You are on page 1of 1

Thjesht një lule

E di që je konfuz. Edhe unë jam. Kohet e fundit nuk e dimë se cfarë po


bëjmë dhe kjo sepse nuk mendojmë por thjesht veprojmë. Nuk marrim nje
hap pas dhe të procesojmë veprimet, cdo gjë është kaq intensive këto ditë…
e si të mundemi?! Takime në momentin e fundit, një mijë fotografi në
sekonde, duhet të pëlqesh dicka ne këtë moment, të zgjedhesh degën që do
menjëherë, të dish se si ndihesh për cdo gjë, nuk mund të jesh e pasigurt,
konfuze, apo te ndryshosh mendjen në momentin e fundit…Nuk ka kohë
për të kuptuar kush jemi dhe se cfarë duam, duhet ta dish tani!
Keni parë ndonjëherë nje lule te rritet? Sigurisht që jo sepse do te duheshin
javë, muaj madje edhe vite per të parë shnd rrimin e saj, por në qoftë se do
ta shihnit do tju ndryshonte. Do tju bënte të mendoheshit dhe të kuptonit se
gjërat e bukura dhe te vërteta duan kohë…Kohë për të kuptuar se cfarë
duam, kohë për të gabuar , kohë për të realizuar kush jemi , kohë për të
pranuar dhe për të ndryshuar.
Gjithë ky presion I të qënurit ajo cfarë duam dhe ajo cfarë duhet të jemi na
ka bërë të humbasim kuptimin dhe esencen e kohës, na ka bërë të harrojmë
të jetojmë e sidomos në moshën tonë, ne moshën kur na duhet të marrim
hapa dhe vendime qe do te kenë peshë në të ardhmen tonë, në moshën kur
na është ngarkuar në supe më shumë sec mund te përballojmë, në moshën
kur urrejmë veten dhe fillojmë ta duam atë, në moshën kur duhet t’iu
shpjegojmë të tjerve cfarë jemi kur as ne vete nuk e dimë.
Duhet te bejmë një hap pas…të mendojmë dhe të përpiqemi të kuptojmë
veten përpara se të na duhet tu shpjegojmë të tjerve, te gjejmë balancën
midis jetes dhe kohes, sepse ajo cfarë e bën rritjen e lules aq të vecantë nuk
është ngjyra e petaleve apo forma e saj, por koha që ju desh kësaj luleje të
rritej.
Dea Cenkaj

You might also like