You are on page 1of 1

Pluviophile - dikush që është I dashuruar pas shiut

Gjithmonë më pyesin se përse e dua kaq shumë shiun. Përse gjej


komfort në lagështinë e arjit dhe se përse një dukuri kaq e zymtë
arrin të me bëjë të ndihem kaq mirë dhe kaq të lumtur. As vetë nuk e
shpjegoja dot ne fillim, kur të gjithë prisnin diellin të dilte dhe të
shndrriste , unë shpresoja qe pikëza te ftohta uji të zbrisnin lart nga
qielli. Mendoja se si vrazhdësia e qiellit dhe rrugët e lagura e aq te
ftohta ,cuditërisht më bënin të ndjeja një ngrohtësi që as në ditët më
të nxehta të korrikut nuk e ndjeja.
Por tani besoj se e kuptoj përse. Më ka pelqyer gjithmonë shiu pasi
tregon që edhe natyra ka nevojë te qajë ndonjëherë, me ka pëlqyer
sepse ishte ai moment , nën pikat e shiut e trupit të qullur qe
ndihesha me pranë se kurrë me natyrën. Ndonjëherë më duket se
njeriu është I ngjashëm me natyrën më shumë sec dëshiron ta
pranojë… Shiu bie nga qielli sepse retë nuk mund ta përballojnë më
peshën, e lotët rrezohen sepse zemra nuk mund ta përballoj më
dhimbjen.
Në qoftë se je mjaftueshëm I vëmendshëm do të arrisht të dëgjosh
sekretet që rrëfejnë pikat e shiut; lajmërimin se cdo gjë do të
rregullohet dhe se dhimbja e trishtimi që ndjejmë është pjesë e te
jetuarit. Nuk ka vit pa shi e stuhi ,ashtu si nuk ka edhe jetë pa
dhimbje e mërzitje. Është shiu ai që I bën lulet të rriten dhe jetën të
gjallërojë, është ai qe sjell ylberin shumëngjyrësh.
Shume e urrejnë shiun ,por ai e bën ditën më të paqte, na
shpërqëndron nga zërat brenda kokës, dhe na ben te ndihemi më
pak vetëm… e cfarë mund të them tjetër? Jam thjesht nje
pluviophile.
Dea Cenkaj

You might also like