nuk mund te jete e kendshme.
Kamy na thotë se përgjigja është të përqafojmë pakuptimësinë. Personi që mund ta dijë
vërtet se jeta është absurde dhe ta kalojë atë me një buzëqeshje është një Hero Absurd.
Kamy ishte një shembull i jetës reale dhe ai vuri re shembujt letrarë të Don Zhuanit dhe
Sizifit që ne të shikonim. "Ne duhet ta imagjinojmë Sizifin të lumtur", na thotë ai, sepse
heroi absurd është në gjendje të bëjë një jetë aq të pakuptimtë sa të rrokulliset përjetësisht
një gur në një kodër dhe të gjejë gjithsesi kënaqësi në të.

Ai gjithashtu na inkurajon të refuzojmë idenë e një jete të përtejme, sepse jo vetëm që nuk
ka gjasa, por edhe sepse një përpjekje për të jetuar në mënyrë të tillë që të të sigurojë të
hysh në jetën tjetër, e ul këtë. Përpjekja për të justifikuar këtë jetë duke treguar tjetrën
është vetëm një mënyrë tjetër për të mohuar pakuptimësinë e jetës, pavarësisht se si e
shprehni atë.

Pra, çfarë duhet të bëj sot?


Kamy rekomandon që: të dilni jashtë, të shijoni rrezet e diellit, të bëni një shëtitje në plazh,
të luani futboll, të hani drekë në një kafene me një mik, të refuzoni të dëshpëroheni dhe të
përqafoni pakuptimësinë e ekzistencës duke zgjedhur të vazhdoni me ate që ju pëlqen të
bëni pavarësisht mungesës së kuptimit të veprimeve tuaja.
Projekt
Tema:Trajto nje liber filozofik

Lenda:Filozofi

Punoi :Dea Cenkaj

Pranoi :Mesuesja e lendes

You might also like