You are on page 1of 1

Loja me dy zare (versioni i parë, shembull i zgjidhur)

Një lojtar hedh dy zare. Secili zar ka 6 faqe me numra nga 1 deri në 6. Pasi hidhen zaret
llogaritet shuma e tyre. Nqs shuma është 7 ose 11 në hedhjen e parë lojtari fiton, nqs shuma
është 2, 3 ose 12 lojtari humb. Nqs se kjo shumë është 4, 5, 6, 8, 9 ose 10 në hedhjen e parë,
shuma e pikëve bëhet “synim” i pikëve që duhet të kapë lojtari me hedhjet e tjera. Nqs lojtari në
hedhjen e 2, 3, …, kap këtë total (“synim”) ai fiton, në momentin që ai hedh 7 ai humbet, gjithnjë
pas hedhjes së parë.

Shikoni zgjidhjen në skedari Loja2Zare.html

Ndërtoni një faqe web-i ku të simulohet loja e mëposhtëme me dy zare.

Loja me dy zare (versioni i dytë)

Një lojtar hedh dy zare. Secili zar ka 6 faqe me numra nga 1 deri në 6. Pasi hidhen zaret
shikohen rezultatet: nqs zari i parë bie 1 dhe zari i dytë bie 1, pra (1,1) ose nqs zari i parë bie 2
dhe zari i dytë bie 1, pra (2, 1), ose (1, 2) ose (2, 2) ose (4, 4) atëhere lojtari humb. Nqs pasi
hidhen zaret rezultati është (3, 3) ose (5, 5) ose (5, 6) ose (6, 5) ose (6, 6) atëhere lojtari fiton.
Nqs rezultati i hedhjes është një rezultat tjetër nga rezultatet e mësipërme atëhere lojtari përsërit
hedhjen e dy zareve derisa të bjerë një rezultat humbës ose fitues. Ndërtoni një tabelë ku të
shënohet frekuenca sa herë ka fituar dhe sa herë ka humbur lojtari.

You might also like