You are on page 1of 20

SHQIPËRIA,

VEND
TURISTIK
LËNDA: TIK
PUNOI: DEA CENKAJ
PRANOI: PROFESORI
I LËNDËS
Rezultatet e pritshme:

Përcaktoj vendodhjen e Sjell një paraqitje të


Njoh lexuesin me vendet informacionit sa më
te cilat kemi përzgjedhur vendeve
estetike e tërheqëse
të paraqesim

Përshkruaj vendet e Ngjall kureshtje e dëshirë


Shtoj foto të vendit që
përzgjedhura me saktësi e për të vizituar këto vende
lexuesi të krijojë një pamje
qartësi por jo ta nga lexuesit
sa më të qartë të vendit
mbingarkojmë me detaje të
cilat mund tju shuajne
kureshtjen lexuesve
Shqipëria
Shqipëria është një shtet i vogël por është i pasur me bukuri
natyrore e vende te mrekullueshme.
Edhe pse një shtet jo shumë i njohur, Shqipëria vizitohet nga
shumë turistë të cilët janë të mahnitur nga bukuritë dhe
vendet e vecanta që vendi ynë u ofron.
Duke filluar nga Veriu e mbaruar në Jug, cdo qytet qoftë ai I
vogël apo I madh ruan brenda tij një vend e pamje të cilën
nuk duhet ta humbasim. Më posht do të paraqes disa nga
shumë vendet që duhet ti vizitoni…
Pse Shqipërinë?
Shqipëria është një tokë e mbushur plot surpriza dhe e aftë për të
mahnitur edhe turistin më skeptik. E gjendur mes maleve dhe detit,
Shqipëria është një vend ku mund të ngelesh pa mend nga kultura
dhe nga panoramat e saj natyrore. Peisazhe shumëngjyrëshe,
liqene, male të larta, lumenj, lugina, dete. Kjo është panorama që
ofron Shqipëria për çdo turist të huaj që dëshiron të eksplorojë një
vend të panjohur më parë. Bukuritë e rralla natyrore vinë të
gërshetuara me trashëgiminë kulturore dhe atë historike të
trashëguar nga paraardhësit tanë. Të gjitha këto shoqërohen nga
tradita mikpritëse e shqiptarëve, një vlerë kjo e njohur brez pas
brezi.
Vende turistike në shqipëri që nuk duhet të
harroni ti vizitoni:
01. Gryka e Valbonës 02. Gjiri I Gramës në Dhërmi
Lugina e Valbonës shtrihet
në qendër të Alpeve Gjiri i Gramës në Gadishulli
Shqiptare, në Rrethin e i Karaburunit ndodhet në
Tropojës. rreze të shpati perëndimor

03. Kullat e Thethit 04. Liqeni I Pogradecit


Kulla e Ngujimit është Ndodhet në qytetin e
ndërtuar në Theth, Pogradecit
Dukagjin
Vende turistike në shqipëri që nuk duhet të
harroni ti vizitoni:
05. Gadishulli I Kraburunit 06. Ujëvara e Grunasit
Gadishulli i Karaburunit
Ujëvara e Grunasit ndodhet
është një gadishull i Detit
në shpatin perëndimor të
Mesdhe që ndodhet në
luginës së Thethit në Alpet
Evropën Jugore dhe
Shqiptare.
Juglindore.
07. Apolonia 08. Syri I Kalter
Syri i Kaltër është një burim
Apolonia është një qytet
uji, dukuri natyrore që ndodhet
antik në Shqipëri; në
në fshatin Muzinë të Rrethit e
pellgun e Adriatikut
Delvinës,
Vende turistike në shqipëri që nuk duhet të
harroni ti vizitoni:
09. Qyteti historik I Krujës 10. Shpella e Piratëve
Kruja është një qytet dhe Shpella e Piratëve,ndodhet
bashki në Shqipërinë qendër- në bregdetin e Himarës
veriore, mes malit të Sari
Salltikut dhe lumit Ishëm

11.Pika turistike e Dardhës


20 kilometra në juglindje të
Korçës
Gryka e Valbonës
Në veri të vendit nuk duhet lënë pa
vizituar Lugina e Valbonës në Tropojë.
Në bujtinat e Valbonës, ndërtesa
kryesisht dykatëshe të stilit tradicional
me çati të pjerrëta e në të rrallë edhe me
tjegulla, vizitorët gjejnë ushqim
tradicional, shtrojë e mbulojë, si dhe zjarr
për t’u ngrohur. Rruga deri në Valbonë
është një mrekulli më vete. Lundrimi me
tragetin Fierzë-Koman paraqet një
atraksion të vërtetë turistik për këdo që
viziton Tropojën.
Gjiri I Gramës në
Dhërmi
Gjiri i Gramës në Gadishulli i Karaburuni I
njohur si Gjiri i Grammatas , ndodhet ne rreze te
shpatit perëndimor, shumë të thiktë të tij në
Orikumin e afërt. Gjiri i Grames ka shërbyer si një
vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi
përgjatë këtij bregdeti të rrezikshëm në vështirësitë
e motit. Ky gji ka shërbyer fillimisht si zonë e
shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të medha,
gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet.
Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me
mbishkrimet e gdhendura që në antikitet,
mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në
gjirin e Gramës, aty numërohen me shumë se 1500
mbishkrime.
Kulla e Thethit
Kulla e Ngujimit ndërtuar në Theth, Dukagjin është
tipike e kësaj zone. Një fortesë e ndërtuar në fund të
fshatit dhe që përdorej nga i gjithë fshati për
ngujimin nga gjaksi. Ishte banesa e atyre familjeve
që për arsye gjakmarrje detyroheshin të mbylleshin
aty (gjithë meshkujt mbi moshën 14 vjeç). Vetëm
gratë e shtëpisë ishin të lira të dilnin e të punonin
pak tokë para kullës. Sot kulla është e vizitueshme
dhe ndodhet në një zonë me vlera të medha
turistike. Gjendet në jug të fshatit Theth dhe shumë
pranë të lumit të Shalës. Për shkak të rrugëve të
këqia e të pa depërtueshme në dimër, ajo kyhehet
në objekt vizitash e kurioziteti vetëm në stinën e
verës.
Liqeni I Pogradecit
Korani, mjelmat dhe lulet….e pastaj vargjet
lasgushiane! Mjafton të përmendësh këto fjalë
kyce dhe kuptohet se fjala është për një nga
mrekullitë e natyrës në vendin tonë, liqeni I
Ohrit, syri shpirti dhe jeta e Pogradecit. Liqeni
i Ohrit është tepër i famshëm në Europë dhe
Botë për nga vjetërsia, thellësia dhe specien e
rrallë, peshkun koran që rritet në ujrat ngjyrë
smeraldi. Mosha e tij llogaritet të jetë 2 deri më
5 milion vjet. Liqeni u krijua nga një shembje e
tokës.
Gadishulli I Karaburunit
Gadishulli i Karaburunit është ajo pjesë e
bregdetit vlonjat, ku turizmi mund të gjejë
terrenin më të përshtatshëm për t’u zhvilluar.
25 km larg qytetit të Vlorës, në rrugë tokësore,
Gadishulli i Karaburunit ofron surpriza në çdo
stinë për këdo që e viziton atë. Agjenci
turistike aplikojnë jo vetëm udhëtime përgjatë
këtij masivi, por edhe pushime njëditore, në
plazhet që ndodhen aty. Udhëtime të tilla
organizohen kryesisht gjatë stinës së verës,
ndërsa synohet që ato të shtrihen gjatë gjithë
vitit.
Ujëvara e Grunasit ,
Theth
Një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet
Shqiptare është dhe ujëvara e Grunasit e cila është
shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti.
Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi
30 metër të larte së bashku me cirqet përreth dhe
Mullirin e Blojës, formojne një nga më interesante
për t’u vizituar nga çdo turivendetst që viziton
Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të
veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një
shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që
mund të vizitojnë burimin është një mrekulli e
veçantë që nuk gjendet në asnjë ujvarë të Europës.
Apolonia, “Qyteti I
Diellit”
Dikur këtu niste një nga rrugët më të rëndësishme që lidhte
Perëndimin me Lindjen, apo Romën me Kostandinopolisin.
Apolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në
pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera,
me të njëjtin emër, të kohës antike. Apollonia është një nga
qëndrat më të mëdha arkeologjike të Shqipërisë. Dëshmitë e
shkruara dëshmojnë se qyteti antik Ilir është ndërtuar në vitet e
para të shekullit të VI-te p.k viti 588 nga kolonistë të ardhur nga
Korinthi dhe Korkyra, pas themelimit të Epidamit – Dyrrahut. Më
parë në këtë zonë ishte një vendbanim Ilir, me ardhjen e kolonive
qyteti mori emrin Apolloni për nder të të perëndisë Apollon.
Pozicioni gjeografik i qytetit ka luajtur një rol të rëndësishëm,
kështu Apollonia ishte ngritur jo shumë larg detit, komunikonte
nëpërmjet lumit Vjosa (Aoos) në një zonë mjaft të pasur të Ilirisë
së jugut të banuar nga fiset ilirë të Taulantëve
Syri I kaltër
Nga thellësia e tunelit, përmes të cilit uji del në
sipërfaqe, burimi merr ngjyrën blu, që i ngjan bebes së
syrit. Po sa fillon rrjedhën, ngjyra fillon e çelet drejt së
kaltrës. Bimësia që rrethon Syrin në pjesën e lartme të
tij i ngjan më shumë qerpikëve, ndaj me të drejtë është
quajtur “Syri i Kaltër”. Ai është burimi më i madh dhe
më interesant ndër 18 burimet që shpërthejnë rrëzë
malit të Gjerë. Sot gëzon statusin e monumentit të
natyrës. Thellësia e tij është tepër e madhe, arrin deri
në 45 metra. Ai ndodhet përballë fshatit Krongj, 45
metra nën nivelin e luginës së Drinos. Syri i Kaltër
është burim me ujëra të freskëta dhe të ëmbla i
rrethuar me bimësi të dendur dhe me gjelbërim të
përhershëm.
Kruja
Kruja është një nga qytetet më me histori nga
të gjitha ato shqiptare. Ajo karakterizohet jo
vetëm për gjeografinë e veçantë, kalanë
mbresëlënëse por dhe shumë tradita të
përcjella brez pas brezi. Historia që u thurr në
qytetin e lashtë na bën të ndihemi krenar sa
herë që e vizitojmë. Duke mos harruar betejat
e Skënderbeut, folklorin e shumë tradita
krutane. Kruja njihet ndryshe edhe si “qyteti i
bardhë” dhe ka një lartësi gjeografike prej mbi
600 metrash mbi nivelin e detit dhe kur koha
është e kthjellët e pa re prej maleve të këtij
qyteti mund të shihet bregdeti Adriatik i
Durrësit.
Shpella e pirateve
Shpella ujore ka një thellës prej 40 metrash, dhe
nëpër muret e lagështa vihen re shenja bloze
dhe gjurmë zjarresh. Ky objekt natyror, sipas
gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe
detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj.
Për eksploruesit e natyrës, në Gadishullin e
Karaburunit, ndodhet Shpella e Haxhi Alisë,
detarit të njohur të Mesjetës së Vonë, i cili
kishte ngritur në këtë shpellë portin për flotën e
tij. Ndodhet në Karaburun, midis kepave të
Gjuhëzës dhe Golovecit.
Dardha
20 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi
gjeografike impresionuese mbi 1300m, që vetvetiu e
çon përfytyrimin te dimri i gjatë me borë, te pranverat
e ndezura nga blerimi, te verat e puhizave që vijnë nga
pyjet, te vjeshta me palete piktorike prej ylberi,
ndodhet ky margaritar. Shtëpitë prej guri me çati me
rasa janë tipari dallues i fshatit. Dhe shtëpitë shpesh
janë vila dykatëshe të ndërtuara më së miri me
kopshte të mrekullueshme të mbushura me lule.
Tradita e ndërtimit me gur është respektuar në
maksimum në këtë fshat. Dardha ofron mundësi për
ecje në mal, ndonëse aktualisht njihet veçanërisht për
turizmin malor dimëror. Është një nga të paktat vende
në Shqipëri ku kanë mbetur pyje të larta.
Shpresoj që pas këtij
prezantimi dhe pas njohjes me
këto vende të mrekullueshme ,
Shqipëria te jetë destinacioni
juaj I ardhshëm.
Bibliografia
Informacionet rreth vendeve janë marrë nga një gazetë : botasot.info
Fotot dhe gif-tet janë marrë nga google images.

You might also like