You are on page 1of 12

UNIVERSITETI

I SHKENCAVE TË APLIKUARA NË FERIZAJ


Fakulteti i Menaxhimit

Menaxhment Industrial

Punimi Seminarik
Lënda: Hyrje në Ekonomi
Tema: Kërkesa dhe Kurba e kërkesës

Studenti: Profesori:

Lorik Fazlija Prof.Fahri Bushi

Page | 1
Përmbajtja:

1. Kërkesa dhe kurba e kërkesës


2. Ligji i kërkesës
3. Kurba e kërkesës për qumësht
4. Faktorët që ndikojnë në kërkes
5. Ekuilibri
6. Disekuilibri

Page | 2
Kërkesa

Ekonomistët përdorin modelin e kërkesës dhe të ofertës për të analizuar


tregjet konkurruese.

Kërkesa dhe oferta i referohen sjelljes së njerëzve,se si ata bashkëveprojn njëri me


tjetrin ne tregje.

 Blerësit përcaktojnë kërkesën.


 Shitësit përcaktojnë ofertën.

Tregu është vendi ku ballafaqohet oferta dhe kërkesa,përkatësisht blersi dhe shitësi me
ndërmjetsimin e parasë.

Kërkesa është sasia e produktit që konsumatorë janë të gatshëm ta blejnë në një kohë te
caktuar dhe me një cmim të dhënë.

Page | 3
Ligji i kërkesës.
Sipas Ligjit të Kërkeses,kur cmimet janë të larta blerësit kërkojnë një sasi me te vogël
dhe e kundërta,kur cmimet jan te ulta blerësit kërkojnë një sasi më të madhe.
Në vazhdim do të paraqesim një shembull nga kërkesa për qumësht.

Çmimi i një litri Sasia e kërkuar (mija litra)

1.00 4

0.90 5

0.80 6

0.70 7

0.60 8

0.50 9

0.40 10

Informatat nga tabela. 1- janë përmbledhur në këtë vijë e cila quhet kurba


e  kërkesës (K). Në këtë kurbë shihet relacioni ndërmjet çmimeve
dhe sasisë së  kërkuar.

Page | 4
Kurba e kërkesës për qumësht
12

10

0
1 0.9 0.8 0.7 0.6 0.5 0.4

Sasia Sasia2 Sasia3

Page | 5
Faktorët që ndikojnë kërkesë:

Ndër faktorët më të rëndësishëm qe ndikojnë në kërkesë janë:

1. Të ardhurat e konsumatorit
2. Numri i popullsisë
3. Preferencat e konsumatorit
4. Çmimet e produkteve të tjera

Page | 6
1. Të Ardhurat e konsumatorëve

Në qoftëse rriten të ardhurat,konsumatori do të blejë më shumë të mira,kështu


rritja e të ardhurave e ngritë kurben e kërkesës në të djathtë.

2.Numri i popullsisë

 Rritja e popullsise natyrisht se rrite edhe kerkesen e pergjithshme. Numri me i m
adh i popullsise do te thotë numer me i madh i konsumatorëve.

3.Preferencat e konsumatorëve

Kur bëhen reklama të suksesshme,atëherë konsumatorët fillojnë gjithnjë e më tepër


të kenë prefernca për një product,dhe e kundërta,kur raportet mjeksore njoftojnë
për dëmet që shkakton një product,atëherë konsumatorët do të zvoglojnë konsumin
e tij
4.Çmimet e produkteve tjera
Shume te mira kane zevendesusit e tyre p.sh. lengjet e pemëve mund te jene
konkurente me qumshtin, ndryshimi ne çmimin e çdonjeres prej tyre mund te
ndikoje ne rritjen e kerkeses per produktin tjeter.

Page | 7
Ekuilibri
 Ekuilibri i tregut paraqet një gjendje të tillë, në të cilën si blerësit ashtu edhe
shitësit nuk kanë nevojë ta ndryshojnë sjelljen e tyre. 
 Në kushtet e ekuilibrit nuk ka as ofertë dhe as kërkesë të tepërt. 
 Sasia e ofruar dhe ajo e kërkuar janë të barabarta. 
 Pra, ekuilibri i tregut arrihet atëherë, kur oferta është e barabart me kërkesën

Ekuilibrit i përgjigjet një çmim që quhet çmim i ekuilibrit.

 Çmimi i ekuilibrit përfaqëson çmimin, për të cilin sasia e ofruar dhe ajo e

kërkuar janë të barabarta .


 Për nivele çmimesh më të ulëta se çmimi i ekuilibrit sasia e kërkuar e tejkalon
sasinë e ofruar duke krijuar mungesë e cila bën presion për rritjen e çmimit derisa
të arrihet çmimi i  ekuilibrit dhe të eliminohet kjo mungesë
 Për nivele çmimesh më të larta se çmimi i ekuilibrit sasia e ofruar e tejkalon
sasinë e kërkuar duke krijuar tepricë e cila bën presion për uljen e çmimit derisa
te arrihet çmimi ekuiliber.
 Pra, nese çmimi është me i madh se70cent, kemi tepricë  te ofertës dhe munges
ë të kërkesës. Kur çmimi është nën 70cent ndihet mungesa e ofertes  dhe tepric
ë e kerkeses. Te dyja keto situata bejnë presion per t’u arritur ekuilibrin.

Page | 8
Përcaktuesit e ekuilibrit të çmimit dhe sasisë për qumësht (mijë litra)

Cmimi i nje litri Sasia e kerkuar Sasia e Ofruar Tepric ose Drejtimi i
Qumesht mungese cmimit

1.00 4 10 Tepric Renie

0.90 5 9 Tepric Renie

0.80 6 8 Tepric Renie

0.70 7 7 Ekuiliber Stabilizim

0.60 8 6 Mungese Ngritje

0.50 9 5 Mungese Ngritje

0.40 10 4 Mungese Ngritje

Page | 9
Disekuilibri

Disekuilibri paraqet atë gjendje tregu në të cilën sasia e kërkuar nuk është e barabartë
me sasinë e ofruar.
Me analizën e disekuilibrit merret teoria e kërkimit.

 Në themel të kësaj teorie qëndron informacioni jo i plotë, pra paaftësia e


agjentëve ekonomik për të parashikuar saktë prodhimin e të mirave nga njëra anë
dhe kërkesën për këto të mira nga ana tjetër.  

 Pra teoria e kërkimit paraqet nevojën e subjekteve ekonomike që të kërkojnë dhe


të perfeksionojnë parashikimet për çmimet dhe sasitë për të cilat tregu shkon në
ekuilibër.

 Në kohëzgjatjen e disekuilibrit ndikojnë specifikat e tregut.


Në tregjet plotësisht konkurrencialë ekuilibri arrihet shumë shpejt.
Neqoftese qeveria ngarkon tatime ne produkte te ndryshme , atehere keto tatime
e ngritin cmimin dhe kjo ndikon ne disekuiliber. Nje ngritje e tille e cmimeve
nuk percillet me oferte me te larte , sepse parate nga tatimet nuk I marrin
shitesit , por qeveria, kurse ngritja e cmimeve ndikon ne renien e kerkeses dhe
ne disekuiliber.

Page | 10
Literatura

1
Hyrje në ekonomi – Prof. A.Mançellari , Prof.S.Hadwri , Prof.D.Kule
Prof. S.Qirici

Page | 11
  

Page | 12

You might also like