You are on page 1of 4

PROJEKT

FAMILJA SHQIPTARE DIKUR DHE SOT

Lenda: Histori
Klasa: V
Shkolla: Lidhja e Prizrenit
Familja shqiptare historikisht kryesisht ishte patriarkale /mashkullore/ dhe mbëshetej
në këto tri parime themelore traditore dhe kanunore:
–          anëtarët e saj jetonin nën një kulm dhe kishin  zotin dhe zonjën e shtëpisë;
–          si qëllim jete kishin shtimin e antarëve të shtëpisë dhe të familjes nëpërmjet
martesës, lindjes së fëmijëve;
–          zhvillimi i tyre trupor dhe mendimor ishte pika e tretë e këtij synimi.
Familja patriarkale është bashkësi e gjerë njerëzish, e jo si ajo nuklearja apo
bërthamorja, me marrëdhënie ndërpersonale burrë-grua-fëmijë, një lloj “kolektivizmi”
burimor, ku personi “shkrihet” në logjikën e familjes, pa pasur mundësi për krijimin e
personalitetit bazor dhe të identitetit personal.

Kështu doemos krijohet mentaliteti turmor, grumbullor, masiv, dhe si parim bazë ka


traditën: si të tjerët, si të parët e mi, si të gjithë!

Në shtëpitë aristokrate
 
      Në shtëpitë aristokrate të asaj kohe, kur martohej, vajza merrte dhe një shërbëtore me vete që në ditën
e parë kur shkonte tek burri. Atë e mbante pranë vetes dhe vetëm me anë të saj komunikonte për çdo gjë
që i nevoitej në ato dy ditë që ishte nuse. Këtë shërbëtore e mbante gjithmonë me vete në shtëpinë e burrit
dhe e urdhëronte për punët e veta. Në qoftë se shërbëtorja ishte vajzë, ajo do ta martonte, duke i bërë pajë
e stoli. Në qoftë se ishte grua pa bir e pa bijë, ajo do ta mbante atë deri në fund të jetës, duke e quajtur si
nënën e saj. Të gjitha vajzat që merreshin me vete si shërbëtore në dyert e pasanikëve, martoheshin nga
ata, duke u dhënë të drejtën e pajës  dhe të dasmës.
       Vajzat aristokrate të bejlerëve që martoheshin në ato kohë, në të shumtën e herëve familja u jepte pas
dhe një grua që ishte familjare dhe e martuar, e cila rrinte 10 ditë me vajzën e martuar, duke i shërbyer
asaj. Kjo grua quhej "engje" dhe, pas 10 ditësh, ajo ikte nga shtëpia e dhëndrrit. Ai i jepte asaj para,
dhurata dhe veshmbathje të mjaftueshme. Më pas ajo shkonte në shtëpinë e nuses dhe tregonte të gjitha
dhuratat që dhëndrri i asaj shtëpie i kishte bërë. Pasi rrinte një natë në atë shtëpi, ku shtrohej një darkë për
nder të saj, engjesë i jepnin dhe dhurata në lekë për shërbimin që kishte bërë. Më tej, kjo grua do të quhej
gjithmonë si "engje  e X familjeje".   

You might also like