You are on page 1of 7

USHTRIME

Fakulteti Filozofik
Departamenti: Shkencat Politike
Niveli i studimeve: Bachelor (BA)
Lënda: Mikroekonomia
Profesor.dr. Sejdi Rexhepi
Asistente e lëndës: MSc. Mjellma Kadriu
Email kontaktues: mjellma.kadriu@uni-pr.edu
Data:
Kapitulli 3
Elasticiteti i Kërkesës dhe Ofertës
1.Pse është e rëndësishme për firmat dhe qeverinë njohja e konceptit të elasticitetit?

2. Çka paraqet fjalia në vazhdim:


a) Shkalla e reagimit të subjekteve ekonomike (prodhuesit dhe konsumatorëve) ndaj ndryshimit
të kushteve ekonomike të tregut (ndryshimit të çmimit të së mirës, të ardhurat e konsumatorit,
çmimi i një të mire plotësuese dhe zëvendësuese, kostos së prodhimit, etj).

3. Përcaktoni nëse fjalia në vazhdim paraqet kërkesë elastike apo joelastike (Shkruani në vijën e
zbrazët!)
a) Nëse konsumatorët janë të ndjeshëm ndaj ndryshimit të çmimit të produktit, kërkesa është
______________
b) Nëse konsumatorët janë të pandjeshëm ndaj ndryshimit të çmimit të produktit, kërkesa është

1
______________
4. Shpjegoni grafikët në vazhdim:

a) Nëse çmimi rritet nga 1 në 1,25 lekë, çka do të ndodh me sasinë e kërkuar.
b) Nëse çmimi rritet nga 1 në 1,25 lekë, çka do të ndodh me sasinë e kërkuar.
c) Pse për të njejtin ndryshim të çmimit, shkalla e reagushmërisë së konsumatorit është e
ndryshme.
d) Si matet elasticiteti nga ekonomistët?
e) Llogarit sa është % e ndryshimit të sasisë së kërkuar në Figurën 3.1b
f) Llogarit sa është % e ndryshimit në çmim.
g) Llogarit elasticitetin për kurbën e kërkesës.

5. Elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin çfarë shenje ka? Me çfarë vlere operojnë ekonomistët
në llogaritjen e elasticitetit?

6. Në qoftë se koeficienti është më i madh se 1 (në vlerë absolute), atëhere kërkesa është
_____________ dhe në qoftë se është më i vogël se 1, kërkesa është ______________.

7. Në Figurën 3.1a, ed =0,23, a është kërkesa elastike apo jo elastike?

8. Në Figurën 3.1b, e=1,6, a është kërkesa elastike apo jo elastike?

9. Në qoftë se përqindja e ndryshimit në sasi është e njejtë me përqindjen e ndryshimit në çmim,


pra koeficienti i elasticitetit është e barabartë me 1. Me çfarë elasticiteti është kërkesa ?

2
10. Shpjegoni grafikun në vazhdim:

a) Çfarë kurbe kërkese është paraqitur?


b) Cili është dallimi midis pjesës së lartme në krahasim me pjesën e poshtme?
c) Shpjegoni pikën a dhe b (të ndryshimit në sasi).
d) Shpjegoni pikën d dhe e (të ndryshimit në sasi).
e) Shpjegoni pikën a dhe b (të ndryshimit në çmim).
f) Shpjegoni pikën d dhe e (të ndryshimit në çmim).
e) Për lëvizjen nga pika a në b, sa është koeficienti i elasticitetit?

11. Përcaktoni nëse fjalia në vazhdim është e saktë:


a) Pjerrësia përfaqëson koeficientin e ndryshimit absolut në sasi dhe në çmim midis dy pikave
të kurbës lineare dhe është konstante përgjatë gjithë kurbës, elasticiteti përfaqëson koeficientin e
ndryshimit në përqindje të sasisë në lidhje me ndryshimin në përqindje të çmimit, dhe është i
ndryshëm në pika të ndryshme të kurbës.

12. Përveç rastit të zakonshëm të kurbës së kërkesës me pjerrësi negative, egzistojnë edhe dy
raste ekstreme (Kërkesa plotësisht elastike dhe plotësisht joelastike).
Shpjegoni grafikët në vazhdim:

3
a) Çka paraqet ky grafik?
b) Çka ndodh në qoftë se çmimi rritet pak mbi nivelin 10 lekë.

c) Çka paraqet ky grafik?


d) A ndryshon sasia e kërkuar me ndryshimin e çmimit ?

13. Përcaktoni nëse fjalia në vazhdim është e saktë:


a) Koncepti i elasticitetit të kërkesës lidhur me çmimin u tregon prodhuesve se çka do të ndodh
me të ardhurat e tyre totale, nëse ndryshojnë çmimet e shitjes së produkteve.
(Të ardhurat totale= produktin e sasisë me çmimin (Q*P)).

14. Është e nevojshme të njihen disa faktorë që ndikojnë në elasticitetin e çmimit të kërkesës,
prej nga mund të arrihet në përfundim nëse kërkesa është elastike apo joelastike. Përcaktoni
faktorët në vazhdim në bazë të fjalisë (Shkruani anash!)
a) Numri dhe afërsia e zëvendësuesve varet edhe nga fakti se si i përcaktojmë të mirat. Kur
përcaktimi është më i përgjithshëm, zëvendësuesit do të jenë më të pakët dhe kërkesa do të jetë
më pak elastike. P.sh, kërkesa për ushqime do të jetë më pak elastike se kërkesa për mish.
Gjithashtu kërkesa për mish do të jetë më pak elastike sesa kërkesa për mish viçi.
Ky dallim në përcaktimin e të mirës është i rëndësishëm sidomos për shitësit. Kur një firmë
prodhon një produkt që është një e mirë zëvendësuese për produktet e konkurrentëve të saj,
kërkesa për produktin e saj është gjithmonë më shumë elastike se sa kërkesa e tregut për të gjitha
këto produkte.
b) Zakonisht konsumatorët kanë një shkallë më të lartë reagueshmërie ndaj ndryshimit të çmimit
nëse mund të zgjedhin midis disa alternativave. Kur për një të mirë egzistojnë të mira
zëvendësuese, konsumatorët mund të sigurojnë të njejtën kënaqësi të përafërt nga çdonjëra prej
tyre, prandaj do të ketë një reagim të madh në qoftë se çmimi i ndonjërës prej tyre ndryshon. Pra,
kërkesa bëhet më elastike kur të mirat kanë zëvendësues të afërt. P.sh, në qoftë se rritet shumë

4
çmimi i transportit automobilistik, do të rritet kërkesa për transport hekurodhor, duke pakësuar
kërkesën për transport automobilistik.
Për të mirat që nuk kanë zëvendësues të afërt, kërkesa është joelastike. Në këtë rast, ndryshimi i
çmimit ndikon pak në sasinë e kërkuar. Për shkak të mungesës së alternativave, konsumatori
është i detyruar të vazhdojë të konsumojë të njejtën të mirë, edhe kur çmimi i saj rritet.
c) Periudha e kohës gjatë së cilës konsumatorët shfaqin kërkesën për të mira të ndryshme,
kushtëzon mundësi të ndryshme zgjedhjeje nga ana e tyre. Është e natyrshme që në një periudhë
të shkurtër kohe, mundësitë alternative për të reaguar ndaj ndryshimit të çmimit të një të mire
janë më të pakta në krahasim me situatën kur koha në dispozicion e konsumatorit për të marr një
vendim është më e gjatë. Për periudha të shkurtra kohe kërkesa ka tendencë të jetë joelastike
ndërsa kur periudha e kohës është e gjatë, ajo pritet të jetë elastike. P.sh, supozoni se jeni duke
udhëtuar nga një qytet në një qytet tjetër në një ditë të nxehtë vere dhe keni etje më të madhe.
Gjatë rrugës ndodhet vetëm një dyqan, që ka vetëm një lloj pije freskuese me çmim të lartë. Në
kushtet kur nuk mund ta shtyni në kohë realizimin e kërkesës, do të pranoni të paguani për të
shuar etjen. Pra, kërkesa juaj në këtë moment është joelastike sepse keni etje dhe shtyrje saj në
kohë derisa të arrini në qytetin tjetër nuk është një zëvendësues i mirë në krahasim me zgjedhjen
e bërë në moment. Në të kundërtën, në qoftë se kërkesa mund të shtyhej në kohë deri sa të arrinit
në qytetin tjetër, mundësitë alternative për të shuar etjen do të shtoheshin, pra kërkesa do të ishte
më elastike.
d) Elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin varet nga fakti nëse të mirat konsiderohen nga
konsumatori si të mira të domosdoshme apo të mira luksi. Në të mirat e domosdoshme bëjnë
pjesë jo vetëm të mirat kryesore për ekzistencë fizike (ushqimi, kujdesi mjekësor, etj), por edhe
të mirat që përfshihen në minimumin e kërkesave për një standard të pranueshëm jetese.
Kërkesa për të mirat e domosdoshme do të jetë joelastike, kurse për të mirat e luksit do të jetë
elastike. Megjithatë kjo ndarje është relative dhe nuk duhet përdorur si kriter i vetëm për të
gjykuar elasticitetin. P.sh, kërkesa për vendet më të mira në një koncert apo në një ndeshje
futbolli është joelastike megjithëse ndjekja e ndeshjes së futbollit nuk përfshihen në të mirat e
domosdoshme. Gjithashtu, shumë të mira të domosdoshme kanë një numër relativisht të madh
zëvendësuesish të afërt dhe për rrjedhojë kanë kërkesë elastike.
Njohja e konceptit të elasticitetit dhe faktorëve përcaktues të tij, ndihmon qeverinë në marrjen e
vendimeve të sakta, në përputhje me objektivat ekonomike që ka. P.sh, supozojmë se qeveria
synon të rrisë të ardhurat nga taksat që do të vendosë ndaj dy produkteve, duhanit dhe verës.
Kërkesa për duhan, përderisa nuk ka zëvendësues të afërt të tij, mund të gjykohet joelastike. Një
taksë ndaj duhanit do të priret të rrisë të ardhurat për qeverinë. Duhanxhinjët do të paguajnë
çmim më të lartë për të njejtën sasi të kërkuar. Vera, nga ana tjetër, ka më shumë zëvendësues të
afërt dhe vendosja e një takse ndaj saj mund të bëjë që shumë konsumatorë ta zëvendësojnë atë
me pije tjera. Pra, kërkesa për verë është elastike. Vendosja e një takse ndaj verës mund të ulë
sasinë e kërkuar dhe efekti mbi të ardhurat e qeverisë mund të jetë negative.
e) Kur të ardhurat e konsumatorit nuk ndryshojnë, rritja e çmimit të produktit ul të ardhurat reale
të tij, pra e detyron konsumatorin të zvogëlojë sasinë e kërkuar. Dallojmë dy prirje. Kur produkti

5
ka një çmim që përfaqëson një peshë të madhe specifike në të ardhurat e konsumatorit, prirja
është që kërkesa për të të jetë më elastike dhe në kundërtën, kërkesa pritet të jetë joelastike kur
çmimi i produktit përfaqëson një peshë të vogël specifike në të ardhurat e konsumatorit.

15. Me çfarë lloji të elasticitetit kemi të bëjmë:


a) Një ndër faktorët përcaktues të kërkesës është e ardhura e blerësve të mundshëm. Në trajtimin
e ndikimit të të ardhurave në kërkesë, është shpjeguar se si kërkesa për të mirat normale
ndryshon në të njejtin drejtim me ndryshimin e të ardhurave, ndërsa kërkesa për të mirat inferiore
ndryshon në drejtim të kundërt me ndryshimin e të ardhurave.

16. Ne e dimë se në llogaritjen e koeficientit të elasticitetit të kërkesës lidhur me çmimin nuk


merret parasysh shenja e tij, duke supozuar se kërkesa ndjek ligjin e kërkesës. Por, në rastin e
koeficientit të elasticitetit të kërkesës lidhur me të ardhurat, shenja ka një kuptim të veçantë. Çka
tregon shenja pozitive?

17. Me çfarë lloji të elasticitetit kemi të bëjmë:


a) Është e mundur të matet edhe reagimi në kërkesë kur ndryshojnë çmimet e të mirave
zëvendësuese dhe plotësuese. Kur çmimi i një të mire rritet, konsumatorët rrisin kërkesën për
zëvendësuesit e saj. Kërkesa për një të mirë rritet kur çmimi i një të mire plotësuese ulet.

18. A është e rëndësishme shenja e koeficientit të elasticitetit të tërthortë të kërkesës? Çka tregon
koeficienti pozitiv dhe ai negativ?

19. Me çfarë lloji të elasticitetit kemi të bëjmë:


a) Ndërsa elasticiteti i kërkesës lidhur me çmimin tregon reagimin e blerësve ndaj një ndryshimi
në çmim, elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin (e s)tregon reagimin e shitësve ndaj një ndryshimi
në çmim. Në qoftë se reagimi i shitësve është i madh, themi se oferta është elastike, në qoftë se
reagimi i shitësve është i vogël themi se oferta është joelastike.

20. Elasticiteti i ofertës lidhur me çmimin varet nga gadishmëria dhe aftësia që kanë shitësit për
t’iu përgjigjur një ndryshimi në çmim. Ka disa faktorë që ndikojnë në reagimin e shitësve, pra
edhe në faktin se sa elastike do të jetë oferta. Klasifikoni faktorët e ndryshëm:

6
a) Në qoftë se kanë më shumë kohë në dispozicion mundësitë e ofruesve të mallrave për të
reaguar ndaj një ndryshimi çmimi janë më të mëdha. Sa më e gjatë të jetë koha, aq më elastike
do të jetë oferta.
b) Oferta pasqyon koston shtesë të prodhimit të një njësie shtesë. Kur kostoja shtesë është e lartë,
oferta ka tendencë të jetë joelastike. Ndërsa, kur kostoja shtesë është afërsisht e njejtë me atë të
njësive paraardhëse, oferta ka tendencë të jetë elastike.
c) Në qoftë se shitësit mund të përgjigjen shpejt dhe pa shpenzime një ndryshimi relativisht të
vogël të çmimit, oferta zakonisht është shumë elastike.
d) Disa produkte janë mjaft të qëndrueshme e mund të jetë e lehtë dhe e kushtueshme që të
depozitohen në situata jo të favorshme, ndërkohë që pritet që çmimet të ngriten në të ardhmen.
Aftësia për t’ju përgjigjur një ndryshimi çmimi në këtë mënyrë e bën ofertën elastike. Pra, sa më
e ulët të jetë kostoja e depozitimit dhe sa më i lehtë të jetë depozitimi, aq më elastike do të jetë
oferta.

You might also like